Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Taksonomia e pyetjeve

Taksonomia e pyetjeve, sipas Benjamin Bloom (21 shkurt 1913-13 shtator 1999) përfshin gjashtë
nivele pyetjesh (në Taxonomy of Educational Objectives: The Classification of Educational
Goals, botuar për herë të parë më 1956).

Pyetjet në taksonomi ndërtohen mbi njëra – tjetrën.

Pyetje të nivelit të ulët

1. Pyetjet e njohjes. Janë niveli më i ulët i taksonomisë. Pyetjet e njohjes kërkojnë që


nxënësit të mbajnë mend fakte të rëndësishme, përkufizime apo vlera. Duke iu përgjigjur
një pyetje të njohjes, nxënësi tregon se mban mend diçka dhe ka aftësinë të riprodhojë
njohuri. Mangësi: pyetjet e njohjes theksojnë më shumë rikujtimin, se sa të kuptuarit.
2. Pyetjet e të kuptuarit. Zakonisht përmbajnë këto folje: interpreto, konkludo, mbro,
përgjithëso, përkufizo, parashiko, perifrazo. Këto lloj pyetjesh kërkojnë, zakonisht:
ndryshimin e informacionit nga një formë, në një tjetër (fjalë me fjalë, grafik me fjalë dhe
anasjelltas, etj); ose përshkrimin e lidhjes midis dy a më shumë ideve.
3. Pyetjet e zbatimit. Këto lloj pyetjesh kërkojnë që nxënësit jo vetëm të mbajnë mend dhe
të kuptojnë informacionin e paraqitur, por edhe ta përdorin atë për të zgjidhur probleme.
Ato janë pyetje që përfshijnë parime/ligje të mësuara më parë në zgjidhjen e problemave
të reja.

Pyetje të nivelit të lartë

4. Pyetjet e analizës. Pyetjet e analizës kërkojnë ose zbërthimin e një fenomeni në pjesët
përbërëse, ose kërkimin e lidhjeve ndërmjet dy a më shumë fenomeneve/ dukurive etj.
Disa nga foljet që përdoren për të formulaur pyetje të kësaj natyre janë: ilustro, dallo,
diferenco, nda, nënvizo, trego.
5. Pyetjet e sintezës. Në këto lloj pyetjesh, nxënësve u kërkohet të marrin ide të mësuara më
parë dhe t’i kombinojnë ato në mënyrë që të krijojnë një model të ri. Një mënyrë e
formulimit të një pyetje të tillë është lidhja ndërmjet një teme të shpjeguar me problemet
e komunitetit. Ose diskutimet për çështje të debatueshme. Foljet e përdorura për
ndërtimin e pyetjeve të tilla janë: kompozo, harto, krijo, përpilo, përmblidh, karakterizo,
rishkruaj. Këto lloj pyetjesh nxisin interesin dhe krijimtarinë te nxënësit, por duhet pasur
në vëmendje se nuk flitet vetëm për një përgjigje të saktë. Ndërkohë, theksohet që
vlerësimi i këtyre lloj pyetjeve është i vështirë dhe gjithnjë përmban doza subjektiviteti.
6. Pyetjet e vlerësimit. Në formulimin e këtyre lloj pyetjeve synimi është që nxënësit të
gjykojnë për një çështje të caktuar: e saktë apo e gabuar, e mirë apo e keqe, e saktë apo e
gabuar etj. Në pyetjet e vlerësimit kërkohen dy gjëra: 1. Nxënësi duhet të krijojë kritere
për të bazuar gjykimin e bërë; 2. Të gjykojnë mbi bazën e këtyre kritereve. Përgjigjet e
nxënësve ndryshojnë në varësi të kritereve të vendosur. Por e rëndësishme është jo vetëm
që i krijuan këto kritere, por edhe që gjykuan mbi bazën e tyre për të nxjerrë përfundime.
Këto lloj pyetjesh kontribuojnë në nxitjen e mendimit të lirë dhe të tolerancës për
mendimin e tjetrit.

You might also like