Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 13

Problemi i leksikut hebraik të specializuar

në Biblën shqiptare moderne


- disa konsiderata mbi datimin e vdekjes së hebraishtes së vjetër -

Gustavo A. L RIVEL

Një gjuhë mund të ruhet dhe madje të zhvillohet pas braktisjes së saj nga folësit e vet në favor të një
gjuhe tjetër. Një gjuhë të tillë e quajmë “gjuhë të vdekur”. Ky është rasti i latinishtes dhe i
greqishtes klasike, të cilat në sajën e prestigjit të vet përdoren si gjuhë letrare deri sot, megjithëse
prej shekujsh askush nuk i flet më si gjuhë amtare dhe nuk i përdor për nevojat e përditshme. Edhe
hebraishtja, pas zëvendësimit të saj me gjuhën aramaike, u bë një gjuhë e vdekur e përdorur si gjuhë
liturgjike dhe e nderuar si gjuhë e shenjtë. Natyrisht, jo gjithë fushat e gjuhës ruhen në të njëjtën
masë. Fjalët abstrakte dhe të përgjithshme ruhen më mirë sepse marrëdhënia kuptim – shënjues nuk
sjell asnjë vështirësi. Fjalë si "˜be<e" /even/ (gur) ose "ƒWp" /'of/ (zog) nuk paraqesin probleme
ruajtjeje, sepse kuptimet e tyre janë shumë të qarta. Problemi del kur bëhet fjalë jo për gurin ose
zogun në përgjithësi, por për një llojë guri ose një llojë zogu të posaçëm. Termat e specializuara
ruhen keq sepse 1) ato përdoren shumë më rrallë sesa termat e përgjithshme, 2) vetëm një pjesë e
folësve dinin këtë terminologji dhe 3) për ta fiksuar kuptimin e tyre ka nevojë për përshkrime
shumë komplekse ose vizatime të cakta. Si pasojë, zhdukja e folësve që e kishin gjuhë amtare
shkakton pamundësinë të vendoset kuptimi i saktë të këtyre fjalëve. Prandaj, erozioni semantik e
termave të specializuara tregon që gjuha nuk është përdorur prej kohësh si instrument komunikimi i
përditshëm. Të shikojmë disa raste kur leksiku i specializuar i tekstit biblik “u gërrye” dhe paraqet
mungesë koseguence në përkthimet e Biblës, duke përfshirë edhe tekste më të vjetra.

Është shumë e veshtirë të vendosësh marrëdhënien kuptim – shënjues në rastin e termave të


specializuara që emërtojnë bimë dhe kafshë. Për këtë problem Albert Hari në librin e tij L'ecologie
et la Bible: l'eau, les animaux, les humains1, thotë: “Teksti i Djathës së Vjetër përdor me shumë se
150 fjalë për t’u referuar llojeve dhe gjinive të kafshëve. Në shumë raste kuptimi është i qartë,
ndërkaq në raste të tjera, sidomos në rast të fjalëve të rralla, përkthimi e tyre është vetëm një
supozim”. Dy fragmente të Dhjatës së Vjetër nxjerrin në pah këtë problem: Lv. 11:13-30 dhe Dt.
14:4-18. Ato paraqesin listën e kafshëve të ndyra, dhe si pasojë, të ndaluara për t’i ngrënë. Në lidhje

1
me këto lista, René Péter Contesse2 thotë në librin e saj që "nga njëzet emra zogjsh në Levitik dhë në
Ligjin e Përtrirë, dhjetë përmenden vetëm në keto lista dhe pesë përmenden vetëm një herë jashtë
këtyre listave, domethënë, identifikimi i tyre është i vështirë”. Do të shqyrtojmë disa raste në të cilat
mospërputhja është e dukshme.

Lv.11:18. Në tekstin hebraik gjejmë një listë e tre zogjve: "tmesenUti" /tinšemet/, "t<AqA"
/qaat/ dhe "µjArA" /rakham/. Termi i fundit nuk paraqet asnjë vështirësi sepse ai ekziston edhe në

arabisht " " /rakham/ dhe i referohet një shqiponje nekrofage. Në Pshitta kjo fjalë përkthehet
me ")_oqroqras" /šarqorqo/ (korb i gjelbër). Në Onkelos përdoret fjala "<qAriqUrayi" /yiraqriqa/, e cila
ka të ngjarë se përputhet me ekuivalentin siriak, sepse ajo rrjedh nga rrënja "qry" /yrq/ me
kuptimin “i gjelbër”. Në Septuagintë dhe Vulgatë gjejmë një përkthim plotësisht të ndryshëm:
"ku`kno"", përkatësisht "cycnus", të dytë me kuptimin “mjellmë”. Termi i parë dhe i dytë janë
shumë më të paqartë. Sipas Fjalorit të Avraam Even Shoshan3, "tmesenUti" /tinšemet/ është një llojë
bufi (Tyto alba) me “kokën dhe shpinën e verdha dhe trupin e bardhë”. Kjo përputhet disi me fjalën
e përdorur në Pshitta, "Y-ab-ku>w-k" /kukavi/ (buf) por ndryshon qartë për sa i përket ngjyrës nga
përkthimi grek në Septuagintë: "porfurivwn" (nga "porfuvreo"" i purpurt). Termi i përdorur në
Vulgatë "porphyrio" është një transkriptim i fjalës greke. Termi i dytë është "t<AqA" /qaat/ më i
dyshimtë. Në fjalorin e vet, Avraam Even Shoshan4 thotë që kjo është “njëri nga zogjtë e ndyrë të
përmendur në Shkrimet e Shenjta, identiteti i së cilës nuk u vendos përfundimisht”. Fjalët e
përdorura në Pshitta ")_o-q-oq" /qoqo/, Septuaginta "peleka`n" dhe Vulgata "onocrotalus" kanë të njëjtin
kuptim: “pelikan”. Siç tregon René Péter-Contesse në librin e vet5, ky përcaktim “është pak i
besueshëm, sepse zogu është i përmendur në Isaia 34:11, Sofonia 2:14 dhe Ps. 101(102):7 si një zog
që banon në shkretëtirë”. Në përfundim, identifikimi i zogjve të kësaj liste mbetet plotësisht i
dyshimtë.

