Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

PROJEKT

TEMA: LETERSIA E VJETER SHQIPTARE

LENDA: GJUHE SHQIPE

PUNOI: SONJA VRETO

PRANOI: LORENA SHEHAJ

Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga
osmanët, pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë
feudale e gjith kjo u zhvillua në mesjetë. Duke u nisur nga qëllimet atdhetare,
shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike.

Letërsia e vjetër shqipe ndahet ne tri periudha:

Letërsia e Humanizmit - me përfaqësues kryesor Marin Barletit.

Letërsia Filobiblike - me përfaqësues Pjeter Budin, Pjeter Bogdani, Frang


Bardhi.

Letërsia e Bejtexhinjve - me përfaqësues Muhamet Kyçyku, Nezim Berati.

Veprat
Vepra e kësaj periudhe janë në përgjithësi didaktike is p.sh. Fjalori latinisht-shqip i
F.Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit . Madje kishte edhe krijime tërësisht laike
si ndonjë poezi e Budit , shume vjersha të bejtexhinjve etj.

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore,
me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë
gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta.

Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i
shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut,
botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i
letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe
më parë.

Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin


Barletit, botuar rreth viteve 1508-1510 .

Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në


shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari, në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në
gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të


Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan,
Gjirokastër dhe Janinë.

Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky


prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të
fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të
këtyre anëve.
Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770 ishte një qytet i begatshëm me
rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit.
Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to
edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e re, e ngritur nga
Bushatllinjtë e Shkodrës.

Kishte, gjithashtu, një bibliotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën.
Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në
kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Shkrimtarët
Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Teodor Kavalioti nga Voskopoja (sh.
XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk. XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë
e shekullit XVIII), trimi suliot Marko Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj.

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh
ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin, ndaj dhe në shkrimet e
tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i
Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe
alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e
gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.

Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të


XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me
përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja, Nezim Frakulla nga Berati,
Zenel Bastari nga Tirana, Muhamet Çami nga Konispoli, Dalip Frashëri, Shahin
Frashëri nga Frashëri, Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci nga Shkodra etj.

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia


arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së
Skënderbeut.

Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri në ditët
tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-
1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-
1769); Gjergji Guxeta (1682-1756).

Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës


(shek. XVIII), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe
cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët
arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada, Dhimitër Kamarda, Gavril Dara i Riu,
Zef Skiroi, Anton Santori, Nikolla Keta, Zef Serembe etj.).

Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash,


rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është
shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e
kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për
gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.
Humanizmi dhe nacionalja
Si kudo në Evropë,Humanizmi në Shqipëri u zhvillua nën ndikimin e Humanzmit
Italian.Veçori themelore e humanizmit shqiptar ishte qëndresa shqiptare kundër
turqve për ruajtjen e mëvetësisë jetësore dhe kulturore.Kjo u simbolizua
nëpërmjet figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Krijuesit shqiptar si Segoni,Barleti,Beçikemi,Frëngu etj.,në shkrimet e tyre ngrinin
lart lirinë e njeriut,të atdheut,vlerat morale e shpirtërore të popullit.Të gjitha
këto vlera i projektuan në figurën e

Skëndereut.Kjo duket te vepra e Marin Segonit "Tregim mbi Gjergj


Kastriotin"(1440-1485); te vepra e Marin Barletit "Historia e jetës dhe veprave të
Skënderbeut" (1508-1510);te vepra e Dhimitër Frëngut "Komentar i çështjeve të
turqëve dhe të z.Gjergj Kastrioti,princ i Epirit"(1539) etj.
Këta humanist shqiptarë i përkasin kryesisht elitës kulturore të shqiptarëve,që ikën
nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut dhe u vendosën në Itali,në Venedik.Ata
krijuan një shkrimtari,letërsi heroike,që do të bëhet më pas modeli fillestar i
letërsisë shqiptare.
Në letërsinë e këtyre vjershëtarëve shfaqet për herë të parë autori jo vetëm si
shenjë e tekstit,por si subjekt krijues,si krijues i treguar dhe i shkrirë në shkrimin
letrar,që ngjanjëherë kalon në nivelin e tepruar të vetëlavdërimit si te
Nezimi(Divani).Pra,në këtë letërsi ështe e formuar vetëdija e autorit për krijimin
letrar,një vetëdije që përsëritet e këndohet edhe në tekstn e veprave të tyre.

Kultura e krishterë
Kultura e Lindjes
Në shekullin XVIII një prodhim të veçante letrar në shqip e bëjnë autorët e
qendrave jugore të Shqipërisë.Këta autorë:

Janë letrarë,sepse nuk shkruajnë tekste të caktuara për qëllime të tjera ;

Janë laikë,sepse krijojnë një letërsi laike qytetare.

You might also like