Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Test Kimi # Pyetje Pergjigje

Gazet Fisnike #
1)Cilat elemente bëjnë pjesë në gr.18 dhe cfarë konfiguracioni kanë?
Ne grupin e 18 të sistemit periodik bëjnë pjesë : heliumi(He),neoni(Ne),argoni(Ar),kriptoni(Kr) dhe
radoni(Rn)
Heliumi përmban vetëm dy elektrone dhe ka konfiguracion elektronik 1s2 ndërsa elementet e tjera të këtij
grupi kanë konfiguracion elektronik ns2np6.
2)Si quhen elementet e gr.18 dhe pse ?
Quhen gaze fisnike për arsye se elementet e tyre janë joreaktive.
3)Cilat elemente nga gazret fisnike formojnë komponime dhe me cilat elemente?
Ksenoni formon disa komponime me elemente te tjera që kanë elektronegativitet të lartë.Ai formon disa
komponime me elementetet halogjene dhe me oksigjenin.
4)Cilat janë komponimet e (ksenonit) Xe me fluorin(F) dhe me oksigjenin (O) ?
Komponimet e ksenonit me fluorin janë : Difluoruri i ksenonit (XeF 2),tetrafluoruri i ksenonit (XeF4) dhe
heksafluorurin e ksenonit (XeF6) ndërsa ksenoni me oksigjenin formon dy lloje oksidesh ; treoksidin e
ksenonit(XeO3) dhe tetraoksidin e ksenonit (XeO4).
5)Për cka përdoren gazet fisnike ?
Gazet fisnike përdoren për mbushen e pocave elektrikë,për fryemarrje artificjale, për krijimin e
atmosferës inerte gjatë procesit të ngjitjes autogjene dhe në procese metalurgjike që zhvillohen në
temperatura të larta.
6)Cilat elemente quhen të bllokut (d), ku janë të vendosura në tabelën e sistemit periodik dhe si quhen
ndryshe ?
Elementet kimike te cilat elektronet valente i kanë të vendosura në orbitalet d quhen elemente të bllokut
(d).Në tabelën e sistemit periodik këto elemente janë të vendosura në mes te elementeve të bllokut s dhe
atyre të bllokut p. Për këtë arsye quhen elemente Kalimtare.
7)Me cfarë veti karakterizohen elementet e bllokut (d)?
Te gjitha elementet e bllokut d jan metale. Eshtë e njohur se elementet e te njejtit grup te sistemit
periodik kanë veti të njëjta .Për dallim nga vetitë e elementeve s dhe atyre p ,përvec në kuadër të grupit
elementet d kanë veti të njëjta edhe në kuadër të periodës së njëjtë.
Vetitë kimike te tyre nuk ndryshojn me rritjen e numrit atomik sic ndodh tek elementet s dhe p. Kjo mund
te shpjegohet nga fakti se keto elemente dallohen midis vete vetem per nga plotësimi i shtresës së
parafundit elektronike. Disa prej elementeve të d në kripërat e tyra kanë numërat oksidues të
lartë.Formojn komponime komplekse, tregojn veprime te theksuara katalitike . etj.

NIKELI
8)Si është i përhapur nikeli në natyrë dhe cilat janë xehet më të njohura të nikelit (shëno emrat dhe
formulat )?
Nikeli është element mjaftë i përhapur në Tokë. Xehet më të njohura të tij janë nikelini NiAs, pentoditi
(Ni,Fe)9S8, gerzdorfiti NiAsS, garnieriti (Ni,Mg)3H4Si2O11 etj.

9)Si përfitohet Nikeli ?


