Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 13

NE DHE INTERNETI

Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për
ta. Interneti ofron mundësi shumë të mira për fëmijët/nxënësit, për të mësuar gjera të reja që
lidhen me interesat e tyre dhe së fundmi për të mësuar online nga shtëpia dhe realizuar detyrat
shkollore.

A. Anët pozitive të përdorimit të internetit:


 Kërkon materiale dhe informacione shtesë për cfarë je i interesuar
 Ruan kontaktet me mesazhe dhe video online me të afërm apo shoqërinë
 Kaloni kohën e lirë duke dëgjuar muzikë, parë filma, lujtur lojra, zgjidhur kuitze
 Praktikoheni në zhvillimin e aftësisë për ndërtimin dhe menaxhimin e websideve
 Mëson nga shtëpia nëpërmjet platformës academia.al, grupeve të what’s up etj
B. Anët negative të përdorimit të internetit:
 Mund të marrësh informacione të pasakta nga burime jozyrtare
 Mund të biesh pre e abuzimit kibernetik duke ti vjedhur te dhenat apo duke të santazhuar
 Mund të të kontaktojnë njerëz të panjohur (mashtues, abuzues fëmijësh, tafikantë, grupe
ekstremiste etj )
 Mund të krijosh varësi nga interneti apo telefoni

1 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
Përdorimi I internetit sipas moshës

Grupmosha të ndryshme përdorin internetin në mënyra të ndryshme si për tu argëtuar, dëgjuar


muzikë, luajtur lojra online, për ta parë filma, për të komunikuar me të afërm apo miq dhe së
fundmi për të mësuar nga shtëpia.

Përdorimi I internetit në fëmijët e moshës 2-6 vjec


Shumë fëmijëve, që në moshën 2 vjecare kërkojnë me insistim përdorimin e telefonave,
tabletëve për ta pasur akses në figura, lojra apo youtobe. Fëmijët që nga mosha pesë vjecare
mund të fillojnë që të vizitojnë faqet e internetit për fëmijëve, por ata gjithmonë duhet të jenë të
shoqëruar nga prindërit. Preferohet që fëmijët e kësaj moshe të kalojnë sa më shumë kohë me
moshatarët e tyre dhe larg nga ekranet dixhitale. Gjithsesi shumë prindër mund të gjejnë
përmbajtje të vlefshme edukative për fëmijët e tyre të cilat zgjojnë kureshtjen e fëmijës si
muzikë, lojra dhe filma vizatimorë me mesazhe edukuese për moshën e fëmijës.

Përdorimi I internetit në fëmijët e moshës 7-12 vjec


Kjo grupmoshë mendohet se është më problematike për tu menaxhuar për shkak se fëmijët janë
mjaft të vetëdijshem për ekzistencën e internetit dhe përdorimin e tij për mundësitë që ofron
interneti. Nga ana tjetër kjo grup moshë nuk është plotësisht e vetëdijshme për rreziqet online që
vijnë nga përdorimi I internetit. Edhe nëse prindërit apo mësuesit ju tregojnë rreth rreziqeve të
përdorimit të internetit ata e kanë të vëshrirë ti kuptojnë realisht rreziqet. Disa fëmijë për shkak
edhe të kuriozitetit mund të kërkojnë materiale të papërshtatshme dhe materiale me informacione
të pasakta. Aftësia dhe pavarësia e tyre do të vazhdojnë që të rriten, ndaj krijimi I mundësisë nga
prindërit apo mësuesit për të realizuar kërkime në internet si një aktivitet I përbashkët u
mundëson prindërve dhe mësuesve mundësine e dhënies së informacioneve të sakta për fëmijën
dhe mbajtjen nën kontrroll të informacioneve të papërshtatshme.

2 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
Përdorimi I internetit në fëmijët e moshës 12-18 vjec
Në moshën e adoleshencës, interneti bëhet një mjet I rëndësishëm pune dhe argëtimi. Ata fillojnë
që ta përdorin internetin për të kërkuar materiale për detyrat e shkollës, projekte të ndryshme,
krijojnë profilet e tyre në rrjetet sociale etj Një pjesë e tyre bëjnë përpjekje për të hyrë në faqe
interneti që kanë material të papërshtatshëm. Shumë adoleshentë mund të fillojnë të krijojnë
programet e tyre dhe e dinë se si të menaxhojnë paisjet dixhitale më mirë se prindërit e tyre apo
mund të konkurojnë me profesionistë. Por hera herës këto njohuri dhe shkathtësi mund të sjellin
ngjarje të pakëndshme nëse ata nuk janë të informuar për rreziqet që mund të shfaqen në internet.

