Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 26

Green Vegs

Plan i Biznesit

Lënda:Menaxhimi I BVM-ve

Profesori: Punuan:Orgeta Rrahmani

Besnik Krasniqi Njomza Morina

Olta Gashi
Plani i Biznesit

RAPORTET HAPËSE TË PLANIT TË BIZNESIT.............................................................................3


1. Përmbledhja Ekzekutive....................................................................................................................3
Pjesa e parë- Biznesi..........................................................................................................................3
Informata të përgjithshme mbi biznesin.................................................................................................6
Seksioni 1. Biznesi................................................................................................................................7
A. Përshkrimi i biznesit.........................................................................................................................7
B. Produkti/Shërbimet.........................................................................................................................10
C. Plani i Marketingut.........................................................................................................................11
1. Klientët........................................................................................................................................11
2. Benefitet e Produkteve.................................................................................................................12
3. Shitja dhe Distribuimi..................................................................................................................13
4. Konkurrenca................................................................................................................................13
5. Pozicionimi, Publiciteti dhe Promocioni......................................................................................15
6. Cmimet........................................................................................................................................15
7. Strategjia......................................................................................................................................16
D. Lokacioni i Biznesit....................................................................................................................16
F. Rreziqet dhe mundësitë...................................................................................................................16
G. Menaxhmenti..................................................................................................................................20
H. Personeli.........................................................................................................................................20
I. Aplikimi dhe efekti i pritur i kredisë................................................................................................21
SEKSIONI II. Plani i Prodhimit..........................................................................................................21
A. Toka................................................................................................................................................21
B. Ndërtimi i serrave...........................................................................................................................21
Orari i Prodhimit.................................................................................................................................22
SEKSIONI III. Të Dhënat Financiare..................................................................................................22
A. Burimet dhe Aplikimi i Financimit................................................................................................22
C. Bilanci Hyrës i Gjendjes.................................................................................................................23
Tabela 6. Bilanci hyrës i gjendjes........................................................................................................23
E. Projeksionet e te Ardhurave (Deklarimi i profitit dhe humbjeve)....................................................24
Përmbledhja 3-vjecare e të hyrave.......................................................................................................24
F. Projeksionet e Rrjedhës së Parasë....................................................................................................25
Përmbledhja 3-vjecare e rrjedhës së parasë.........................................................................................25
D. Lista e referencave..........................................................................................................................26

2
Plani i Biznesit

RAPORTET HAPËSE TË PLANIT TË BIZNESIT

1. Përmbledhja Ekzekutive

Pjesa e parë- Biznesi


Green Vegs është kompani që operon si ortakeri në fushën e hortikulturës. Kjo kompani do të
kultivojë dhe shesë perime të rritura në serra; Fillimisht kompania do te prodhojë spinaq dhe
sallatë të gjelbër gjatë tërë vitit.

Është një kompani që u shërben bizneseve të regjionit të Mitrovicës dhe do të operojë në një
treg me konkurrencë të përsosur. Biznesi do të fillojë me veprimtarië në janar te vitit 2020.

Huaja bankare e nevojshme për fillimin e biznesit është €12.000, hua kjo e cila do të përdoret
për ndërtimin e serrave moderne me sisteme të inkorporuara të ngrohjes dhe ujitjes.

Kompania do të prodhojë spinaq dhe sallatë të gjelbër të kultivuar në serra dhe do të furnizojë
bizneset e regjionit të Mitrovicës, konkretisht bizneset të vënë në shënjester janë
supermarketet, dyqanet ushqimore dhe restaurantet: Emona, ETC, Bamex, QTA, Florenti,
Vapiano, Qetësia, Ibri, Ura etj..

Kriteret e segmentimit, targetimit dhe pozicionimit janë të bazuara në lokacionin e bizneseve,


kërkesen stabile të këtyre produkteve dhe mungesën në treg të perimeve të freskëta dhe të
kualitetit të lartë.

Vecoritë unike të produkteve te ofruara nga kjo kompani janë disponueshmëria e produkteve
përgjatë të gjithave sezoneve, sasia e ofruar eprodukteve, kualiteti i produkteve, freskia e
produkteve, qëndrueshmëria.

Plani i maketingut është i formuluar duke ndjekur një strategji të thjeshtë që është targetimi i
bizneseve specifike me kërkesë stabile për produktet dhë plotësimi i nevojave në bizneseve
në baza të rregullta duke ofruar attributet e produkteve të cekura më lartë.

Kompania do të përdorë metoda promocioni të përshtatshme për kompanitë B2B metoda këto
që përfshijë vizitat, intervistimin e bizneseve dhe lidhjen e marrëveshjeve.

3
Plani i Biznesit

Për shkak se operon në një treg me konkurrencë të përsosur kompania do të ketë përafërsisht
cmimet e njëjta me cmimet e vendosura ne treg me pak diferencë si rrjedhojë e kostove
transportuese. Cmimet gjatë sezonit të dimrit do të ngriten për shkak të kostove të ngritura
dhe mungesës së produkteve ne treg.

Kompania ka dy lloje të konkurrentëve në treg: prodhuesit lokalë që kultivojnë perime


kryesisht gjatë sezonit pranverë/verë dhe importuesit të cilët operojnë në treg gjatë tërë vitit.
Ndërsa kompani të cilat cilat janë të ngjashme me profilin e kompanisë tonë jane AgroSerra
dhe Serra Hajzeri.

Serrat do të jenë të lokalizuara në fshatin Lubovec (tokë e pronareve). Serrat do të vendosen


në një pozicion që ofron dritë optimale për perimet dhe fillimisht serra do të zë një sipërfaqe
prej 600m2.

Kompania do të ketë 4 punëtorë: menaxherin e përgjithshëm, menaxherin e shitjeve dhe dy


punëtorë që do të punojnë në serrë. Rrogat fillestare për punëtorët do të jenë €300.