Nikeli përfitohet kryesisht prej xeheve sulfure të tij. Në fillim bëhet pasurimi dhe përpunimi i xehes së tij.
Në këtë rast fitohet guri i Nikelit i cili përmban rreth 48% nikel.Në gurin e nikelit ,nikeli gjendet në formë
të sulfurës së tij, e cila ka përbërje të përafërt Ni2S3.
10)Si bëhet përpunimi i gurit të Nikelit ?
Përpunimi i Nikelit bëhet në disa mënyra :
a)Me oksidim të gurit të nikelit deri ne oksit te nikelit (II) NiO dhe pastaj me reduktim të këtij oksidi me
kokës përfitohet nikeli : NiO + C ---> Ni+ CO
b)Me elektrolizën e gurit te Nikelit Ni2S3
c)Me fërgimin e gurit të Nikelit të bluar deri ne oksidin e nikelit (II) dhe me reduktim të NiO me gaz ujor :
2NiO + CO + H2 ---> 2Ni + CO2 +H2O
11)Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te Nikelit ?
Nikeli është metal me fortësi mjaft të madhe. Ka shkëlqim metalik me ngjyrë të argjendtë.Ai tregon veti të
dobëta magnetike.Nikeli është metal i qëndrueshëm ndaj korozionit. Në acid sulforik dhe ne acid
klorhidrik tretet pak ndërsa në acid nitrik tretet mirë. Eshtë i qendrueshem ndaj hidroksideve bazike.
12)Për cka përdoret Nikeli ,cka është procesi i nikelimit galavanik dhe cilat janë aliazhet më të
rëndësishme ?
Nikeli përdoret ne industrin e celikut për përfitimin e aliazheve. Aliazhet e celikut te cilat permbajnë sasi
të vogla te nikelit , kanë fortësi dhe qëndrueshmëri jashtëzakonisht të madhe . Si të tilla këto aliazhe
përdoren për prodhimin e tytave të armëve ushtarake.Nikeli gjithashtu përdoret për përfitimin e shumë
aliazheve te tjera. Aliazhi “argjendi i ri” dhe alpaka përmbajn baker,nikel, dhe zink. Keto aliazhe perdoren
per prodhimin e monedhave.
13)Cilat janë komponimet më të rëndësishme të nikelit (sheno emrat dhe formulat) ?
Oksidi i nikelit (II) NiO, Hidroksidi i Nikelit (II) Ni(OH) 2 dhe Sulfati i nikelit (II) NiSO4.
14)Cka është hidroksidi i nikelit dhe si fitohet ?
Eshtë substanc me ngjyrë të gjelbër e qendrueshme në ajër.Për dallim nga hidroksidi i manganit i hekurit
dhe kobaltit hidroksidi i nikelit (II) oksidihet në ajër. Ky hidroksid përfitohet me precipitim të kripërave te
nikelit me amoniak apo me hidrokside alkaline

KROMI
15)Si gjendet kromi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat)?
Kromi në natyrë është i përhapur vetëm në formë të mineraleve të tij.
Mineralet më të rëndësishme të tij jan kromiti , FeOxCr 2O3 dhe krokoiti PbCrO4.
16)Si përfitohet kromi dhe shëno reaksionin e përfitimit ?
Kromi metalik përfitohet me reduktim të oksidit te kromit. Kromiti shkrihet me karbonat të kaliumit nën
rrymën e oksigjenit :
4FeO x Cr2O3 + 8K2CO3 + 7O2 ---> 8K2CrO4 +2Fe2O3 + 8CO2
Nen veprimin e acidit sulfurik kromati shendrrohet ne dikromat i cili pastaj reduktohet me kokës deri ne
oksid kromi (III) . Ky oksid reduktohet me metoden e aluminotermis me crast fitohet kromi metalik
Cr2O3+2Al-->2Cr +Al2O3

17)Cilat janë vetit fizike dhe kimike te kromit ?


Kromi është metal me shkëlqim të argjendtë. Ka fortësi të madhe dhe është i thyeshëm.Si i tillë nuk mund
të farkohet.Kromi është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe ajrit. Në acid klorhidrik dhe ne acid sulfurik të holluar
është i tretshëm.
18)Cka është kromimi.ciliat aliazhe quhen ferokrome dhe si fitohen ?
Kromi është i qëndrueshum ndaj korozionit.Si i till përdoret për mveshje të veglave të hekurit , për
mbrojtje të tyre nga korozioni. Ky proces quhet kromim dhe është proces elektrolitik.Kromi Me metalet e
tjera formon aliazhe.Me të rëndësishme janë aliazhet e kromit me hekurin. Këto aliazhe quhen
ferokrome. Dhe perfitohen me kalcinim te kromitit me kokës në furra elektrike :
FeO x Cr2O3 +4C ---> (Fe +2Cr) + 4CO
19)Kromi me cfarë numra oksidues formon komponime dhe cilat janë më të rëndësishme ?
Kromi formon komponime ne te cilat ai ka numër oksidues +2,+3,+5 dhe +6. Komponimet më të
rëndësishme të tij janë ato në të cilat kromi ka numër oksidues +6.
20)Cilat janë komponimet e kromit (shëno emrat dhe formulat)?
Komponimet e kromit janë: Oksidi i kromit (III) Cr2O3 , Hidroksidi i kromit (III) Cr(OH)3 , Oksidi i Kromit i
kromit (VI) CrO3.
21)Si fitohet hidroksidi i kromit Cr(OH) 3 (shëno reaksionin)?
Fitohet nga tretësira e klorurit të kromit (III) ose të kripërave të tjera të tretshme duke vepruar me
amoniak në tretsirat ujore të tyre
CrCl3 + 3NH4OH --->Cr(OH)3 + 3NH4Cl
22)Cilat janë komponimet më të njohura të kromit me numër oksidues +3 (shëno emrat dhe formulat)?
Kloruri i kromit (CrCl3) dhe sulfati i kromit (III) Cr2(SO4).
23)Cka formon oksidi i kromit (VI) CrO3 kur tretet në ujë (reaksionin) dhe si quhen kripërat e tij?
Kur tretet në ujë formon acidet kromike (acidin kromik dhe acidin dikromik)
CrO3 + H2O --> H2CrO4
2CrO3 + H2O --> H2Cr2O7
Kripërat përkatëse të këtyre acideve quhen kromate përkatësisht dykromate.

