Teza Provimi (Fizika I) - 1 PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Grupi A

11.. Pozicioni i një objekti lidhet me kohën me anë të ekuacionit x  A t 2  B t  C , ku A  8 m s 2 ,


B  6 m s dhe C  4 m . Të gjenden shpejtësia dhe nxitimi i çastit në funksion të kohës. [10 pikë]

22.. Dy objekte janë lidhur me anë të një litari pa masë dhe të


pazgjatshëm (shih figurën). Rrafshi i pjerrët dhe rrotulla janë pa
fërkim. Të gjendet nxitimi i objekteve dhe tensioni në litar, në qoftë
se   30 o dhe m1  m2  5 kg . [12 pikë]

33.. Sistemi i paraqitur në figurë lëshohet nga prehja. Trupi me masë


30 kg ndodhet 2 m mbi platformë. Rrotulla është një disk uniform
me rreze 10 cm dhe masë 5 kg . Të gjendet (a) shpejtësia e trupit me
masë 30 kg në çastin që godet platformën, (b) koha që i duhet trupit
me masë 30 kg për të arritur platformën dhe (c) tensionet në litar.
Supozoni që litari nuk rrëshqet nëpër rrotull. [15 pikë]

44.. Dy sisteme masë – sustë A dhe B, lëkunden në mënyrë të tillë që energjitë e tyre të jenë të barabarta. Në
qoftë se M A  2 M B , cila formulë lidh amplitudat e tyre të lëkundjeve? (a) AA  AB 4 , (b)
A A  AB 2 , (c) AA  AB , (d) Nuk kemi informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar raportin e
amplitudave. [8 pikë]

55.. Një sferë çeliku me masë 1 kg dhe një litar me masë të


papërfillshme, formojnë një lavjerës të thjeshtë, i cili mund të
rrotullohet pa fërkim në pikën O (shih figurën). Lavjerësi lëshohet
nga prehja në pozicionin horizontal dhe kur sfera është në pikën e saj
më të ulët, ajo godet një trup me masë 1 kg që qëndron në prehje
mbi një platformë. Supozojmë se goditja është goditje elastike ideale
dhe se koefiçienti i fërkimit ndërmjet trupit dhe platformës është 0.1
. (a) Sa është shpejtësia e trupit menjëherë pas goditjes? (b) Sa lëviz
trupi derisa të ndalojë? [15 pikë]

66.. Një mol gaz ideal ngrohet dhe zgjerohet në mënyrë të tillë që të ndjekë një rrugë vijëdrejtë në një diagramë
PV, nga gjendja e tij fillestare ( P1  3 atm , V1  1 L dhe U1  456 J ) deri në gjendjen e tij përfundimtare
( P2  2 atm , V2  3 L dhe U 2  912 J ). Paraqitni këtë proçes në një diagramë PV dhe llogaritni punën
e kryer nga gazi. [10 pikë]

Teori
11.. Forcat konservative dhe ato jokonservative. Shembuj. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë. [7
pikë]
33.. Parimi i parë i termodinamikës. [8 pikë]
44.. Ç’është vala? Shkruani ekuacionin e një vale harmonike; emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Grupi B

11.. Shpejtësia e një grimce jepet me anë të ekuacionit v  (7 m s 3 )  t 2  5 m s , ku t është në sekonda dhe v
është më metra për sekondë. Në qoftë se grimca e nis lëvizjen nga origjina x 0  0 , në kohën t 0  0 , të
gjendet funksioni i përgjithshëm i pozicionit x (t ) . [10 pikë]

22.. Një trup me masë m2  3.5 kg është në prehje mbi një platformë
horizontale pa fërkim dhe, me anë të një litari, është lidhur me dy
trupa me masa m1  1.5 kg dhe m3  2.5 kg , të cilët varen
lirisht, siç tregohet në figurë. Që të dy rrotullat janë pa fërkim dhe
pa masë. Sistemi fillimisht ndodhet në prehje. Pasi ai lëshohet, të
gjendet nxitimi i secilit trup dhe tensioni në secilin litar. [12
pikë]
33.. Sistemi i paraqitur në figurë lëshohet nga prehja. Trupi me masë
30 kg ndodhet 2 m mbi platformë. Rrotulla është një disk
uniform me rreze 10 cm dhe masë 5 kg . Të gjendet (a)
shpejtësia e trupit me masë 30 kg në çastin që godet platformën,
(b) shpejtësia këndore e rrotullës në këtë çast dhe (c) tensionet në
litar. Supozoni që litari nuk rrëshqet nëpër rrotull. [15 pikë]

44.. Dy sisteme masë – sustë A dhe B, lëkunden në mënyrë të tillë që energjitë e tyre të jenë të barabarta. Në
qoftë se k A  2 k B , cila formulë lidh amplitudat e tyre të lëkundjeve? (a) AA  AB 4 , (b)
A A  AB 2 , (c) AA  AB , (d) Nuk kemi informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar raportin e
amplitudave. [8 pikë]

55.. Një plumb me masë 15 g i cili udhëton me shpejtësi 500 m s


godet një bllok druri me masë 0.8 kg i cili qëndron në ekuilibër
në skajin e një tavoline, në lartësinë 0 .8 m mbi dysheme (shih
figurën). Në qoftë se plumbi mbetet në bllok, të gjendet largësia
D në të cilën blloku godet dyshemenë. [15 pikë]

66.. Një mol gaz ideal ngrohet dhe zgjerohet në mënyrë të tillë që të ndjekë një rrugë vijëdrejtë në një diagramë
PV, nga gjendja e tij fillestare ( P1  3 atm , V1  1 L dhe U1  456 J ) deri në gjendjen e tij përfundimtare
( P2  2 atm , V2  3 L dhe U 2  912 J ). Paraqitni këtë proçes në një diagramë PV dhe gjeni nxehtësinë
që i jepet gazit gjatë këtij proçesi. [10 pikë]

