20 Këshilla Për Intervistim Më Të Mirë

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

20 këshilla për intervistim më të mirë

Nga Gregg McLachlan

1. Plani. Para se të intervistosh dikë duhet të kesh një plan (një temë
për të ndryshuar, natyrisht) që do të ju udhëheqë që nga fillimi deri në
fund. Çfarë pyetje dëshiron të bësh? Çfarë tema do të mbulosh? Me
çfarë pyetje do të fillosh, dhe cilat dëshiron t’i ruash për në fund ?

2. Përgatite një bisedë të vogël. Provo të kesh disa tema, për bisedë të
vogël në dispozicion, para se të arrish tek intervista. Të dish pak për
prapavijën e personit do të të ndihmojë për të zhvilluar temat. Ose
ndoshta është diçka që ti e ke të përbashkët me personin. Sido që të
jetë, bisedat e vogla efektive nuk nënkuptojnë humbje kohe. Kjo është
për të krijuar një atmosferë miqësore.

3. Parashikoji përgjigjet si pjesë e planit tënd. Nëse ti do të


parashikosh se si do të reagojë në ndonjë pyetje të veçantë, do të kesh
mundësi të reagosh në mënyrë efektive, me pyetjet e para-
planifikuara.

4. Përshtypjet e para janë kritike. Mënyra se si ti e përshëndetë dikë


mund të ndihmojë që të vë tonalitet në intervistë. Së pari bëhu njeri.
Bëhu i shoqërueshëm. Bëhu i sjellshëm. Natyrisht ti kurrë nuk mund
të parashikosh disponimin e personit tjetër, por së paku ti po i krijon
vetvetes një fillim të mbarë. (Mos harro, dikush që është i pamësuar
të jetë i intervistuar nga një reporter mund të jetë nervoz. Ti duhet t’i
ndihmosh ta tejkalojë me lehtësi atë nervozizëm.)

5. Hetoj rrethanat. Shiko për artikuj interesant që ndihmojnë për ta


individualizuar intervistën. Nëse je duke e bërë intervistën në zyrën e
personit, shiko për pllaka metalike (mund të jenë mirënjohje ose
çmime të ndryshme), trofe, fotografi etj. Artikujt gjenden në zyrë për
një arsye: personi është krenarë me ato. Pyete për ata artikuj
(gjësende).

6. Shmangu pyetjeve që japin përgjigje vetëm me një fjalë( po ose jo).


Kjo është gjëja kryesore që duhet mbajtur mend, por prapë,
ndonjëherë intervistat mund të rrëshqasin në një varg pyetjesh që
përfundojnë më përgjigje që kanë vetëm një fjalë. Pyetjet që fillojnë
më Shpjego…? Trego për atë…? Përshkruaj…? Pse…? ndihmojnë për
të kërkuar shpjegime nga njerëzit.

7. Bëhu i vëmendshëm për personat që kanë ndonjë tendencë të


qëllimshme. Këta të intervistuar janë persona të cilët me qëllim e
ndërrojnë fokusimin e pyetjes në atë mënyrë në të cilën shpresojnë se
ti nuk do ta vëresh. Zakonisht ata fillojnë t’i përgjigjen pyetjes suaj
dhe pastaj e bëjnë një kalim të lehtë në një temë tjetër (veçanërisht
politikanët janë të mirë në këtë teknikë.) Sjelle të intervistuarin prapë
tek pyetja origjinale duke përdorur reagime si “Unë ende po pyes
vetën për pyetjen origjinale…”. Nëse kjo dështon, vazhdo me normal
duke qenë i hapur: “Ti nuk i’u përgjigje pyetjes”.

8. Zyrtarët publikë mund të i’u shmangen pyetjeve. Ndonjëherë


zyrtarët publik harrojnë shpesh bëjnë pyetje që janë në interes të
publikut. Nëse je duke intervistuar një zyrtarë publik i cili nuk të
përgjigjet në pyetjet tua, kujtoja se ata janë përgjegjës për publikun.
Nëse zyrtari ende nuk flet, ka një tjetër strategji efektive, mund të
pyetët:,“Nëse tani do të pyetja edhe unë si një anëtarë i publikut të
njëjtën pyetje, si do të më përgjigjeshe?”

9. Kurrë mos u shtir sikur po kupton diçka pa e kuptuar. Nëse nuk e


di se për çfarë po flet personi, pyete që ta shpjegojë. Ja një pyetje e
thjeshtë që mund ta përdorësh: “A mund ta shpjegosh atë në atë
mënyrë që ta kuptojë publiku? ”Nëse ti nuk kupton diçka dhe nuk pyet
për shpjegimin, si do ta shkruash atë për lexuesit?

