Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

QËLLIMET E KËRKIMIT DHE HIPOTEZAT

Qëllimi i studimit dhe niveli i njohjeve

Qëllimi i studimit në një projekt kërkimor parashtron në mënyrë të saktë atë që


studiuesi synon të realizojë për të nxjerrë përgjigjet e çeshtjeve të kërkimit. Çeshtjet e
kërkimit dhe hipotezat saktësojnë qëllimin, përcaktojnë variablat e studimit dhe lidhjet e tyre
të dyanshme si dhe popullsinë e studimit.
Qëllimi i studimit shpreh përsenë e kërkimit. Ai është një formulim deklarues që
saktëson orientimin e kërkimit sipas nivelit të njohjeve të arritura në fushën përkatëse. Ai
specifikon variablat çelës, popullsinë shenjë dhe kontekstin e studimit.
Qëllimi i studimit harmonizohet me pjesën e avancuar të njohjeve dhe shkruhet me
anën e termave që shprehin tipin e kërkimit të ndërmarrë, qoftë emërtim, përshkrim
faktorësh, studim ose shqyrtim relacionesh, parashikim, vlerësim pasojash etj.
Qëllimi i një studimi është një parashtrim deklarues që saktëson variablat çelës,
popullsinë shenjë dhe orientimin e kërkimit.
Në nivelin e i, në qoftë se qëllimi është të emërtojë ose të përshkruajë fenomenin,
kjo tregon se si pikënisje ka pak njohje në fushën e studimit.Mënyra e përdorur për të
nxjerrë informacion dhe përshkruar fenomenin mund të jetë me natyrë sasiore ose cilësore.
Për shembull “Cilët janë faktorët e migracionit në Shqipëri gjatë tranzicionit postkomunist
?”
Më anën e formulimit të saj, kjo çeshtje tregon se ka pak njohje mbi temën ose mund
të mos ketë teori ose punime paraprake ku mund të mbështetej çeshtja e kërkimit.
Qëllimi i studimit do të lidhet edhe me eksplorimin më të thellë të fushës me qëllim
që të nxirret aty koncepti i cili të paraqesë të gjitha shfaqjet në rrugën e përshkrimit të
fenomenit. Çeshtja e formuluar është e nivelit të parë dhe ajo synon shqyrtimin dhe
përshkrimin e fenomenit para progresit njohës dhe zhvillimit të teorisë. Qëllimi i studimit në
këtë rast mund të formulohet në këtë mënyrë : “Shqyrtimi dhe përshkrimi i faktorëve të
migracionit në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit postkomunist”.
Në nivelin e dytë, studimet synojnë të zbulojnë realcionet dhe t’i përshkruajnë ato.
Pyetjet fillojnë me konceptet që janë shumë familjare për studiuesin, sepse ekzistojnë
tashmë njohje më të favorshme për fushën e studimit. Për shembull pyetja mund të
formulohej në këtë mënyrë : “Cilat janë motivet e maturantëve për vazhdimin e studimeve
universitare në kuadrin e marrëdhënieve të tyre me jetën ?”
Në këtë rast qëllimi do të jetë zbulimi i relacioneve midis dy variablave dhe
përshkrimi i tyre si për shembull : “Shkruani relacionet ndërmjet motiveve të studimit dhe
vizionit të jetës te nxënësit maturantë”.
Kur relacionet zbulohen dhe shkruhen studiuesi dëshiron të studiojë natyrën e
relacioneve ndërmjet variablave. Qëllimi në këtë rast do të jetë thellimi i studimit të
relacioneve ndërmjet variablave. Në këtë rast studiuesi nuk e di nëse ekziston relacioni. Ja
përse kërkimi diskriptiv i thjeshtë çon në zbulimin e relacioneve që mund të ekzistojnë në
mes variablave.
Në nivelin III, njohjet duke qenë më të avancuara, do të ndikojnë që studimi të çojë
në shqyrtimin e forcës dhe drejtimit të relacioneve. Pra këtu bëhet fjalë për përcaktimin e
pjesës së influencës të një variabli mbi një tjetër dhe si kontribuon kjo influencë në
shpjegimin e variacionit të këtij variabli. Për shembull nëqoftë se do të konstatonin ndonjë
relacion te pyetja e mësipërme, midis motiveve të studimit dhe vizionit të jetës, pyetja mund

