Indet Bimore

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

INDET BIMORE

Shumë bimë të ulëta trupin e kanë të ndërtuar vetëm prej një qelize. Te këto bimë të gjitha
funksionet jetësore i kryen një qelizë. Organizimi i bimëve ka shkuar drejt jetës në formë
kolonie, ku qelizat pas ndarjes nuk largohen, por mbeten të bashkuara në lidhje të dobët ose
të fortë. Shumë bimë të ulëta dhe të gjitha bimët e larta kanë trup shumëqelizor. Qelizat e
këtyre bimëve kanë formë, ndërtim dhe funksion të shumëllojshëm. Bashkimi i qelizave që
ngjajnë nga pamja e jashtme, që kanë të njëjtin ndërtim, të njëjtin funksion e të njëjtën
origjinë quhet IND.

Indet ndahen në dy grupe :

1. Inde krijuese (meristematike), qelizat e të cilëve, duke u ndarë e diferencuar, japin


material për krijimin e indeve të tjera.
2. Inde të rritura ose përfundimtare,qelizat e të cilave e kanë humbur aftësinë ndarëse
dhe e marrin formën përfundimtare në varësi të funksionit që kryejnë.

Organizimi i kolonisë te algat

INDET KRIJUESE

Sipas origjinës ndahen në : inde krijuese (meristema) të para dhe inde krijuese
(meristema) të dyta. Indet krijuese të para ndodhen në majen e kërcellit dhe të rrënjës.
Qelizat e majës së pikes rritëse duke u ndarë japin vazhdimisht qeliza të reja. Qelizat e
reja diferencohen në inde të ndryshme përfundimtare , që japin ndërtimin e pare anatomik
të kërcellit dhe bëjnë rritjen në gjatësi të kërcellit dhe rrënjës.
Këto inde janë të ndieshme, andaj në majënn e kërcellit janë të
mbrojtura nga gjethzet e sythit, ndërsa në rrënjë nga kësula e rrënjës.
Indet krijuese ndodhen edhe në nyjet e disa bimëve që kanë rëndësi të
madhe për zhvillimin e bimëve në gjatësi, sidomos në zhvillimin e
bimëve njëvjeçare, të cilat për një kohë të shkurtër duhet të kryejnë
rritjen dhe të lulëzojnë e të japin fryt.Indet krijuese të dyta (kambiumi
dhe felogjeni) dallojnë nag të parat për nga origjina , dhe mënyra e
ndarjes së qelizavepër të dhënë qeliza të reja. Veprimtaria e indeve
krijuese të dyta vazhdon gjatë tërë jetës së bimëve. Bimët bëjnë trashjen
e organeve të tyre )rrënjës dhe kërcellit) duke formuar ndërtimin e dytë
të tyre . Këto inde ndodhen në rrënjën e kërcelllit të bimëve
farëzhveshura dhe në bimët dikotiledone të farëveshurave.. Myshqet, fiernat dhe
monokotiledonet janë pa to.

INDET PËRFUNDIMTARE

Qelizat e indeve përfundimtare e kanë humbur vetinë ndarëse. Në bazë të funksionit indet
përfundimtare ndahen në :

1. Inde mbrojtëse (mbuluese),


2. Inde parenkimore ( themelore),
3. Inde mekanike (mbështetëse),
4. Inde përçuese (transportuese),
5. Inde sekretore (tahitëse).
1.Indet mbrojtëse (mbuluese) : gjenden në sipërfaqen e trupit bimor dhe janë në
kontakt te drejperdrejte me te gjtiha ndikimet e mjedisit te jashtem,ne te cilin jeton bima.
Ato mbrojne bimen nga avullimi i tepert, ndryshimet e medha te temperatures,depertimi i
paraziteve,demtimet e ndryshme etj. Ato janë : epiderma dhe tapa

Epiderma perfaqeson indin mbrojtes te ekrcellit dhe te gjetheve.