4
Plani i Biznesit

Burimet dhe aplikimi i financimit

Burimet Aplikimi
Huaja: €12.000 serra: €10.000
Investimi Personal: €6.000 Mjetet Tjera: €2.000
Kapitali Punues:€6.000
Burimet Totale: €18.000 Aplikimi Total: €18.000

Lista e mjeteve kapitale

Lista e mjeteve kapitale të kompanisë përfshin serrën që ka vlerën €10.000 dhe mjetet tjera që
kanë vlerën €2.000. Vlera totale e mjeteve kapitale është €12.000

Bilanci hyrës i gjendjes

Asetet Huaja dhe ekuiteti


Asetet aktuale: €6.000 Huaja:€12.000
Asetet Fikse:12.000 Ekuiteti i pronarit: €6.000
Asetet Totale:€18.000 Huaja dhe Ekuiteti Total: €18.000

Deklarata e qëllimit

Green Vegs është një ortakeri e cila operon në sektorin e hortikulturës si kompani B2B (u
shërben bizneseve). Kjo kompani do t’i furnizojë bizneset me perime të freskëta të mbjellura
dhe të kultivuara në serra gjatë tërë vitit,kompani të cilat më pas do t’i shesin këto produkte
tek konsumatorët finalë.

Në mënyrë që të fillojë me implementimin dhe aktivitetet operuese të kompanisë, Green


Vegs i nevojiten €12.000, shumë kjo e cila do të përdoret për konstruktimin e serrave dhe
sistemit të ngrohjes dhe ujitjes brenda serrave. Pjesa tjetër e parave është investimi i
pronareve dhe do të jetë në vlerë prej €6.000 dhe do të përdoret për blerjen e materialeve,
shpenzimeve operacionale dhe për mbështetjen e situatave potenciale emergjente.

Kredia do të merret nga Banka Ekonomike me interes prej 9% për një periudhë të rikthimit të
kredisë për 3 vite (36 muaj)

5
Plani i Biznesit

Shuma e nevojshme e parave është esenciale për fillimin e biznesit dhe për suksesin e
kompanisë në këtë fushë të caktuar. Kredia e marrë për këtë investim arsyetohet me faktin se
produktet bujqësore paraqesin nevojë bazike për konsumatorët dhe shumica e këtyrë
produkteve importohen nga jashtë, prandaj rritja e e nivelit te perimeve të kultivuara brenda
vendit ka benefite të përbashkëta për kompaninë, klientët e saj dhe ekonominë kombëtare në
përgjithësi. Fondet e huazuara nga banka do të paguhen fillimisht nga kapitali i pronarit
përmes pagesave mujore derisa kompania të fillojë të gjenerojë para për të mbuluar
shpenzimet dhe të realizojë fitim.

Informata të përgjithshme mbi biznesin


Informacione mbi sipërmarrjen

Forma e biznesit Ortakeri

Pronaret Orgeta Rrahmani,Njomza Morina,Olta Gashi

Data e fillimit Janar 2020

Operimi i biznesit Orar i plotë

Përshkrimi i biznesit Serrë për kultivimin e perimeve

Lokacioni Rruga: “Mbretëresha Teutë”, 4000, Mitrovicë, Kosovë

Email orgeta.98@gmail.com

6
Plani i Biznesit

oltagashi99@hotmail

njomza_morinaa@outlook.com

Seksioni 1. Biznesi

A. Përshkrimi i biznesit
Green Vegs është një kompani që do të kultivojë dhe të rrisë perime nëpër serra gjatë tërë
vitit, që do të thotë se kompania do t’i furnizojë klientët e saj me perime (sallatë të gjelbër,
spinaq) edhe gjatë sezonit të dimrit. Serrat ku perimet do te kultivohen do të jenë të
vendosura afër Mitrovicës.

Green Vegs është një kompani që operon në fushën e hortikulturës. Biznesi bënë pjesë në
grupin e bizneseve të gjelbërta ose organike.Perimet mbjellen dhe kultivohen në mënyrë
natyrale dhe organike duke përjashtuar përdorimin e pesticideve duke i furnizuar kështu
klientët me perime të freskëta, disponueshëmri, kualitet, sasi dhe qëndrueshmëri të
produkteve. Klientët dhe bizneset target janë supermarketet, dyqanet ushqimore, restaurantet
dhe individët në zonën e Mitrovicës.

Në Kosovë ka shume bujqë të cilët kultivojnë perime nëpër serra mirëpo këto produkte i
kukltivojnë vetëm për nevoja personale; poashtu institucionet përkatëse dhe OJQ vendase dhe
të huaja po promovojnë, mbështesin dhe simulojnë zhvillimin e hortikulturës në Kosovë, fakt
ky i cili është një indikator se pse ky biznes pritet të ketë sukses në treg. Një arsye tjetër se

7
Plani i Biznesit

pse ky biznes pritet të ketë sukses në treg është sepse ka një numër shumë të vogël të bujqve
vendorë të cilët kultivojnë perime ndërsa bujqit lokalë të cilët i shesin këto produkte bëjnë
shitjen e tyre në tregje joformale pa përmbushur standarde të caktuara të kualitetit dhe të
higjienës. Ky biznes poashtu promovon përdorimin eficient të energjisë.

Përparësi e serrave është mundësia për të mbjellë perime gjatë sezonit të dimrit kur këto
produkte nuk ofrohen në treg nga prodhuesit vendorë, duke i dhënë kështu mundësinë
biznesit të komandojë me cmime më të larta për shkak të mungesës së ofertës në treg.

Biznesi do të fillojë me ndërtimin e serrës. Serra do të jetë e sofistikuar dhe do të ketë të


instaluar sistemin e ujitjes pikë-pikë dhe sistemin e ngrohjes.

Biznesi do të jetë i lokalzuar në një fshat afër Mitrovicës. Ky lokacion është zgjedhur për disa
arsye; lokacioni i serrës është zgjedhur bazuar në faktin se toka është kapital i pronareve të
biznesit gjë që do të reduktojë kostot, gjithashtu toka ka vlera optimale të materieve kimike
dhe pH për kultivimin e perimeve dhe pozicioni i tokës i lejon marrjen e dritës në një nivel
optimal.

Hulumtimet e tregut

Sektori i hortikulturës në Kosovë, apo më saktësisht në rajonin e Mitrovicës po kalon nëpër


fazën e rritjes. Gjatë tre viteve të fundit numri i serave ndërtuar në rajonin e Mitrovicës është
rritur në mënyrë të konsiderueshme. Fermerët nga ky rajon kanë marrë donacione,
subvencione nga OJQ-të e huaja dhe vendore. Sektori i hortikulturës ka filluar të zhvillohet
pasi fermerët kuptuar rëndësinë e serave dhe kushteve optimale gjeografike dhe klimatike që
natyra e Kosovës ka; Kosova është e pozicionuar në një zonë gjeografike që ka një mesatare
prej 2000-2200 orëve të rrezatimit me diell në një bazë vjetore.