FËMIJË / NXËNËS ; Cfarë duhet që të keni parasysh gjatë përdorimit të


internetit?

 Flisni me prindërit dhe mësuesit para përdorimit të internetit dhe merrni informacionin e
nevojshëm
 Mbani parasysh kushtet e sigurisë dhe privatësinë në internet
 Mbani mend që cdo foto e postuar ne rrjetet sociale mund të mbetet aty apo vidhet nga
persona te tjerë
 Mos pranoni në miqësinë tuaja njerëz të panjohur apo adresa fallso
 Mos flisni me njerëz të panjohur
 Mos jepni informacionet personale si emër, mbiemër, adresën e shtëpisë, emrin e
shkollës, dergim fotosh etj njerëzve të panjohur
 Mos lini takime me njerëz të panjohur
 Kërkojini operatorëve celular dhe shpërndarëve të internetit që të instalojnë programet
për internet të sigurtë në telefonat dhe kompjuterat e fëmijëve/nxënësve tuaj. Shërbimi
ofrohet falas.

3 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
Rreziqet nga përdorimi I internetit
1.Ngacmimi virtual apo cyber-bullying

Termi Cyber bulling është term që përdoret kur njerëzit përdorin internetin për të ngacmuar apo
poshtëruar dikë, apo për ta kërcënuar duke dërguar mesazhe, fotografi dhe video. Kjo mund të
realizohet nga njerëz të panjohur, por edhe nga njerëz të njohur të cilët shpesh fshihen pas
anonimitetit. Format më kryesore të Cyber bullyng janë:

 Dërgimi I e-mail me përmbatje shqetësuese, fyese , paragjykuese apo kërcënuese


 Dërgimi ose postimi I thashethemeve në internet tek shokët apo direkt tek viktima
 Postimet në rrjetet sociale p.sh I sekreteve të dikujt në facebook,instagam , twiter etj
 Fyerja e fëmijëve duke ju vënë nofka apo pseudonimeve përmes mesazheve,
komunikimin ne chat, postimit në fcb etj
 Vjedhja , dërgimi ose postimi I fotografive pa lejen e tyre me qëllim tallje, ngacimin,
poshtërimin, kërcënimin etj
 Krijimi I profileve apo webfaqeve të caktuara në internet duke shqetësuar një individ apo
grup të caktuar fëmijësh me qëllim talljen apo fyerjen

Pasojat; Viktimat e cyber bullying pësojnë të njëjtat efekte negative sikurse ngacmimi në
jetën e përditshme por shpesh efektet janë më të mëdha për shkak se mesazhet mund të bëhen
publike dhe mund të shihen nga një audiencë e madhe e pa kufi. Viktimat e cyber bulling
mund të shfaqin crregullime të sjelljes, simptoma depresioni deri në suicid.

4 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
MËSUES / PRINDËR; Si të dalloni që fëmija/nxënësi është duke përjetuar ngacmim
virtual (Cyber bullying):

Sugjerohet që nëse vëreni disa nga sjelljet e mëposhtme tek fëmija juaj, të konsultoheni me të
dhe të diskutoni rreth problemit.

 Ndihen të shqetësuar, të frikësuar, të pikëlluar apo të frustuar një pjesë të kohës dhe
vecanërisht kur përdorin internetin
 Mbyllen në vetvete
 Shfaqin simptoma të depresionit
 Bien nga mësimet
 Fshehin aktivitetet e tyre online
 Mundet të flasin në telefon apo shkëmbejnë sms më privatisht
 Flasin me ju për fëmijë të tjerë që kanë qenë viktima të cryberbulling
 Shfaqin crregullime në të ngrënë
 Shfaqin crregullime të gjumit