Perbehet nga nje shtrese e vetme e qelizave. Ne disa lloje te
vendeve me klime te ngrohte perbehet nga tri ose me shume
shtresa. Qelizat e epidermis jane te gjalla, te puthitura ndermjet
tyre,pa hapesira nderqelizore.Shiko qelizat epidermike te gjethit
ne figuren ne anen e majte.

Epiderma

2. Inde parenkimore ( themelore): ndodhen ne mes te indeve tjera. Keto inde


kane funksione te caktuara varesisht prej vendit qe zene ne trupin e bimes. P.sh., ne gjethe
kryejne funksionin e fotosintezes sepse ne qelizat e tyre ndodhen kloroplastet. Tek
frytet,farat,kercelli,zhardhoku,bulba,rizomi dhe rrenja sherben per rezervim te lendeve
ushqyese. Ne gjethe dhe kercell te bimeve kaktusore te vendeve te thata sherben per
rezervim te ujit.

3.Inde mekanike (mbështetëse) : i japin bimes force dhe elasticitet. Ato jane tri
llojesh : kolenkima,sklerenkima dhe sklereidet. Kercejt e disa bimeve si ato te thekres,qe
jane 400 here me te gjata se sa te gjera dhe ne maje mbajne kallirin plot me drithera nga
era perkulen aq shume, sa kalliri e prek token. Pasi te dnalet era, kercelli ka aftesine te
drejtohet ne saje te forces dhe elasticitetit qe kane indet mekanike.

4. Indet përçuese (transportuese) :sherbejne per perçuarjen e ujit dhe lendeve


minderale dhe organike te tretura ne te. Jane indet me te persosura nga te gjitha indet e
tjera. Indet përçuese jane te ndertuara ne ate menyreqe gjate levizjes se ujit me lendet e
tretura ne te te mos kete pengesa , perkundrazi te lehtesojne kalimin e tyre. Qelizat e
ketyre indeve jane te gjata ne forme gypash dhe quhen ene perquese. Enet perquese jane
dy llojesh : ksilema që sherben per përçuarjen e ujit me lendet minerale dhe floema per
përçuarjen e ujit me lendet organike.

5. Inde sekretore (tahitëse) : kryejnë funksione te rendesishme biologjike dhe


ekonomike. Dallojme indet sekretore te jashtme dhe te brendshme. Indet sekretore te jashtme
ndodhen ne epidermen e kercellit, te gjetheve, petaleve,qimeve dhe gjendrrave
sekretore.Qelizat e ketyre indeve jane me te medha sesa te tjerat. Psh. sepalet e trendafilit ne
epidermen e tyre kane qeliza qe jane me te medha sesa te tjerat, te cilat sekretojne vajra e qe
keto bime i bejne aromatike.

Figurat në të majtë sipas


radhitjes:

1.Indi parenkimor

2. Indet mekanike ( Kolenkima)

3. Indet mekanike (Sklerenkima)

4. Indet përçuese (Ksilema)

5. Indet përçuese(Floema)

Pyetje :

1. Definoni çka nënkuptojmë me ind. Punim për dosje : - Vizatoni dhe ngjyrosni Indet
bimore te paraqitura ne foto, ne nje flete te
2. Radhitni indet ne bazë të origjinës.
bardhe A4, ose paraqitni ne flete me ane te
3. Ku ndodhen indet krijuese? materialeve te ndryshme.
4. Emërto indet e rritura.
5. Përshkruaj rolin e indit mbrojtës.
6. Arsyeto pse bima e thekrës mund të ngritet në pozitë vertikale pas përkuljes së saj deri
në tokë?

ORGANET BIMORE

Një organ bimor është i ndërtuar prej disa indesh. Çdo ind ka ndërtimin dhe funksionin e vet,
por të gjitha së bashku veprojnë sinjë tërësi e pandarë dhe kryejnë funksione të caktuara, që
janë tipike për atë organ. Kështu, rrënja është një organ i përbërë prej disa indesh, por të
gjitha së bashku ndihmojnë në përforcimin e bimës për truall, marrjen e ujit e të lëndëve
minerale dhe bartjen e tyre në organe tjera të bimës si në kërcell, gjethe ,lule,fryte.

