Teze Gjuha C

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Teknikat dhe gjuhet e programimit

Informatik Teze B (14.06.2012)

1- Tregoni se çfarë afishon programi i mëposhtëm (5 pike) :


#include <stdio.h>
main()
{ int i=1,p=0;
for (p=2; i<=7;i++)
{
if (i%2==1) printf(“ - Tek - ”);
else printf(" %d ",i);
}
}

2- Te ndërtohet një program i cili lexon nga tastiera dy numra, a dhe b, dhe gjen mbetjen e numrit a me
numrin b duke mos përdorur operatorin e mbetjes.
a. Duke mos përdorur funksion rekursiv. (10 pike)
b. Duke përdorur funksion rekursiv. (10 pike)

3- Të ndërtohen vetëm funksionet që realizojnë, kontrollon nëse N shkronjat që ndodhen në një vektor të
tipit char te dhënë janë te radhitur sipas rendit alfabetik zbritës :
a. Ciklin For (5 pike)
b. Ciklin Do – While (5 pike)
c. Ciklin While (5 pike)

4- Të ndërtohet programi i cili lexon një vektor me N element dhe afishon pozicionin e dy elementeve të
shumëfish te njeri-tjetrit dhe vërtetoni se ekziston vetëm një rast i tillë. (15 pike)

5- Në një vektor 2 dimensionale ruhen rezultatet e detyrave për N student ne M lende, emrat e studenteve
mbahen në vektorin Studente dhe lendet në vektorin Lënda, nëse një student nuk ka marre pjesë në
dorëzimin e një detyre shënohet me vlerën -1, ne rast te kundër nota për detyrën. Ndërtoni programin qe
lexon te dhënat (5 pike) dhe afishon lëndën në te cilën kemi minimumin e dorëzimit te detyrave por qe ka
dorëzuar studentet qe kane emrin me te gjate. (15 pike)

6- Ndërtoni një program qe lexon nga një file binar gjeneralitet e N studenteve dhe i hedh këto te dhëna ne
një vektor te tipit strukture ku elementet e saj janë emri, mbiemri, mosha, gjinia dhe dega. Programi
shkruan në një file të ri tekst gjeneralitet e personave te radhitura sipas emrit dhe mbiemrit në rend
alfabetik që janë në një dege qe fillon me një germe a ose janë nen moshën b (germa a dhe mosha b
lexohen nga tastiera). (15 pike)

7- Te ndërtohet programi i lexon nga një file disa numra te ndare me hapësirë dhe printon ne ekran te gjithë
shumat e kombinimeve e mundeshe te këtyre numrave. (10 pike)

You might also like