Prof. Adrian PAPAJANI Page 1


të bëhej në një nivel më të lartë : Cila është influenca e motiveve të studimit për të
përfytyruar një mënyrë optimiste të jetës.
Kur niveli i njohjeve është i mjaftueshëm për të formuluar hipotezën, qëllimi do të
jetë verifikimi i natyrës së relacionit ndërmjet variablave në mënyrë që të arrihet shpjegimi i
këtij relacioni. Në këtë nivel studiuesi bën zgjedhjen e lirë dhe të arsyeshme për shqyrtimin
e influencës së një variabli mbi një tjetër dhe jo të eksplorojë kuturu si në nivelin e
mëparshëm. Qëllimi do të jetë : “Përcaktimi ose shqyrtimi i influencës së motiveve te
studimet e larta dhe formimi i një përfytyrimi pozitiv për ndërtimin e jetës te nxënsit
maturantë.
Në nivelin IV njohjet e arritura mbi fushën e studimit lejojnë të parshikohen
rezultatet e një studimi. Formulohet një hipotezë e cila nënkupton se ekzistojnë relacione
ndërmjet variablave të llojit që një variabël i pavarur X, ndikon në një situatë kërkimi dhe do
të prodhojë një pasojë mbi variablin Y, që është variabël i varur. Hipoteza e mëposhtme
pranon se realizimi i një programi edukimi të posaçëm para operacionit zvogëlon vuajtjen
dhe ankthin te pacientët.
Hipoteza mund të formulohet në këtë mënyrë :
“Të rinjtë që ndjekin një program të posaçëm edukimi profesional para punësimit të
tyre kanë më pak pasiguri dhe druajtje në periudhën fillestare të punës në raport me ata të
rinj që nuk kanë përfituar nga një program i tillë”.
Qëllimi i studimit do të jetë :
“Vlerësimi i pasojave ose i efikasitetit të një programi edukimi të posaçëm
profesional për reduktimin e pasigurisë dhe druajtjes gjatë periudhës fillestare të punësimit
te të rinjtë”.
Qëllimi i studimit do të varet nga natyra e kërkimit, që shkon drejt zhvillimit, qoftë
drejt verifikimit të teorisë. Në qoftë se studimi çon në zhvillimin e teorisë atëhere studiuesi
formulon një pyetje në raport me fenomenin dhe përparon në rrugën e tij drejt verifikimit të
koncepteve dhe lidhjeve që do të çojnë drejt këtij zhvillimi. Në qoftë se qëllimi i studimit
çon te verifikimi i teorisë, studiuesi formulon një hipotezë nisur nga një gjykim teorik, të
cilin do ta verifikojë me ndihmën e testeve statike për të konfirmuar hipotezën e tij.

Çështjet e kërkimit
Çështjet e kërkimit janë premisat mbi të cilat mbështeten rezultatet e kërkimit. Ato
siç i kemi përmendur edhe më parë, janë formulime pyetëse të shkruara në të tashmen, ku
hyjnë zakonisht një ose dy variabla si dhe popullsia e studiuar.
Çeshtjet kërkimore saktësojnë variablat e shkruar më parë dhe relacionet që mund të
ekzistojnë ndërmjet tyre. Ato rrjedhin drejtpërdrejt nga qëllimi dhe specifikojnë aspekte të
caktuara në studim. Mënyra e përpilimit të çeshtjeve përcakton edhe metodat që do të
përdoren për të marrë një përgjigje.
Çeshtja e kërkimit janë përdorur sidomos te studimet eksploruese-diskriptive dhe
njëkohësisht në studimet korrelative. Ato janë më të sakta se sa qëllimi prej të cilit rrjedhin.
Në qoftë se nuk ekzistojnë studime shkencore as dhe teori që të mund të mbështesin
studimin, atëhere studiuesi formulon çeshtjet e përgjithshme në vend të trajtimit të realcionit
midis variablave. Zakonisht çeshtjet më të përgjithshme çojnë te mënyrat cilësore të
trajtimit.

Hipotezat
Hipoteza është një formulim formal i relacioneve të parashikuara midis dy ose më

Prof. Adrian PAPAJANI Page 2


shumë variablave. Ky parashikim bazohet mbi teorinë apo mbi një pjesë të saj. Hipoteza
kombinon problemin dhe qëllimin për sa i përket shpjegimit apo parashikimit të qartë të
rezultateve të pritshme të një studimi.
Formulimi i një hipoteze lidhet me verifikimin e një teorie ose të ndonjë pjese të saj.
Hipotezat mbështeten në zgjerimin e njohjes kur bëhet fjalë për të kundërshtuar një teori apo
për ta mbështetur atë. Në një raport kërkimi ato shkruhen zakonisht në fund të një kuadri
teorik.
Ashtu si çështja e kërkimit dhe hipoteza përfshin variablat në studim, popullsinë dhe
tipin e kërkimit të ndërmarrë.Ajo dallon nga çështja e kërkimit për faktin se ajo parashikon
rezultatet e studimit pavarësisht nëse hipoteza vërtetohet ose jo.