Sipas studimeve të kryera nga IADK shumica e fermerëve në rajonin e Mitrovicës kanë
ndërtuar serra larta tunel me sipërfaqe mbi një mesatare prej 600m2. Numri i sipërfaqeve me
serra në rajonin e Mitrovicës (përfshirë të Mitrovicës, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj)
është 13 hektarë.

Problemi me këtë sektor në Kosovë është sezonalitetit dhe mungesa e fermerëve të


kualifikuar. Fermerët prodhojnë perime vetëm gjatë sezonit të ngrohtë, në këtë mënyrë ata
zvogëlojnë papunësinë dhe nivelet e importit, furnizojnë tregun vendor dhe përmbushin

8
Plani i Biznesit

nevojat e konsumatorëve duke i ofruar atyre produkte të cilat janë të një cilësie më të lartë në
raport me cilësinë e perimeve të importuara nga jashtë . E njëjta gjë nuk ndodh gjatë sezonit
të ftohtë kur vendi është i varur nga perimet e importuara, prandaj prodhimi integruar i
perimeve në serra ka potencial për zhvillimin në këtë rajon dhe mund të jetë i suksesshëm
nëse fermerët përdorin përdorimin e energjisë për të menaxhuar rritjen perimeve në mjedise
të kontrolluara me kontrollin e duhur të temperaturave dhe ventilim të ajrit.

Struktura e tregut

Green Vegs është një kompani B2B (business-to-business) që prodhon perime dhe i shet ato
në tregje dhe restorante. Kjo kompani operon në një strukturë të përsosur të kokurrencës së
tregut. Perimet në Kosovë shiten në supermarkete, dyqane ushqimore dhe restorante nga
fermerët lokal apo fermerë të huaj që importojnë produkte në Kosovë. Zakonisht fermerët
janë pranues të cmimeve të vendosura në treg, përvec sezonit të dimrit kur kërkesa është më e
lartë se oferta dhe farmerët ngrisin cmimin e produkteve.

Rangu i çmimeve për perimet që Green Vegs do të shesë mund të gjenden në të dhënat e
publikuara nga Sistemi Informativ i Tregut ne Kosove (Kosovo Market Information System).

Çmimet më poshtë janë çmimet minimale dhe maksimale për perimet vendore dhe të
importuara për rajonin e Mitrovicës në një përmbledhje vjetore.

Perimet Tregu/Cmimet Min. Mesatarja Max.


Sallatë e gjelbër Lokale 0.38 0.43 0.48
E importuar 0.50 0.55 0.60
(1 copë)
Spinaq Lokale 0.50 0.55 0.60
E importuar 0.65 0.75 0.85
(1 kg)
Tabela 1. Cmimet e perimeve në Kosovë (Kosovo Market Information System)

Misioni

Misioni i Green Vegs është që t’u ofrojë klientëve perime të freskëta të një cilësie të lartë.
Nëpërmjet këtij biznesi kompania jonë dëshiron të promovojë ushqim të shëndetshëm dhe të
praktikave dhe metodave eko-miqësore për të kultivuar ushqimin e shëndetshëm. Kompania

9
Plani i Biznesit

do t’u shërbejë bizneseve tjera, duke përfshirë supermarketet, dyqane ushqimore dhe
restorantet në rajonin e Mitrovicës.

Kjo kompani do të zgjidhë dy probleme: të përmirësojë cilësinë e perimeve të dhe uljen e


nivelit të importeve duke simuluar prodhimin.

Vizioni

Të jemi zgjedhja juaj e parë,duke ofruar kualitet dhe cilësi në çdo kohë.

Objektivat e kompanisë

Green Vegs ka objektivat e mëposhtme që dëshiron të arrijë në treg:

 Mbarimi i ndërtimit të serrës dhe fillimi i mbjelljeve në Janar 2020


 Prodhimi i 12.000kg sallatë të gjelbër dhe 6000kg spinaq në vitin e parë
 Krijimi i një bazë solide të shitjeve në vitin e parë
 Krijimi i marrëdhënieve të forta besimi me klientët e saj
 Të bëhet furnizuesi kryesor i këtyre zarzavateve për bizneset e rajonit të Mitrovicës në
tre vjet
 Zgjerimi i tregjeve që kompania u shërben
 Fillimi i prodhimit të domateve, specave dhe trangujve pas vitit të tretë.

Të gjitha objektivat e kompanisë janë të përcaktuara sipas kriterit SMART (Specific,


Measurable, Achievable, Realistic, Timing).

B. Produkti/Shërbimet
Green Vegs është një kompani që do të sigurojë klientët e saj me perime rritur në serra.

Perimet që do të jenë rritur dhe kultivuar në serrë janë zgjedhur duke u bazuar në faktin se ka
mungesë të prodhuesve vendorë që kultivojnë këto perime gjatë tërë vitit dhe se edhe në
rastet kur prodhuesit vendor kultivojnë këto perime, cilësia e tyre ndikohet negativisht për
shkak të mungesës së njohurive të menaxhimit të temperaturës, lagështisë dhe plehrave
organike dhe artificiale

Gjëja më e rëndësishme në lidhje me produktet e kësaj kompanie është cilësia dhe


disponueshmëria e tyre gjatë sezonit të ftohtë. Fakti se këto perime janë rritur në një serë ka

10
Plani i Biznesit

disa avantazhe, duke përfshirë mundësinë për të kontrolluar temperatura, lagështia dhe
pesticideve të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në cilësinë e produkteve finale.

C. Plani i Marketingut
Strategjia e planit të marketingut të kompanisë Green Vegs do të zhvillohet duke përcaktuar
dhe pozicionuar kompanine afër bizneseve shënjestër/target, duke promovuar përfitimet dhe
propozim të veçantë për shitjen e produkteve të kësaj kompanie. Komponentet kryesore që
janë thelbësore për përcaktimin dhe përpilimin e planit të marketingut dhe strategjive do të
përshkruhen në pjesën në vijim

1. Klientët
Mitrovica është një qytet me 73,000 banorë, duke marrë parasysh edhe zonat afër ky numër
mund të rrumbullakësohet në 100 000. Shumica e këtyre banorëve janë të kombësisë
shqiptare, pjesa tjetër është e nacionalitetit serb dhe boshnjak. Green Vegs do t’u shërbejë
bizneseve që operojnë në zonën e Mitrovicës të cilat u shërbejnë banorëve dhe
konsumatorëve të Mitrovicës. Më konkretisht Green Vegs do të shesë në supermarkete,
dyqane ushqimore dhe restorante. Bizneset e identifikuara dhe të synuara që kjo kompani
synon t’u shërbejë janë ETC, Emona, BAMEX, QTA, Florenti, Vapiano, Restorant
"Vapiano", Restorant "Qetësia", Restorant "Ura", dyqanet e tjera ushqimore të vogla dhe
tregjet e gjelbra.

