Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Detyre portofoli

Lenda : Histori
Klasa : XID
Punoi : Djorna Hafizi
Tema : Roli I gruas ne Rilindjen Kombetare Shqipetare

Parashqevi Qiriazi

Pak gra kanë arritur të bëjnë atë që Parashqevi D. Qiriazi mori përsipër
dhe arriti gjatë jetës së saj. Fëmija i dhjetë dhe më e vogla e Dhimitrit
dhe Maries, lindi në 1880 në vilajetin e Manastirit, në Perandorinë
Osmane. Në fëmijëri Parashqevia mësoi pesë gjuhë dhe më vonë, në rini,
mësoi të flasë edhe dy të tjera. Megjithëse e imët në shtat, ndikimi i saj
qe i jashtëzakonshëm. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan
për Vajza në Konstandinopojë, ku vitin e fundit ishte presidente e
studentëve, ajo u emërua drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së
Vajzave, e para shkollë e tillë në Shqipëri, nga 1904-1905 dhe përsëri
nga 1910-1911, kur motra e saj, Sevasti Qiriazi, nuk ishte aty. Nga 1907-
1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për
misionarin Phineas B. Kennedy, i cili sapo kishte ardhur i dërguar prej
Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj me kërkesën e
vetë Shkollës.
Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të
Manastirit, ku ajo u caktua sekretare e njëmbëdhjetë burrave të respektueshëm, që do të zgjidhnin
problemin e alfabetit shqip. Paskëtaj, ajo shkroi në vitin 1909 Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar.
Ajo është e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e
saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave “Yll’ i Mëngjesit”, më 1912 në qytetin e
Korçës. Në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio. Në tezën e
masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar.
Pas luftërave ballkanike dhe në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ajo iku për të shpëtuar jetën e saj
(si shumë të tjerë) në Bukuresht më 1914 dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara më 1915. Në Boston,
ku u vendos, ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke
themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane Yll’ i mëngjesit, që doli nga 1917 deri më 1920.
Më 1919 ajo lundroi për në Paris si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, ku
përfaqëson Partinë Kombëtare Shqiptare në Amerikë. Me gjithë fushatat e fuqishme për ta ndarë
Shqipërinë mes vendeve fqinje, konferenca përgjithësisht miratoi kufijtë shqiptarë, siç ishin caktuar
në vitin 1913 në Konferencën e Paqes në Londër.
Në fillim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti
Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare. Instituti
Qiriazi për Vajza, që sapo ishte hapur afër Tiranës, do të nxirrte mësuese që ishin të domosdoshme
për shumë shkolla të sapoçelura shqiptare.
Dora d’Istria (Elena Gjika)

Në gjithë atë plejadë burrash dhe grash të Rilindjes Kombëtare që bënë gjithçka kishin në dorë për
të mirën e kombit deri atëhere të sunduar e të rrënuar nga regjimi shumë shekullor osman, nuk
mund të harrosh, princeshën me origjinë shqiptare Dora d’Istria (Elena Gjika) që mori pjesë, madje
quhet edhe pioniere e Evropës së Bashkuar, në lëvizjen kulturore
përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik dhe e
shtypjes kombëtare.Në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare ajo u shqua si
një aktiviste e madhe me kontakte me personalitete më në zë
evropianë, por edhe me figurat tona të rilindjes si me Jeronim De
Radën, Dhimitër Kamardën, Zef Jubanin etj duke rrahur mendime për
organizimin e lëvizjes kombëtare, sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit. Dora d’Istria ishte me origjinë shqiptare dhe kishte gjak
princëror, çka i lejoi kontakte të shumta me rrethe të ndryshme
intelektuale, shkencore, politike dhe letrare. Elena Gjika ka lindur në
Rumani, më 22 janar 1828, por origjina e saj është nga ngulimi labovit
i Pargës. Elena Gjika në moshë të re studioi në Rumani, Itali, Francë, Gjermani etj., ku u mbrujt me
një kulturë të gjerë perëndimore, në shkollat më të mira të Europës. Ajo ishte vajzë e zgjuar,
simpatike, shkruante poezi e tregime, përkthente nga literatura botërore, falë përvetësimit të nëntë
gjuhëve të huaja. Kur princesha Elenë, e ditur dhe e hijshme, tërhoqi vëmendjen e shoqërisë së
lartë, nuk ishte më shumë se 20 vjeç. Ajo po vinte pas personalitetesh të tilla grash si: shkrimtaret
frënge Zhorzh Sand dhe kontesha d’Agu, duke arritur nëkulmin e lavdishëm, aq sa princi i
Rumanisë Karoli I i dërgoi Urdhrin e Shkallës së I “Bene Merenti”, vlerësim që në perëndim caktohej
për dijetarët meshkuj. Në fjalorin universal francez shkruhet: “Princesha Elena njihte thellë
italishten, anglishten, gjermanishten, frëngjishten, rumanishten, greqishten, latinishten, rusishten
dhe shqipen”. Shqiptimi i tyre prefekt e pajisi me kulturë të gjerë, sa që studiuesi spanjoll Iriarte do
ta quante “Enciklopedi e gjallë“. Model jo vetëm i bukurisë së femrës shqiptare, por edhe poete,
piktore, publiciste pasiononte, mbledhëse dhe studiuese e folklorit. Ajo shkroi një sërë artikujsh
publicistikë falë udhëtimeve dhe shtegtimeve të shpeshta dhe të largëta me një tok mbresash
udhëtimi. Ajo ishte për krijimin e një Akademie Shqiptare në Kalabri nën shembullin e Akademisë
Frënge të Risheljesë, e cila të merrej me Fjalorin Kombëtar, për t’u bërë shpirti i popullit shqiptar.
Në kërkimet që bën në Venecia Dora d’Istria shprehet për marrëdhëniet intime e të gjata me
Shqipërinë, bile edhe për një bashkëvëllazëri shqiptare. Ajo ishte për një përgatitje të kryengritjes
shqiptare me armë, duke siguruar 15 deri në 20.000 pushkë 15 frangëshe. Këtë kryengritje e
përkrahte edhe gjeneral Garibaldi, që i drejtohej Dora d’Istrias “Motër heroike”. Në epistolarin e saj,
tashmë të njohur dhe të publikuar, vihet re kontributi i saj i shkëlqyer në luftën për pavarësinë e
Shqipërisë.

You might also like