1
Hari, A., 1995, faqe 99.
2
Péter-Contesse, R., 1985, faqe 121.
3
Even-Shoshan, A., Milon khadash menukkad u metsuyyar, 1955, vëllim II, faqe 1718.
4
Ibidem, vëllim II, faqe 1384.
5
Péter-Contesse, R., 1985, faqe 122.

2
Lv.11:22. Në këtë verset paraqiten katër lloj karakalecash: "hberU<a" /arveh/, "µpAlUña"
/sal'a/, "lgorUja" /khargol/ şi "bgAjA" /khagav/. Në lidhje me këto llojra René Péter Contesse6 thotë
që "vetëm i pari përdoret më dendur (paraqitet 24 herë në Dhjatën e Vjetër). Lloji i parë dhe i tretë
përmendet vetëm këtu dhe lloji i katërt përmendet pesë herë. Prandaj identifikimi i të katër llojrave
është tani për tani i pamundur". Përkthimi i kësaj liste emrash në Septuagintë, "brou`con, ajttavkh,
ajkriv", ojfiomavch" përmban vetëm një elementi të tretë të qartë "ajkriv"", i cili është termi i
përgjithshëm për karakalecët. Në Vulgatë mund të shohim një adaptim të ekuivalentëve të përdorur
në Septuagintë: "bruchus, attacus, ophiomachus, lucusta" është përkthyer sipas Septuaginta-ës. Në
Pshittë lista pakësohet në dy emra: ")ñc-m-q" /qamtso/ (termi i përgjithshëm për karakalec) dhe "O}ogÑrax"
/khargolo/, fjalë me të njëjtën etimologji si "lgorUja" /khargol/ të përcaktuar në fjalorin e R. Payne
Smith si "një karakalec i gjatë dhe pa fletë". Në përfundim, identifikimi i këtyre lloj kandrave është
i pamundur.

Gurë të çmuar dhe minerale përmenden shumë herë në tekstin biblik. Në librin e Daljes
gjejmë përshkrimin e gurëve të çmuar që i përmbante parzmorja e Priftit të Madh. Përveç simbolit
të pasurisë dhe pushtetit, gurët e çmuar simbolizonin çdo lloj vlerave shpirtore. Provën e gjejmë në
Ezekiel 28:13, ku me ndihmën e tyre përshkruhet parrizi i Hyjit. Edhe në rastin e mineraleve,
marrëdhënia kuptim-shënjues shumë shpesh nuk mund të vendoset. Do të shqyrtojmë disa raste me
të qarta. Në Dalje 35:9 "µhaso-˜be<e" /even šoham/ identifikohet me sardoniks në Septuagintë
(livqo" sardivou), me oniks në Vulgatë (onychinus) dhe me beril në Pshittë ()_lwrbd )pñ)%k /kife
d\brulo/) dhe Onkelos (<lArUwb ynEbU<a /avnei brula/). Josefus Flavius identifikon këtë gur

(komentar për Dalje 28:20) me oniksin (o!nux). Përkthyesët e Septuagintës kanë përkthyer këtë term
në Zanafillë 2:12 si "livqo" oJ pravsino"" (gur i gjelbër) dhe në Dalje 28.20 si "bhruvllion" (beril).
Mungesa e konseguencës shkon edhe më tutje. Në Dalje 28:17 termi grek "savrdion" (sardoniks)
përdoret jo për e"µhas-˜be<e" /even šoham/ por për një gur tjetër të quajtur "µde<o" /odem/. Siç
mund të shikojmë përkthimet nuk përputhen jo vetëm midis tyre por edhe në kuadrin e një versioni.

Dalje 35:9. Guri "µy<ilumi ˜be<e" /even-miluim/ përkthehet në Septuagintë me "livqo" eij"
thVn glufhvn" (gur për të latuar), në Vulgatë me "gemmas ad ornatum" (gurë të çmuar për të

6
Péter-Contesse, R., 1985, faqe 123.

3
zbukuruar), në Pshittë me ")t>W-m-lsd )pñ)%k" /kife d\šalmuto/ (gurë për të plotësuar) dhe në Onkelos
me "<tAwmlAsU<a ynEbU<a" /avnei ašlamuto/ (gurë për të plotësuar). Këto terma tregojnë një veçori
të gurit dhe nuk e identifikon me një lloj guri të veçantë. Ato janë, në të vërtetë, përkthime
etimologjike sipas fjalës "µy<ilumi" /miluim/ që rrjedh nga folja "<lEma" /malei/ (plotësoj). Nga kjo
pikpamje "µy<ilumi ˜be<e" /even-miluim/ do të thotë fjalë për fjalë "gur plotësimesh". Përkthimi
etimologjik është më i saktë në rastin e versionëve Pshitta dhe Onkelos dhe më i lirë në rastin e
Septuagintës dhe Vulgatës.