Teori
11.. Ç’ quajmë sistem joinercial referimi. Jepni shembuj forcash fiktive. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë. [7
pikë]
33.. Parimi i Arkimedit. [8 pikë]
44.. Cili është interpretimi i temperaturës sipas teorisë molekularo – kinetike. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Grupi A

11.. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare v 0 nën një kënd 30 o mbi horizont, nga një lartësi 40 m
mbi tokë. Objekti e godet tokën me një shpejtësi 1.2 v 0 . Të gjendet v 0 . [10 pikë]

22.. Një bllok me masë m1  250 g është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët,
që formon këndin   30 o me horizontalen (figura 2). Koeficienti i
fërkimit dinamik midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.100 .
Blloku është lidhur me një bllok të dytë me masë m2  200 g , i cili
varet lirisht me anë të një litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa
Figura 2
masë. Të gjendet shpejtësia e bllokut të dytë, kur ai ka rënë me 30.0 cm .
[15 pikë]
33.. Sistemi që tregohet në figurën 3, ndodhet në prehje kur
litari i tij i poshtëm pritet. Të gjenden shpejtësitë e
objekteve, kur ato ndodhen në të njëjtën lartësi. Rrotulla
pa fërkim, ka masë të papërfillshme. [12 pikë]
44.. Sfera uniforme me masë M dhe rreze R mund të
rrotullohet lirisht rreth një boshti horizontal që kalon
nga qendra e saj. Në skajin e lirë të një litari të
mbështjellë rreth sferës, është lidhur një objekt me
masë m, siç tregohet në figurën 4. Të gjendet (a) nxitimi
i objektit dhe (b) tensioni në litar. [12 pikë]
Figura 3 Figura 4

55.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet
(a) frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të
pozicionit të grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën
pozitive të boshtit x. [8 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurën 6, i takon 3 mol gazi
ideal monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A.
Rrugët AD dhe BC përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në
qoftë se sistemi kalon në pikën C, nëpërmjet rrugës ABC, të
gjendet (a) temperatura fillestare dhe ajo përfundimtare, (b)
puna e kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret nga gazi.
[13 pikë] Figura 6

Teori
11.. Ligji i parë i Njutonit dhe parimi i inercisë. Ç’është një sistem inercial referimi? [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës dhe momentin e inercisë. [7 pikë]
33.. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të . [8 pikë]
44.. Ç’është vala? Shkruani ekuacionin e një vale harmonike dhe emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Grupi B

11.. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare 53 m s . Të gjendet këndi i hedhjes në mënyrë që lartësia
maksimale që arrin objekti të jetë e barabartë me larghedhjen e tij horizontale. [10 pikë]
22.. Një bllok me masë m1  4 kg është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, që
formon këndin   30 o me horizontalen (figura 2). Koeficienti i fërkimit
dinamik midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.24 . Blloku
është lidhur me një bllok të dytë me masë m2  5 kg , i cili varet lirisht me
anë të një litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa masë. Gjeni
nxitimin e secilës masë dhe tensionin në litar. [15 pikë] Figura 2

33.. Një bllok është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët


(figura 3). Susta me të cilën ai lidhet me anë të një
litari pa masë që kalon nga një rrotull, tërhiqet
vertikalisht poshtë me një forcë që rritet
gradualisht. Vlera e  s është e njohur. Të gjendet
energjia potenciale U e sustës, në momentin kur
blloku fillon të lëvizë. [12 pikë]
Figura 3 Figura 4

44.. Litari i mbledhur në cilindrin e treguar në figurën 4, mbahet me një dorë e cila përshpejtohet
vertikalisht lart, në mënyrë të tillë që qendra e masës së cilindrit të mos lëvizë. Të gjendet (a)
tensioni në litar, (b) nxitimi këndor i cilindrit dhe (c) nxitimi i dorës. [12 pikë]
55.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 15 cm , duke kryer një rrotullim në çdo 3 s . (a) Sa është
shpejtësia e grimcës? (b) Sa është shpejtësia e saj këndore? (c) Të shkruhet një ekuacion që jep
përbërësen x të pozicionit të grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca
ndodhet në anën pozitive të boshtit x. [8 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurën 6, i takon 3 mol gazi
ideal monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët
AD dhe BC përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se
sistemi kalon në pikën C, nëpërmjet rrugës ADC, të gjendet
(a) temperatura fillestare dhe ajo përfundimtare, (b) puna e
kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret nga gazi. [13 pikë]
Figura 6

Teori
Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’është një sistem joinercial referimi. Jepni shembuj forcash fiktive. [7
11.. pikë]

22.. Përkufizoni momentin e forcës dhe momentin e sasisë së lëvizjes.[7 pikë]


