Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 15

 

MJEKËSIA E AZTEKËVE:
Ilaçe, magji dhe lutje

Duke përdorur një përzierje shkencash,


bestytnish dhe besimi, Aztekët gëzonin
shëndet më të mirë, dhe kishin një
jetëgjatësi më të madhe, se sa shumica e
europianëve bashkëkohas. Pushtuesit
spanjollë qëmtuan një “thesar” me dije, nga
praktikat shëruese të Aztekëve

Pritshmëria për jetëgjatësinë ishte e kufizuar në


fillimet e Europës moderne: Të arrije moshën e

 
 

të 70-ave, pa vuajtur nga ndonjë sëmundje


serioze, ishte një arritje befasuese. Ndërkohë,
kjo nuk do të shkaktonte aspak habi mes
banorëve të kryeqytetit Aztek, Tenochtitlan, sot
qyteti i Meksikos. Ndërsa pushtuesit spanjollë u
hipën anijeve, për të nënshtruar atë që sot
është Meksika, një nga gjërat që i befasoi ata
më shumë, ishte shëndeti i mirë dhe
jetëgjatësia që gëzonin banorët e Perandorisë së
madhe Azteke.
Kishte disa arsye përse Aztekët mund të
mburreshin, për këtë shëndet kaq të mirë.
Dieta e tyre, që konsistonte kryesisht në
shpendë, peshq, drithëra, fruta dhe zarzavate,
do të konsiderohej sot shumë e shëndetshme
për zemrën. Standartet e lartë të higjienës
personale dhe shtëpiake, kudo në qytet, ishin

 
 

një faktor tjetër kontribues. Ajo çfarë i çuditi


më shumë pushtuesit, gjithësesi, ishin
njohuritë dhe zotësitë e doktorëve Aztekë, për të
cilët spanjollët e pranonin se ishin më të mirë
dhe më të lirë - sesa homologët e tyre
europianë. “Ata kanë doktorë të aftë në
aplikimin e një game të gjerë bimësh mjekësore
dhe ilaçesh”, shkruante Fray Bernardino de
Sahagun, i cili përpiloi studimin e shekullit të
16-të për jetën Azteke, të njohur si “Kodiku
Fiorentinas”.
“Disa kanë eksperiencë për sëmundje serioze, të
cilat spanjollët i kanë duruar për një kohë të
gjatë pa shpresë, dhe të cilat këta doktorë janë
të aftë t’i kurojnë”.
SHKENCË DHE SHAMANIZËM

 
 

Aztekët aplikonin këndvështrimin e tyre për


botën, kur flitej për shëndetin trupor; magjia,
feja dhe mjekësia ishin të gjitha të lidhura për
ta, dhe sëmundjet, sipas tyre, ishin një
mungesë ekuilibri në forcën vitale, ose
nxehtësinë e trupit. Për fatkeqësi të tilla
fajësoheshin thyerja e tabuve shoqërore dhe,
ato u visheshin shpesh veprimeve të zotave, apo
njerëzve që praktikonin magjinë e zezë.
Sidoqoftë, sistemi i tyre mjekësor ishte i rrallë
për kohën. Aztekët kishin një hierarki
doktorësh, që i lejonte pacientët të zgjidhnin një
specialist, sipas dhimbjes që ndienin. Trajtimi
përfshinte, si kura shpirtërore, ashtu edhe
natyrore. Me doktorët shkencorë, ose tictli,
punonin shamanët dhe magjistarët, nahuallis-
ët, të cilët përdornin magji dhe bimë

 
 

haluçinogjene. Ndërkohë, priftërinjtë


përpiqeshin të kuronin njerëzit, përmes një
kombinimi të lutjes dhe pendesës.
Mjekët ose Tictli ishin organizuar në një armatë
të gjerë specialistësh. Për shembull, kishte
kirurgë ushtrie, të cilët ia dedikonin njohurinë e
tyre të thellë të anatomisë, studimit të thellë të
kufomave të flijuara. Ata mësuan se për të
mënjanuar infeksionin - hapi i parë në trajtimin
e një plage - duhej të aplikoje urinë në të, si një
agjent sterilizues. Ata aplikonin më pas bimë
mjekësore të regjura, si dhe një substancë që
rrjedh nga vezët. Për të ndaluar hemorragjinë,
plaga mbulohej me bimë koaguluese për të
ndihmuar formimin e kores, dhe nëse qe e
nevojshme, qepej me flokë njeriu ose ngjitej me
“kapëse” natyrale, të bëra me nofullat e një