MANGANI
24)Si gjendet Mangani në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat)?
Mangani është mjaftë i përhapur në natyrë. Ai nuk gjendet i lirë por në formë të komponimeve të tij.
Xehet e tij më të rëndësishme janë: piroluziti MnO2, BRAUNITI Mn2O3, hauzmaniti Mn3O4 dhe manganiti
Mn2O3 x H2O .
25)Cfarë elementi është mangani ku ndodhet në organizmin e njeriut dhe si ndikon në organizëm?
Mangani është element biogjen. Në organizmin e njeriut ,mangani ndodhet në zemër në mëlci dhe veshkë.
Ai ndikon në rritjen normale të organizmit, në funksionin e gjëndrrave seksuale dhe ndihmon prodhimin e
gjakut.
26)Si fitohet mangani dhe shëno reaksionin ?
Mangani përfitohet në dy mënyra : me elektrolizë të tretësirave ujore të kripërave të tij në mjedis neutral
dhe me metodën e aluminotermisë

3Mn3O4 + 8Al ---> 9Mn + 4Al2O3


27)Cilat janë vetitë fizike dhe kimike të manganit?
Mangani është metal i fortë me ngjyrë të bardhë të përhirtë. Eshtë i thyeshëm i cili oksidohet lehtë në
ajër.Mangani oksidohet lehtv me ngrohje me veprim të sulfurit , të halogjeneve ,të silicit dhe të fosforit.
28)Mangani me cfarë numra oksidues formon komponime dhe cilat janë më të rëndësishme dhe cilat janë
më stabile ?
Mangani mund të formojë komponime në të cilat ka numër oksidues +2,+3 +4 +6 dhe +7. Ndër
komponimet më të rëndësishme jan ato në të cilat mangani ka numër oksidues +2+4 dhe +7. Kurse më
stabile janë ato me numër oksidues +2.
29)Cilat janë komponimet e manganit (shëno emrat dhe formulat)?
Oksidet e Manganit MnO , Hidroksidi i manganit (II) Mn(OH) 2 dhe Permanganati i kaliumit KMnO4.
30)Cilatë janë oksidet më të rëndësishme të Manganit ?
Oksidet më të rëndësishme të Manganit janë: Oksidi i manganit (IV) MnO2, oksidi i manganit (III) Mn2O3 ,
dhe oksidi i përzier i manganit Mn3O4.
31)Si fitohet hidroksidi i manganit dhe shëno reaksionin?
Hidroksidi i manganit fitohet nga kripërat e manganit (II) të tretshme në ujë nën veprimin e bazave. Kjo
substancë është precipitat me ngjyrë rozë.
MnCl2 + 2NaOH ---> Mn(OH)2 + 2NaCl
32)Ku përdoret permanganati i kaliumit si dhe tretsira 4%KMnO dhe për cfarë arsye ?
Përdoret në mjeksi si mjet dezinfektues . Tretësira e KMnO 4 (4%) përdoret në rastet e djegieve të lëkurës,
e cila pengon formimin e ushlave.