KËRCELLI – të gjitha bimët e larta kanë kërcell. Ai është ndër organet më të rëndësishme
vegjetative të atyre bimëve. Në kërcell formohen dhe vendosen gjethet, lulet dhe
frytet.Vendet ku dalin gjethet quhen nyje të kërcellit, ndërsa hapësirat e kërcellit ndërmjet
nyjeve quhen ndërnyje. Kërcelli shërben për qarkullimin e ujit dhe lëndëve minerale nga
rrënja deri te pjesët e tjera, si dhe për qarkullimin e lëndëve ushqimore (organike). Ai shërben
edhe si organ për grumbullimin e lëndëve ushqyese reserve ose të ujit. Në kërcellin e bimëve
barishtore si dhe në degët e reja të drunjëve kryhet procesi i fotosintezes. Kërcelli eshte
organi I vetem ne te cilin zhvillohen sythat. Prej sythave formohen bisqet. Sythat formohen
ne pranvere, ne vjeshte hyjne ne periudhen e qetesise dhe zhvilllohen ne pranveren e vitit te
ardhshem duke dhene bisqe. Sythat mund te jene gjethor-qe e mundesojne gjethezimin e
kercellit , ose sytha lulore- qe japin lulet ose lulesat. Kercelli ka forme te ndryshme si psh.
forme rrethi, katerkendeshi, trkendeshi te shtypur etj. Ai ka edhe madhesi te ndryshme psh te
myshqet arrine madhesine deri ne disa cm, ai I drurit te ahut deri ne 30m, ekualiptet e
Australise deri ne 150m etj. Ne baze te forms,madhesise dhe ndertimit bimet ndahen në:

1. Bime drunore- kane nje kercell qe dallohet qarte dhe qe degezohet ne nje lartesi te
caktuar nga siperfaqja e tokes.Lartesia e tyre eshte e madhe.Kercelli i ketyre bimeve
zkaonisht ka ngjyre te murrme.
2. Bime shkurrore- dallohen nga drunore se iu mungon kercelli kryesor dhe degezimi
fillon prane siperfaqes se tokes. Lartesia e tyre nuk kalon 6 m. Ketu futen edhe
gjysmeshkurret qe jane midis shkurreve dhe bimeve barishtore.
3. Bime barishore – kercelli i tyre eshte i bute, i gjelber dhe pa kambium. Kercelli i
shume bimeve barishtore quhet kashte,pasi palca eshte shkaterruar dhe kercelli eshtei
zbrazet. Mund te jene : njevjeçare, dyvjeçare dhe shumevjeçare.

A. Bimet barishtore njëvjeçare – ne fund te periudhes vegjetative thahen


plotesisht.Ketu hyjne shume bime te egra dhe te kultivuara si misri,gruri,duhani
etj.
B. Bime barishtore dyvjeçare - ne vitin e pare te rrenjes zhvilojnerrenjen,kercellin
dhe gjethet, ndersa ne pjeset nentokesore grumbullohen lendet ushqyese reserve
si psh. rrepa,karota,panxhari.Ne pranveren e vitit te dyte bima jep kercellin lulor
dhe pas frytifikimit thahet plotesisht.
C. Bimet barishtore shumëvjeçare – pjesa mbitokesore e bimes thahet çdo vit dhe
ripërtrihet pranveren e vitit te ardhshem nga sistemi rrenjor I cili jeton nje kohe
shume te gjate.