2.Biseda me njerëz të panjohur

Një ndër shqetësimet e mësuesve dhe prindërve dhe sa I përket sigurisë së fëmijëve në internet
është biseda me njerëz të panjohur të cilët mund ti kenë njohur përmes internetit. Kur qasja në
internet dhe përdorimi I rrjeteve sociale ka qenë I pakontrrolluar ka bërë që fëmijët të jenë
shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijnë nga njerëz të panjohur. Fëmija mund të bisedojnë me
persona shumë të rrezikshëm të cilët kanë për qëllim që të lëndojnë fëmijën në mënyra të
ndryshme. Ka pasur raste kur fëmijët kanë përfundur si viktima të trafikimit përmes komunikimit
në rrjetet sociale me njerëz të panjohur. Fëmija/ nxënësi juaj nëse është I pambrojtur mund të
bjerë pre I shumë keqbërësve të cilët mund ti vjedhin identitetin, ta ngacmojnë, të vjedhin
adresën e tyre etj Kontakti me përdorues të panjohur kryesisht bëhet përmes mesazheve nëpër
rrjete sociale.
5 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
3.Ekspozimi ndaj përmbajtjes pornografike

Fëmijët/nxënësit shumë lehtë mund të jenë të ekspozuar ndaj materialeve të paligjshme,


shpeshherë edhe pa e kuptuar se janë të paligjshme dhe të dëmshme për moshën e tyre. Fëmijët
shpesh herë hapin llogari të rreme me qëllim të hapjes së këtyre faqeve që janë të dedikuara për
të rritur. Për fat të keq, shumë prindër nuk janë të informuar për tu marrë me cështjet e sigurisë
në internet dhe kanë nevojë për informacion. Mungesa e përvojës dhe sinqeriteti I pastër I
fëmijëve mund ti cojë ata drejt rreziqeve online. Fëmijët mund të hasin në përmbajtje
pornografike rastësisht ose qëllimisht nga kurioziteti.

Pasojat nga pornografia janë të shumta:

 Ndikon negativisht në shëndetin emocional dhe mendor të fëmijës


 Promovon mungesën e edukimit seksual
 I bën fëmijët më të pandjeshëm dhe I orjenton drejt sjelljeve të devijuara, të cuditshme
 Ruan në memorjen e fëmijës imazhe që mund të mos fshihen asnjëherë
 Mund të cojë në rritjen e agresivitetit seksual

4.Lojrat online

Kur luani një lojë qoftë në internet apo të instaluar në kompjuterin tuaj, mund të përjetoni
ndjesinë se patjetër duhet të fitoni apo kaloni në nivelin tjetër. Është me rëndësi të kuptojmë se
kjo është vetëm një lojë, një menyrë argëtimi që ndonjëherë fitohet dhe ndonjëherë humbet. Kur
jeni duke lujtur në internet duhet të keni kujdes. Kur jeni fitues apo humbës të mos e bezdisni
apo fyeni dikë në internet që luan bashkë me ju. Është mirë që të përdorni një pseudonim ose

6 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
shkurtesë të emrit tuaj kur ju jeni duke përdorur faqet e lojrave, në vend të emrit tuaj të vërtetë.
Në rrjetin e lojrave ka njerëz nga e gjithë bota për të cilët ju nuk keni informata se kush janë.
Kujdesi juaj gjatë kohës në internet duhet të jetë në nivelin e duhur. Loja online;

 Fëmijët që luajnë video-lojra shpesh bëhen të dhënë pas lojrave dhe krijojnë varësi ndaj
tyre
 Rënie në mësime
 Vështirësi për të menaxhuar apo programuar kohën /ditën
 Lojrat e dhunshme online mund të ndikojnë negativisht në shëndetin emocional dhe
mendor
 Përdorimi I tepruar I internetit ndikon negativisht në shëndetin dhe zhvillimin social të
fëmijëve
 Qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjuterit pa biseduar me dikë tjetër ndikon që
fëmija/nxënësi të behët më I mbyllur, të mos përmirësojë aftësitë sociale të komunikimit,
të humbin aftësitë e komunikimit dhe të bëhen të izoluar
 Disa video lojra ndikojnë që fëmijët të bëhen agresivë në sjellje ose mendime
 Fëmija/nxënësi bëhet pasiv dhe mund të ketë probleme me mbipeshëm
 Studiues të ndryshëm kanë gjetur se ka një lidhje ndërmjet depresionit dhe luajtjes së
lojrave të dhunshme kompjuterike
 mund tu kthehet në shqetësim nëse jepni të dhënat tuaja të verteta.