KOMPONIMET KOMPLEKSE
33)Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë?
Elementet kalimtare formojnë disa komponime karakteristike te cilat dallohen prej komponimeve të tjera.
Sipas teoris kordinative atomet e metaleve kalimtare edhe pse kan formuar komponime kimike ato mund
te formojn lidhje kimike kordinative me nje numer te caktuar te joneve apo te molekulave. Ne keto raste
formohen komponimet komplekse qe ndryshe quhen edhe komponime Kordinative.
34)Prej cka është i përbërë një komponim kompleks ?
Një komponim kompleks zakonisht është i përbërë prej ligandeve apo grupe molekulash të joneve te cilat
jan te lidhura me metalin . Ligandet me atomin apo jonin qendror jan te lidhura me lidhje kovalente
kordinative.
35)Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej cka përbëhen këto sfera dhe si
shënohen ?
Prej 2 sferave kordinative . Sfera e brendshme e komponimit kompleks e cila eshte e lidhur me ligandet
dhe shenohet me kllapa te mesme dhe sfera e jashtme e cila nuk eshte e lidhur drejtperdrejt me jonin apo
atomin qendror dhe shenohen jashtë kllapave te mesme.
36)Si ndahen komponimet komplekse varësisht nga lloji i jonit kompleks ?
3 grupe a)Komponimet komplekse kationike
b) Komponimet komplekse anionike dhe
c) Komponimet komplekse neutrale.
37)Cilat komponime komplekse quhen helate dhe cilat jan më të përhapura në natyrë?
Komponimet komplekse të cilat përmbajn ligande polidentate quhen komponime helate. Helatet janë të
përhapura në natyrë dhe janë përbërës të organizmave shtazorë.Ato kanë rëndësi të jashtëzakonshme
biologjike.
38)Cilat elemente quhen elemente të bllokut (f) dhe cilat elemente bëjnë pjesë në këtë grup?
Elementet e bllokut (f) janë ato të cilat kanë orbitalet f të plotësuara ose gjysmë të plotësuara. Elementet
që bëjnë pjesë në këtë grup janë Lantanidet dhe Aktinidet.

REAKSIONET BERTHAMORE
39) Ku qëndron dallimi mes reaksioneve kimike dhe atyre bërthamore ?
Reaksionet kimike janë të ndërlidhura me mbështjellësin elektronik të atomeve.Gjatë reaksioneve kimike
Bërthamat e atomeve ngelin të pandryshuara. Mirpo egzistojn edhe reaksione ne te cilat ndryshon
përbërja e bërthamës së atomit , reaksione të tilla quhen reaksione bërthamore. Pra dallimi është se tek
reaksionet kimike bërthama e atomeve nuk ndryshon kurse te reaksionet bërthamore bërthama e
atomeve ndryshon.
40)Me cka përcillen reaksionet bërthamore dhe si ndahen?
Reaksionet bërthamore përcillen me bashkim të bërthamave të atomeve ose me zbërthimin e tyre. Në
bazë të kësaj ato mund të ndahen në reaksione të fisionit dhe të fuzionit.
41)Prej cilave grimca përbëhet rrezatimi radioaktiv i burimeve natyrore cfarë ngarkese kanë dhe cka
ndodhë në fushën magnetike ?
Rrezatimi radioaktiv përbëhet prej grimcave α(eletricitet pozitiv) ,grimcave-β(elektricitet
negativ), grimcave- γ(fotone me energji te madhe).
Rrezet- α dhe Rrezet - β ne fushen magnetike devijojn ne kahje të ndryshme njëra nga tjetra. Në anën
tjetër rrezet - γ nuk devijojn kahjen ne fushen magnetike.
42)Cka bëhet me emision të rrezeve α (alfa ) dhe merrni shembull ?
Me emision te rrezeve – α dhe - β bëhet shëndërrimi i elementeve psh radiumi metalik me emision të
thërrmijave - kalon në radon :

Gjatë emitimit të grimcave - α numri atomik i elementit zvogëlohet për 2 ndërsa numri i masës për 4.
43) Cka bëhet me emision të rrezeve - β (Beta) dhe merrni shembull ?
Me emision te rrezeve - β përkatësisht të elektroneve nga bërthama masa e bërthamës nuk ndryshon .
Në këto reaksione një neutron zbërthehet duke formuar një proton dhe një elektron

.
44)Cfarë procesi bërthamor është fisioni dhe fusioni ?
Fisioni është proces nuklear në të cilin brthama e rëndë ndahet në dy bërthama të vogla. Kurse fusioni
është proces bërthamor në tv cilin dy bërthama më të lehta kombinohen me c'rast formohet një bërthamë
më e rëndë.
45)Cka janë reaktorët bërthamorë dhe për cka janë përdorur në fillim ?
Reaktorët bërthamorë janë stabilimente në të cilat zhvillohen reaksionet bërthamore. Reaksioni nuklear
për fat të keq është përdorur për armatik nuklear.
46)Kush përdoret si lëndë djegëse në reaktorët bërthamorë ?
Si lëndë e djegshme në reaktor bërthamor përdoren izotopet e uranit, plutoniumi apo të toriumit.
47)Cilat jan pjesët përbërse të reaktorit ?
Lënda e djegshme bërthamore , moderatori (ngadalësuesi) shufrat e lëndës së djegshme
radioaktive,shufrat kontrolluese ,sistemi për ftohje dhe sistemi mbrojtës.
48) Si ndahen reaktorët bërthamor dhe si ndodhet lënda djegëse në to ?
Reaktorët bërthamorë ndahen në homogjenë dhe heterogjenë. Lënda e djegshme ndodhet në formë të
tretësirës ose të pluhurit ndërsa në ata heterogjenë në formë të shufrave të posacme.
49)Për cka përdoret moderatori dhe kush përdoret si moderator ?
Moderatori përdoret për të zvogëluar energjin e neutroneve te cilat emitohen gjatë procesit të fisionit. Si
moderator përdoret grafiti,deuteriumi ,komponimet e beriliumit etj.
50)Për cka përdoren shufrat kontrolluese ?
Me ndihmën e shufrave kontrolluese përcillet puna e reaktorit dhe pengohet tejnxehja e tij . Më së
shpeshti përdoren shufrat e ndërtuara nga bori dhe kadmiumi.
51)Për cka përdoret më së tepërmi rrezatimi radioaktiv ?
Rrezatimi radioaktiv përdoret për përfitimin e energjis elektrike ne centralet berthamore. Gjithashtu ka
gjetur përdorum edhe ne fushën mjeksore tek veprimtaria e njeriut . psh jodi radioaktiv përdoret për
shërimin e gjëndrrave tiroide.