33.. Formuloni parimin e Arkimedit dhe derivojeni atë nga ligjet e Njutonit. [8 pikë]
Formuloni parimin e parë të termdinamikës. Ç’është energjia e brendëshme e një gazi ideal dhe nga se
44.. varet ajo? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Lëvizja e pikës materiale përcaktohet nga ekuacionet e lëvizjes: x  3 cos 2t dhe y  3  sin 2t . Të
përcaktohen: (a) ekuacioni i trajektores, (b) përbërësit e shpejtësisë dhe vlera e saj, (c) përbërësit e nxitimit
dhe vlera e tij. [10 pikë]
22.. Dy trupa me masa m1  6 kg dhe m1  2 kg janë lidhur me një fije
të pazgjatshme, që kalon nëpër një rrotull të palëvizshme. Trupi i
parë ndodhet në një rrafsh të pjerrët me kënd θ = 30o dhe koeficienti
i fërkimit të trupit me rrafshin është µ = 0.14. Gjeni: (a) nxitimin e
lëvizjes së secilit trup, (b) forcat e tensionit të fijes, (c) shpejtësinë e
trupit m2 pas 2s, (d) punën e kryer nga forca e fërkimit gjatë 2s. [13
pikë]
33.. Sfera me masë 5  10 2 kg bie lirisht pa shpejtësi fillestare nga lartësia 2 m në një pllakë çeliku dhe pas
goditjes ngrihet në lartësinë 0.5 m. Me sa është e barabartë forca mesatare e goditjes mbi pllakë?
Kohëzgjatja e goditjes është 0.2 s. Përcaktoni pjesën e energjisë të kthyer në energji të brendshme gjatë
goditjes së trupit me pllakën? [12 pikë]
44.. Një disk nga gjendja e qetësisë vihet në lëvizje rrotulluese, rreth një
boshti horizontal me ndihmën e një ngarkese që bie poshtë si në
figurë. Të përcaktohet momenti i inercisë në qoftë se masa e
ngarkesës është m  2 kg , rrezja e boshtit R  8 mm ndërsa koha
e zbritjes nga lartësia h  1 m është 12s. [10 pikë]

55.. Një trup i vogël me masë m mbështetet mbi një piston, që lëkundet vertikalisht në mënyrë harmonike me
frekuencë 4 Hz dhe amplitudë 7 cm. Lëkundja përshkruhet nga ekuacioni x  A sin  t . (a) Të tregohet në
çfarë çasti trupi shkëputet nga pistoni? (b) Të tregohet se trupi shkëputet nga pistoni në qoftë se  2 A  g ?
[13 pikë]
66.. 1 mol i një gazi të përsosur dy atomik, fillimisht në shtypjen P=105Pa, ngrohet në vëllimin konstant nga
300 në 600 K. Më pas ai ftohet deri në temperaturën 200 K duke mbajtur shtypjen të pandryshuar. a) Të
gjendet rritja e energjisë së brendshme, puna e kryer dhe nxehtësia e marrë gjatë këtij procesi. b) Të
përcaktohen parametrat e secilës gjendje të gazit dhe të ndërtohet diagrama P-V? [12 pikë]

Teori
11.. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet raporti i
masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave? [8 pikë]
22.. Krahas përdorimit të ligjeve të Njutonit, për zgjidhjen e problemave të mekanikës, mund të shfrytëzojmë
dhe ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike. Sqaroni me anë të një shembulli, epërsitë dhe mangësitë e njërës
dhe tjetrës përqasje. [7 pikë]
33.. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të pangjeshëshëm.
Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të. [7 pikë]
44.. Formuloni parimin e parë të termdinamikës. Ç’ kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të transmetimit të saj
njihni? Sqaroni shkurtimisht secilën prej tyre. Ç’është energjia e brendëshme e një gazi ideal dhe nga se
varet ajo? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Nxitimi me të cilin lëviz një gur jepet nga shprehja a  b  t , ku b është një konstante. (a) Të gjendet
funksioni i pozicionit x (t ) ? (b) Të gjendet pozicioni dhe shpejtësia e gurit në çastin t  5 s , në qoftë se
x  0 dhe v  0 në çastin t  0 , ndërsa b  3 m s 3 ? [10 pikë]
22.. Një cilindër me masë m1  50 kg dhe rreze R lidhet në skajin e një fije pa masë, e cila kalon nëpër një
rrotull me rreze r dhe masë m2  20 kg . Skaji tjetër i fijes lidhet me një trup me masë m. Në qoftë se
sistemi lihet të lëvizë vetëm nën veprimin e forcës së rëndesës, të gjendet: (a) nxitimi i trupit, (b) shpejtësia
e tij pasi ka përshkuar lartësinë h  1 m , (c) tensionet në të dy skajet e fijes. [12 pikë]

33.. Një bllok me masë 2 kg lëshohet në një distancë 4 cm, mbi një sustë me masë të papërfillshme dhe me
konstante elastike k  100 N m , e cila është e fiksuar në një plan të pjerrët me fërkim dhe koeficienti i
fërkimit dinamik midis tij dhe bllokut është 0.2 dhe që formon këndin 30˚ me horizontin. Gjeni shkurtimin
maksimal të sustës? Çfarë largësie përshkon blloku gjatë planit të pjerrët (duke u ngjitur lart), pasi
shkëputet nga susta? [13 pikë]
44.. Plumbi me masë m1  80 g fluturon horizontalisht dhe ngulet në një kuti me rërë me masë m2  10 kg ,
që lidhet me një sustë në mur me koeficient elasticiteti k  1.5 N m . Gjeni (a) shpejtësinë e lëvizjes së
sistemit kuti-plumb pas goditjes. (b) me sa mblidhet susta kur plumbi ngulet tek kutia. [10 pikë]
55.. Një trup i varur në një sustë lëkundet vertikalisht me frekuencë 4 Hz dhe amplitudë 7 cm. Mbi trupin, në
çastin kur ai arrin pikën më të ulët, vendoset një një gur i vogël. Të supozohet se guri nuk ndikon aspak tek
lëkundjet e trupit. (a) Në çfarë distance mbi pozicionin e ekuilibrit të trupit, guri humbet kontaktin me
trupin? (b) Sa është shpejtësia e gurit në çastin kur ai shkëputet nga trupi? [13 pikë]
66.. Një gaz ideal ndodhet në gjendjen fillestare në T  300 K , P  3 atm dhe V  4 m 3 . Gazi zgjerohet në
temperaturë konstante deri në vëllimin V  16 m 3 . Në vazhdim, pas një proçesi izohorik shtypet në mënyrë
adiabatike derisa të arrij fazën fillestare. (a) Të vizatohet diagrama P-V dhe të llogariten vlerat e P, V dhe T-
së; b) Të llogaritet puna, nxehtësia dhe energjia e brendshme për cdo proces dhe për të gjithë ciklin (
  1.4 ). [12 pikë]