1. Bima drunore
2. Bima barishore
3. Bima shkurrore

RRËNJA - eshte organ vegjetativ i fierit dhe i bimeve me fare. Ajo gjate zhvillimit te
botes bimore eshte shfaqur vone si rrjedhoje e kalimit te bimeve nga mjedisi ujore ne
ate tokesore. Te bimet e uleta funksionin e rrenjes e luajne zgjatimet e quajtura rizoide
me ndertim shume me te thjeshte sesa rrenjet e verteta. Me ane te rrenjeve bimet
perforcohen per trualli (toke), i marrin nga toka ujin, materiet minerale te tretura ne te
si dhe materiet organike te cilat i transporton pastaj permes kercellit ne gjethe.Te disa
bime , si psh. te karrota, rrenja sherben edhe per rezervimin apo deponimin e
materieve ushqyese .

Ne baze te funksionit dhe pamjes se jashtme dallohen :

1. Rrenja kryesore – ka forme te zgjatur,shtrirje vertikale dhe deperton thelle ne


toke. Zhvillimi i saj te bimet e ndryshme kushtezohet nga lloji i tokes ku ajo
zhvillohet. Te llojet e ndryshme te dritherave rrenja kryesore zhvillohet nje kohe
te shkurter e pastaj zevendesohet nga rrenjet anesore.
2. Rrenja anesore - dalin nga rrenja kryesore.
3. Rrenja mitake - kur rrenja kryesore ose ato anesore mungojne ose nuk zhvillohen
mire, rrenejt mitake i zevendesojne ato , i hasim te misri dhe bimet e tjera.

Rrenjet mund te kene forma te ndryshme :

a. Boshtore- e ka boshtin e forte qendror dhe deget e holla. Si psh. te


bredhi,pisha,jonxha etj.
b. Konike – shume e trashe ne krahasim me deget penjezore ku edhe eshte i
depozituar ushqimi rezerve.
c. Xhufkore - te dritherat,qepa etj.
d. Rrepore - ka forme sferike dhe dege penjezore psh , panxhari,rrepa etj.
GJETHET - jane organe vegjetative mbitokesore me rritje te kufizuar. Ato formohet nga
indi krijues nga i cili formohet edhe kercelli. Forma dhe madhesi e tyre eshte e ndryshme.
Gjethi ka rendesi te madhe ,sepse ne te kryhen tri proceset themeore: fotosinteza,frymemarrja
dhe transpirimi.Gjithashtu gjethet e shume bimeve kane rendesi te madhe mjekesore dhe
gjejne perdorim ne industrine farmaceutike.

Pjeset e gjethit jane :

Këllëfi- pjesa e bishtit qe e mbeshtet per kercell ose per dege.

Bishti – lidh llapen me kercellin. Sherben per mbajtjen e llapes si dhe perquarjen e ujit dhe
lendeve tjera nga kercelli ne gjeth dhe anasjelltas. Te rrallla jane gjethet pa bisht si psh.
gjethet e karafilit.

Llapa – perbehet nga faqja e eperme dhe e poshtme.Aty kalojne shume dej, ku gjenden tufat
perquese.Te gjithe dejte paraqesin dellezimin .Gjethet me vetem nje llape quhen te thjeshta
kurse ato me me shume quhen te perbera.
LULJA - organ riprodhues

Eshte bisk i shkurter, i padegezuar,me rritje te kufizuar,gjethet e se ciles jane ndryshuar ne


