Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Bashkimi Evropian është organizatë mbi nacionale, e cila siç e thoshte ish

sekretari i amerikan i Shtetit, Henry Kissinger se “krijimi i një Evrope të


bashkuar ishte një nga ngjarjet më revolucionare të kohës sonë”. Siç e dimë
nxitja e këtij revolucioni vinte për një varg motivesh, të cilat i dimë dhe na i ka
mësuar historia. Në fillim, Evropa shikoi procesin e integrimeve evropiane si
një rrugë të kapërcimit të rivaliteteve vetëvrasëse politike dhe ekonomike që e
kishin quar atë apo thënë mirë Evropën, në dy luftërat botërore, dhe mësimi
që ishte marr nga humbjet e kaluara, shprehte vullnetin e mirë për
bashkëpunim në të ardhmen në mes shteteve evropiane, të prira nga Franca
dhe Gjermania .

Para së gjithash duhet të thënë, se shumë autor të huaj kanë ardhur në


konkludime të tillë, se Franca mbështeti integrimin e saj në Bashkimin
Evropian në mënyrë që Gjermania të mos shfaqet më si kërcim kombëtar për
të .

Kurse, Republika Federale e Gjermanisë u angazhua për idealin e një Evrope


si një mënyrë për të diferencuar veten nga të qenurit satelit
sovjetik Gjermania Lindore, dhe si një zëvendësim për unitetin e saj të
brendshëm kombëtar.

Britania e Madhe, si trashëgimtare e një tradite historike, gjithmonë e ka


konsideruar unitetin e Evropës si një kërcënim britanik, megjithatë, ajo kishte
vazhduar të mbështeste Evropën në disa marrëveshje ekonomike, por duke
qenë shumë e kujdesshme në mos shndërrimin e vet në një province të
Evropës, dhe duke mos cenuar raportet e saja të ngushta me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja, kishte mbështetur pa masë që nga viti 1963 bashkimin e Evropës,


që nga ish presidenti Kenedy, i cili thoshte se një bashkim i Evropës na
mundëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe ruan aleancën SHBA-Evropë,
në tejkalimin e sfidave përtej atlantikut.

Evropa forcohej matej me fuqizimin e traktatit të Mastrihtit në 1992 nga


Gjermania dhe Presidenti Helmut Kohl, ku nga ky traktat u krijua edhe
monedha e Euro-së, dhe si e tillë i hapi rrugë krijimit të një politike të jashtme
dhe të sigurisë së përbashkët në Evropë.

Por, gjithmonë kështu nuk është kuptuar krijimi i Evropës vetëm si formë
bashkëpunimi në mes SHBA-së dhe Evropës, të paktën jo për ish Ministrin
e Jashtëm francez Hubert Vedrine i cili kishte thënë se qëllimi i krijimit të
identitetit Evropian është që të zvogëlohet dominimi i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, në fushat ku ajo është eprore sikurse : ekonomia, çështjet
monetare, fushat ushtarake dhe të teknologjisë së avancuar, mënyrën e
jetesës, si dhe në gjuhë dhe kulturë.

E ardhmja e Bashkimit Evropian duhet të jetë një Evropë e bashkuar me apo


pa Britaninë e Madhe në të, duke e parë imperializmin e ri rus, të udhëhequr
nga presidenti V.Putin.

Kaosi i tillë mund të ndalet vetëm nëse SHBA dhe Evropa nuk paraqiten si
rival të denjë karshi sfidave që i sjell koha, dhe që lidhen kryesisht që lidhen
me të ardhmen e Rusisë, zhvillimin e saj të brendshëm, dhe marrëdhëniet e
saj me rendin ndërkombëtar.

Kombet e Atlantikut sipas ish sekretari i amerikan i Shtetit, Henry


Kissinger, kanë tri sfida të mëdha para tyre : a) Duke qenë në demokraci
kombet kanë kryesisht politikë të lirë të tregut, ato duhet të kujdesen për të
parandaluar rëniet ekonomike, sepse stabiliteti i institucioneve të tyre, nvaret
nga stabiliteti financiar i tyre. Pra, këto kombe nuk kanë zgjidhje tjetër përveç
bashkëpunimit dhe koordinimit të politikave të tyre, për shmangien e një krize
globale ekonomike e cila përbën rrezikun kryesor për demokracinë
bashkëkohore. b) Sfida ekonomike është e ndërlidhur me atë demokratike,
pothuajse të gjitha vendet evropiane nuk do të mbështesin popullsinë aktuale,
e cila tanimë është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat për punë në një
ekonomi globale.

c) Sfidë tjetër mbetet çështja e të ardhmes evropiane e një rajoni të gjerë deri
lindje të kufijve të NATO-së, dhe Bashkimit Evropian.

Përfundimisht mendoj se Bashkimi Evropian duhet të konsolidohet në të gjitha


aspektet e saja, si : politike, ekonomike, juridike, dhe më së shumti në
aspektin ushtarak, kur e them këtë, e kam parasysh faktin që Bashkimi
Evropian medoemos duhet të konfirmojë vendosmërinë për të mbrojtur
integritetin e tij territorial, edhe pa ndihmën e NATO-së, nëse paraqitet nevoja.
Komponentë tjetër i unifikimit të Bashkimit Evropian është edhe anëtarësimit i
të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian edhe nëse
nuk plotësojnë të gjitha kriteret teknike, sepse në një bashkim prej treqind e
ca milion njerëzish duhet të jetë i gatshëm të i pranoj në gjirin e vet edhe
njëzet milion njerëz të tjerë nga Ballkani Perëndimor, nëse ketë e kërkojnë
interesat evropiane dhe ato atlantike.

You might also like