 
 

milingone të veçantë. Kjo procedurë vihej në


zbatim duke tërhequr së bashku skajet e
plagës, ndaj së cilës aplikohej milingona e
gjallë. Pikërisht në momentin që insekti ngulte
nofullat në lëkurë, koka e tij do pritej, duke e
kapur kështu të gjithë plagën. Nëse pacienti
vuante gjatë kësaj procedure, atij mund t’i
jepeshin bimë qetësuese, për t’u përtypur.
NGA DJEPI, NË VARR
Xherahët gjithashtu luajtën një rol në
mjekësinë Azteke. Frakturat trajtoheshin me
allçi dhe derdhje allçie ose, në raste ekstreme,
me transplantime kockash: “Kocka vetë duhej
të kruhej dhe të zbutej, pastaj një lloj kocke
lagej në rrëshirë, duke u futur thellë në palcën
e kockës së thyer, për ta bërë të papërkulshme.
E gjitha më pas lidhej fort.

 
 

“Ata kishin “kardiologë”, detyra e të cilëve ishte


të studionin viktimat e flijuara, gjë që i lejonte
të krijonin një katalog të gjendjes
kardiovaskulare. Kishte gjithashtu doktorë, të
cilët do të njiheshin sot si specialistë veshi,
hunde dhe fyti. Për më shumë, falë njohurive të
tyre të thella të bimësisë dhe të bimëve
mjekësore, Aztekët shkëlqyen në trajtimin e
problemeve tretëse dhe gjendjet e lëkurës, si
edhe në trajtimin e çështjeve kozmetike, si
përshembull humbja e flokut dhe zbokthi.
Oftalmologët Aztekë ishin të aftë në trajtimin e
asaj që quhej “perdja e syrit” – kataraktet -
duke prerë membranën me një kunj, ose gjemb,
dhe duke hedhur brenda pika”. Aztekët mund
të vizitoheshin nga dentistë të shkëlqyer, të cilët
jo vetëm trajtonin dhimbjet e dhëmbit dhe

 
 

abseset, por gjithashtu kryenin operacione


kozmetike komplekse. Kjo përfshinte mbjelljen
e gurëve të çmuar, si bruzit, në nofull. Gjetjet
arkeologjike duken se sugjerojnë që një
buzëqeshje me gurë të çmuar, konsiderohej si
një shenjë dallimi social midis aztekëve.
Megjithatë, pavarësisht gjithë njohurivë të tyre
për mjekimet me bimë mjekësore, instrumentat
mjekësore të përdoruara nga mjekët Aztekë
duken të papërpunuara. Shumë ishin bërë nga
guri, megjithëse kjo nuk duket t’i ketë bërë ata
më pakë efektivë.
ÇMENDURIA DHE MËMËSIA
Përveç doktorëve që trajtonin këto dhimbje
trupore, njerëzit me më shumë gjëndje
emocionale dhe psikosomatike, ishin nën
kujdesin e specialistëve të quajtur tetonaltih.

 
 

Këta doktorë përdornin shpesh interpretime


ëndrrash, për të kthyer ekuilibrin e brendshëm
të pacientit. Ndonjëherë simptomat
interpretoheshin si shenja çmendurie, të cilat
Aztekët i kategorizonin në disa tipe. Mendohet
gjithashtu se mjekët Aztekë i njihnin simptomat
e epilepsisë, dhe ofronin trajtim për gjendjen.
Në kodimet e caktuara dhe dorëshkrime,
perëndia Tlazolteotl paraqitej sikur provonte
simptoma të kësaj sëmundjeje.
Qyteti gjithashtu nuk kishte mungesa në
“cocaxcalli”: shtëpitë e përkujdesjes për të
sëmurët. “Montezuma kishte në pallatin e saj
një vend për t’u kujdesur për të pashërueshmit
dhe të sëmurët mendorë, një azil ngjitur me
tempullin kryesor. Kjo i dedikohej perëndisë
Nanhuatl, dhe atje kujdeseshin për lebrozët dhe

 
 

albinot, por edhe për të tjerët”. Këta gjithashtu


përdornin karantinën, si një formë kurimi
parandalues. Gratë, “burimi” i luftëtarëve të
ardhshëm, përfitonin ilaçe të shkëlqyera
parandaluese, gjatë barrës dhe punës. Fëmijët
ishin nën kujdesin e “atlan tlachixqui”, një
pediatër Aztek. Këta kishin një metodë
interesante të diagnostikimit, që përfshinte
reflektimin e fytyrës së fëmijës në një legen me
ujë. Shamanët diagnostifkonin sëmundjet duke
përdorur ndërhyrjen e objekteve të shenjta,
duke u përpjekur për të dëbuar shpirtrat e
këqinj, që mendohej se ishin shkak
sëmundjesh.
BIMËT MJEKËSORE
Aztekët ishin të spikatur për njohuritë e tyre
enciklopedike të bimëve mjekësore. Bimë