Green Vegs kërkon të tërheqë dhe të arrijë këta konsumatorë duke i përmbushur nevojat dhe
duke kënaqur konsumatorët përderisa merren në konsideratë dy grupe kyçe faktorësh. Green
Vegs kërkon përmbushjen e nevojave të konsumatorëve të mundshëm të saj duke u ofruar
atyre atributet e cilësisë të tilla si freskia, ngjyra, cilësia, pjekuria, dhe atributet me cilësi të
paprekshme të tilla si cilësia, sasia, qëndrueshmëria, disponueshmëria,teknikat e prodhimit të
cilat janë miqësore me mjedisin etj , e cila do të bëjë që produktet e kompanisë më tërheqëse
për konsumatorët në krahasim me produkte të ngjashme të tjera të ofruara nga fermerët e tjerë
(vendas ose të huaj).

2. Benefitet e Produkteve
Disponueshmëria e produkteve

Green Vegs do të ofrojë perime në një bazë të plotë vjetore për bizneset lokale. Sasia e
prodhuar e perimeve dhe distanca e shkurtër e transportit në raport me produktet e importuara

11
Plani i Biznesit

nga jashtë do të jenë faktorë kyç për disponueshmërinë dhe cilësinë e produkteve. Perimet do
të prodhohen gjatë sezonit të ftohtë gjitashtu. Konsumatorët do të jetë në gjendje për të blerë
perime të prodhuara në Kosovë, gjatë sezonit të dimrit për dallim nga blerja e perimeve të
importuara nga jashtë vendit të humbasin freskinë dhe shiten me çmime shumë më të larta.

Sasia e produkteve

Sasia e produkteve është një nga vecoritë me vlerë që bizneset të cilat blejnë nga bizneset e
tjera kërkojnë. Green Vegs do të prodhojë sasi të mjaftueshme të perimeve për të furnizuar
bizneset dhe për t’iu përgjigur kërkesës së konsumatorëve.

Shije natyrale

Perimet e prodhuara nga Green Vegs do të jenë të një cilësie të lartë në raport me perime të
tjera të ofruara në treg. Kjo do të arrihet duke punësuar njerëz që kanë njohuri dhe përvojë
për rritjen e perimeve në serra dhe që dinë se si të menaxhohen siç duhet temperaturat, tokës,
ventilimi dhe plehrave organike. Pëjashtimi i përdorimit të plehrave kimike bënë që perimet
të kenë shije natyrale

Freski

Sallata e gjelbër dhe spinaqi janë perime që kanë një kohë relativisht të shkurtër të maturimit
(mesatarisht 45 ditë), por edhe këto perime janë produkte që prishen, që do të thotë se
distancat e gjata të transportimit mund t’i dëmtojë këto zarzavate. Green Vegs do të mbjellë
këto zarzavate çdo dy muaj (45-50 ditë) dhe do t'ia shesë bizneseve dhe klientëve. Green
Vegs do të shmangë prodhimin e sasive ekstra të mëdha të perimeve muajt e parë, sepse këto
zarzavate do të akumulohen për shkak të mungesës së shitjeve (prandaj humbasin freskinë
dhe cilësinë e tyre).

Prodhuar në vend

Produktet e prodhuara në vend të ketë një ndikim pozitiv për sjelljen e konsumatorëve
(konsumatorët mbështesin bizneset lokale) dhe për ekonominë e vendit. Produktet e Green
Vegs do të prodhohen në Mitrovicë. Prodhimi brenda kufinjëve të do ulë nivelin e produkteve
të importuara nga jashtë dhe do të mbushur zbrazëtirat për këto produkte në treg .

12
Plani i Biznesit

3. Shitja dhe Distribuimi


Green Vegs do të përdorë një kanal të drejtpërdrejtë të shpërndarjes. Kompania do të përdorë
kamionë për shpërndarjen e perimeve te shitësit me pakicë dhe bizneset e tjera. Kamionët e
përdorur për transportin janë në pronësi të kompanisë dhe për arsye se në vitet e para
kompania do t’u shërbejë vetëm bizneseve të rajonit, procesi i shpërndarjes mund të
përfundojë brenda një dite.

4. Konkurrenca
Kosova është një treg ku një numër i konsideruëeshëm i perimeve janë të importuara nga
jashtë ndërsa disa të tjera kultivohen në Kosovë. Domatet importohen nga Turqia; trangujt
importohen nga Shqipëria, Greqia dhe Turqia; hudhra importohet nga Kina mirëpo kultivohet
edhe në Kosovë. Perimet tjeratë cilat shiten dhe kultivohen në Kosovë përfshijnë karrotat,
qepët, specat dhe lakrat. Zakonisht perimet e importuara nuk janë të sigurta në aspektin e
kualitetit, freskise dhe qëndrueshmërisë, ndërsa perimet e kultivuara dhe të rritura nga bujqit
kosovarë prodhohen duke përdorur mënyra klasike të prodhimit, procesi i prodhimit bëhet
zakonisht në mënyrë tradicionale duke e përjashtuar përdorimin e burimeve të ripërtritshme të
energjisë dhe të praktikave eko-miqësore. Green Vegs është një kompani që kërkon të sjellë
në treg perime të prodhuara lokalisht dhe të furnizojë tregun gjatë gjithë vitit, duke përdorur
teknika naturale dhe bio të prodhimit.

