Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Kulla e sahatit dhe xhamia

Kulla e sahatit dhe xhamia janë dy objekte të vjetra që të mirëpresin në qendër të qytetit të Peqinit. Jo
rrallë, këto dy objekte i gjen pranë njëri-tjetrit në shumë qytete të tjera dhe historia e tyre shpesh
gërshetohet nga ndërtimi e deri në ditët e sotme. Peqini ka një histori të lashtë  që dokumentohet me
kalanë e Klaudjanës, gjurmët e Via Egnatia dhe objekte të tjera mjaft të rëndësishme që dokumentojnë
historinë e zhvillimit të qytetërimit. Ky qytet ka edhe legjenda, të cilat gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen
dhe e bëjnë këtë vend të mistershëm dhe të veçantë.

Shumëkush mund të ketë dëgjuar për legjendën se në një nga xhamitë e dikurshme të Peqinit është
mbajtur fija e flokut e profetit Muhamed. Thuhet se kjo nuk është legjendë por një e vërtetë e
dokumentuar edhe në arkivat osmane. Fija e flokut e profetit, tërhiqte shumë njerëz që vinin nga larg në
atë xhami. Ai shprehet se Peqini ka qenë me besim njëqind për qind mysliman dhe fakti që kishte fijen e
flokut të Profetit e bënte akoma edhe më tërheqës. Askush nuk e di se nga ka ardhur kjo fije floku, por
sipas tij ka qenë pashai i Peqinit, Abdurrahman Bonati, ai që ka ndërtuar edhe një prej xhamive më të
vjetra të këtij qyteti që mendohet ta ketë sjellë në këtë qytet.

“Në kalanë e Peqinit ka qenë edhe xhamia më e vjetër e Shqipërisë. Në këtë xhami është ruajtur edhe
kutia me fijen e flokut të profetit Muhamed. Kjo xhami ka qenë e vizitueshme nga shumë besimtarë që
vinin prej krahinave të ndryshme si nga Maqedonia, Kosova, Turqia, etj.”.

Sa i përket vendndodhjes së kutisë në ditët e sotme, thone se kanë arritur afër gjetjes së saj dhe kthimit
në xhaminë e Peqinit. “Kjo kuti ka qenë në xhaminë e Peqinit deri në vitin 1967 dhe mendohet se e ka
marrë një imam që ka shërbyer në Peqin. Shpresojmë që kjo kuti t’i kthehet sërish xhamisë së qytetit të
Peqinit. Nga kërkimet që kemi bërë rezulton se është në Lushnje dhe do të bëjmë përpjekje që kutia të
kthehet në vendin e saj dhe Peqini të kthehet në shkëlqimin e dikurshëm”.

Peqini ka një histori mjaft interesante sa i përket respektimit të besimit islam. Në kodrën më të lartë, që
sot njihet si “Kodra e topit” ishte vendosur një top që përdorej gjatë muajit Ramazan për hapjen e iftarit
dhe përfundimin e syfyrit. Thirrja e ezanit në minare dhe oshëtima e topit dëgjoheshin jo vetëm në Peqin
por edhe në fshatrat përreth qytetit. Me ndalimin e fesë nga regjimi komunist u hoq edhe ky top.

Punoi:Ledjon Koshi

You might also like