 
 

mjekësore dhe kura shpërndaheshin në


“farmaci ku përgatisnin shurupe, kremëra dhe
veshje, të cilat mund të bliheshin”. “Papiani-
panamacani” të cilët punuan në këto
institucione jo vetëm i shisnin ilaçet, por
gjithashtu përdornin eksperiencën e tyre për të
këshilluar blerësit e tyre.
Një kurë shumë e kërkuar ishte një antidote
kundër kafshimeve nga gjarpri, jetësore, duke
marrë për të dhënë që Meksiko ka një larmi
gjarprinjsh helmues. Aztekët i bënin kurat e
tyre me duhan dhe maguey, dhe spanjollët vetë
dëshmonin për efektivitetin e tyre. Një tjetër
kurë me bimë mjekësore ishte bima e
“cacaloxochitlit”, shumë e vlerësuar për vetitë e
saj antistres. Kjo ishte sidomos popullore midis
elitës sunduese Azteke, të cilët e përdornin atë

 
 

në formën e aromaterapisë, ndërsa shijonin një


masazh në një “temazcal”, ose banjo me avull.
KANALIZIME TË MENÇURA
Një standart i lartë i higjenës publike dhe
private ishte një tjetër faktor vendimtar në
jetëgjatësinë e Aztekëve. Falë shkrimeve të
pushtuesve Hernan Cortes dhe Bernal Diaz i
Kastijës, ne jo vetëm kemi kuptuar në thellësi
meritat e Mjekësisë së Aztekëve, por gjithashtu
të zakoneve të tyre të higjenës. Këto ishin
dukshëm më të mira sesa ato të europianëve
bashkëkohës. Rregulli i pastërtisë i
Tenochtitlan qëndronte në kontrast të plotë me
pisllëkun e qyteteve të spanjollëve. Për
shembull, kryeqyteti Aztek mburrej me një
sistem të shkëlqyer për shpërndarjen e ujit të
pijshëm, me jo një, por me dy struktura

 
 

tubash. Ndërsa një strukturë tubash ishte në


përdorim, tjetra mirëmbahej sa për t’i mbajtur
të dyja në një gjendje konstante pastërtie. Kjo
përfshinte përdorimin novator të “axolotls”,
“teninch” - amfibë të gjatë, të cilët vendoseshin
në tuba, ku hanin çfarëdo papastërtie, duke e
lënë ujin të pastër. Kur Hernan Cortes rrethoi
Tenochtitlan, ai theu tubat e ujit për t’i privuar
Aztekët nga uji i rrjedhshëm. Kur qyteti u
ndërtua pas pushtimit, vetëm njëra nga këto
struktura tubash u riparua. Si rezultat, u
përhapën sëmundje të lindura nga uji, me një
shpeshtësi të paprecedentë mes popullsisë.
Pallatet e Tenochtitlan ishin ndërtuar me
nevojtore private, të lidhura me një sistem uji të
rrjedhshëm. Publiku gjithashtu kishte në
përdorim pajisje tualetesh, të cilat ishin

 
 

shpërndarë përmes qytetit dhe madje përgjatë


rrugëve që të çonin tek ato. Aztekët kishin
zhvilluar zakonin e riciklimit të mbetjeve të tyre
organike, të cilat çoheshin jashtë qytetit në
kontenierë për t’u djegur, ose përhapeshin në
fushat përreth si pleh organik. Shtëpitë
ndërtoheshin sipas rregullave të ventilimit
standart dhe mund të ishin pajisur me banjo
me avull. Një përkujdesje e tillë për pastërtinë
jo vetëm e dominoi kulturën qytetare, por
gjithashtu shoqëroi çdo fazë të jetës Azteke.
Qytetarët ishin mësuar të bënin banjë çdo ditë
dhe të përdornin sapun të bërë nga fruti i
“copalxocotl”-it. Nga vitet e tyre të hershme
fëmijët Aztekë ishin mësuar për rëndësinë e
kujdesit ndaj vetes, duke përfshirë vëmendjen
ndaj dhëmbëve dhe të rrobave. Çiftet e reja

 
 

mësoheshin se pastërtia vetiake dhe ajo e


shtëpisë, do të çonte jo vetëm në një lidhje të
gjatë, por shumë të lumtur.
Isabel Bueno
National Geographic – Bota.al  
 

You might also like