Përparimi I Xha Brahos

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe organizim të Shoqatave të dala nga

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Klinë, sot është mbajtur Akademi përkujtimore kushtuar ish-
luftëtarit dhe invalidit të UÇK-së, Brahim Krasniqit- Xha Braho, nga fshati Caravik i Klinës, i cili vdiq një vit
më parë. Me këtë rast, në fshatin e tij të lindjes është zbuluar edhe pllaka përkujtimore. Ai ishte plagosur
nga forcat serbe gjatë kohës së luftës më 2 gusht të vitit 1998 në betejën tek “Zabeli i Bashotëve” në
Caravik.

Në Akademinë e organizuar me këtë rast në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, kryetari i
Komunës së Klinës, Sokol Bashota, tha se sot po përkujtojmë një bashkëluftëtar timin, njeriun që këtë
buzëqeshje ia fali këtij vendi; njeriun që u lind dhe u rrit gjithmonë me porosinë se vetëm përmes luftës
mund t’ia sjellim lirinë këtij vendi. “ Neve na kanë inkurajuar njerëzit si Xha Braho dhe shumë
bashkëluftëtarë të tjerë, të cilët, edhe pse në moshë të shtyrë, vullnetarisht pranuan që të jenë bashkë
më djem dhe vajza të reja në vija të para të frontit. Ai vullnetarisht shkoi në Shqipëri për të sjellë
armatim për shokët që i kishte në front. Ky veprim i tij, edhe shumë të tjerëve në moshë si ai, vërtet ishin
inkurajim për gjeneratat e reja që hynë në luftë. Ne duhet t’i kujtojmë ata që dhanë shumëçka për këtë
ditë”, ka thënë kryetari Bashota.

Folën edhe Blerim Kelmendi, Albion Krasniqi dhe Xhavit Dauti, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Xha
Brahos për lirinë e këtij vendi.

You might also like