Teori
11.. Formuloni ligjin e parë të Njutonit. Ç’është një sistem inercial referimi? Formuloni ligjin e tretë të
Njutonit? A mund të ekuilibrohen forcat e veprim – kundërveprimit; sqaroni përgjigjen me anë të një
shembulli. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë.
[7 pikë]
33.. Ç’është vala? Shkruani ekuacionin e një vale harmonike; emërtoni madhësitë e përfshira në të. [7 pikë]

44.. Cilat janë supozimet që bëhen në teorinë kinetike të gazeve? Të shkruhet ekuacioni themelor i teorisë
kinetike të gazeve. Cili është interpretimi i temperaturës sipas kësaj teorie? [7 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Një gur lëshohet nga maja e një mali dhe bie në greminë. Një të tretën e lartësisë së plotë të rënies, ai e
përshkon gjatë sekondës së fundit të rënies. Sa e lartë është maja e malit, prej nga ku lëshohet guri? [12
pikë]
22.. Një bllok me masë m1  250 g është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët,
që formon këndin   30 o me horizontalen. Koeficienti i fërkimit
dinamik midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.100 . Blloku
është lidhur me një bllok të dytë me masë m2  200 g , i cili varet lirisht
me anë të një litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa masë. Të
gjendet shpejtësia e bllokut të dytë, kur ai ka rënë me 30.0 cm . [13 pikë]

33.. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . (Pas
goditjes, plumbi mbetet në sferë.) Sfera është fiksuar në skajin e një shufre shumë të lehtë me gjatësi L,
skaji tjetër i së cilës rrotullohet rreth një boshti vertikal. Të gjendet shpejtësia minimale v, për të cilën sfera
do të rrotullohet sipas një rrethi të plotë. [10 pikë]
44.. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një sipërfaqe
horizontale pa fërkim, është lidhur me një litar, i cili pasi kalon nëpër një
pulexhë, në skajin tjetër të tij ka të varur një bllok me masë 2 kg . Pulexha
është një disk uniform me rreze 8 cm dhe masë 0.6 kg . Të gjendet nxitmi
linear i secilit bllok dhe tensioni në litar. [12 pikë]

55.. Një objekt me masë m është varur në një sustë vertikale me konstante force 1800 N m . Objekti tërhiqet
poshtë me 2.5 cm nga pozicioni i tij i ekuilibrit dhe pasi lëshohet nga prehja, lëkundet me një frekuencë
5.5 Hz . (a) Të gjendet masa e objektit m. (b) Të gjendet madhësia me të cilën është zgjatur susta (nga
gjatësia e saj natyrale), kur objekti ndodhet në ekuilibër. (c) Të shprehen zhvendosja x, shpejtësia v dhe
nxitimi a, në funksion të kohës t. [12 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurë, i takon 3 mol gazi ideal
monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët AD dhe BC
përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se sistemi kalon në pikën
C, nëpërmjet rrugës ABC, të gjendet (a) temperatura fillestare dhe ajo
përfundimtare, (b) puna e kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret
nga gazi. [11 pikë]

Teori
11.. Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një
sistem joinercial referimi. Ç’kuptojmë me forca fiktive? Jepni shembuj forcash fiktive. [7 pikë]
22.. Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet forca e
fërkimit? A mund të jepni një shembull, ku shfrytëzojmë faktin që madhësia e forcës së fërkimit dinamik
(të lëvizjes) është më e vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [8 pikë]
33.. Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit. Me pak përpjekje, një gjilpërë të
lehtë mund ta vendosim mbi sipërfaqen e ujit në një enë. A është i saktë pohimi: “gjilpëra nuk zhytet si
pasojë e veprimit mbi të, të forcës së Arkimedit”; argumentoni përgjigjen. [7 pikë]
44.. Cilat janë supozimet që bëhen në teorinë kinetike të gazeve? Të shkruhet ekuacioni themelor i teorisë
kinetike të gazeve. Cili është interpretimi i temperaturës sipas kësaj teorie? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Në t  0 , një gur lëshohet nga maja e një shkëmbi. Nga e njëjta pikë, 1.6 s më vonë, vertikalisht poshtë,
hidhet një gurë i dytë me një shpejtësi fillestare 32 m s . Të dy gurët godasin sipërfaqen e tokës në të
njëjtën kohë. Të gjendet lartësia e shkëmbit nga ku u hodhën gurët. [12 pikë]
22.. Një bllok me masë m1  4 kg është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, që
formon këndin   30 o me horizontalen. Koeficienti i fërkimit dinamik
midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.24 . Blloku është lidhur
me një bllok të dytë me masë m2  5 kg , i cili varet lirisht me anë të një
litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa masë. Gjeni nxitimin e
secilës masë dhe tensionin në litar. [13 pikë]
33.. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . Të
gjendet lartësia maksimale h që arrin sfera e lavjerësit, në qoftë se plumbi kalon nëpër të dhe del nga ana
tjetër me shpejtësi v 2 . [10 pikë]