METALET DHE VETIT E TYRE


52)Cka janë metalet dhe aliazhet ?
Metalet dhe aliazhet janë materiale të rëndësishme të cilat për shkak të vetive të tyre dhe përdorimit janë
faktor kryesor i zhvillimit të civilizimit qysh nga kohët parahistorike e deri sot.
53)Cilat janë vetitë karakteristike të metaleve ?
Kanë shkëlqim metalik , përkatësisht kanë aftësi të mira të reflektimit, nuk janë të tejdukshëm (me
përjashtim të folieve shumë të holla të arit dhe të argjendit) në temperaturë të mjedisit janë në gjendje
agregate të ngurtë (me përjashtim të merkurit) kanë fortësi të theksuar dhe pika të larta të vlimit (me
përjashtim të merkurit,ceziumit,franciumit dhe galiumit) janë përcues të mirë të rrymës elektrike dhe
farkohen lehtë.
54)Si quhet shkenca e cila merret me përfitimin dhe përpunimin e metaleve dhe si ndahen ?
Quhet Metalurgji e cila ndahen ne dy degë të mëdha : Metalurgji të zezë që është metalurgjia e hekurit
dhe aliazheve metalike te tij si gizë,celik,ferrokrom etj dhe metalurgji e metaleve me ngjyrë
(Cu,Ni,Al,Zn,Pb etj) dhe metaleve te rralla fisnike .
55)Cka është procesi i flotimit
Procesi i flotimit bën ndarjen e mineralit të dobishëm nga pjesa shterpë dmth nga xehja e varfër oërfitohet
nxehja me përqendrim të lart te metalit-koncetrati flotues.
56)Si mund të sqarohen vetit të metaleve ?
Vetitë fizike të metaleve nuk mund të sqarohen vetëm në bazë të teoris së lidhjes metalike por është e
nevojshme të njihet edhe struktura kristalore e tyre.
57)Cfarë lloj rrjetash kristalore formojn metalet ?
Formon rrjetash kubike me perqendrim vëllimor , kubike me perqendrim sipërfaqësor dhe heksagonale .
58)C'janë aliazhet ?
Metalet treten në njëri tjetrin me c'rast formojn aliazhet. Po ashtu aliazhet mund te formohen edhe me
perzierje te metaleve me jometale. Konsiderohen si komponime ndermetalike me perberje
jostekiometrike.

