Udhezime Per Teme Te Diplomes Prezantimi I Temes Bachelor 2019

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

Si ta organizoni tezën (temën) tuaj; Prof. John W. Chinneck; Dept.

of Systems and Computer


Engineering; Carleton University; Ottawa, Canada - Versioni i fundit: 29 Shtator 1999
(Dokumenti origjinal daton që nga viti 1988 dhe ka pësuar periodikisht ndryshime të vogla)

Hyrje - Ky punim përshkruan mënyrën se si duhet organizuar teza e shkruar e cila paraqet elementin
kryesor për titullin tuaj pasuniversitar. Për t’i organizuar si duhet dokumentin e tezëz, së pari duhet
kuptuar se ç ‘është hulumtimi në nivel pasuniversitar. Ky punim do të jetë i dobishëm nëse jeni në fazën
fillestare të programit tuaj pasuniversitar, por edhe më vonë gjatë procesit të shkrimit të tezëz suaj.
Ç ‘është hulumtimi pasuniversitar - Veçoria kryesore e hulumtimit pasuniversitar qëndron në
kontributin origjinal për diturinë. Teza është një dokument formal me të cilën vërtetoni se ju keni dhënë
një kontribut origjinal në një fushë të diturisë. Nëse nuk arrini të vërtetoni se keni dhënë një kontribut të
tillë, atëherë keni të bëni me një mossukses.
Teza juaj duhet të dëshmojë dy gjera kryesore:
• se keni identifikuar një problem të vlefshëm ose një çështje për të cilën ende nuk është dhënë
përgjigje.
• se keni zgjidhur problemin ose keni dhënë përgjigje për këtë çështje.
Kontributi juaj në dituri qëndron në zgjidhjen ose në përgjigjen që keni dhënë.
Ç ‘është teza pasuniversitare - Meqenëse qëllimi i tezës është që të vërtetojë se ju keni dhënë një
kontribut origjinal dhe të dobishëm për diturinë, komisioni që e lexon tezën ka për qellim gjetjen e
përgjigjeve në këto pyetje:
• cila është qështja që e hulumton studenti ?
• a është qeshtja e qëlluar ? (a ka pasur më parë përgjigje për të ?
• a është kjo çështje e dobishme që të punohet në të ?
• a më ka bindur studenti me përgjigje adekuate?
• a ka dhënë studenti kontributin adekuat në lëminë e diturisë ?
Formulimi preciz i qeshtjes të cilën e hulumtoni paraqet esencën për të vërtetuar se ju keni dhënë një
kontribut origjinal dhe të vlefshëm për diturinë. Për të vërtetuar origjinalitetin dhe vlerën e kontributit
tuaj, ju duhet të shtroni një përmbledhje gjithëpërfshirëse të literaturës ekzistuese lidhur me temën që
trajtoni dhe temat tjera që kanë lidhje të ngushtë me të. Pastaj, pasi të keni bërë një referim direkt në
tërë literaturën tuaj, duhet të demonstroni se për çështjen që ju trajtoni
a) më parë nuk ka pasur përgjigje, dhe
b) se është e vlefshme që t’i përgjigjeni asaj.
Nëse teza juaj nuk ofron përgjigje adekuate në çështjet e cekura më lartë, ju do të ballafaqoheni me
nevojën për revidim të rrënjësishëm ose do të dështoni në mbrojtjen e saj. Për këtë qellim, konstrukti
gjenerik i tezës që është dhënë në vijim ka vënë në spikamë përgjigjet mu në ato pyetje që kanë të bëjnë
me mënyrën më të përshtatshme për organizimin dhe emërtimin e titujve dhe nëntitujve të tezës. Ky
konstrukt gjenerik mund të përdoret për çfarëdolloj tezë. Edhe pse disa profesorë mund të preferojnë edhe
ndonjë organizim tjetër, elementet kryesore për secilën tezë duhet të jenë të njëjta. Shpjegime më të
hollësishme do të japim në vijim.
Një gjë duhet të kihet gjithjnë parasysh : teza është një dokument formal dhe secila pjesë e saj duhet të
jetë në vendin e duhur, dhe se duhet eleminuar përsëritjen e të njëjtit materjal në vende të ndryshme.
