Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Bashkimi Evropian është organizatë mbi nacionale, e cila siç e thoshte ish sekretari i amerikan i

Shtetit, Henry Kissinger se “krijimi i një Evrope të bashkuar ishte një nga ngjarjet më revolucionare të
kohës sonë”. Nxitja e këtij revolucioni vinte për një varg motivesh.

Ne fillim, Europa e pa kete proces integrimi si nje rrugezgjidhje dhe kapercim te problemeve te
rivaliteteve politike dhe ekonomike ndermjet shteteve. Kishin qene pikerisht keto rivalitete qe kishin
shkaktuar dy luftrat boterore. Duke marre parasysh kete si dhe te gjitha humbjet e kaluara, shtetet
shprehen vullnetin e mire per bashkepunimin dhe rregullimin e gjendjes ne Europe , te prira fillimisht
nga Gjermania e Franca.

Para së gjithash duhet të thënë, se shumë autor të huaj kanë ardhur në konkludime të tillë, se Franca
mbështeti integrimin e saj në Bashkimin Evropian në mënyrë që Gjermania të mos shfaqet më si
kërcim kombëtar për të .

Kurse, Republika Federale e Gjermanisë u angazhua për idealin e një Evrope si një mënyrë për të
diferencuar veten nga të qenurit satelit sovjetik Gjermania Lindore, dhe si një zëvendësim për
unitetin e saj të brendshëm kombëtar.

Britania e Madhe, si trashëgimtare e një tradite historike, gjithmonë e ka konsideruar unitetin e


Evropës si një kërcënim britanik, megjithatë, ajo kishte vazhduar të mbështeste Evropën në disa
marrëveshje ekonomike, por duke qenë shumë e kujdesshme në mos shndërrimin e vet në një
province të Evropës, dhe duke mos cenuar raportet e saja të ngushta me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.

SHBA-ja, kishte mbështetur pa masë që nga viti 1963 bashkimin e Evropës, që nga ish presidenti
Kenedy, i cili thoshte se një bashkim i Evropës na mundëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe
ruan aleancën SHBA-Evropë, në tejkalimin e sfidave përtej atlantikut.

You might also like