HEKURI(GIZA)
59)Ne cilin gr. të metaleve bën pjes hekuri si është i përhapur në natyrë dhe si ndodhet më së shpeshti ?
Hekuri është metal që bën pjesë në grupin e metaleve kalimtare. Ai është metali më i përhapur nga të
gjitha metalet që gjenden në tokë. Më se shpeshti ndodhet ne formë te xeheve okside ,karbonate dhe
sulfure.
60)Cilat janë aliazhet e hekurit dhe cfarë është sasia e karbonit në këto aliazhe ?
Giza është aliazh i hekurit i cili përmban më tepër se 1,7%karbon. Celiku është aliazh i hekurit i cili
permban me pak se 1,7% karbon.
61)Cilat jan xehet kryesore te hekurit ( shëno emrat dhe formulat)?
Xehet kryesore të tij janë magnetiti (Fe3O4) , hematiti Fe2O3, limoniti (Fe2O3 X XH2O) ,sideriti (FeCO3) dhe
piriti (FeS2).
62)Si prodhohet gizza në furrënaltë?
Giza prodhohet në furrënaltë me anë të shkrirjes së përzierjes së lëndëve të para të përbra nga a)xehja e
hekurit , b)lënda shkrirëse c) lënda e djegshme.
63)Kush përdoret si lëndë djegëse në furrëlart dhe cilat funksione i kryen ?
Si lëndë e djegshme ne shkrirjen e gizës në furrënaltë përdoret kryesisht koksi i cili kryen 3 funksione.
a)Me djegien e tij arrihet temperaturat e larta te nevojshme per zhvillimin e proceseve dhe per shkrirjen e
produkteve ne furrnaltë b) Eshte mjet reduktues kryes ne form të CO ,që formohet në furrnaltë nga djegia
e koksit c)Jep karbonin e nevojshëm pr formimin e aliazhit metalik hekur –karbon përkatësisht të gizës.
64)Cfarë lartësie dhe si është ndërtuar furrnalta?
Furrnalta ka lartësi rreth 30 m Ajo është e ndertuar prej fletësh celiku,të veshur nga brenda me tulla
zjarrduruese kryesisht nga shamoti.
65)Cilat janë produktet që përfitohen në furrnaltë?
Giza ,Skorja dhe Gazi i furrnaltës.
66)Cilat janë vetitë e hekurit të pastër?
Hekuri i pastër është metal i bardh me shkëlqim të argjendtë , është i farkueshëm dhe ferromagnetik që
dmth i ruan vetit magnetike edhe nëse në të vepron fusha magnetike . Eshte i qendrueshem ne ajer pa
lageshti dhe ne uje ne te cilin nuk ka oksigjen te tretur.
67)Cka ësht celiku?
Celiku është aliazh i hekurit me karbonin i cili permban me pak se 1,7% Carbon. Eshte aliazh me fortesi te
lart, i farkëtueshëm dhe me qëndrueshmëri të lartë.
68)Si përfitohet Celiku ?
Celiku perfitohet ne konvertor te ndryshem dhe ne furra elektrike . Ne njera nga metodat e perfitimit
eshte nga giza e shkrir ne konvertor duke fryr me oksigjen te paster 99.99%.
69)Per cka përdoret celiku ?
Celiku përdoret për konstruktimin e urave,të automobilave,të anijeve,të lokomotivave,dhe të hekurdhave
të ndërtesave të larta etj.

BAKRI
70) Si gjendet barki në natyrë?
Bakri në natyrë haset rrallherë në gjendje të lirë. Ai kryesisht gjendet i lidhur kimikisht në përbërje të
shumë mineraleve.
71)Si ndahen xehet e bakrit dhe cilat janë më të rëndësishmet në natyrë?
Xehet e bakrit ndahen në dy grupe të mëdha : në xehe okside dhe në xehe sulfure. Më të rëndësishme
janë xehet sulfure që përbëjnë më se 80% të xeheve të shfrytezuesve të bakrit.
72)Si fitohet bakri nga xehet okside dhe ne cilin proces bazohet (sheno reaksionin )?
Bakri fitohet me reduktim të xeheve okside dhe atyre sulfure. Nga xehet okside , bakri përfitohet me
reduktim të tyre me koks në temperaturë të lartë :
Cu2O + C ---> 2Cu + CO
Bazohet ne procese pirometalurgjike.
73)Si përfitohet bakri nga kalkopirit (shëno reaksionin)?
Gjatë përfitimit të bakrit nga kalkopirit xehja më parë fërgohet në ajër që mund të paraqitet në mënyrë të
thjeshtuar
8CuFeS2 + 11O2 ---> 4Cu2S + 4FeS +2Fe2O3 + 8SO2
74)Cilat procese i përfshin përfitimi i bakrit nga xehet sulfure me metodën pirometalurgjike?
Përfshin këto procese a)shkrirja deri në metalinë ; b)përpunimi i metalinës në bakër blister ; c) rafinimi i
bakrit .
75)Sa shtresa të lëngëta formohen gjatë shkrirjes së xeheve në furra të ndryshme ?
Formohen dy shtresa të lëngëta që nuk treten në njëra-tjetrën , shtresa e poshtme e sulfureve dhe shtresa
e sipërme e oksideve.
76)Cka është metalina dhe cka përmban?
Masa e shkrirë e sulfureve përmban kryesisht sulfur bakri dhe sulfur hekuri (Cu2S x nFeS). Kjo përbërje
quhet metalinë ose guror i bakrit.
77)Cka është bakri blister ?
Bakri blister (i parafinuar) përmban 98-99% Cu. Ai nuk mund te perdoret per qellime industriale. Qe bakri
te perdoret ne teknik pastertia e tij duhet te arrij me se 99.5% kurse bakri per perdorimi elektroteknike
duhet te kete pasterti 99.9%. Bakri blister permban sulfurin dhe hekurin si papasterti kryesore. Perveq
ketyre ai permban edhe argjend edhe ari. Prandaj bakri blister i nenshtrohet procesit te rafinimit qe
zakonisht kryhet me elektrolize.
78)Cilat jan aliazhet e bakrit ?
Aliazhet e tipit te bronzeve janë aliazhe te bakrit me kallajin.Aliazhet e bakrit te cilat permbajn zink dhe
me pak se 78% baker quhen tungje. Argjendi i ri eshte aliazh i bakrit nikelit e i zinkut. Metalet kryesore me
te cilat bakri formon aliazhe jan : Plumbi,zinku,kallaji,nikeli ,ari etj.
79)Cilat janë vetit e bakrit ?
Bakri ne gjendje te paster ka ngjyrë të kuqërremtë të celët. Ka temperaturë të shkrirjes 1083C dhe
dendesitet 8,93 kg/m3(meterkub).Eshte mjaftë i fortë por më i butë se hekuri shum i telëzueshëm dhe i
petëzueshëm. Qëndrueshmëria kimike e bakrit rredh nga pozicioni i tij ne vargun elektrokimik te
elementeve ku gjendet pas hidrogjenit.
80)Si reagon bakri me acidin nitrik(sheno reaksionin)?
Me acidin nitrik tretet shpejt duke liruar oksid azoti
Cu + 4HNO3 ----> Cu(NO3)2 +2NO +2H2O
81)Si reagon bakri me acidin sulfurik (sheno reaksionin)?
Tretet ngadalë vetem kur eshte ne kontakt me oksigjenin e atmosferës:
2Cu + 2H2SO4 + O2 ---> 2CuSO4 + 2H2O