Burime të përpunimit të hipotezave


Hipotezat bazohen përgjithësisht te vëzhgimet e fenomeneve në realitet, te teoritë
apo punimet empirike. Përpunimi i hipotezave kryhet në linjën logjike dhe merr format e
mendimit induktiv ose deduktiv.
Me anën e vëzhgimit studiuesi mund të ndërtojë lidhjen ndërmjet fenomeneve duke
pasur kështu një bazë për formulimin e hipotezave. Ruga induktive sjell një përgjithësim
nisur nga faktet dhe lidhjet e tyre të vëzhguara në realitet. Kështu vëzhguesi vëzhgon
tendencat dhe asosacionet midis fenomeneve dhe përdor vëzhgimet në bazë të një shpjegimi
apo parashikimi.
Hipotezat janë përgjithësime nisur edhe nga teoria kur studiuesi dëshiron të
verifikojë fjalitë teorike mbasi konstaton se ka një influencë apo një pasojë praktike.
Relacionet e shprehura në teori shërbejnë për të përgjithësuar hipotezën. Kjo është rruga
deduktive.
Me ndihmën e arsyetimit deduktiv studiuesi përpunon supozimet teorike ose
hipotezat bazuar mbi parimet shkencore të pergjithshme. Hipotezat induktive nisen nga
vëzhgimet konkrete dhe ecin drejt përgjithësimeve ndërsa hipotezat deduktive rrjedhin nga
teoria që shërben si pikënisje dhe janë aplikime në situata të veçanta.
Hipotezat mund të vijnë edhe nga punimet e mëparshm. Me anën e reçensionit të
shkrimeve studiuesi analizon dhe përmbledh rezultatet e studimeve të ndryshme. Mund të
riformulohet edhe një hipotezë që ka qenë verifikuar nga një studiues tjetër, por duke
zgjedhur shqyrtimin e një variabli tjetër.

Faktorët mbi të cilët mbështetet formulimi i hipotezave


Elementët kryesorë për formulimin e një hipoteze janë :
- Formulimi i relacionit.
- Kuptimi i relacionit.
- Verifikueshmëria.
- Bazueshmëria teorike
- Saktësia.

Formulimi i realcionit
Hipotezat formulohen në kohën e tashme, në formë deklaruese dhe përshkruajnë
relacionin e parashikuar midis dy ose më shumë variablave. Relacioni i përshkruar në një
hipotezë mund të jetë shkakësor ose asociativ. Një relacion shkakësor është ai në të cilin
studiuesi parashikon se variabli i pavarur X shkakton një ndryshim të variablit të varur Y.
Një realcion asociativ përfshin variablat dhe tregon lidhjen ndërmjet këtyre të fundit.

Prof. Adrian PAPAJANI Page 3


Për shembull variabli X1 është i lidhur me variablin X2 në një popullsi të veçantë.

Kuptimi i relacionit
Kuptimi i një parashikimi lidhet me fazat ndërmjet termave të mëposhtme : “më
shumë se”, “më pak se”, “më i madh se”, “ndryshim i “, “i lidhur me “, ose me çdo gjë të
ngjashme. Në qoftë se një hipotezë nuk përmban këtë saktësim ajo nuk mund të verifikohet
në mënyrë shkencore.

Verifikueshmëria
Një hipotezë duhet të jetë e verifikueshme, domethënë që ajo të përmbajë variabla që
janë të verifikueshëm, të matshëm në realitet dhe që mund të realizohen sistematikisht.

Besueshmëria teorike
Një hipotezë duhet të jetë e bazuar tek një kuadër teorik dhe te rezultatet e kërkimit.
Mund të ndodhë që rezultatet kontradiktore të sjalla nga autorë të ndryshëm ta bëjnë të
vështirë besueshmërinë e rezultateve të kërkimit. Në këtë rast një shqyrtim më i thellë i
metodave të përdorura në këto studime duhet ta orientojë studiuesin në punën e tij.

Saktësia
Një hipotezë duhet të jetë e saktë, domethënë që ajo duhet të jetë e vlefshme në
raport me fenomenin e studiuar. Kjo vlerë tregohet nëpërmjet njohjes që ka studiuesi në
fushën e studimit të tij.