Struktura gjenerike e tezës
1. Hyrje - Këtu kemi të bëjmë me hyrje të përgjithshme lidhur me atë që ka të bëjë teza, pra nuk është
vetëm përshkrim i përmbajtjes se secilit seksion. Jepni shkurtimisht një përmbledhje të çështjes (më vonë
do ta parashtroni çështjen detajisht), disa nga arsyet pse kjo çështje është e vlefshme, dhe një vështrim të
shkurtër për rezultatet kryesore. Hyrja paraqet një vështrim të shkurtër për përgjigjet e dhëna lidhur me
pyetjet kryesore të shtruara në tezë (shiko më lartë).
2. Informacione themelore - Një seksion i shkurtër, ku jepeni informacione themelore është më se i
nevojshëm, sidomos kur punimi juaj ndërlidh dy e më shumë lëmi. Kjo bëhet për arsye se lexuesit e
punimit tuaj mund të mos kenë njohuri dhe përvojë të mjaftueshme për të përcjellë materialin që
pason. Me këtë ju i ofroni lexuesit këtë mundësi. Titullimi mund të bëhet edhe ndryshe nga titulli i
më sipërm.
3. Vështrim mbi arritjet fundit - Këtu bëni një vështrim për arritjet e fundit që janë relevante për tezën
tuaj. Edhe këtu si titull më i përshtatshëm mund të jetë, p.sh. “ Gjendja aktuale në Algoritmet Zylon”.
Ideja është që të paraqiten idetë kryesore për të arriturat më të reja deri më tani (analiza kritike bëhet
më vonë), por jo edhe idetë tuaja personale.
Ky seksion duhet të organizohet sipas ideve, e jo sipas autorëve ose sipas publikimeve. Për shembull,
nëse deri më tani ekzistojnë tri qasje kryesore për Agoritmin Zylon, ju mund t'i organizoni tre nen
seksione lidhur me këto qasje.
3.1 Aproksimi iterativ i Zylon-it
3.2 Koeficientat statistikor të Zylon-it
3.3 Qasjet graf-teorike për manipulimet Zylon
4. Qeshtja që hulumtohet ose formulimi i problemit - Tezat inxhinierike këtij seksioni i referohen
si “problemi” që duhet zgjidhur, kurse disciplinat tjera flasin për “çështjen (pyetjen)” për të cilën
duhet dhënë përgjigje. Në të dy rastet ky seksion i ka tri pjesë kryesore:
1. formulimi konciz i çështjes që e trajton teza juaj
2. argumentimi, duke iu referuar seksionit 3, se për çështjen që ju trajtoni nuk ka pasur përgjigje
paraprake
3. diskutimi lidhur me rëndësinë që ka përgjigja për këtë çështje.
Pjesa nën 2 e cekur më lartë ka të bëj me analizën e informacioneve që i keni prezantuar në seksionin 3.
Po e marrim si shembull se problemi juaj konkret është “Zhvillimi i algoritmit Zylon për trajtimin e
problemeve në shkallë të gjerë dhe kohë të pranueshme”. Tani ju duhet të përshkruani dhe shpjegoni se
çka kuptoni me “shkallë të gjerë” dhe “kohë të pranueshme”. Më tutje, në analizën tuaj për të arriturat dhe
zhvillimet e fundit në këtë fushë, duhet të tregoni se si qasjet e gjertanishme nuk kanë pasur sukses dhe ku
janë të metat e tyre (p.sh. ato qasje japin zgjidhje vetëm për probleme të vogla, ose kërkojnë kohë të
gjatë). Në pjesën e fundit të këtij seksioni duhet të shpjegoni pse është i dobishëm “algoritmi i shpejtë në
shkallë të gjerë”; duke i përshkruara aplikimet se ku mund të përdoret ky algoritem.
Meqenëse ky seksion është shumë i kërkuar nga lexuesit e interesuar për këtë lëmi, theksoni atë duke e
përdorur në titull fjalën “problem” ose “çështje”: p.sh. “Formulimi i problemit” ose “ Qeshtja
hulumtuese”, ndoshta në mënyrë edhe më të specifikuar si “Problemi lidhur me algoritmin Zylon në
shkallë të gjerë”.
5. Përshkrimi i zgjidhjes së problemit ose gjetja e përgjigjes - Kjo pesë e tezës mund të këtë një
formë jo aq strikte. Mund të këtë një ose disa seksione dhe nen seksione. Qëllimi i vetëm këtu është:
t’i bindeni komisionin se jeni përgjigjur ose e keni zgjidhur problemin të cilin e keni parashtruar në
Seksionin 4. Pra, tregoni se çfarë keni bërë ju e që është relevante për përgjigjen ose zgjidhjen e
problemit: nëse gjatë punës keni hasur në rrugë pa krye, që nuk ka dhënë rezultat, mos e përfshini atë,
vetëm nëse është posaçërisht relevante për të demonstruar zgjidhjen e problemit.