82)Cka është sulfati i bakrit dhe cfarë veprimi ka ?


Eshte komponimi më i rëndësishëm i bakrit. Kjo kripë e bakrit ka veprim si fungicid që ka qenë i njohur
qysh nga fundi i shek XIX.Ky veprim bazohet ne atë se jonet e bakrit (II) bllokojn reaksionet enzimatike ne
poret e kërpudhave. Në këtë mënyrë pengojn mbirjen e tyre.

PLUMBI
83)Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat jan xehet më të rëndësishme (formulat) ?
Plumbi nuk gjendet i lirë në natyrë por gjendet ne form të mineraleve të ndryshme. Xeherori më i
rëndësishëm i tij është galeniti PbS. Në sasi me te vogla gjendet edhe ne formë të ceruzitit PbCO 3,DHE
ANGLEZITIT PbSO4.
84)Për cfarë qëllimi bëhet fërgimi i xeheve sulfure dhe shëno reaksionin ?
Fërgimi bëhet me qëllim të mënjanohet sulfuri nga xehja sulfure në sasi më të madhe dhe të fitohet
rediment sa ma i lartë i plumbit :
2PbS + 3O2 ---> 2PbO + 2SO2
85)Në cilat procese përfitohet plumbi ?
Plumbi mund te perfitohet me procesin e shkrirjes reduktuese dhe me procesin e shkrirjes reaktive ose me
reaksion.
86)Si perfitohet plumbi me procesin e shkrirjes reduktuese (shëno reaksionin) ?
Ne procesin e shkrirjes reduktuese xehja e fërguar shkrihet me koks dhe shtues të tjerë në furra grykore
në temperaturë 1100 – 1300 C.Reduktimi kryhet me an te oksidit te karbonit (II) CO sipas reaksionit .
PbO + CO ---> Pb + CO2
87)Cka është plumbi bruto dhe cfarë pastërtie ka dhe me cka bëhet pasurimi ?
Plumi i papërpunuar ose plumbi bruto ka pastërti 96-99%. Pasurimi apo rafinimi bëhet me metoda
elektrolitike apo me rishkrirje.
88)Në sa mënyra (metoda) bëhet rafinimi i plumbit ?
Rafini i plumbit bëhet në dy menyra : A)Periodike ; b)Kontinuale .
89)Cilat jan vetit e plumbit ?
Plumbi është metal i rëndë me ngjyrë të bardhë në të kaltër. Eshte shum i butë prehet lehtë me thikë. Ne
atmosfer me lageshti dhe ne prani te oksidit te karbonit (IV) plumbi mbulohet shpejt me nje shtres te holl
oksidit plumbit e cila gradualisht shndërrohet ne karbonat bazik te polumbit Pb(OH) 2 x 2PbCO3 e cila
mbron nga oksidimi i metutjeshem . Formon komponime me numra oksidues +2 dhe +4.
90) Cilat janë komponimet e plumbit (shëno emrat dhe formulat)?
Oksidi i plumbit (II) PbO , Karbonati bazik i plumbit ( II) Pb(OH) 2 2PbCO3, Oksidi i plumbit (IV) PbO2
,Miniumi (Pb3O4).
91)Në sa modifikime egziston oksidi i plumbit (II) PbO per cka perdoret dhe me cfar emri njihet ?
Ne dy modifikime ( me ngjyr te verdh dhe kristale rombike dhe me ngjyr te kuqe dhe kristale tetragonale).
Perdoret si ngjyr per pikturim me emër masikot.
92)Cka është miniumi si fitohet dhe per cka përdoret?
Eshte oksid i Perzier ( 2PbO x PbO2) i cili perfitohet me nxehje te oksidit te plumbit(II) ne form te pluhurit
ne prani te ajrit ne 500 C
6PbO + O2 ---> 2Pb3O4
Eshte pluhur kristalor me ngjyr te kuqe qe ne uj nuk tretet. I tretur ne tretes organik perdoret per lyrje te
siperfaqeve te hekurit dhe celikut.