44.. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një sipërfaqe horizontale pa
fërkim, është lidhur me një litar, i cili pasi kalon nëpër një pulexhë, në skajin
tjetër të tij ka të varur një bllok me masë 2 kg . Pulexha është një disk uniform
me rreze 8 cm dhe masë 0.6 kg . (a) Të gjendet shpejtësia e bllokut me masë
2 kg pasi ai, duke u lëshuar nga prehja, bie me largësinë 2.5 m . (a) Sa është
shpejtësia këndore e pulexhës në këtë çast? [12 pikë]
55.. Një sustë me konstante force k  250 N m është varur në një mbajtëse të ngurtë. Një objekt me masë
1 kg fiksohet në skajin e lirë të sustës së pazgjatur dhe lëshohet nga prehja. (a) Sa nën pikën e lëshimit
ndodhet pozicioni i ekuilibrit të objektit? (b) Sa poshtë shkon objekti përpara se të fillojë ngjitjen? (c) Sa
është perioda e lëvizjes? (d) Sa është shpejtësia e objektit kur ai arrin për herë të parë në pozicionin e tij të
ekuilibrit? (e) Pas sa kohe objekti arrin për herë të parë në pozicionin e tij të ekuilibrit? [12 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurë, i takon 3 mol gazi ideal
monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët AD dhe BC
përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se sistemi kalon në pikën
C, nëpërmjet rrugës ADC, të gjendet (a) temperatura fillestare dhe ajo
përfundimtare, (b) puna e kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret
nga gazi. [11 pikë]

Teori
11.. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke sqaruar se përse forcat në
fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj. [7 pikë]
22.. Kur mund të themi që një pikë materiale është në ekuilibër? Duke iu referuar grafikut të varësisë së
funksionit të energjisë potenciale nga një përmasë e dhënë, sqaroni pozicionet e mundëshme të ekuilibrit të
një pike materiale. [8 pikë]
33.. Cili është drejtimi i shtypjes që një lëng ushtron mbi muret e enës ku ai ndodhet? Të nxirret shprehja që jep
ndryshimin e saj me thellësinë, për një lëng. Ç’thotë parimi i Paskalit? [7 pikë]
44.. Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes harmonike
të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes rrethore uniforme dhe
lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Një automobil që udhëton me shpejtësi konstante 20m/s kalon nëpër një kryqëzim në momentin t=0 dhe 5s
më vonë, në të njëjtin kryqëzim kalon një automobil tjetër që udhëton me shpejtësi 30m/s në të njëjtin
drejtim. a) Të paraqiten grafikisht funksionet e pozicioneve x 1(t) dhe x2(t) për të dy automobilat. b) Të
gjendet kur automobili i dytë e arrin të parin. c) Sa është largësia midis dy automobilave nga kryqëzimi, në
çastin kur ata takohen. [10 pikë]
Një forcë F ushtrohet mbi një bllok me masë m, që është fillimisht në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, i cili
22..
formon këndin θ me horizontin. Koeficienti i fërkimit dinamik midis rrafshit dhe bllokut është µd. a) Gjeni
punën e plotë të kryer nga forcat që veprojnë mbi bllokun. b) Shpejtësinë e bllokut pasi ai është shtyrë me x
metra. (12 pikë) Një forcë F ushtrohet mbi një bllok me masë m, që është fillimisht në prehje mbi një rrafsh
të pjerrët, i cili formon këndin θ me horizontin. Koeficienti i fërkimit dinamik midis rrafshit dhe bllokut
është µd. a) Gjeni punën e plotë të kryer nga forcat që veprojnë mbi bllokun. b) Shpejtësinë e bllokut pasi ai
është shtyrë me x metra. [12 pikë]
Një predhë me masë 3kg hidhet në një kënd θ=30˚ me horizontin dhe shpërthen pasi arrin lartësinë
33..
maksimale. Mbas shpërthimit ajo ndahet në dy copa njëra me masë 1kg dhe tjetra me masë 2kg. Masa 2kg
lëviz vertikalisht poshtë, ndërsa masa e parë vazhdon lëvizjen në një kënd α me horizontin. a) Gjeni
shpejtësitë e copave të predhës mbas shpërthimit. b) Energjinë e cliruar gjatë shpërthimit të predhës. [13
pikë]
Një shufër e gjatë 1m e fiksuar në njërin skaj në mënyrë që ajo mund të lëkundet lirisht në një rrafsh
44..
vertikal; shufra në fillim është në prehje në pozicionin horizontal dhe pastaj lihet e lirë. a) Sa është
shpejtësia këndore e shufrës kur ajo arrin pozicionin vertikal. b) Sa është forca që ushtrohet nga mbajtësja
kur shufra është vertikale. (Të shprehet përgjigjia në funksion të masës m të shufrës) [12 pikë]
Një sustë me konstante elastike k=250N/m është varur në një stativ. Një trup me masë 1kg varet në skajin e
55..
poshtëm të sustës kur ajo është e pazgjatur dhe lihet i lirë nga gjendja e qetësisë. a) Mesa zhvendoset trupi
para se ai të fillojë të lëvizë në drejtimin lart. b) Sa larg ndodhet pika e pozicionit të ekuilibrit nga pika
fillestare e varjes. c) Sa është perioda e lëkundjeve. d) Sa do të jetë shpejtësia e trupit ku ai arrin për herë të
parë pozicionin e ekuilibrit. e) Në çfarë çasti trupi arrin për herë të parë pozicionin e ekuilibrit. [13 pikë]
1 mol i një gazi të përsosur dy atomik, fillimisht në shtypjen p 1=105 Pa, ngrohet në vëllimin konstant nga
66..
300 në 600 K. Më pas ai ftohet deri në temperaturën 200 K duke mbajtur shtypjen të pandryshuar. a) Të
gjendet rritja e energjisë së brendshme, puna e kryer dhe nxehtësia e marrë gjatë këtij procesi. b) Të
përcaktohen parametrat e secilës gjendje të gazit dhe të ndërtohet diagrama pV? [10 pikë]
Teori
Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për
11.. një sistem joinercial referimi. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative; Jepni shembuj të
tyre. [7 pikë]
Përkufizoni momentin e forcës. A mund të thoni përse e përdorim këtë madhësi fizike? Përkufizoni
22.. momentin e impulsit. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit për lëvizjen rrotulluese. [7 pikë]
Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit. Me pak përpjekje, një
gjilpërë të lehtë metalike mund ta vendosim mbi sipërfaqen e ujit në një enë. A është i saktë
33.. pohimi: “gjilpëra nuk zhytet si pasojë e veprimit mbi të, të forcës së Arkimedit”; argumentoni
përgjigjen. [8 pikë]
Formuloni parimin e parë të termodinamikes. Sqaroni shkurtimisht format e transmetimit të nxehtësisë që
44.. njihni. [8 pikë]
Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Topi A lëshohet nga maja e një ndërtese h e lartë njëkohësisht me topin B që hidhet vertikalisht përpjetë nga
toka. Kur topat goditen, ata po lëviznin në drejtime të kundërta dhe vlera e shpejtësisë së topit A ishte sa
dyfishi i asaj të topit B. Në ç’lartësi nga toka ka ndodhur goditja e topave. (12 pikë)
22.. Një skiator me masë m zbret gjatë një rruge të pjerrët pa fërkim, me pjerrësi konstante θ. Skiatori niset nga
prehja nga lartësia h. Duke e menduar skiatorin si një pikë materiale, gjeni: a) punën e kryer mbi skiatorin
nga të gjitha forcat dhe b) modulin e shpejtësisë së tij në fund të rrugës së pjerrët. (10 pikë)
33.. Një bombë me masë 3kg rrëshqet në një plan xy horizontal pa fërkim, në drejtimin pozitiv të boshtit të x-ve
me shpejtësi 6m/s. Ajo shpërthen duke u ndarë në dy pjesë, njëra me masë 2kg kurse tjetra me masë 1kg.
Copa me masë 1kg lëviz në planin horizontal, në drejtimin pozitiv të boshtit të y-ve me një shpejtësi 4m/s.
a) Të gjendet shpejtësia e copës me masë 2kg. b) Të gjendet shpejtësia e qendrës së masës mbas shpërthimit.
(12 pikë)
Sistemi i figurës lihet i lirë në kushtin e prehjes. Blloku me masë 30kg është në
44..
kuotën 2m sipër dyshemesë. Pulexha (rrota) është një disk i njëtrajtshëm me rreze
10cm dhe masë 5kg. Të gjendet: a) shpejtësia lineare e bllokut me masë 30kg në
çastin që ai godet dyshemenë, b) shpejtësia këndore e pulexhit në këtë rast, c)
tensionet e fijes. (13 pikë)