6. Konkluzionet - Në seksionin e konkluzioneve kryesisht përfshihen tri çështje, ku secila prej tyre e
meriton nga një seksion të veçantë:
1. Konkluzione
2. Përmbledhje e kontributit të dhënë
3. Hulumtimet në të ardhmen
Konkluzionet nuk janë përmbledhje e tërë tezës: ato janë pohime të shkurtëra dhe koncize lidhur më
konkludimet që i keni nxjerrë si rezultat i punës tuaj. Organizohen në paragrafë të shkurtëra të cilat
numërohen dhe renditen sipas rëndësisë që kanë. Të gjitha konkluzionet duhet të ndërlidhen në mënyrë
direkte me çështjen apo problemin e formuluar në Seksionin 4. Shembull:
1. Problemi i formuluar në Seksionin 4. është zgjidhur: siç është treguar në Seksionin, “x” deri në “xx”,
kemi zhvilluar një algoritem efikas për zgjidhjen e problemeve Zylon në shkallë të gjerë dhe për kohë të
shkurtër.
2. Mekanizmi kryesor i nevojshëm në algoritmin Zylon të përmirësuar është mekanizmi Grooty. 3. Etj.
Përmbledhja e kontributit të dhënë lexohet më shumë kujdes nga anëtarët e komisionit. Këtu duhet të
paraqitet kontributi i ri që teza juaj ka dhënë në lëminë e shkencës. Shpesh herë, këtu, kemi një përputhje
me Konkluzionet , por një gjë e tillë është e lejuar. Serish formulimi konciz dhe numërimi i paragrafeve
është i nevojshëm. Organizimi i tyre bëhet sipas rëndësisë. Shembull:
1. Është zhvilluar një algoritem shumë më i shpejtë për problemet Zylon të shkallës së gjerë.
2. Për herë të parë është demonstruar përdorimi i mekanizmit Grooty për llogaritjet Zylon. 3. Etj.
Seksioni “Hulumtimet në të ardhmen “ përfshihet me qellim që hulumtuesit e interesuar gjatë leximit të
këtij seksioni të përfitojnë nga idetë që ju i keni gjeneruar. Edhe këtu numërimi i paragrafëve koncize
është zgjedhja më e mirë.
7. Referencat - Lista e referencave është ngushta e lidhur me vështrimin mbi të arriturat e fundit që
trajtohen në Seksionin 3. Komisioni e lexon listën e referencave për t’i gjetur punimet kryesore nga kjo
lëmi, por edhe për të shikuar se a janë ata të përfshirë në Seksionin 3. Ç ‘është e vërteta, shumica e
anëtarëve të komisionit shikojnë se a ndodhen publikimet e tyre në temën që përfshinë teza juaj, prandaj
përfshini edhe ato. Pos tjerash, t’i lexoni punimet e komisionit do të jetë e dobishme edhe për ju, sepse
nga ato punime e fitoni idenë se çfarë lloji të pyetjeve ata mund t’iu shtrojnë.
Të gjitha referencave që ndodhen në listë duhet t’iu keni referuar në brendinë e tezës suaj. Duhet dalluar
“referencat” nga “bibliografia”. Bibliografia përfshinë edhe punime të cilave nuk iu keni referuar direkt
në tezë. Lista e referencave organizohet me renditje alfabetike sipas mbiemrit të autorit ose sipas radhës
që janë cituar punimet në tezë.
8. Shtojcat - Çka duhet të përmbajë shtojca?- Ato materiale të cilat e pengojnë rrjedhën e lehtë të
prezantimit tuaj, por që janë të rëndësishme për vërtetimin e rezultateve të tezës. Zakonisht janë materiale
tepër të detajuara për t’i përfshirë në pjesën kryesore të tezës, por duhet të jenë në dispozicion që
komisioni t’i lexojë dhe të bindet plotësisht. Si shembull do të marrim listën e kodeve programore, tabelat
që përmbajnë shumë të dhëna, vërtetimet e gjata matematikore, etj.