Dalje 28:18. Emri i një guri të çmuar "þUfeno" /nofech/ përkthehet në Septuagintë me
"a!nqrax" dhe në Vulgatë me "carbunculus". Këto emra i referohen një guri gjysmë të çmuar të
kuqeremtë. Në Onkelos ky term përkthehet ndryshe me "˜ydigUramAzU<a" /azmaragdin/, që do të
thotë "smerald". Në versionet e tjera konsiderohet smerald një gur i quajtur "tqArAba" /varaqat/
(Shiko në Dalje 28:18). Problemin e dytë e gjejmë tek Zanafilla 2:12. Në këtë verset në Septuagintë
përkthehet me "a!nqrax" jo guri i quajtur në hebraishte "þUfeno" /nofech/ por një gur tjetër, "jladoBU"
/bdolakh/ (bdelium).

Dalje 28:18. Guri "µloháya" /yahalom/ i identifikuar në kohën e sotme me diamantin


përkthehet në Septuagintë dhe Vulgatë me "ijavspi"", gjegjësisht “iaspis” (jaspis). Tani termi
“jaspis” i referohet një lloji kuarci të patejdukshëm por ka të ngjarë që atëherë kur u shkrua
Septuaginta, kjo fjalë greke i referohej një guri të tejdukshëm7. Provë është se në Zbulesë 11:21
paraqitet shprehja "...wJ" livqw/ ijavspidi krustallivzonti" (i kulluar si guri i jaspisit). Fjala hebraike
"hfesUyA" /yašfe/ (Dalje 28:20), me të njëjtën etimologji si fjala greke "ijavspi"" i referohet një guri
të patejdukshëm. Prandaj në Septuagintë përkthehet me "ojnuvcion" (oniks) dhe në Vulgatë me

"berillus". Në arabishte me fjalën " " /yasb/ emërtohet një lloji kuarci të patejdukshëm.

Dalje 28:20. Emri i gurit "sysirUta" /taršiš/ përkthehet në Septuagintë me "crusovliqo""


dhe në Vulgatë me "chrysolitus". Ky është një gur me ngyrë të artë. Ndërkaq në Onkelos, perkthimi
"<MAya µwrKU" /krum yama/ (ngjyrë deti) na sugjeron një gur të kaltër ose të gjelbër, por në asnjë
mënyrë të artë.

7
CBD, faqe 405.

4
Në tekstin biblik përmenden shumë njësi mase për distancë, vëllim, të holla etj. Ekuivalenti i
këtyre njësive nuk është gjithnjë i qartë. Për shembull në Zanafilla 24:22 njësia monetare lqAsUmi"
/mišqal/ përkthehet në Septuagintë me "dravcma" dhe në Vulgatë "siclus". Në Dalje 21:32;30:13 jo
lqAsUmi" /mišqal/ por "lqese" /šeqel/ (fjalë me të njëjtën etimologji si lqAsUmi" /mišqal/) përkthehet
me "dravcma" në Septuagintë dhe "siclus" në Vulgatë. Në Dalje 30:13 gjejmë se një "lqese" /šeqel/
është i barabartë me 20 "hrAgE" /gera/ ("ojbolov"" në Septuaginta, "obolus" në Vulgatë). Termi
"hrAgE" /gera/ përkthehet në Pshittë me "zuwz" /zuz/, fjalë që, sipas fjalorit siriak-anglez të R. Pein-
Smith-it, faqja 112, është një çerek "lqese" /šeqel/ dhe jo një e njëzeta. I njëjti burim na thotë që një
"zuwz" /zuz/ është i barabartë me një "dravcma" greke dhe jo me një çerek të saj. Në këtë pikëpamje
Pshtta paraqet mungesë konseguence sepse në Lv.27:25. dhe Nm.3:47;18:16 nëndarja monetare
"hrAgE" /gera/ përkthehet jo me "zuwz" /zuz/ por me ")O(o-m" /mo'o/. Ngatërresa bëhet edhe më e madhe
kur shikojmë së në Lv.5:15 njësia monetare "lqese" /šeqel/ përkthehet në Septuagintë jo me
"dravcma", si në versete të tjera, por më "sivklo"", fjalë që ka të ngjarë të ketë të njëjtën etimologji
si fjala hebraike. Shumë shpesh njësitë e masës hebraike nuk përkthehen por transkriptohen. Dy
shembuj të mirë janë masat e vëllimi "rmepo" /'omer/, "hfAy<E" /eifa/ dhe "˜yhi" /hin/, të cilat në
Septuagintë dhe Vulgatë përkthehen me "gomor", "oifi" dhe "˜yhi" /hin/, gjegjësisht "gomor",
“oefi” dhe “hin” (Shikoni Dalje 16:16,22,36;29:40; Lv.23:13; Nm.15:4,6,9). Në raste të tjera njësia
e masës e panjohur përkthehet me një fjalë ekzistuese ose e sajuar e lidhur nga pikëpamja
etimologjike me fjalën në gjuhën burimore. Për shembull, në Dalje 29:40, Lv.14:10,21;23:13;24:5
dhe Nm.28:9,12;29:3,4 përmendet një njësi vëllimi i quajtur "˜WrXApi" /'issaron/, fjalë që rrjedh
nga rrënja /'sr/ me kuptimin "dhjetë". Kjo njësi përkthehet në Septuagintë me "devkaton", në
Vulgatë me "decima (pars)" dhe në Pshitta me ")onuwrfE(" /'esruno/. Gjitha këto përkthime lidhen
etimologjikisht me shifrën “dhjetë”.