ZINKU
93)Si gjendet zinku ne natyre dhe cilat jan xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat) ?
Zinku ne natyrë nuk gjendet ne gjendje elementare . Ai në të shumtën e rasteve gjendet ne form
mineralesh sulfurore apo te oksidit dhe te karbonatit te tij . Minerali me i rëndësishëm i tij është sfaleriti
ZnS. Prej mineraleve te tjera vlen te permendet edhe zinkiti ZnO dhe smitsoniti ZnCO 3.
94)Me sa metoda bëhet përpunimi i koncetratit te zinkut me qëllim të përfitimit të zinkut ?
Metoda pirometalurgjike ose metoda me distilim dhe
Metoda elektrolitike e perfitimit te zinkut.
95)Ne cka bazohet metoda e parë e përfitimit të zinkut ?
Metoda e parë bazohet në reduktimin e drejtpërdrejtë të sulfurit nga koncetrati flotues i zinkut. Se pari
fitohet oksidi i zinkut e pastaj nga ky zinku elementar.
96)Ne cka mbeshtetet metoda elektronike per perfitmin e Zinkut ?
Mbeshtetet ne fergimin paraprak te koncetrateve sulfure te zinkut , te cilat me pas i nenshtrohen
finjëzimit (tretjes) me tretsiren e acidit sulfurik te holluar.
97)Per cka perdoret zinku dhe cilat janë aliazhet më të rëndësishme ?
Rreth 50% e zinkut te prodhuar konsumohen per mbrojtjen e hekurit nga korozioni. Sasi te
konsiderueshme te zinkut perdoren per prodhimin e aliazheve prej te cilave rendesi te posacme kan
aliazhet e zinkut me baker dhe me kallaj # Pastaj Aliazhi i zinkut ,i argjendit dhe i nikelit quhet argjendi i ri
si lend nistore per prodhimin e produkteve te ndryshme te konsumit te gjerë.
98)Cilat jan vetit fizike dhe kimike te zinkut?
Zinku i paster ka ngjyrë të bardhë. Eshte përcues i mirë i nxehtësisë dhe i elektrecitetit.
99)Me cfarë numra oksidues formon komponime zinku dhe cilat janë më të rëndësishme (shëno emrat
dhe formulat)?
Zinko formon komponime me numer oksidues +2. Komponimet më të rëndësishme të zinkut janë: oksidi i
zinkut (II) ZnO hidroksidi i Zinkut (II) Zn(OH) 2, kloruri i zinkut (II) ZnCl2 , sulfati i zinkut (II) ZnSO4 dhe sulfura
e zinkit (II) ZnS
100)Si fitohet oksidi i zinkut dhe cilat jan vetitë dhe për cka përdoret
Përfitohet me djegie të zinkut në ajër apo me nxehje ose te karbonatit të zinkut
2Zn + O2 ---> 2ZnO
Oksidi i zinkut eshte pluhur i bardhë i patretshëm në ujë por mirë tretet në acide dhe ne baza.. Eshte
rezistenc ndaj ndikimit te drites dhe veprimit te sulfhidrikut , prandaj ai perdoret si ngjyrëe bardhë "e
bardha e zinkut". perdoret ne mjekësi për përgaditjen e yndyrave shëruese ne industri te kaucukut etj
101)Si përfitohet sulfati i zinkut , si kristalizon si quhet dhe për cka përdoret ?
Përfitohet kur Zinku apo ndonje komponim i tij tretet ne acid sulfurik.Nga tretsirat ujore kristalizohet si
heptahidrat ZnSO4 x 7H2O dhe ne këtë formë quhet vitriol i zinkut . Përdoret për ngjyrume dhe për
stampim mbi basma dhe për lyerje të drunjvve me qëllim të mbrotjes nga Degia.Përdoret edhe ne
veterinari e mjeksi .

You might also like