7 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
MBROJTJA LIGJORE_____

Krimi kibernetik lidhet me një aktivitet kriminal të zhvilluar në rrjet (internet). Në epokën
dixhitale, një fëmijë është vetëm nje klik larg nga ngacmimi, tallja, pornografia, abuzimi seksual
dhe kërcënimet në botën online. Për të garantuar sigurinë ligjore ndaj veprave penale në fushën e
teknologjisë se informacionit, pjesë e Kodit Penal është edhe legjislacioni për krimin kibernetik.
Në vitin 2002 shteti shqiptar ka ratifikuar Konventën “Për krimin në fushën e kibernetikës”.
Ngacmimi kibernetik (Cyberbullying) konsiderohet vepër penale, konsiderohet si krim
kibernetik dhe dënohet me gobë deri në disa vitë burg.

A. Cfarë duhet të bëjnë prindërit dhe mësuesit?

Është e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit të dinë se ku të drejtohen në rast se fëmija I tyre
apo nxënësit gjatë përdorimit të internetit rrezikohen nga veprat kriminale. Në Prokurorinë e
Krimeve të Rënda dhe në Prokuroritë kryesore në vend është ngritur Sektori I Krimit Kibernetik
I cili në fokus të punës së tij ka hetimin e veprimtarive kriminale që zhvillohen në rrjet.
Legjislacioni është gjysma e punës , por pjesa tjetër I takon prindërve dhe mësuesve të cilët
duhet të dinë se cfarë shikojnë fëmijët kur qëndrojnë në internet. Ata janë vija e parë e mbrojtjes
kundër kërcënimeve online.

8 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
B. Si mund ti ndihmojmë fëmijët/nxënësit për një qasje të sigurtë në internet?

Ka disa mënyra se si prindërit dhe mësuesit mund të bllokojnë qasjen e fëmijëve nëpër webfaqe
të cilat nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Prindërit dhe mësuesit mund të instalojnë programe
të cilat e bllokojnë automatikisht hyrjen në webfaqe të papërshtatshme, lojra bixhozi apo me
përmbajtje të dhunshme. Shumica e prindërve I besojnë fëmijëve të tyre, por sidoqoftë fëmijët
mund të ndeshin materiale sheqetësuese. Filtrimi dhe moderimi janë mënyra të mira për të
ndaluar përmbajtjen e përshtatshme dhe të dëmshme. Këto ju mundësojnë që të vendosni kufinj
online sipas moshës së fëmijës.

Ka tri nivele kryesore për përdorimin e kontrrolleve:

1. Internet Service Providers (ISP)

Internet Service Provides (ISP) si Albtelekom, Abcom, Abissnet, Tring Communicatin por edhe
operatorër e komunikimit telefonik dhe online si TMobile, Vodafone Albania, Eagle Mobile,
Plus, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së informacionit (AITA) ofrojnë internet në shtëpitë
tuaja. Këto ofrues shërbimi të internetit ofrojnë mundësinë e “filtrave mbrojtës”të cilat e
kufizojnë hyrjen në internet. Shpesh herë prindërit dhe mësuesit nuk kanë asnjë informacion apo
nuk e dinë që ekzistojnë të tilla filtra mbrojtës.

Po cfarë janë filtrate mbrojtës?

Fibrat mbrojtës janë instrumenta teknikë që përdoren për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët
nga aksesi në përmbajtje të padëshiruara apo të dëmshme në internet. Këto filtra mund të

9 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
shkarkohen dhe instalohen pa pagesë nga internet por edhe ofrohen falas nga kompania nën
kujdesin ndaj klientit. Gjithashtu, këto komapani kanë broshura që ofrojnë këshilla për kujdesin
prindëror si p.sh për përdorimin e sigurtë të telefonit celular, për lundrim të sigurtë në faqet e
internetit etj

2. Mjetet me të cilat shfrytëzoni internetin

Shumica e kompjuterave, telefonave celular dhe paisjeve të lojrave kanë edhe opsione për
kontrroll prindëror. P.sh sistemet operative Windows dhe MAC kanë opsionin e kontrrolleve që
mund të aktivizohen në kompjuter.

3. SOftweri

Ka një mori paketash që mund të blihen apo shkarkohen nga interneti falas për këtë qëllim.
Kontrrollet prindërore nuk mund të bëjnë internetin100% të sigurtë ndaj duhet
domosdosshmërisht të bisedoni me fëmijë tuaj për ti ndërgjegjësuar rreth lundrimit në internet.