Nga pikëpamja e teknikës së përkthimit duhet të përgjigjemi kësaj pyetjeje: Si të përkthesh


një term të specializuar, kuptimin e saktë të cilit nuk e njeh? Ka disa teknike që i takojmë në
versione të ndryshëme të Biblës:
1) Përdorimi i një fjale të përgjithshme në vend të fjalës së specializuar. Për shembull, në
Isaia 34:11, emri i një zogu "t<AqA" /qaat/, për të cilën kemi folur më parë në këtë artikull
përkthehet në Septuagintë me "o!rni"" (zog), pa të përcaktuar pë ç’lloj zogjsh bëhet fjalë.

5
2) Përshkrimi i sendit sipas një karakteristike më të dukshme. Për shembull, në Septuagintë,
emri i një minerali "µhaso-˜be<e" /even šoham/, të përmendur më parë, përkthehet në Zanafilla
2:12 me "livqo" oJ pravsino"" (gur i gjelbër). Nuk dimë saktësisht ç’gur është. Dimë vetëm një
karakteristikë të këtij minerali, ngjyra e gjelbër.
3) Transkriptimi dhe përdorimi i fjalës së huaj. Për shembull në Dalje 16:16,22,36. njësia e
vëllimi "rmepo" /'omer/ përkthehet në Vulgatë me "gomor"dhe në Vulgatë me "gomor". Në këtë rast,
përkthyesi nuk përpiqet të gjejë një ekuivalent, por përdor fjalën e huaj të transkriptuar.
4) Afërsi morfologjike-funksionale. Shumë shpesh, përkthyesi, duke konsideruar që
vendosje e ekuivalentit të saktë, përveç të pamundur, ishte edhe e panevojshme, ka përkthyer fjalën
e panjohur në gjuhën burimore me emrin e një sendi, i cili si formë ose funksion, i afërohet këtij
objekti të vjetër, kuptimin e saktë të cilit përkthyesi nuk e njeh. Një shembull të mirë të kësaj
praktike e gjejmë në Biblen rumune nga 1688, saktësisht në Ligjin e Përtrirë 14:26, ku lexojmë
fjalën "rkAsE" /šeichar/, e cilja përkthehet në Septuagintë me një fjalë greke të rrallë me të njëjtën
etimologji si fjala hebraike, "sikera". Tani ne e dimë që kjo fjalë do të thotë “birrë”, pije shumë
popullore te filistenët dhe egjiptianët, por përkthyesi i Biblës rumune nga 1688 nuk e dinte këtë gjë
dhe prandaj ka përkthyer me fjalën rumune "rachiu" (raki). Mbas gjase, përkthyesi i tekstit rumun
ka konsideruar që fjala “rachiu” (raki) i përshtatej kontekstit të versetit dhe e ka përdorur,
megjithëse ai nuk e dinte ekuivalentin e saktë. Është shumë vështirë të vendosim nëse përkthyesi ka
përdorur një ekuivalent të pasaktë për arsye të paditurisë apo si një teknikë ose liçensë përkthimi.
Për shembull, nuk mund të jemi të sigurtë që përkthyesi i Septuagintë ka përkthyer fjalën "t<AqA"
/qaat/në Lv.11:18. si "peleka`n" sepse ai mendonte në të vërtetë që bëhej fjalë për një pelikan ose
sepse ai kishte vendosur të përdor një liçensë përkthimi.
5) Përkthim etimologjik. Në këtë rast, përkthyesi përkthen fjalën e panjohur me një fjalë të
gjuhës-qëllim, e cila nga pikëpamja etimologjike ka të njëjtin kuptim me fjalën në gjuhën burimore.
Kjo fjalë në gjuhën-qëllim mund të jetë e sajuar ose të ekzistojë. Kemi pasur një shembull më parë.
Njësia e vëllimi "˜WrXApi" /'issaron/ nga Dalje 29:40, Lv.14:10,21;23:13;24:5 dhe
Nm.28:9,12;29:3,4, e cila rrjedh nga rrënja /’sr/, me kuptimin “dhjetë”, përkthehet në Septuagintë
me "devkaton", në Vulgatë me "decima (pars)" dhe në Pshitta me ")onuwrfE(" /'esruno/. Gjitha këto
përkthime lidhen etimologjikisht me shifrën “dhjetë”.
6) Mënjanimi i termave. Nganjëherë, përkthyesit kanë konsideruar që termat e panjohura
nuk kanë shumë rëndësi nga pikëpamja e “mesazhit teologjik” dhe ata kanë preferuar të mënjanojnë
termin e panjohur në vend të sajojnë diçka dhe ta fusin në tekstin e shenjtë “frutin e mendjes së