10. Mos u fikso vetëm pas fletores. Kur t’i ngulësh sytë për të shikuar
vetëm në fletoren tënde, ti do të rrezikosh se do të dukesh shumë i
ftohtë ose si robot. Ti nuk po qëndron jashtë shtëpisë së personit,
duke u përpjekur të garosh përmes 20 pyetjeve, si një pjesë e një
analize derë më derë. Pyetjet duhet të paraqiten në një tonë bisede,
duke pasur një kontakt sy më sy me personin.

11. Pyete pastaj dëgjo. Mos u fokuso shumë që ta marrësh pyetjen e


3-të në listën tënde, kështu ti e mos përfillë dëgjimin e përgjigjes së
pyetjes së 2-të. Për më tepër, derisa ti dëgjon, ti mund gjithashtu të
kontrollosh rrethinat për të kërkuar artikujt që mund të shpiejnë për
në pyetjet shtesë (shiko këshillën 4).

12. Sa është ora? Nëse dëshiron t’i tregosh të intervistuarit se je në


nguti dhe nuk ke shumë kohë për të dëgjuar çfarë ata kanë për të
thënë, shikoje orën tënde. Përndryshe lëre të intervistuarin të shkojë
drejt një përfundimi të tij natyral.

13. Shmangiu fjalimeve (qëndrimeve personale). Një intervistë nuk


është forum për të shprehur Botën Sipas z/znj Gazetarë. Intervista
nuk bëhet për të shprehur mendimet tua. Lëri opinionet për të
intervistuarin.
14. Dilni në temë (drejtpërdrejtë). Nëse e ke një pyetje, bëje të
shkurtë. Ti nuk do të mësosh shumë për dikë nëse e humb tre-çerekun
e kohës duke bërë pyetje të gjata dhe të gjera.

15. Provo të bësh citate. Më kujtohet një situate para disa viteve kur
një reporter u mundua të citojë Ministrin e Agrikulturës së Kanada-së,
në një kohë kur vendi po pësonte në shumimin e pulave dhe
frikësoheshin për ndonjë sëmundje. Gjatë një interviste gazmore,
ministri u pyet se çfarë kafshe do të dëshironte të bëhej. “Nuk do të
doja të isha një pulë” ai u përgjigj. Ishte një citat i sinqertë.

16. Mos provo t’i bërtasësh dikujt ose të justifikohesh. Nëse i


intervistuari e rritë zërin e tij/saj ose fillon të justifikohet, qëndro i
ftohtë dhe koncentrohu që ta kapësh emocionin.

17. Ruaju nga uh huh-et. Ta tundësh kokën ose të reagosh me “uh


huh” gjatë një interviste mund të bëhesh i bezdisshëm. A po e kupton
ndonjërën nga këto? Uh huh, Ende kërkon shpjegim? Uh huh. Këto
shenja kur i përdorë në mënyrë përsëritëse, i intervistuari mendon se
ti nuk po e kupton gjë që është për tu mërzitur. A mund të kalojmë tek
këshilla 18? Uh huh.

18. Heshtja është në rregull. Mos u bë gjithmonë i pari ai i cili thyen


akullin gjatë një interviste. Nëse ka heshtje pas pyetjes, jepi kohë.
Mos harro, nëse nuk të pëlqen heshtja, ndoshta është e njëjta edhe
për personin. Heshtja mund ta nxisë të intervistuarin të shpenzon
komentet e tij.

19. Ruaju nga sulmimet e fletores. Para-plani yt për intervistën është i


dizajnuar që të ju ndihmojë që të jeni të përqendruar, jo vetëm në
mendje, por edhe në marrjen e shënimeve. Pa pasur asnjë plan dhe të
shkarravitësh me shpejtësi gjithçka që është thënë do të mbetesh pa
ndonjë koleksion të madh të informacionit. Mos u habit, nuk do të
kesh njohuri nga t’ia fillosh kur të kthehesh në zyrë.

20. Përfundimi i duhur. Mos e përfundo intervistën duke i thënë


dikujt, “Nuk e di se çfarë të pyes më tepër…” është një përfundim i
mbytur dhe tregon mungesën tënde të përgatitjes. Sikurse për fillimin
e intervistës, duhet ta bësh një plan edhe për përfundimin e sajë.
“Faleminderit që e ke shpenzuar kohën sot që të takohesh me mua. A
ka diçka që nuk patëm kohë për të biseduar? “. Fjalët kyçe janë Ne
kemi dhe Ne. Jo Unë dhe Unë nuk e di çka të pyes tjetër. “

You might also like