Gati cdo dyqan ushqimor në Mitrovicë ofron perime pavarësisht llojit dhe sasisë së tyre. Kjo
do të thotë që disponueshmëria e produkteve në industrinë në të cilën kompania do të operojë
është e lartë dhe kompanitë ekzistuese konkurrojnë ndaj jnëra tjetrës në një konkurrencë të
plotë.
Green Vegs ka konkurrentë të drejpërdrejtë dhe mund të dallojmë dy lloje konkurrentësh për
këtë kompani: importuesit dhe prodhuesit lokalë. Produktet e importuara zakonisht shiten
nëpër supermarkete dhe janë të disponueshme gjatë të gjithë sezoneve, mirëpo problemi me
këto produkte është kualiteti i tyre, shija dhe freskia e tyre. Perimet që janë të prodhuara
lokalisht shiten nëpër supermarkete, dyqane të vogla ushqimore dhe në markete rrugore.
Shumica e këtyre produkteve prodhohen vetëm gjatë sezonit të verës që do të thotë se
disadvantazhi i perimeve të prodhuara lokalisht është mungesa e disponueshmërisë gjatë
gjithë sezoneve.

13
Plani i Biznesit

Disadvantazhet e pëtyre produkteve të prodhuara loaklisht janë sasia e limituar dhe numri i
kufizuar i varieteteve, mungesa e higjienës dhe mospërmbushja e standardeve etj.
Përpos këtyre llojeve të konkurrentëve Green Vegs mund të identifikojë dy konkurrentë të
drejtpërdrejtë që operojnë në të njëtën mënyrë në aspektin e produkteve që ofrojnë. Këta
konkurrentë janë Agro Serra dhe Serra Gani Hajzeri. Që të dy këta kompetitorë kultivojnë
perime të ndryshme si lakër, domate dhe lule të ndryshme.

Faktorët Kompani Anët e Anët e Prodhuesit Importuesit Agro AgroCop


a Green forta dobëta lokalë Serra
Vegs
Disponeshmëri     
a e produkteve

Cmimi   

Kualiteti   

Besueshmëria  

Përvoja  

Reputacioni i   
kompanisë
Lokacioni   

Freskia   

Avantazhet dhe disavantazhet e GreenVegs dhe të konkurrentëve të kësaj kompanie do të


tregohen në tabelën e mëposhtmë që njëherit paraqet  pozicionimin konkurrues. Qëllimi i
pozicionimit konkurrues është vënia në pah anëve të forta dhe të dobëta, dhe të mmarrë
parasysh dobsësitë e konkurrentëve në treg për të mbushur zbrazëtirat dhe për të marrë masa
kundrejt rreziqeve që paraqiten si rezultat i dobësive të kompanisë.

Supermarketet do të referohen me emrin Kompania A, dyqanet ushqimore si Kompania B


dhe marketet rrugore si Kompania C.

14
Plani i Biznesit

Sipas tabelës të pozicionit konkurrues anët e forta të Green Vegs Përfshijnë


disponueshmërinë e produkteve, kualitetin, besueshmërinë, lokacionin dhe freskinë e
produkteve. Dobësitë e Green Vegs janë reputacioni i kompanisë, cmimi dhe mungesa e
përvojës. Prodhuesit lokalë kanë probleme me sezonalitetin e produkteve dhe kualitetin e
produkteve. Dobësitë e importuesve përfshijnë freskinë, lokacionin dhe kualitetin, sidoqoftë
importuesit ofrojnë produkte të besueshme dhe ofrojnë perime gjatë gjithë vitit.

Tabela 1. Pozicionimi konkurrues i kompanisë

Agro Serra është kompani që operon në treg që nga viti 1993, ka eksperiencë, produkte të
besueshme dhe ka reputacion; sidoqoftë cmimi dhe distanca janë disavantazhet e kësaj
kompanie në krahasim më Green Vegs që i shërben bizneseve të Mitrovicës.

Anët e forta të AgroCop janë lokacioni, kualiteti i produkteve, disponueshmëria mirëpo


cmimi i lartë i produkteve paraqet dobësi, arsye kjo për të cilën shitjet kanë rënë.

5. Pozicionimi, Publiciteti dhe Promocioni


Green Vegs është kompani B2B (biznes që u shërben bizneseve), ky fakt ndikon
drejtpërdrejtë në mënyrën e përcaktimit të promocionit për këtë kompani. Kjo kompani do të
përdorë forma të drejtpërdrejta të komunikimit me klientët e saj duke ju qasur atyre dhe duke
i informuar ata për ekzistencën e kompanisë në treg dhe për produktet që ofroj kjo kompani.
Më konkretisht, metodat e promocionit tëkompanisë Green Vegs përfshijnë vizita në
kompanitë që paraqesin klientë potencialë, takime dhe intervista. Pasi që kompania fillimisht
do t’u shërbejë bizneseve lokale pozicionimi në treg do të jetë më i lehtë sepse qendrat
operuese të bizneseve janë më afër njëra tjetrës.

6. Cmimet
Green Vegs është kompani që operon në konkurrencë të plotë. Kjo kompani do të shesë 2
lloje produktesh fillimisht: spinaq dhe sallatë të gjelbër. Cmimi për secilin produkt do të
përcaktohet nga kostoja e prodhimit dhecmimet në treg. Cmimi për një kilogram spinaq do të
jetë 0.5 euro fillimisht  ndërsa ne cerekun e vitit të dytë dhe të tretë për spinaqin do të
ndryshojë në 0.8euro për kilogram.
15
Plani i Biznesit

Cmimi për një copë sallatë të gjelbër është 0.40 euro dhe në cerekun katërt të vitit të dytë dhe
të tretë do të rritet ne 0.6 euro.

7. Strategjia
Green Vegs do të përdorë një strategji të thjeshtë për të tërhequr konsumatorët dhe për të
zgjeruar tregjet.
Kjo kompani fillimisht do t’u shërbejë bizneseve regjionale dhe do të fillojë të krijojë lidhje
të forta me kompanitë të cilave u shërben; në këtë mënyrë kompania do të krijojë reputacion
dhe goodëill mes klientëve të cilëve shërben si kompani e besueshme që ofron produkte të
kualitetit të lartë.
Kompania do te fillojë të rrisë gradualisht nivelin e prodhimit dhe të varieteteve që i ofron.
Pasi që Green Vegs të krijojë një bazë solide të biznesit do të fillojë tu shërbejë
konsumatorëve finalë/ indivividëve duke krijuar një treg të gjelbër ku perimet u shiten direkt
konsumatorëve finalë.

D. Lokacioni i Biznesit
Serrat e Green Vegs do të jenë të lokalizuara në Lubovec, një fshat afër Mitrovicës ku kushtet
klimatike janë optimale për këtë lloj të sipërmarrjes. Toka në pronësinë e kompanisë është 5
hektarë, në ktë tokë do të konstruktohen serrat me një kapacitet prej 500m2
Toka në këtë fshat ëshët e përshtatshme me kushte optimale sepse është e lokalizuar në një
zonë ku toka ka rrezatim optimal fakt ky që është fakt esencial për perimet që rriten në serra.

