Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kalendula – Calendula Officinalis L.

Në qarkullim vjen: Kokat e thara të lulesave


Ka prejardhje prej Mesdheut, është përdor edhe në kohërat e lashta nga popujt e vjetër si bimë
mjekësore.
 
Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike
Është bimë 1vjeqare rrallë 2 vjeçare. Bimët e kultivuara kanë lartësi 60-80 cm. Kanë rrënjë
boshtore me kërcell të drejtë kurse pjesa lartë e degëzuar. Në maje të degëve gjenden lulesat.
Kalendula lulëzon nga Qershori deri në paraqitjen e ngricave.
 
Përbërja kimike dhe përdorimi I bimës së kalendulës
Lulesat e thara të kalendulës kanë 0.02% vajra eterike dhe % vajrave yndyrore, sheqerna etj. Më
shumë përdoret në mjekësinë popullore se sa në mjekësi shkencore. Në mjekësinë popullore për
shërimin e plagëve dhe për përfitimin e çajave të ndryshëm kundër urinimit. Nga lulesat nxjerrët
ekstrakti i cili përdoret për uljen e sasisë së holesterolit në gjak etj.
 
Kushtet e suksesit
Klima - Ka sukses në kushte të ndryshme klimatike por më së shumti ka sukses në klimë të
nxehtë dhe të lagësht.
Toka - Duhet të kultivohet në toka me karakteristika të mira fiziko kimike. Nuk i duron tokat e
rënda, të lagështa dhe të varfra.
 
Kultivimi
Qarkullimi bimor - Duhet të kultivohet në qarkullim bimor patjetër sepse është kulturë
njëvjeçare. Si para kulturë më e përshtatshme janë bishtajorët, kulturat mihës dhe drithërat.
Punimi themelore i tokës - Kryhet në vjeshtë kurse punimi sipërfaqësor në pranverë pak para
mbjelljes.
Plehërimi - me plehra të stallës dhe plehra tjerë organike.
Shumimi - Në prodhimtarinë e kopshtit të kuzhinës kultivohet me fidanë, kurse në prodhimtarinë
e gjerë shumohet më farë.
Mbjellja - Kryhet me makinë, mbjellët në rende 50-60 cm, thellësia e mbjelljes së farës 3 cm,
mbjellja kryhet  në fund të marsit ose fillim të prillit. Nevojiten 6-8 kg farë për ha, kurse mbirjet e
para paraqiten 15 ditë pas mbjelljes së farës.
 
Kujdesi
Sikurse tek bimët tjera shumëvjeçare duhet të kryhet kultivimi në mes rendeve, ushqimi dhe
ujitja. Mihja duhet të jetë e rregullt gjatë tërë vegjetacionit me qëllim që toka të mbahet e shkriftë
dhe të mënjanohen barojat. Mihja e parë pas shenjëzimit të rendeve kurse tjerat sipas nevojës.
Ujitja - duhet të shfrytëzohet vetëm nëse kemi thatësi për një periudhë të gjatë kohore. Ujitja në
korrik dhe ngushtë e zgjatë periudhën e lulëzimit.
Vjelja - Duhet të filloj kur bimët kanë një numër të mjaftueshëm të lulesave për vjelje. Lulëzimi
fillon në fillim të Qershorit, kurse vjelja fillon në fund të qershorit dhe vazhdon deri në paraqitjen e
ngricave.
Tharja - Lulet mund të thahen në formë natyrore ose nëpërmes tharëseve. Në kushte natyrore
duhet të thahen në shtresë të hollë dhe në vendet më rrymim ajri. Në tharëse thahen në
temperaturë deri në 50°C. Raporti është 5-6 kg e njomë për 1 kg të tharë.

Rendimenti i kalendulës është 1,000-2,000 kg lule të thata

Kalendula – Calendula officinalis L.

http://www.iadk.org/ArkivaeLajmeve/tabid/77/articleType/ArticleView/articleId/356/categoryId/4/lang
uage/sq-AL/Kalendula-Calendula-Officinalis-L.aspx

You might also like