organe seksuale me ndihmese per te kryeer funskionin e riprodhimit. Heret nga pranvere nga
sythat lulore zhvillohet lulja. Lulja mbahet ne dege me ane te bishtit. Pjesa e siperme e
zgjeruar quhet shtrati i lules. Marrim shembull lulen e qershisë : mbi shtratin e lules gjenden
pjeset e lules: kupa e perbere nga 5 nenpetale(sepale) te blerta. Keto e mbrojne lulen para
lulezimit derisa akoma eshte syth, pastaj kurora e cila perbehet nga 5 petale te bardha te cilat
jane me te medha se nenpetalet. Ne qendren e lules gjenden dy lloj organesh seksuale : theket
dhe pistili. Çdo thek eshte i ndertuar nga filli dhe dy qese polenmbajtese te mbushura me
kokrrrat e polenit qe quhen antera . Kurse pistili perbehet nga vezorja, shtylleza dhe kreza.Ne
vezore gjendet ovula . Mbas lulezimit vezorja shenderrohet ne frut kurse ovula ne fare.Te
lulja e qershise theket dhe psitili gjenden ne te njejten lule , keto lule quhen hermafrodite ose
dyseksore. Kurse bimet te cilat pistili dhe theket nuk gjenden ne te njejten lule quhen
njeseksore si psh lulet e shegut,plepit,kallirit etj.
1. PETALET
2. FILLI
3. ANTERA THEKËT
4. KREZA
5. SHTYLLËZA
6. VEZORJA
7. OVULA
8. PISTILI

SEPALET

SHTRATI I LULES

BISHTI

LULJA E QERSHISË – LULE DYSEKSORE


LULJA E PLEPIT

MAJTAS : FEMËRORE , DJATHTAS - MASHKULLORE

FRYTET – qe formohen nga pistili quhen fryte te thjeshta kurse frytet qe formohen nga disa
pistile te bashkuara quhen fryte te perbera. Frytet ndahen ne ;
1. Fryte te thata – te cilat mund te jene çahese si lajthia, dushku,panja dhe joçahese si
kapsolla, bishtaja ,silika etj.

2.Frytet me tul – jane rrushk kur mbeshtjellesi i jashtem(ekzokarpi) eshte lekuror kurse
shtresa e mesme(mezokarpi) dhe e brendshme(endokarpi) jane mishtake apo me lenge si psh
fryti i domates, patates,rrushi etj. Ekziston nje tip tjeter i frytit rrushk ku mbeshtjellesi i
jashtem eshte shume i forte siq eshte te shalqiri,pjepri,kungulli etj. Fryti rrushk mund te jete
edhe me me mbeshtjelles (epikarp) te holle dhe te forte, mezokarp te thate si sfungjer ndersa
endokarp te lenget si psh te portokalli,limoni,mandarina etj.
3.Frytet berthokla : fryte me berthame ose shumefareshe. Epikarpi eshte si cipe e
holle,mezokarpi mishtak e me leng, ndersa endokarpi i drunjte si psh te ulliri,pjeshka,thana,
etj.

4.Frytet e rreme ; mund te jene te thjeshta dhe te perbera .Te thjeshtat formohen nga nje
pistil dhe pjese te tjera te lules si kurora,kupa dhe shtrati i lules si psh molla,dardha etj, kurse
te perbera eshte psh luleshtrydhja ku pjesa e mishte formohet nga shtrati i lules, kurse nga
pistili formohen fryte te vogla qe shperndahen ne siperfaqe.
Pyetje dhe detyra :

1. Listo organet bimore?


2. Cilat janë funksionet e rrenjes ?
3. Si ndahen rrenjet per nga forma, jep shembuj te bimet e ndryshme se çfare forme i
kane rrenjet.
4. Cilat jane funksionet e gjetheve?
5. Cilat jane pjeset e lules?
6. Çka jane lulet dyseksore, jep shembuj se cilat bime kane lule dyseksore.
7. Numëro disa fryte te thata çahëse.
8. Numëro disa fryte bërthokël.

Punim per dosje: Ne nje flete A4 vizato dhe ngjyros (paraqit sa me bukur ), ndamas :
1. Vizato gjethen me te gjitha pjesët përbërëse të saj.
2. Vizato lulen me te gjitha pjesët përbërëse të saj.
3. Vizato format e ndryshme te rrenjeve te bimet.
4. Vizato forma te ndryshme te fryteve : bërthokël, rrushk, te thata çahese dhe
joçahese,te rreme te thjeshta dhe te perbera.

P.S. Pikat e mësipërme mund edhe të mos vizatohen por te paraqiten me materiale te
ndryshme si karton,plasteline apo forma tjera.

You might also like