F. Rreziqet dhe mundësitë


Analiza SWOT

Strengths/Anët e forta Weaknesses/Dobësitë


 Kualiteti  Mungesa e eksperiencës
 Metodat e prodhimit të përdorura  Reputacioni i kompanisë
 Lokacioni  Cmimi
 Koha e shkurtë e distribuimit  Infrastruktura e kërkuar
 Disponueshmëria e produkteve  Kostot më të larta të prodhimit

16
Plani i Biznesit

Opportunities/Mundësitë Threats/Rreziqet
 Ndryshimet në teknologji  Hyrja e një firme të re në treg
 Rritja e niveleve të prodhimit  Recesion i mundshëm
 Mbështetja e qeverisë për bizneset  Ndryshimet klimatike
lokale  Kostot e ngritura të punës
 Fillimi i prodhimit të perimeve
tjera
Tabela 4. Analiza SWOT për kompaninë Green Vegs

Strengths/Përparësitë
Kualiteti
Green Vegs do të prodhojë perime të nja kualiteti të lartë në serra me mjedise të kontrolluara,
me përdorimin e energjisë diellore ku bujqit janë në gjendje të kontrollojnë temperaturat,
tokën bujqësore dhe ta pasurojnë atë me nutrientë të pasur.
Metodat e prodhimit të përdorura
Perimet do të kultivohen nëpër serra gjë që do t’i mundsojë kompanisë të furnizojë tregun me
perime gjatë tërë vitit dhe do t’ua bëjë të mundur kontrollimin e faktorëve të cilët janë
esencialë për prodhim si toka bujqësore, temperatura dhe ventilimi i ajrit.
Lokacioni
Biznesi do të jetë i lokalizuar në një vend ku kushtet janë optimalë për implemebtimin e kësaj
lloj sipërmarrjeje. Kompania do t’u shërbejë fillimisht bizneseve lokale dhe regjionale dhe
lokacioni i kompanisë do t’a favorizojë  pozitën e kompanisë dhe gatishmërinë e klientëve
për të blerë prej kësaj kompanie.
Koha e shkurtër e distribuimit
Green Vegs do të distribuojë produktet e saj duke përdorur kanale direkte të distribuimit dhe
duke përdorur kamionë transportues që janë në pronësi të kompanisë. Produktet mund të
dërgohen në vend brenda 2-3 orëve pas porosisë nga bizneset. Koha e shkurtër e distribuimit
mund të jetë esenciale për restaurantet.
Disponueshmëria e produkteve
Tregu i perimeve të Kosovës furnizohet me perime nga prodhuesit lokalë gjatë sezonit të
verës, por gjatë sezonit të dimrit vendi është i varur nga importet. Prodhimi i perimeve gjatë
sezonit të dimrit paraqet anë të fortë për kompaninë sepse kjo kompani do të jetë mes një
numri të limituar të kompanive që furnizojnë tregun me perime gjatë këtij sezoni dhe prandaj

17
Plani i Biznesit

kompania mund të komandojë me cmime më të larta në treg për shkak të kërkesës më të lartë
se oferta

Weaknesses/Dobësitë

Mungesa e eksperiencës

Green Vegs është kompani e re në treg. Mungesa eeksperiencës në tregun vendor dhe në
fushën e hortikulturës mund të jetë një dobësi për kompaninë dhe mund të qojë në marrjen e
vendimeve të gabuara

Reputacioni i kompanisë/Goodwill-i

Si kompanie re në treg, Green Vegs do të hasë në probleme të shumta në aspektin e


vetëdijësimit të konsumatorëve për kompaninë dhe krijimin e lidhjeve të forta me ta.

Cmimi

Green Vegs do të operojë në konkurrencë të plotë, strukturë e tregut kjo ky kompanitë nuk
komandojnë me cmime por i pranojnë cmimet, sepse cmimet përcaktohen vetëm në bazë të
relacionit ofertë-kërkesë. Kompania do të shesë produktet e saj me cmimet e njëjta si
konkurrentët e saj në treg, prandaj ndryshimi i sjelljes konsumatore të klientëve potencialë të
kompanisë mund të paraqesë dobësi për kompaninë.

Infrastruktura e kërkuar

Prodhimi i perimeve gjatë tërë vitit kërkon ndërtimin e serrave të sofistikuara të cilat duhet të
mirëmbahen rregullisht. Kjo gjë rrit kostot dhe shpenzimet e aktiviteteve operacionale të
kompanisë dhe prandaj paarqet dobësi.

Kostot e larta të prodhimit

Prodhimi i perimeve në serra ka kosto më të larta prodhimi për shkak të shpenzimeve të


mirëmbajtjes, ngrohjes dhe ventilimit, duke zvogëluar kështu profitin e kompanisë

Opportunities/Mundësitë

Ndryshimet teknologjike

Inovacionet në teknologji janë duke dodhur vazhdimisht dhe inovacione të tilla bëhen edhe
në fushën e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtritshme dhe energjine eficiente.

18
Plani i Biznesit

Kompania Green Vegs mund të adaptojë teknologji dhe teknika të reja për eficiencën e
energjisë në aspektin e reduktimit të kostove dhe rritjes së eficencës duke kontrolluar sistemet
e ngrohjes dhe ventilimit.

Rritja e prodhimit

Green Vegs do të fillojë me rritjen e nivelit të prodhimit të perimeve gradualisht, duke


plotësuar kështu zbrazëtirat në treg për perimet e prodhuara lokalisht dhe duke zvogëluar
nivelin e importeve.

Mbështetja qeveritare për bizneset lokale

Si një kompani e re, Green Vegs mund të pranojë ndihmë nga qeveria dhe institucionet tjera
publike lokale në aspektin e fitimit të granteve osë këshillave profesionale nga Ministria e
Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Asistenca e pranuar nga institucionet qeveritare mund të jetë
e përkohshme por do të ketë ndikim të madh pozitiv në kahjen dhe zhvillimin e kësaj
kompanie.

Fillimi i prodhimit të llojeve tjera të perimeve

NJë tjetër mundësi që Green Vegs mund të përdorë është prodhimi i llojeve tjera të perimeve
në varësi të mungesës së tyre në treg dhe ofertës nga kompanitë tjera.