6
njeriut”. Kemi shqyrtuar një shembull më parë nga Pshitta. Në versionin siriak, të katër emrat e
karakalecave të Lv.11:22. pakësohen në dy: ")ñc-m-q" /qamtso/ "O}ogÑrax" /khargolo/. Kështu, përkthyesi,
i cili injoronte përkthimin e saktë, ka shmangur të fusë në tekstin biblik diçka të sajuar nga mendja e
tij.
7) Përkthim nëpërmjet ekstrapolimit. Ajo është një liçensë përkthimi që i lejon përkthyesit të
kombinojë fragmente të ngjashme të tekstit biblik ose versione të ndryshme kështu që fjala termi
problematik mënjanohet. Do të shikojmë një shembull në analizën e Biblës shqiptare.

Tani do të shqyrtojmë metodat e përkthimit të përdorur nga ata që kanë shqipëruar tekstin e
shenjtë. Të fillojmë me Biblën shqiptare të re, së cilës kushtohet ky kongres. Në këtë përkthim
përdoren më shumë teknike të ndryshme:
a) Transkriptimi dhe përdorimi i fjalës së huaj. Dalje 28:20 Fjala "crusovliqo"" në greqishte
dhe "chrysolitus" në latinishte u transkriptua si “krisolit”, duke mënjanuar mbaresat karakteristike
për gjuhët greke dhe latine. Në Dalje 28:18 përdoret i njëjti sistem për të përkthyer fjalën greke
"ijavspi"" ose fjalën latine “iaspis”, të cilat përkthehen në shqip “jaspis”. Nëpërmjet transkriptimit
përkthehet në Lv. 27:15 dhe Nm. 3:47;18:16 fjala hebraike "hrAgE" /gera/ (në shqip “gera”). Në
Dalje 30:13 transkriptohet jo fjala hebraike "hrAgE" /gera/, por përkthimi i saj në gjuhën greke
"ojbolov"" (në shqip “obol”). Kjo është një mungesë konseguence së cilës do të referohemi më vonë.
Transkriptohen edhe njësitë e masës si "rmepo" /'omer/, "hfAy<E" /eifa/ dhe "˜yhi" /hin/, të cilat, siç
kemi thënë më parë, në Septuagintë dhe Vulgatë përkthehen me "gomor", "oifi" dhe "˜yhi" /hin/,
përkatësisht "gomor", “oefi” dhe “hin”. Edhe në shqip përdoren emrat e huaja të transkriptuara
“gomor”, “efi”, “hin” (Shikoni Dalje 16:16,22,36;29:40, Lv. 23:13, Nm. 15:4,6,9).
b) Përkthim etimologjik. Emri i njësisë së vëllimi "˜WrXApi" /'issaron/, si pamë më parë,
përkthehet etimologjikisht në Septuagintë "devkaton" dhe në Vulgatë "decima (pars)". I njëjti
teknik zbatohet edhe në Biblën shqiptare të re, ku shkruhet “të dhjetat (pjesë)”. Në këtë rast bëhet
fjalë mundet për një përkthim të fjalëpërfjalshëm nga latinishtja.
c) Përkthimi nëpërmjet ekstrapolimit. Në Lv.11:18 lista e tri zogjve "tmesenUti" /tinšemet/,
"t<AqA" /qaat/ dhe "µjArA" /rakham/, përkthehet në Septuagintë me "porfurivwn", "peleka`n"
"ku`kno"", dhe në Vulgatë "cycnus", "onocrotalus", "porphirion". Nga termat hebraike, vetëm i
treti, "µjArA" /rakham/, është i qartë. Ai do të thotë “shqiponjë” dhe ruhet në arabishten e sotme,

"" /rakham/, me këtë kuptim. Listat e Septuagintës dhe të Vulgatës përputhen megjithëse rendi

7
i elementëve ndryshon. Nga këto dy lista dy elementë janë të kuptueshme: Fjalët "peleka`n" dhe
"onocrotalus" do të thonë “pelikan”, ndërsa "ku`kno"" dhe "cycnus" do të thonë “mjellmë”. Termi
"porfurivwn" ose "porphirion" nuk është i qartë dhe i referohet një veçorie të zogut, ngjyra e
purpurtë. Lista e zogjve që e gjejmë në Biblën shqiptare të re, “mjellma, pellikani, shqiponja” është
kombinimi i termeve të qarta nga lista e zogjve në hebraishte, nga njëra anë, dhe listat e zogjve në
greqishte dhe latinishte, nga ana tjetër. Fatkeqësisht, në Biblën shqiptare të re u mbet e papërkthyer
fjala hebraike "tmesenUti" /tinšemet/, që i referohej mbas gjase një lloji bufi dhe u përkthye në
Septuagintë më "porfurivwn" dhe në Vulgatë me "porphirion".
d) Mënjanimi i termave. Lista e katër llojrave karakalecash nga Lv. 11:22 (për të cilën kemi
folur më parë) përkthehet në Biblën Shqiptare të re me një listë tri emrash: "Të gjitha llojet e
karakalecave, gjinkallave dhe bulkthi".
e) Afërsi morfo-funksionale. Emri i gurit "µy<ilumi ˜be<e" /even-miluim/ i përmendur në
Dalje 35:9 (për të cilën kemi diskutuar më parë) përkthehet në Biblën Shqiptare të re me
"margaritar". Sipas mendimit tonë, përthyesi nuk kishte shkak tjetër për të përkthyer kështu, përveç
fakti që fjala "margaritar" i përshtatet kontekstit. Edhe në rastin e tri emrave karakalecash nga
Lv.11:22, përkthyesi ka përdorur fjalët "karakalecë", "gjinkallë" dhe "bulkth" jo sepse ai dinte për
ç'llojra karakalecash saktësisht bëhej fjala, por sepse ai kishte nevojë për emrat e disa llojrave të
kësaj kandrre. Do të thotë, kriteri për të përdorur këto emra ishte konteksti i versetit dhe jo
përkthimi i saktë të fjalëve.
Në ndonjë diskutim për përkthimin e tekstit të shenjtë në shqip duhet të përmend emrin e
Konstandhin Kristoforidhit, i cili në përkthimin e vet të Dhjatës së Re, ka paraqitur një intuitë
gjuhësore të jashtëzakonshme në rastin e fjalëve të specializuara, kuptimi i të cilave është e
panjohur, ose për të cilat nuk kishte ekuivalentë në shqip. Të shqyrtojmë listë e gurëve të çmuar nga
Zbulesa 21:19-20, të cilat përbëjnë themelet e Jerusalimit të Ri:

1) "ijavspi"" → "jaspidhë"
2) "savpfiro"" → "sapfir"
3) "calkhdwvn" → "halqidhon"
4) "smavragdo"" → "smaragdh"
5) "sardovnux" → "sardhonik"
6) "sardivo"" → "sardhi"
7) "crusovliqo"" → "gur ari"

8
8) "bhvrullo"" → "viryl"
9) "topavzio"" → "topaz"
10) "crusovprazo"" → "krysopras"
11) "uJavkinqo"" → "jaqinth"
12) "ajmevqusto"" → "amethyst"

Siç mund të shohim vetëm në rastin e fjalës "crusovliqo"", në të cilen kuptimi i elementeve
përbërese është i qartë, Kristoforidhi ka zbatuar teknikën e përkthimit etimologjik, "gur ari". Në
rastet e tjera, ai ka transkriptuar dhe përdorur fjalën e huaj. Kristoforidhi ka mënjanuar mbaresën
karakteristike të gjuhës greke dhe në rastin e fjalës "ijavspi"" ai ka nisur jo nga trajta e emërores por
nga rrënja e rasave të zhdrejta "ijaspivdo", ijjaspivdi etj.". Është shumë interesant, sidomos për kohet
në të cilat Kristoforidhi jetoi, që i ka përshtatur emrat greke veçorive fonetike të shqipes. Për
shembull ai palatalizon "k" para "i". Prandaj kemi "jaqinth" dhe jo "*jakinth", "halqidhon" dhe jo
"*halkidhon". Ka njëfarë mungesë konseguence në transkriptimin e shkronjës "u", e cila nganjëherë
transkriptohet me "i" si në "sardovnux" → "sardhonik", dhe nganjëherë me "y" si në "ajmevqusto""
→ "amethyst".

Përfundime:

a) Në shekujt III-II para Krishtit, kur u përkthye Septuaginta, fjalët e specializuara në


hebraishte tashmë kishin pësuar një "erozion" gjuhësor të fuqishme. Në shumë raste humbi
marrëdhenia e saktë shënues-kuptim .
b) Përkthyesit nuk kishin askënd për të pyetur për kuptimin e saktë të fjalëve të specializuara.
Do të thotë që në këtë kohë s'kishte më folës amtarë të hebraishtes. Do të thotë, kur
Pesëlibërshi u përkthye në greqishte në shekujt III-II para Krishtit, hebraishtja ishte, mbas
gjase, një gjuhë e vdekur ose në pragun e shuarjes.
c) Gjatë shekujve përkthyesit kanë përdorur më shumë teknikë ose liçensa përkthyesi për të
zgjedhur këtë problemë: 1) përdorimi i një fjale të përgjithshme në vend të fjalës së
specializuar, 2) përshkrimi i sendit sipas një karakteristike më të dukshme, 3) transkriptimi
dhe përdorimi i fjalës së huaj, 4) afërsi morfologjike-funksionale, 5) përkthim etimologjik,
6) mënjanimi i termëve, 7) përkthim nëpërmjet ekstrapolimit.

