Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo


Qeveria - Vlada – Government
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Ministarstvo za Inovacije i Prudeztništvo - Ministry of Innovation and Entrepreneurship
_____________________________________________________________________________________

Prishtinë, 12/09/2018

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKT-PROPOZIM PËR TË GJITHA


ORGANIZATAT JO-QEVERITARE

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, u bënë thirrje të gjitha Organizatave Jo-


Qeveritare të Regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i
fokusuar në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë të aplikojnë për mbështetje
financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe
ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.

Organizatat Jo-Qeveritare të cilat aplikojnë për mbështetje financiare për projektet dhe
aktivitetet e tyre, duhet të kujdesen që projekt-propozimet të jenë në harmoni me
objektivat e Politikës së Subvencionimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
të cilat janë në funksion të Programit Qeveritar 2017-2021, politikave ekonomike dhe
strategjike të Ministrisë, planit të punës së Ministrisë, si dhe objektivave kryesore të
Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë:

1. Promovimi i inovacionit sipas sektorëve të ekonomisë në shërbim të rritjes

ekonomike dhe zhvillimit;

-Të quhet Inovacion, një ide duhet të ndikojë pozitivisht në zhvillim ekonomik dhe të përmbushë
një nevojë e cila ndikon në lehtësimin e aktiviteteve në një fushë të caktuar. Inovacioni ndihmon
në krijimin e metodave të reja inovative.
-Inovacioni në përgjithësi i referohet ndryshimit apo krijimit të një procesi më efektiv, produkti
apo ideje, dhe mund ta rrisë mundësinë e suksesit. OJQ-të që ndihmojnë të krijojnë procese të
punës më efektive, dhe kanë produktivitet dhe performancë më të mirë.

-Kjo mund të nënkuptojë implementimin e ideve të reja, krijimi i produkteve dinamike apo
përmirësimi i shërbimeve ekzistuese. Inovacioni mund të jetë katalizator për rritjen dhe suksesin
dhe të ndihmon në adaptimin dhe rritjen.

-Të qenurit inovativ nuk nënkupton të zbulosh; inovacioni mund të nënkuptojë ndryshimin e
modelit apo adaptimi në ndryshimet në mjedis, në mënyrë që të shpërndahen produkte apo
shërbime më të mira. Inovacioni i suksesshëm duhet të jetë një integrim i vazhdueshëm, ku ti
krijon një kulturë të inovacionit dhe i prin rrugës së mendimit inovativ dhe problem-zgjidhjes
kreative.

2. Zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit në fushën e TIK/


konsulencës;
3. Mbështetja e zhvillimit të NVM-ve për ballafaqim me presion konkurrues në rajon,
BE dhe tregjet e tjera.

Politikat për ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve, sipas objektivave për


subvencionim janë të qarta, kërkojnë tregues real dhe të matshëm.

 Të sigurohet mbështetje financiare për projektet të cilat mbështesin inovacionin në


Republikën e Kosovës, me efekt ekonomik, që nënkupton punësim, prodhim,
shërbime inovative dhe potencial për eksport;
 Të sigurohet mbështetje financiare për projektet të cilat promovojnë ndërmarrësinë
në Republikën e Kosovës, në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve që kanë potencial
për eksport;
 Të sigurohet që përmes subvencionimit arrihet fuqizimi ekonomik i të rinjve, grave
dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, për të garantuar zhvillim ekonomik
dhe social për të gjitha kategoritë shoqërore;
 Të sigurohet që përmes subvencionimit përkrahen aktivitetet e certifikimeve,
standardizimeve dhe patentave;
 Të sigurohet që përmes subvencionimit përkrahet promovimi dhe ngritja e vetëdijes
për inovacion dhe ndërmarrësi;
 Të sigurohet që përmes subvencionimit përkrahen projektet që kontribuojnë në
promovimin e zhvillimit të TIK-ut në Kosovë dhe në promovimin e eksportit të
shërbimeve në fushën e TIK-ut;

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për projekt është 15 000
euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 200 000 euro.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e


organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në
Republikën e Kosovës. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës
është i fokusuar në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. OJQ-të duhet po ashtu të
kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-
të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë
përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë
ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.

Nivelet e financimit për aplikuesit

Thirrja për mbështetje financiare për Organizatat Jo-Qeveritare është e strukturuar në


tri nivele, varësisht nga përvoja dhe aktivitetet e planifikuara.

1. Niveli i parë i financimit përfshinë OJQ-të që plotësojnë Kushtet dhe kriteret e


Përgjithshme, niveli i financimit është deri 15,000 €;
2. Niveli i dytë i financimit përfshinë OJQ-të që kanë përvojë së paku tri vite në
projekte të realizuara me sukses, kanë qarkullim në tre vitet e fundit së paku nga
50,000 € për çdo vit, duhet të plotësojnë Kushtet dhe kriteret e Përgjithshme,
kërkohet të prezantojnë dëshmi për projektet e realizuara – 3 referenca, niveli i
financimit është 50,000 €;
3. Niveli i tretë i financimit përfshinë OJQ-të që kanë përvojë më së paku pesë vite në
projekte të realizuara me sukses, kanë qarkullim në tre vitet e fundit së paku nga
200,000 € për çdo vit, duhet të plotësojnë Kushtet dhe kriteret e Përgjithshme,
kërkohet të prezantojnë dëshmi për projektet e realizuara – 3 referenca, si dhe
pasqyra financiare të audituara, niveli i financimit është 200,000 €;

Kriteret teknike për aplikuesit

 Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve përfundon me datën 03/10/2018;


 Periudha e zbatimit të projektit është 6-12 muaj;
 Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në
OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale;
 Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me
Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së
Inovacionit dhe Ndërmarrësisë;
 Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në
adresën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në orgjinal dhe një (1) kopje
fizike dhe CD;
 Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve,
kontraktimi, dhënia e pjesës financiare, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave,
trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara
në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
 Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar
brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht
kushtet e përcaktuara të thirrjes publike;
 Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë
elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: info.min@rks-gov.net;

You might also like