Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË SHPEJTËSINË E REAKSIONEVE KIMIKE 

Faktorët që ndikojnë në shpejtsinë reaksioneve kimike përfshijnë përqëndrimin e reaktantëve,


temperaturën, gjendjen fizike të reaktantëve e shpërndarjen e tyre, tretësin dhe praninë e një
katalizatori.

1. Ndikimi i përqëndrimit të reaktantëve

- Reaksioni i neutralizimit
Reaksioni midis një baze dhe acidi të fortë, i cili jep si produkt kripë dhe ujë (NaOH dhe HCL)
sipas reaksionit të mëposhtëm:
HCl + NaOH → H2O + NaCl

Në një epruvetë hedhim acid klorhidrik të holluar (raporti 1 acid dhe 2 ujë) dhe në një tjetër
hedhim acid klorhidrik të përqëndruar. Shtojmë gradualisht hidroksid natriumi në secilën prej
tyre.

Punoi: Jon Mukaj


Shohim që shpejtësia e reaksionit të neutralizimit në epruvetën e parë është e vogël, ndërsa në
epruvetën e dytë ky reakson është i vrullshëm. Duke shtuar vazhdimsht hidroksid natriumi në të
dyja epruvetat, shohim se dhe në epruvetën e parë me acid të holluar shpejtësia e reaksionit të
neutralizimit fillon të rritet, por jo me të njëjtin intensitet si në epruvetën ku kemi shtuar acid të
përqëndruar, reaksioni është më i vrullshëm.
- Veprimi i një baze të fortë me një kripë

Në një epruvetë hedhim hidroksid natriumi dhe shtojmë gradualisht sulfat kaliumi. Fillimisht
shpejtësia e reaksionit është e vogël, por me rritjen e përqëndrimit të sulfatit të kaliumit
shpejtësia e reaksionit fillon të rritet.
- Veprimi i një acidi të fortë me një kripë

Në një epruvetë hedhim acid klorhidrik dhe shtojmë gradualisht klorur kalçiumi. Fillimisht
shpejtësia e reaksionit është e vogël, por me rritjen e përqëndrimit të klorur të kalçiumi
shpejtësia e reaksionit fillon të rritet.

Punoi: Jon Mukaj


Në një epruvetë hedhim acid sulfurik të holluar (raporti 1 acid dhe 1 ujë) dhe në një tjetër
hedhim acid sulfurik të përqëndruar. Shtojmë gradualisht klorur kalçiumi në secilën prej tyre.
Shohim që shpejtësia e reaksionit të neutralizimit në epruvetën e parë është e vogël, ndërsa në
epruvetën e dytë ky reakson është i vrullshëm. Duke shtuar vazhdimsht klorur kalçiumi në të
dyja epruvetat, shohim se dhe në epruvetën e parë me acid të holluar fillon të rritet shpejtësia e
reaksionit të neutralizimit, por jo me të njëjtin intensitet si në epruvetën ku kemi shtuar acid të
përqëndruar, reaksioni është më i vrullshëm.

Në një epruvetë hedhim acid sulfurik dhe shtojmë gradualisht klorur amoniumi. Fillimisht
shpejtësia e reaksionit është e vogël, por me rritjen e përqëndrimit të klorur të amoniumit
shpejtësia e reaksionit fillon të rritet.
Konluzion: Rritja e përqëndrimit të reaktantëve rrit shkallën e reagimit të tyre, pra rrit
shpejtësinë e reaksioneve kimike.

Punoi: Jon Mukaj


2. Ndikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksioneve kimike

- Reaksionet e tretjes

Në një epruvetë hedhim ujë në temperaturën e ambientit dhe në një tjetër hedhim ujë të ngrohtë.
Shtojmë gradualisht klorur kaliumi në secilën prej tyre. Shohim që shpejtësia e reaksionit të
tretjes në epruvetën e parë është e vogël, ndërsa në epruvetën e dytë tretshmëria e klorurit të
kaliumit është më madhe. Vazhdojmë shtimin e klorurit të kaliumit në të dyja epruvetat. Vëmë
re se për të njëjtën sasi (përqëndrim) të klorurit të kaliumit, të shtuar në të dyja epruvetat, në
fundin e epruvetës së parë me ujë të ftohtë fillon të depozitohet klorur kaliumi i patretur, ndërsa
në epruvetën e dytë me ujë të ngrohtë nuk depozitohet klorur kaliumi, por vazhdon tretja e tij.

Në një epruvetë hedhim ujë në temperaturën e ambientit dhe në një tjetër hedhim ujë të ngrohtë.
Shtojmë gradualisht klorur natriumi në secilën prej tyre.

Punoi: Jon Mukaj


Shohim që shpejtësia e reaksionit të tretjes në epruvetën e parë është e vogël, ndërsa në
epruvetën e dytë tretshmëria e klorurit të natriumit është më madhe. Vazhdojmë shtimin e
klorurit të natriumit në të dyja epruvetat. Vëmë re se për të njëjtën sasi (përqëndrim) të klorurit
të natriumit, të shtuar në të dyja epruvetat, në fundin e epruvetës së parë me ujë të ftohtë fillon të
depozitohet klorur natriumi i patretur, ndërsa në epruvetën e dytë me ujë të ngrohtë nuk
depozitohet klorur natriumi, por vazhdon tretja e tij.
Rritja e temperaturës rrit energjinë kinetike të grimcave dhe në këtë mënyrë ato zotërojnë
energjinë e kërkuar të aktivizimit, duke rritur shkallën e reagimit. Një rregull i përgjithshëm
është që shkalla e një reaksioni dyfishohet për çdo 10 gradë celsius të rritjes së temperaturës.
Konkluzion: Rritja e temperaturës rrit shpejtësinë e reaksioneve kimike.

Punoi: Jon Mukaj

You might also like