9
d) Në shumë raste ekziston mundësia që përkthyesi njihte kuptimin e fjalës por nuk ekzistonte
një ekuivalent në gjuhën-qëllim. Ky është rasti, mbas gjase, i emrave gurësh të çmuar nga
Zbulesa 21:19-20. Megjithëse Kristoforidhi mund të identifikonte gurët të përmendur në
tekstin grek (së paku në shumicave e rasteve), ai ka përdorur fjalët greke sepse shqipja nuk
kishte fjalët specializuara për shumë prej tyre. Nuk mund të besojmë që ky ishte edhe rasti i
përkthyesëve të Septuagintës. Nuk duhet të harrojmë që, për shkak të afërsisë gjeografike
relative, folësit i greqishtes, nga njëra anë, dhe të hebraishtes dhe aramaishtes, nga ana tjetër,
kishin pasur kontakte të pandërprera gjatë shekujve dhe në të gjitha nivele: tregtare, politike,
kulturore etj. Prandaj nuk ka të ngjarë që probleme përkthimi në leksikun të specializuar të
jetë pasoja e mungesës së fjalëve greke për të përshkruar realitetet e hapësirë hebraiko-
aramaike. Më në fund, mungesa e konseguencës dhe kundërshtimet në përkthimin e
lekskikut hebraik të specializuar në Septuagintë, provojnë që përkthyesit thjesht nuk dinin
kuptimin e saktë të fjalëve hebraike.
e) Në përkthimen e Biblës shqiptare të re, problemi i termeve të specializuar zgjidhet në tri
mënyra: 1) transkriptimi dhe përdorimi i fjalës së huaj, 2) përkthim etimologjik, 3) përkthim
nëpërmjet ekstrapolimit, 4) mënjanimi i termave dhe 5) afërsia morfo-funksionale.
Konstandin Kristoforidhi ka përdorur në përkthimin e tij të Djathës së Re dy teknikat e para.
f) Këshillojmë që në punën e metejshme për përmirësimin e Biblës shqiptare të re të
mënjanohen mungesa konseguencës si ajo që lidhet me përkthimin e emrit të nënnjësisë
monetare të vjetër "hrAgE" /gera/, e cila përkthehet në Lv. 27:15 dhe Nm. 3:47;18:16 me
transkriptimin e fjalës hebraike "gera", dhe në Dalje 30:13 me transkriptimin e ekuivalentit
grek "obol".
g) Konsiderojmë që edhe teknikat e përkthimit nëpërmjet ekstrapolimit, e mënjanimit e
termave dhe e afërsisë morfo-funksionale nuk duhen të përdoren sepse ato përbëjnë një
dorëheqje me qëllim nga saktësia e përkthimit. Sugjerojmë që në ato raste kur nuk njihet
kuptimi i saktë i fjalës së specializuar, të përdoret njëra nga teknikat që vijojnë:
a. Përdorimi i një fjale të përgjithshme në vend të fjalës së specializuar. Për shembull,
duke përdorur këtë teknikë, fjala "tmesenUti" /tinšemet/ nga Lv.11:18., për të cilën
kemi folur më lart, mund të përkthehet me "buf" ose "lloj bufi".
b. Përshkrimi i sendit sipas një karakteristike më të dukshëme. Me këtë teknikë
"tmesenUti" /tinšemet/ do të përkthehet me "bufi i bardhë". E meta e kësaj sisteme
është që nuk mund të jemi të sigurtë që idetë e sotme në lidhje me identitetin e një

10
sendi janë të drejta. Përveç kësaj, ka fjalë të specializuara që u referohen kafshave,
gurëve ose sendeve të tjera, për të cilat nuk dimë asgjë.
c. Transkriptimi dhe përdorimi i fjalës së huaj. Ashtu "tmesenUti" /tinšemet/ do të
përkthehet në shqip me "tinshemet".
d. Përkthim etimologjik. Kjo teknikë jep shpesh rezultate të mira, si për shembull në
përkthimin e Kristoforidhit të Zbulesës 21:19-20, ku "crusovliqo"" përkthehet me
"gur ari". Në rastin e fjalës "tmesenUti" /tinšemet/ situata është e ndryshme. Ajo ka
rrënjën "µsn" /nšm/, të cilë e gjejmë në foljen "µsonA" /našom/ (marr frymë) dhe në
emrin "hmAsAnA" /našamah/ "frymë; shpirt; qenie e gjallë", dhe ka mbas gjase
kuptimin parimor të "frymë, ajër" dhe kuptimin dytësor të "shpirt; i gjallë". Në këtë
rast, përkthimi etimologjik i fjalës "tmesenUti" /tinšemet/ do të ishte "zog ajror" sipas
kuptimit parimor dhe "zog shpirti" ose "zog i gjallë" sipas kuptimit dytësor. Të dy
përkthimet nuk janë të pranueshme.
h) Pavarësisht nga teknika e zgjedhur, në rastet ku ekzistojnë dyshime për kuptimin e saktë të
një fjale ose fjalisë, duhet t'i shtojmë tekstit një shënim me të cilin të paralajmërojmë
lexuesin për situatën dhe diskutohen variante përkthimi të ndryshme, duke pasur parasysh të
dhënat shkencore moderne dhe versionet e vjetra të tekstit biblik (Septuaginta, Pshitta,
Onkelos, Bibla kopte, Bibla etiopiane në gjuhën gez etj.)

Pa dyshim, Bibla shqiptare e re është një arritje shumë e rendësishme për kulturën shqiptare. Ajo
është fryti i orvatjeve të së kaluarës dhe themeli për punën e së ardhmes. Si një pemë e ujitur dhe i
mbajtur me kujdes, ajo do të rritet dhe zhvillohet duke mbuluar brezat që vijnë me hijen e vet
ndriçuese.

Bibliografi

1. ***, Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re (përkthimi i Dom Simon Filipaj),
Drita, Ferizaj, 1994.
2. ***, Esrim ve'arba sifrei-ha-qodesh (Bibla hebraike), The Society for distributing the Hebrew
Scriptures, sine loco, sine anno.
3. ***, Khamisha khumshei Tora (Pesëlibërsh për përdorim sinagogal), Kh. Vagshal,
Yerushalaim, sine anno.
4. ***, Biblia Septuaginta, me parathënia nga Alfred Rahlfs, Deutsche Bibelgesellschaft, Stuttgart,
1979.
5. ***, Qitve Qadishe (Pshitta), sine loco, United Bible Societies, 1979.