Kategoritë e hipotezave

Hipotezat mund të katerizohen sipas 4 kategorive. Ato janë :

Hipotezat e thjeshta ose komplekse


Një hipotezë e thjeshtë formon një relacion asociativ ose shkakësor midis dy
variablave. Hipoteza e theshtë e asocimit mund të formulohet në këtë mënyrë : variabli X1
është i asocuar te variabli X2 në një popullsi të caktuar. Hipoteza e thjeshtë shkakësore
shpreh relacionin midis një variabli të pavarur X dhe një variabli të varur Y. variabli i
pavarur supozohet të jetë shkaku i ndryshimeve të variablit të varur.
Hipoteza komplekse parashtron relacionin e asocimit apo të shkakësisë midis tre ose
më shumë variablave, qofshin këto të varur ose të pavarur. Mund të ndodhë shpesh që
shumë variabla të jenë në origjinë të ndryshimit të vlerës së variablave të tjerë.

Hipotezat e drejtpërdrejta ose jo


Hipoteza e drejtpërdrejtë specifikon drejtimin e pritshëm të relacionit midis
variablave. Ajo parashtron jo vetëm ekzistencën e relacionit por edhe natyrën e tij. Hipoteza
e drejtpërdrejt shprehet me termat : “pak” ose “shumë”, ose nëpërmjet fjalëve “pozitive” ose
“negative”.
Kështu Dagenais (1989) ka studiuar përdorimin e strategjive të evitimit te gratë që
kanë një vonim diagnostik të kancerit të gjirit. Autori e ka formuluar hipotezën e tij në këtë
mënyrë : “ka një korrelacion pozitiv midis përdorimit të strategjisë adaptive të evitimit dhe
një shtimi të ndalimit emocional të gratë që kanë një vonesë dioagnostike të kancerit të
gjirit”.

Prof. Adrian PAPAJANI Page 4


Progresivisht me rritjen e nivelit të njohjes studiuesi është më mirë në gjendje të japë
drejtimin e hipotezës së tij. Kuadri teorik përcakton drejtimin e relacionit midis variablave.
Në qoftë se hipoteza mbështetet mbi një fjali kërkimi atëhere ajo duhet të ketë një drejtim.
Hipoteza e drejtpërdrejtë lejon përdorimin e testeve statistike të njëanshme. Në këtë
lloj testi pjesa kritike gjendet në njerin ekstremitet të shpërndarjes teorike të kampionit. Testi
i njëanshëm është më i ndjeshëm për të konstatuar pasojën e një ndërhyrjeje.
Hipoteza jo e drejtpërdrejt paraqet ekzistencën e një relacioni midis variablave, por
nuk parashikon natyrën e relacionit. Në qoftë se relacioni nuk është i qartë ose është i
panjohur nga vëzhgimet, shkrimet teorike dhe empirike mund të japin drejtimin e një
hipoteze.
Testi statistik i dyanshëm (bilateral) përdoret për verifikimin e hipotezave jo të
drejtpërdrejta. Pjesa kritike qëndron në dy ekstreme të shpërndarjes teorike të kampionit.

Hipotezat e asosacionit dhe të shkakësisë


Kjo kategori hipoteze bazohet te variablat që ekzistojnë dhe ndryshojnë në të njëjtën
kohë. Në një hipotezë negative variablat rriten njëkohësisht, mund të jetë pozitive ose njëri
rritet kur rritet tjetri, por mund të jetë edhe negative “kur ka një korrelacion negativ për
shembull ndërmjet nxitjes dhe zakonit të drogës te adoleshentët”. Ky është një shembull i
hipotezës të asocimit negativ.
Hipoteza e shkakësisë përmban një relacion të shkakut në pasojë, domethënë që
variabli i pavarur duhet të krijojë një pasojë te variabli i varur çka tregon edhe drejtimin.
Kështu të gjitha hipotezat shkakësore janë të drejtpërdrejta.

Hipotezat statistike (H0 ) dhe ato të kërkimit (H1)


Hipoteza statistike është një hipotezë 0 dhe shënohet H0. Ajo përdoret në aplikimet e
testeve statistike. Hipoteza zero mund të jetë e thjeshtë ose komplekse, e asocimit ose e
shkakësisë.
Hipoteza shkakësore zero tregon se nuk ka pasojë të variablit të pavarur mbi
variablin e varur ose nuk ka ndryshim ndërmjet grupeve të studiuara. Variabli i pavarur
përpunohet nga studiuesi në atë mënyrë që të prodhojë një ndryshim të variablit të varur.
Hipoteza e kërkimit (H1) është e anasjellta e hipotezës zero (H0). Ajo parashikon se
variabli i pavarur ka një pasojë mbi vlerën e variablit të varur, domethënë ajo shprehet për
rezultatet e pritshme. Edhe kjo lloj hipoteze mund të jetë e thjeshtë ose komplekse, e
drejtpërdrejtë ose jo, e asosacionit ose e shkakësisë.