55.. Një trup me masë m1 i lidhur me sustën me konstante elasticiteti k, rrëshqet pa fërkim mbi një sipërfaqe
horizontale. Ai kryen lëkundje me amplitudë A. Kur zgjatja e sustës është maksimale dhe trupi ndodhet
momentalisht në qetësi, mbi të vendoset një trup me masë m 2. a) Sa është vlera minimale që duhet të ketë
koeficienti i fërkimit μ, që trupi i dytë të mos rrëshqasë mbi të parin? b) Të tregohet sesi do të ndryshojë
energjia e plotë E, amplituda A, frekuenca rrethore ω dhe perioda T e sistemit, mbasi trupi i dytë vendoset
mbi të parin? (10 pikë)
66.. Një mol N2 (Cv=5/2R) ndodhet fillimisht në temperaturën e mjedisit 20˚C dhe shtypjen 5atm. Gazi lihet të
zgjerohet ngadalë, në mënyrë adiabatike, derisa trysnia e tij të bëhet e barabartë më atë të mjedisit 1atm.
Pastaj ngrohet në shtypje konstante derisa temperatura e tij bëhet përsëri 20˚C. Gjatë ngrohjes gazi
zgjerohet. Mbasi arrin temperaturën e mjedisit, gazi ngrohet në vëllim konstant, derisa shtypja e tij bëhet
5atm. Më pas ngjeshet në shtypje konstante derisa mbërrin në gjendjen fillestare. a) Të vizatohet diagrama
pV, duke paraqitur çdo proces të ciklit. b) Të përcaktohet puna e kryer gjatë një cikli të plotë. c) Sa nxehtësi
ka marrë dhe ka dhënë sistemi gjatë një cikli të plotë. (13 pikë)
Teori
Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet
11.. raporti i masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave?
[7 pikë]
Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet
22.. forca e fërkimit? A mund të jepni një shembull, qw ilustron faktin që madhësia e forcës së fërkimit
dinamik (të lëvizjes) është më e vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [7 pikë]
Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes
33.. harmonike të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes
rrethore uniforme dhe lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]
44.. Cili është interpretimi i temperaturës sipas teorisë molekularo – kinetike. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

11.. Një punëtori që punon mbi një çati i bie çekiçi, i cili rrëshqet me shpejtësi konstant 4 m s . Çatia formon
këndin 30 o me drejtimin horizontal dhe pika e saj më e ulët është 10 m mbi tokë. Sa është largësia
horizontale që përshkon çekiçi nga momenti që shkëputet nga çatia derisa godet tokën? [10 pikë]

22.. Dy blloqe të lidhur me një litar, rrëshqasin poshtë nëpër një rrafsh të pjerrët,
me kënd pjerrësie 10 o (fig. 2). Blloku i poshtëm e ka masën m2  0.25 kg
dhe koeficientin e fërkimit dinamik  d , 2  0.2 . Për bllokun e sipërm
m1  0.8 kg dhe  d ,1  0.3 . Gjeni (a) nxitimin e blloqeve dhe (b) tensionin
në litar. [15 pikë] Fig. 2