Threats/Rreziqet

Hyrja e firmave të reja në treg

Hyrja e firmave të reja në treg paraqet rrezik për kompaninë sepse hyrja në këtë lloj sektori
është e lehtë pa ndonjë barrierë të konsiderueshme në aspektin ekonomik dhe politik. Hyrja
potenciale e kompanive të reja në treg mund të zvogëlojë përqindjen e tregut të cilës
kompania i shërben.

Recesion potencial

Është rrezik i mundshëm që nuk mund të parashikohet por që mund të sjellë humbje të mëdha
për kompaninë si rezultat i zvogëlimit të fuqisë blerëse së konsumatorëve dhe bizneseve.

Ndryshimet klimatike

19
Plani i Biznesit

Ndryshimet në klimë ose në temperatura (temperatura ekstreme) mund t’i shkaktojnë dëme të
konsiderueshme kompanisë në aspektin e ndaljes së prodhimit ose ngadalësim të këtij procesi
dhe niveleve të prodhimit.

Kostot e rritura të punës

Rritja e kostove të punës mund t’i shkaktojë kompanisë rritje të shpenzimeve në rroga ose
humbjen e mundshme të punëtorëve.

G. Menaxhmenti
Kompania do të menaxhohet nga pronarët të cilët do të mbikqyrin aktivitetet prodhuese dhe
operacionale të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Detyrat e pronarëve në kompani janë :

 Të mbikqyrin procesin e prodhimit


 Të kontaktojnë furnizuesit
 Të koordinojnë procesin e transportit
 Të kontaktojnë me konsulentë bujqësie
 Të regjistrojnë aktivitetet financiare

H. Personeli
Në tri vitet e para të biznesit Green Vegs do të punësojë dy punëtorë me orar të plotë. Një nga
punëtorët do të punojë në serrë dhe do të ketë për detyrë mbjelljen dhe kultivimin e perimeve.
Ky punëtor do të ketë kualifikimet përgjegjëse për këtë punë, do të ketë përvojë në fushën e
bujqësisë dhe do ketë njohuri mbi metodat e prodhimit të perimeve. Për këtë arsye kompania
do t’u drejtohet punëtorëve të cilët kanë studiuar në Fakultetin e Bujqësisë ose atë të
Inxhinierisë Ushqimore.

Punëtori tjetër do të jetë menaxher i shitjeve, dhe detyrat e ti do të jenë të kontaktojë klientët
dhe të sigurohet që porositë të mbërrijnë në kohë.

Rrogat e punëtorëve do të jenë 300 euro.

20
Plani i Biznesit

Kompania poashtu do të pranojë në punë praktikantë me përvojë në bujqësi në mënyrë që ata


të fitojnë përvojë dhe të ndajnë idetë e tyre në sektorin prodhues. Varësisht prej rritjes së
tregut dhe nivelit të perimeve të prodhuara, kompania do të punësojë më shumë punëtorë.

I. Aplikimi dhe efekti i pritur i kredisë


Kredia e kërkuar në bankë nga kredia do të përdoret për ndërtimin e serrës dhe për blerjen e
mjeteve të nevojshme. Kostoja e serrës është €10.000, kjo shumë parash kërkohet nga
kompania “Berisha Construction” për ndërtimin e serrës dhe instalimin e sistemit të ngrohjes
dhe ventilimit të ajrit. Pjesa tjetër e kredisë prej €2.000 do të përdoret për blerjen e mjeteve si
pompa uji, gjenerator, sterilizues, spërkatës, motokultivator, dhe mjete tjera më të vogla.

Shuma e parave e kërkuar në bankë është esenciale dhe e domosdoshme për fillimin e
biznesit dhe të aktiviteteve operuese.

Investimi i kapitalit të pronarit do të përdoret për shpenzime administrative.

SEKSIONI II. Plani i Prodhimit

A. Toka
Toka që do të përdoret për ndërtimin e serrave është e vendosur në Lubovec, një fshat afër
Mitrovicës. Toka është nën pronësinë e pronarit dhe mbulon një sipërfaqe prej 10 ari por
kompania fillimisht do të shfrytëzojë vetëm 6 ari. Toka në këtë zonë merr ndricim të
mjaftueshëm të diellit.

Toka e cila do të përdoret për kultivimin e perimeve do të ketë vlera optimale të pH prej 6.0 -
7.0 të cilat janë të përshtatshme për kultivimin e sallatës së gjelbër dhe spinaqit.

B. Ndërtimi i serrave
Serra do të ndërtohet nga kompania “Berisha Construction” për një cmim prej 10.000 eurosh
dhe do të ketë të instaluar sisteme të ngrohjes dhe të ujitjes. Serra do të mbulojë një sipërfaqe
prej 600m2.300m2 do të përdoren për mbjelljen e sallatës së gjelbër ndërsa 300m2 do të
përdoren për mbjelljen e spinaqit.

21
Plani i Biznesit

Orari i Prodhimit
Spinaqi dhe sallata e gjelbër kanë një kohë relativisht të shkurtër të maturimit prej rreth 30-45
ditësh, që do të thotë se perimet mund të korren cdo muaj ose cdo muaj e gjysmë.

Numri i bimëve për metër katror për sallatën e gjelbër do të jetë 20 ndërsa për spinaqin do të
jetë 150 bimë për metër katror. Një metër katror do të prodhojë 2.5 kilogramë spinaq dhe 4
kilogramë sallatë të gjelbër.

SEKSIONI III. Të Dhënat Financiare

A. Burimet dhe Aplikimi i Financimit


Kompania do të investojë 18.000 euro, 12.000 prej të cilave janë para të financuara nga marja
e kredisë ndërsa 6.000 euro janë investimi i pronarit. Kredia planifikohet të kthehet për një
periudhë tri vjecare.