4. Ajo që mund të propozohet është ndërgjegjësimi I fëmijëve për të;

a)Përdorur motorët e kërkimit për fëmijë (11-16 vjec)

www.kidrex.org, www.safesearchweb.com, www.kidzsearch.com.

b) Ndryshuar opsionet e kërkimit Google, Bring, Yahoo etj

Për këtë klikon tek “Options”/”Preferences” > “SafeSearch-Filter” > strikt.

c) Ndryshuar parametrat e web brower-it (internet Explorer)

Internet Explorer: Tools > Internet Options > Security > (vendos) “High”

10 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
Disa këshilla për PRINDËRIT dhe MËSUESIT se si mund të mësojnë fëmijët
të mbrohen gjatë përdorimit të internetit;

1. Edukimi I fëmijëve
 Edukoni fëmijët tuaj që të mos përgjigjen në mesazhe personave të panjohur dhe tu
shmangen bisedave online rreth cështjeve seksuale.
 Edukoni fëmijët tuaj që të mos hapni atachmente apo linqe të internetit që mund të
shfaqen gjatë bisedave në chat apo kur pranojnë ndonjë e-mail prej personavee të
panjohur.
 Inkurajoni fëmijët që të përdorin faqet e internetit vetëm për të komunikuar me miqtë e
tyre dhe jo me njerëz të panjohur.
 Shpjegohu fëmijëve që asnjëherë të mos bisedojnë me përsona të panjohur, të cilët për
herë të parë I kanë njohur vetëm në internet. Tregohu fëmijëve se njerëzit online mund të
mos jenë ata që thonë se janë.
 Bindini fëmijët tuaj që të mos shpërndajnë të dhënat e tyre identifikuese personale.
 Udhëzoni fëmijët tuaj që asnjëherë të mos përdorin web-kamera në komunikim me
persona të panjohur
 Këshilloni ata që të mos postojnë në internet materiale pa miratimin tuaj
 Shpjegohu fëmijëve se ajo cfarë ata shkruajnë në internet mund të lexohet nga kushdo
tjetër

2.Vendosni bashkë me fëmijët rregullat e përdorimit të internetit dhe të telefonit celular

Lista e rregullave duhet të përmbajë rregullat se si dhe kur fëmijët munden ta përdorin internetin
dhe telefonin. Disa nga rregullat mund të jenë;

 Sa shpesh duhet që ta përdorin internetin apo telefonin fëmija/nxënësi

11 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
 Kohën kur mund të përdorin internetin në telefon për mësimin online nga shtëpia
 Sa kohë mund të shpenzojnë në telefon apo internet për tu argëtuar
 Cfar materialesh mund të shkaktojnë , cilat faqe do të vizitojnë
 Me cilët persona do të flasë
 Si të sillen kur hasin në gjera të papërshtatshme

3.Familjarizohu me faqet e internetit të përdoruara nga fëmija juaj;

 Mbajeni telefonin dhe kompjuterin në një vend të përbashkët


 Familjarizohuni me atë se cfarë bëjnë fëmijët tuaj në internet dhe kontrrollo periodikisht
faqet që fëmijët tuaj I vizitojnë
 Prindërit duhet të dinë se si dhe për cfarë shërbejnë këto faqe

Cfarë mund të bëni ju FËMIJË nëse bini pre e ngacmimit kibernetik:

 Flisni hapur, pa frikë, pa ndrojë me prindërit, mësuesin kujdestar, psikologun apo


drejtorin e shkollës
 Tregojeni me sinqeritet shqetësimin tuaj
 Edhe nëse keni gabuar diku, mos kini turp te gjithë bëjnë gabime dhe nga gabimet
mësohet
 Denonconi rastet;
 Kontaktoni me Policinë e Shtetit 129
 Linja e këshillimit për fëmijë 116 111
 www.isigurtë.al
 Adresa e policisë për denoncimin e krimeve kibernetike

http://www.asp.gov.al/denonco_kk.

 Prokuroria e krimeve të rënda


12 e_mail: arta8beqiri@gmail.com
Mbani mend

Ngacmimi kibernetik (Cyberbullying) konsiderohet vepër penale, konsiderohet si krim


kibernetik dhe dënohet me gobë deri në disa vitë burg.

Mos I ndaloni fëmijët/nxënësit që të përdorin interentin, por flisni hapur me ta dhe edukojini për
përdorimin e sigurtë të internetit.

Burimi;

Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

CRCA

Unicef

Microsoft

Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike

Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online

Vodafon

Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë

Avokati i Popullit

Psikologu: Arta Beqiri

13 e_mail: arta8beqiri@gmail.com

You might also like