33.. Një bllok është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët (fig. 3).
Susta me të cilën ai lidhet me anë të një litari pa masë që
kalon nga një rrotull, tërhiqet vertikalisht poshtë me një forcë
që rritet gradualisht. Vlera e  s është e njohur. Të gjendet
energjia potenciale U e sustës, në momentin kur blloku fillon
të lëvizë. [12 pikë]

44.. Sfera uniforme me masë M dhe rreze R mund të rrotullohet


lirisht rreth një boshti horizontal që kalon nga qendra e saj. Fig. 3 Fig. 4
Në skajin e lirë të një litari të mbështjellë rreth sferës, është lidhur një objekt me masë m, siç tregohet në
figurën 4. Të gjendet (a) nxitimi i objektit dhe (b) tensioni në litar. ( = 2⁄5 ∙ ). [12 pikë]

55.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet (a)
frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të pozicionit të
grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën pozitive të boshtit x. [8
pikë]

66.. Diagrama PV e paraqitur në figurën 6, i takon 3 mol gazi


ideal monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët
AD dhe BC përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se
sistemi kalon në pikën C, nëpërmjet rrugës ABC, të gjendet
(a) temperatura fillestare dhe ajo përfundimtare, (b) puna e
kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret nga gazi. [13 pikë]
Fig. 6

Teori
11.. Ligji i parë i Njutonit dhe parimi i inercisë. Ç’është një sistem inercial referimi? Jepni një shembull për një
sistem inercial referimi dhe për një sistem joinercial referimi. Ç’mund të thoni për forcat fiktive. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës. Ç’mund të thoni për lëvizjen e saj? Përkufizoni momentin e inercisë.
Ç’kuptoni me këtë madhësi fizike? [7 pikë]
33.. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të . [8 pikë]
44.. Ç’është vala? Ilustroni me anë të një shembulli të thjeshtë, faktin që vala nuk transporton lëndë. Shkruani
ekuacionin e një vale harmonike dhe emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8 pikë]
Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Grupi A

11.. Pozicioni i një objekti jepet me anë të ekuacionit x  A t  B t 3 , ku x është në metra dhe t është në
sekonda. (a) Cilat janë njësitë e A dhe B? (b) Sa është nxitimi i objektit në lidhje me kohën? (c) Sa janë
shpejtësia dhe nxitimi në t  5 s ? [8 pikë]

22.. Një pastrues dritaresh, e ngre veten lart duke përdorur aparatin kosh
– rrotull, që tregohet në figurë. (a) Ç’forcë duhet të ushtrojë djali, për
ta ngritur vehten ngadalë me shpejtësi konstante? (b) Në qoftë se
djali e rrit këtë forcë me 15%, sa do të jetë nxitimi i tij? Masa e djalit
plus atë të kovës është 72 kg . [12 pikë]

33.. Dy blloqe prej materialesh të ndryshëm, të lidhur së bashku me anë


të një litari të hollë, rrëshqasin poshtë nëpër një rrafsh të pjerrët, i cili
formon këndin  me horizontalen, siç tregohet në figurë (blloku B
ndodhet mbi bllokun A). Masat e blloqeve janë m A dhe mB dhe
koefiçientët e fërkimit janë  A dhe  B . Në qoftë se
m A  mB  5.0 kg ,  A  0.20 dhe  B  0.30 , të gjendet
nxitimi i blloqeve, për një kënd   32 o . [15 pikë]

44.. Një trup që prehet mbi një sipërfaqe horizontale pa fërkim, është lidhur në skajin e një suste; skaji tjetër i
sustës është fiksuar në një mur. Për të ngjeshur sustën me 0.13 m , nevojitet një punë prej 3.6 J . Në qoftë
se susta ngjeshet me 0.13 m dhe trupi lëshohet nga prehja, ai i nënshtrohet një nxitimi maksimal prej
15 m s 2 . Të gjenden vlerat e (a) konstantes së sustës dhe (b) masës së trupit. [10 pikë]

55.. Një neutron godet në mënyrë elastike një bërthamë heliumi (e cila ndodhet në prehje), masa e së cilës është
sa katërfishi i asaj të neutronit. Pas goditjes, bërthama e heliumit lëviz nën një kënd  He  45o . Të
përcaktohen shpejtësitë e dy grimcave v n dhe v He , pas goditjes dhe këndi i neutronit  n . Shpejtësia
fillestare e neutronit është 6.2  105 m s . [15 pikë]

66.. Supozoni se 2.60 mol të një gazi ideal me vëllim V1  3.50 m 3 , në temperaturë T1  290 K , zgjerohet
izotermikisht deri në V2  7.00 m 3 dhe T2  290 K . Përcaktoni (a) punën e kryer nga gazi, (b)
nxehtësinë që i jepet gazit dhe (c) ndryshimin në energjinë e brendëshme të gazit. [10 pikë]

Teori
11.. Forcat konservative dhe ato jokonservative. Shembuj. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë. [7
pikë]
33.. A ka mundësi, që në ndonjë rast, forca normale që vepron mbi një objekt të kryejë punë?
Argumentoni përgjigjen?. [8 pikë]
44.. Ç’është vala? Shkruani ekuacionin e një vale harmonike; emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Grupi B

11.. Pozicioni i një objekti jepet me anë të ekuacionit x  A t  B t 2 , ku x është në metra dhe t është në
sekonda. (a) Cilat janë njësitë e A dhe B? (b) Sa është nxitimi i objektit në lidhje me kohën? (c) Sa janë
shpejtësia dhe nxitimi në t  5 s ? [8 pikë]