Burimet e financimit
Kredia 12000
Kapitali 6000
Total 18000
   
Aplikimi i investimit  
Serra 10000
Mjetet 1170
Kapitali Punues 6830
   
Totali 18000
Tabela 4. Burimet dhe aplikimi i financimit

C. Bilanci Hyrës i Gjendjes


Green Vegs
1-Jan-2020
Bilanci Fillestar (ne €)  
Asetet     Detyrimet financiare  

22
Plani i Biznesit

Asetet e tanishme   Kapitali i pronarit  


Kesh € 6,000 Ekuiteti € 6,000
Totali Aseteve € 6,000 Totali i ekuitetit € 6,000
       
Asetet Fikse   Detyrimet afatshkurtera  
Serra € 10,000 Kredia € 12,000
Mjetet 2000    
Totali i Aseteve Fikse € 12,000 Totali € 12,000
       
Totali i Aseteve € 18,000 Total i detyrimeve € 18,000
       

Tabela 6. Bilanci hyrës i gjendjes

E. Projeksionet e te Ardhurave (Deklarimi i profitit dhe humbjeve)

Përmbledhja 3-vjecare e të hyrave


 
Viti 1 Viti 2 Viti 3
Te hyrat
Shitjet      
Shitjet e sallates se gjelber 19,200 21,600 21,600
Shitjet e spinaqit 1,875 2,500 2,700
Totali i shitjeve 21,075 23,600 24,300
Kostoja e materialit      
Farat e sallates se gjelber 100 100 100
Farat e spinaqit 100 100 100
Kostoja e prodhimit 200 200 200

23
Plani i Biznesit

Fitimi bruto 20,875 23,400 24,100


Shpenzimet operative      
Rryma 105 105 105
Uji 120 120 120
Rrogat 10800 10800 10,800
Taksat e pagave 540 540 540
Kostoja e transportit 1,200 1,200 1,200
Shpenz. e telefonit 180 180 180
Shpenz. e zhvleresimit 840 840 840
Pleherat 360 360 360
Pesticidet 120 120 120
Totali i shp. operative 14,260 14,265 14,265
Shpenzimet tjera      
Interesi 4,380 € 4,380 € 4,380 €
Totali i shpen. Tjera 4,380 € 4,380 € 4,380 €
Fitimi para taksave 2,235 4,755 5,455
Taksa 10% 475.55 475.5 546
Totali i taksave 475.55 475.5 546
Totali i shpenzimeve 19,139 19,121 19,191
Fitimi neto 1,737 4,280 4,910
Profiti i akumuluar -1,407 6,696 8,541
       

F. Projeksionet e Rrjedhës së Parasë

Përmbledhja 3-vjecare e rrjedhës së parasë


  Viti 1 Viti 2 Viti3
Keshi i pranuar      
Te hyrat nga shitjet 21,075 23,600 22,350

Te hyrat nga burimet tjera 18,000 0  

Totali keshit te pranuar 39,075 23,600 22,350


Keshi i paguar      
Kostoja e materialeve 200 200 200
Transporti 1200 1,200 1,200

Telefoni 180 180 180

Shpenzime te perziera - 0 0

Taksat 2,108 2,360 2,235


Pagesa e kredise 4380 4380 4380

24
Plani i Biznesit

Mjetet 12,000 0 0

Sherbimet komunale 225 225 225

Rrogat 10,800 10,800 10,800

Taksat e pagesave 540 540 540


Plehrat 360 360 360

Pesticidet 120 120 120

Furnizimet e zyres - 0 0
Total i keshit te paguar 32,113 20,365 20,240
       

Bilanci hyres i keshit - 6,963 10,198

Plus keshi i pranuar 39,075 23,600 22,350

Minus keshi i paguar 32,113 20,365 20,240

Total=bilanci i ri i keshit 6,963 10,198 12,308

D. Lista e referencave
 “The Business Planning Guide”. David H. Bangs, JR, 2010 (6 th edition).Creating a
Ëinning Plan for Success.
 “The Market Planning Guide”. David H. Bangs, JR, 2010. (6 th edition). Creating a
Plan to successfully market your business, product, or service.
 The influence of fertilization on the quality of spinach at various light intensities,
Zimmerman, H., Symposium on Vegetable Groëing under Glass,
http://ëëë.actahort.org/books/4/4_17.htm
 Kultivimi i sallates jeshile, spinaqit dhe karotes, Programi per mmbeshtetjen e
zhvillimit te bujqesise ne zones patos-Marinez, http://keshilluesibujqesor.al/?p=2620

25
Plani i Biznesit

 Market Analysis of Hypodonic lettuce in the Nashville Region, Huang, M., Li, M.,
Ëalters, J., Rutter, J., Ëiëattarangkul, 2002,
http://agdistance.ag.utk.edu/AGEC550/Ëebpage/lettuce.pdf
 Greenhouse-groën Lettuce and Greens, 2006, University of Kentucky-College of
Agriculture, http://ëëë.hort.vt.edu/ghvegetables/documents/Leafy%20Greens/GH-
groën%20Lettuce%20and%20Greens_UnivKentucky_2006.pdf
 Mision per prodhimin e integruar te perimeve ne serra, 2012, Pasko, P., Initiative for
Agricultural Development of Kosovo, http://ëëë.iadk.org/Portals/0/Raport_
%20Prodhimtari%20e%20Integruar%20t%C3%AB%20perimeve%20n%C3%AB
%20serra.pdf
 Statistikat e Bujqesise dhe Mjedisit, 2013, Kosovo Agency of Statistics, http://ask.rks-
gov.net/dmdocuments/Anketa%20e%20Ekonomive%20Shtepiake%20Bujqesore
%202013.pdf
 Market Analysis for vegetables produced in Kosovo, 2011, KDC, http://ëëë.kdc-
kosova.org/Uploads/Files/201206061420370.ANALIZA-ALB..PDF
 Kosovo Horticulture Trade Balance Report 2007-2011, Helvetas, http://helvetas-
ks.org/HPK/documentation/marketing/Market%20studies/TradeBalanceReport2011-
ENG-Ëeb.pdf
 Program for Agriculture and rural Development, 2013, Ministry of Agriculture,
Forestry and Rural Development, http://ëëë.mbpzhr-
ks.net/documents/668269_pzhr_2013.pdf
 Perimtaria ne mjedise te mbrojtura, 2011, DANIDA, https://ëëë.google.com/url?
sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=ëeb&cd=9&cad=rja&uact=8&ved=0CFoQFjAI&url
=http%3A%2F%2Fëëë.masht-gov.net%2FadvCms%2Fdocuments%2FKultivimi
%2520i%2520bimeve%2520perimore%2520ne%2520mjedise%2520te
%2520mbrojtura.pdf&ei=hQbcVIesL8bvOZu8gagM&usg=AFQjCNEX39u3t4Eh_F
Og7uËZyXizM8Buië

26

You might also like