Verifikimi i hipotezave

Verifikimi i hipotezave përbën bazën qëndrore të një numri studimesh me karakter


sasior. Një hipotezë verifikohet me ndihmën e analizave statistike. Rezultatet e përftuara në
asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen absolute.
Konfirmimi i një hipoteze sipas Gathierit (1992), rrit vërtetësinë e një teorie, por nuk
e provon atë sepse ka edhe elementë të tjerë pa lidhje me teorinë që mund të tregojnë se
hipoteza është e drejtë.
Një hipotezë konfirmohet ose jo. Nuk ka mënyrë konkludimi që rezultatet e një
studimi provojnë vlerën e një hipoteze ose vlerën e një teorie. Por sipas Polit dhe Hungler
(1995), formulime të tilla janë të padrejta sepse ato nuk koncidojnë me kufijtë e drejtimit
shkencor që kërkojnë obiektivitet e riprodhim si bazë e kuptimit të fenomeni. Në qoftë se të

Prof. Adrian PAPAJANI Page 5


njëjtat rezultate të marra në mënyrë konstante përsëriten në shumë kërkime, ekziston një
mundësi më e madhe që konkluzionet të jenë të drejta.
Në qoftë se hipoteza përmban një relacion asosacion, analizat e korrelacionit dhe të
regresionit do të bëhen kryesisht për të përcaktuar ekzistencën, tipin dhe pjesën e relacionit
ndërmjet variablave të studiuar.
Në qoftë se hipoteza përmban një relacion shkakësie mund të përdoren analizat
arsyetuese (inferenciale) të tilla si testet, analizat e variancës apo të kovariancës. Hipoteza
statistike ose zero verifikohet pasi ajo të jetë e formuluar ose e paraqitur. Qëllimi këtu është
të përcaktohet në qoftë se variablat e pavarur kanë patur një pasojë statistikisht të
rëndësishme mbi vlerën e variablit të varur.
Studiuesi ndërton paraprakisht një sinjifikacion të vetin sipas asaj në se hipoteza do
të qëndrojë apo do të hidhet poshtë me mundësinë më të dobët të gabimit. Sinjifikacioni
shprehet zakonisht me vlerat alfa () 0,05, 0,01, 0,001, sipas konsideratave metodologjike.

Nga faza konceptuale te faza metodologjike


Tabela e mëposhtmë ilustron një shembull aplikimi të etapave në fazën konceptuale,
metodologjike dhe empirike të kërkimit.
Faza metodologjike e operacionalizon studimin duke saktësuar tipin e studimit,
përcaktimet operacionale të variablave, vendin ku do të shpaloset sudimi dhe popullsinë.

Hierarkia e Niveleve të Kërkimit

Nr. Çeshtja themelore Baza e njohjeve, kuadri i Qëllimi Tipet e studimit


referencës

Prof. Adrian PAPAJANI Page 6


I Çfarë ? Pak ose aspak shkrime në fu Rinjohje Zbulim dhe
Kush ? shë. Emërtim eksplorim i
Cili është ? Fushë që ka një pakicë bazë Shkrim faktorëve :
Cilët janë faktorët ? teo rike ose koncep tuale Zbulim -eksplorim
-formulim
-përkthim
II A ekzistojnë Shkrime që ekzistojnë në Përshkrimi i Zbulimi i relacio
relacione midis fushën e zgjedhur. variablave neve të mundshme
faktorëve ? Variabla të përcaktuar në dhe relacio nëpërmjet faktorëve
Cilët janë lidhur kuadrin konceptual neve të zbu ose variablave.
me...? luara -Përshkrim.
-Anketë.
Studim i rastit.
Përshkrues-
korrelacional
III Çfarë arrihet n.q.se Shkrime ekzistuese që lejoj Shpjegimi i Verifikimi i hipote
ekziston një rela në supozimin se funksionon forcës dhe zës së lidhjes ndër
cion i tillë ? Përse ? një lidhje ndërmjet variabla drejtimit të mjet variablave
ve. relacionit -Korrelacional.
Kuadri konceptual ose -Shpjegues
teorik.
IV Pse ? Përse ? çfarë Shkrime të shumta brënda Parashikim, Verifikimi i
arrihet n.q.se apliko fushës. parathënie e hipotezës
het një trajtim i tillë Kuadri teorik. relacionit shkakësore
? shkakësor -Eksperimental.
-Shpjegim. -Pothuajse
-Kontrollim. eksperimental

Prof. Adrian PAPAJANI Page 7

You might also like