11
6. ***, Biblia Sacra Vulgata, me parathënia nga Robert Weber, Stuttgart, Deutsche
Bibelgesellschaft, 1994.
7. ***, Dhiata e Re (përkthimi i Konstandin Kristoforidhit), Kisha Ortodokse Autoqefale e
Shqipërisë, Tiranë, 1994.
8. ***, Biblia adecă Dumnezeiasca Scriptură, tipărită întâia oară la 1688 (Bibla rumune e vitit
1688), Editura Institutului Biblic şi de Misiune Ortodoxă al Bisericii Ortodoxe Române,
Bucuresti, 1997.
9. ***, Concise Bible Dictionary (CBD), Gute Botschaft Verlag, Dillenburg,1993.
10. Baranov Kh.K. Arabsko-russkij slovar', Russkij Jazyk, Moskva, 1989.
11. Even-Shoshan, A., Milon khadash menukkad u metsuyyar, vëllime I-II, Hotsaat Qiriat-Sefer,
Yerushalaym, 1955.
12. García de Diego, V., Diccionario Ilustrado latino - español y español - latino, Bibliograf,
Barcelona, 1971.
13. Hari, A., L'ecologie et la Bible: l'eau, les animaux, les humains, Les éditions de l'Atelier /
Editions Ouvrieres, Paris, 1995.
14. Leopold, E., Lexicon hebraicum et chaldaicum in libros Veteris Testamenti, Otto Holze,
Lipsiae, 1905.
15. Pabón, J., Diccionario Manual VOX griego - español, Bibliograf, Barcelona, 1996.
16. Payne-Smith, J., A Compendious Syriac Dictionary, Eisenbrauns, Indiana, 1998.
17. Péter-Contesse, R., Manuel du Traducteur pour le livre du Lévitique, L'Alliance Biblique
Universelle, Stuttgart, 1985.

SUMMARY

In this study we will analyze translation problems in the case of specialized terminology
used in the Hebrew Old Testament and in the Greek New Testament, as well as the techniques used
through time by translators of different versions: Septuagint, Pshitta, Vulgate, Konstandin
Kristoforidhi's New Testament and the Modern Albanian Bible.

Lexis is preserved in different measures, especially as for the relationship significant –


significance. In the case of most words such relation is easy to establish. That is the case of more
general terms, such as "˜be<e" /even/ (stone) or "ƒWp" /'of/ (bird). The problem appears in the case
of more specific, specialized terminology, as for instance in the case of some specific mineral or
some kind of bird. Due to the fact that in ancient times exact descriptions were not usual and
photography was not available, such words could be translated as long as a speaker could point at
that specific stone or bird and say "that's it". Such a speaker would have to make use of the language
for a wide range of situations and not only for liturgy, which means a native speaker of the
language. Thus, the difficulties to establish the exact meaning of specialized vocabulary would point
to the possible death of the language as a spoken tongue. That seams to be the case when we
examine the Septuagint translation of the Thora, which was written in the III-II B.C. Even though

12
Greek was the lingua franca of the Mediterranean and it probably had the lexical means to render
the Hebrew name of any stone or animal, there are discrepancies in their rendering. One of the main
conclusions of this study is that when the Septuagint Bible was translated, the Hebrew specialized
vocabulary presented a high "linguistic entropy", i.d. the exact correspondence of significant and
significance was already lost. That means that towards the III-II B.C. Hebrew, probably, was no
longer spoken as a living language, which pushes back in time about two centuries the usually
accepted date for the death of the Holy Tongue.

Through time translators have made use of different techniques in order to overcome the
problems posed by the lost of specialized vocabulary: 1) usage of a general word instead of a
specific word 2) description of an object by an evident characteristic, 3) transcription and usage of
the foreign word, 4) translation by morpho-functional similarity, 5) etymological translation, 6)
elimination of terms, 7) translation by extrapolation.

In the Modern Albanian Bible translators used the following techniques: 1) transcription and
usage of the foreign word, 2) etymological translation, 3) translation by extrapolation, 4) elimination
of terms and 5) translation by morpho-functional similarity. Kristoforidhi's New Testament makes
use of the first two techniques.

The author of this article advised some adjustments for future editions of the Modern
Albanian Bible: 1) To prevent certain inconsistencies, such as in the case of the Hebrew word
"hrAgE" /gera/, which is translated in Lv. 27:15 by the transcription of the Hebrew word, "gera", and
in Ex. 30:13 by the transcription of the Greek equivalent, "obol", 2) Not to make use of the
following techniques: translation by extrapolation, elimination of terms and translation by morpho-
functional similarity, as they constitute a conscious deviation from the original. Instead, it is possible
to use other translation techniques, such as: 1) usage of a general word instead of a specific word 2)
description of an object by an evident characteristic, 3) transcription and usage of the foreign word,
4) etymological translation. An important suggestion is that, whenever there are translation
problems, the reader must be warned about by means of foot-notes, where different translation
possibilities should be discussed, taking into account old versions (such as Septuagint, Pshitta,
Vulgata etc.) and modern scientific data as well.

13

You might also like