22.. Një kovë e mbushur me bojë me masë 3.2 kg , me anë të një litari
pa masë, varet në një tjetër kovë me bojë, me të njëjtën masë, e
cila gjithashtu varet në një litar pa masë, siç tregohet në figurë (a)
Në qoftë se kovat janë në prehje, sa është tensioni në secilin litar?
(b) Në qoftë se të dy kovat, tërhiqen lart (nga litari i sipërm), me
një nxitim 1.25 m s 2 , sa është tensioni në secilin litar. [12 pikë]

33.. Dy blloqe prej materialesh të ndryshëm, të lidhur së bashku me


anë të një litari të hollë, rrëshqasin poshtë nëpër një rrafsh të
pjerrët i cili formon këndin  me horizontalen, siç tregohet në
figurë (blloku B ndodhet mbi bllokun A). Masat e blloqeve janë
m A dhe mB dhe koefiçientët e fërkimit janë  A dhe  B . Në
qoftë se m A  mB  5.0 kg ,  A  0.20 dhe  B  0.30 , të
gjendet tensioni në litar, për një kënd   32 o . [15 pikë]

44.. Një objekt me masë 2.7 kg , i lidhur në skajin e një suste me konstante k  280 N m , kryen lëkundje
harmonike të thjeshtë. Kur objekti ndodhet në largësinë 0.020 m nga pozicioni i tij i ekuilibrit, ai lëviz me
një shpejtësi 0.55 m s . Llogarisni (a) amplitudën e lëvizjes dhe (b) shpejtësinë maksimale që arrin objekti.
[10 pikë]
55.. Një bërthamë atomike me masë m, që lëviz me shpejtësi v, godet në mënyrë elastike një grimcë me masë
2 m (e cila ndodhet në prehje), dhe shpërhapet me një kënd 90 o . Me ç’kënd lëviz grimca që ndodhej në
prehje, pas goditjes? Sa janë shpejtësitë përfundimtare të dy grimcave? [15 pikë]

66.. Në një motorr, një gaz (pothuajse) ideal ngjeshet në mënyrë adiabatike, deri në gjysmën e vëllimit të tij.
Gjatë këtij proçesi, mbi gaz kryhet një punë prej 2850 J . (a) Ç’nxehtësi i jepet apo lëshon gazi? (a) Sa
është ndryshimi i energjisë së brendëshme të gazit? (c) Ç’ndodh me temperaturën e gazit, rritet apo
zvogëlohet?. [10 pikë]

Teori
11.. Ç’ quajmë sistem joinercial referimi. Jepni shembuj forcash fiktive. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë. [7
pikë]
33.. A ka mundësi, që kur objekti lëviz sipas një rrethi, forca centripete që vepron mbi të, të kryejë
punë? Argumentoni përgjigjen. [8 pikë]
44.. Parimi i parë i termodinamikës. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Një objekt lëshohet nga prehja në një lartësi h. Gjatë sekondës së tij të fundit të rënies, ai përshkon një
11..
largësi 38 m . Sa është lartësia h? [13 pikë]

Një notar drejtohet sipas pingules me bregun e një lumi me gjerësi 80 m , duke notuar me shpejtësi relative
22..
1.6 m s ndaj ujit. Ai e arrin bregun tjetër në një pikë 40 m më poshtë, (sipas drejtimit të rrjedhjës së lumit).
(a) Sa është shpejtësia e rrjedhjes së lumit? (b) Sa është shpejtësia relative e notarit në lidhje me bregun? (c)
Ç’drejtim duhet të marrë notari, në mënyrë që ta arrijë bregun tjetër përballë pikës së nisjes? [12 pikë]
Dy blloqe të lidhur me anë të një shufre të ngurtë e pa masë, rrëshqasin në
33..
sipërfaqen e një rrafshi të pjerrët më kënd 20 o . Masa e bllokut të poshtëm
është m1  1.2 kg dhe ajo e bllokut të sipërm është m2  0.75 kg . (a) Në
qoftë se koeficientët e fërkimit dinamik janë  d ,1  0.3 për bllokun e poshtëm
dhe  d , 2  0.2 për bllokun e sipërm, sa është nxitimi i tyre? (b) Përcaktoni
forcën e ushtruar nga shufra mbi secilin bllok. [13 pikë]
Një sferë e vogël plasteline bie në perimetrin e jashtëm të një platforme rrotulluese me rreze R dhe moment
44.. inercie I , që rrotullohet lirisht me shpejtësi këndore  rreth boshtit të saj të fiksuar vertikal. (a) Sa është
0 i
shpejtësia këndore e platformës + sferën e plastelinës? (b) Pas disa rrotullimesh, sfera e plastelinës
“fluturon” nga perimetri i platformës. Sa është shpejtësia këndore e platformës, pasi sfera e plastelinës
largohet nga ajo? [12 pikë]
Një plumb me masë 16 g godet sferën e një lavjerësi balistik me masë 1.5 kg (dhe mbetet në të). Kur sfera
55..
arrin lartësinë e saj maksimale, fija e lavjerësit formon këndin 60 o me vertikalen. Gjatësia e fijes së
lavjerësit është 2 .3 m . Të gjendet shpejtësia e plumbit. [10 pikë]

Pozicioni i një grimce jepet nga shprehja x  2.5 cos  t , ku x është në metra dhe t në sekonda. (a) Të
66..
gjendet shpejtësia maksimale dhe nxitimi maksimal i grimcës. (b) Të gjendet shpejtësia dhe nxitimi i
grimcës kur x  1.5 m . [10 pikë]

Teori
Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet raporti i
11.. masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave? [7 pikë]

Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë.
22..
[8 pikë]
Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes harmonike
33.. të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes rrethore uniforme dhe
lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [7 pikë]
Formuloni parimin e parë të termdinamikës. Ç’ kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të transmetimit të saj
44.. njihni? Sqaroni shkurtimisht secilën prej tyre. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.

You might also like