Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

MODELET E FJALIVE ME FOLJE TRIVALENTE

ABSTRAKT

Në këtë punim përshkruhen dhe analizohen modelet strukturore të fjalive me folje trivalente në
gjuhën shqipe. Për ta bërë këtë hulumtim janë analizuar foljet jap, dorëzoj, blej, çoj, shpie, sjell,
lë, vendos dhe them. Foljet e dhëna janë analizuar në rastet kur janë përdorur si folje trivalente
dhe nga analiza e bërë janë nxjerrë modelet tipike strukturore të fjalive në të cilat realizohen ato.
Gjetjet tregojnë se foljet me numër të njëjtë të valencave, por që u takojnë tipave të ndryshëm
semantikë, seleksionojnë lloje të ndryshme të komplementëve. Prandaj, foljet e mësipërme janë
klasifikuar në katër tipa semantikë foljesh dhe varësisht nga tipi i foljes janë përshkruar edhe
komplementët e tyre. Përshkrimi i komplementëve është bërë sipas funksioneve gramatikore,
sipas kategorive sintagmatike me të cilat realizohen dhe sipas roleve semantike që i bartin.

Fjalët kyçe: folje trivalente, komplementë, tipa semantikë të foljeve, modele fjalish.

You might also like