Komente lidhur me konstruktin e tezës - Siç e thamë edhe më parë, teza është një dokument formal që
merret me dy çështje kryesore. Seksioni 3 dhe 4 tregojnë se keni zgjedhur problemin e qëlluar, ndërsa
Seksioni 5 tregon se ju e keni zgjidhur atë. Seksoni 1 dhe 2 e fusin në problematikë lexuesin, Seksioni 6
vë në spikamë njohuritë e reja që i keni gjeneruar gjatë punës suaj. Dalloni me kujdes çdo gjë që kanë
bërë të tjerët nga ajo që ju keni bërë. Për anëtarët e komisionit është me rëndësi të dihet saktësisht se çka
kush ka bërë. Seksioni 4, formulimi i problemit, paraqet vijën ndarëse. Për këtë qellim ky seksion
vendoset në mes të këtij dokumenti formal.
Fillimi i punës - Mënyra më e mirë për të filluar punën për shkrimin e tezës është përgatitja e një skice-
ide. Mund të filloni me tabelën e përmbajtjes, duke e formuar listën me secilin seksion dhe nen seksion që
mendoni se duhet ti përfshini në punim. Në pika të shkurtëra përshkruaj përmbajtjen për secilin seksion
dhe nen seksion. Tërë kjo skicë-ide mund të konceptohet prej 2 deri në 5 faqe. Bashkërisht me
supervizorin e tezës suaj duhet t’i rishikoni me kujdes se mos ka ndonjë material të tepërt, që nuk është
direkt i lidhur më problemin e formuluar ? Nëse ka, e mënjanoni, nëse konstatoni se mungon ndonjë
material, e shtoni atë. Më mirë është që në këtë fazë t’i bëni këto korrigjime, se sa më vonë kur t’a
keni shkruar gati tërë punimin.
Kohëzgjatja e shkruarjes së tezës - Procesi i shkruarjes së tezës, zakonisht, zgjatë më tepër se sa e keni
planifikuar. Edhe pasi t’i keni kryer krejtësisht hulumtimin, keni ndërtuar modelin, i keni kryer llogaritjet,
është e preferueshme që një semestër i tërë t’i kushtohet vetëm shkruarjes së tezës. Me aktin e shkruarjes
nuk kuptojmë vetëm shtypjen e materialeve, sepse shtypja mund të bëhet për kohë shumë më të shkurtër,
por është organizimi i argumentimit dhe rezultateve që kërkon kohë më të gjatë. Duke i formalizuar
rezultatet në një dokument të organizuar mirë, teza juaj do t’iu përballojë analizave detale që do t’i bëj
komisioni. Kjo do të thotë se ju i keni zbuluar me kohë mangësitë e tezëz suaj. Eliminimi i këtyre
mangësive është ajo që iu merr një kohë të konsiderueshme.
Ndoshta për herë të parë supervizori juaj do t’i shoh shprehjet formale të koncepteve që më parë në
mënyrë joformale janë aprovuar. Tani ju i zbuloni keqkuptimet ose mangësitë në marrëveshjet joformale.
Për t’i ndreq këto kërkohet një kohë e caktuar. Studentët që anglishten nuk e kanë gjuhë amëtare mund të
kenë vështirësi në sistemimin e ideve, prandaj në këtë rast kërkohet që të behën disa herë përmirësime.
Nganjëherë supervizorët nuk janë sa duhet azhur gjatë rishikimit dhe kthyerjes së punimit tek studenti.
Afati i fundit: jepni vetes mjaft kohë. Puna e shpejtë mund të këtë pasoja të dhembshme gjatë mbrojtjes së
tezës.
Këshilla - Keni parasysh njohuritë e lexuesit. Cili është auditori juaj ? Cili është niveli dhe sa janë të
informuar ata me materien që e trajtoni në tezë. Zakonisht ata kanë njohuri lidhur me problemin e
përgjithshëm, por nuk janë thellësisht të kyçur, siç jeni ju, në detalet e hulumtimeve gjatë viteve të fundit.
Shpjegoni konceptet e reja të vështira sa më qartë. Nganjëherë mund t’a paramendoni ndonjë person
konkret, të cilin ju e njihni se ka njohuri të nevojshme, dhe imagjinoni se jeni duke ia shpjeguar atij në
mënyrë direkte idetë tuaja.
Mos ia vështirësoni punën lexuesit ! Kjo ka rëndësi të veçantë. Ju i dini disa nga pyetjet që mund t’ua
shtrojë komisioni (shiko më lartë). Titujt e seksioneve dhe formulimi i fjalëve të zgjedhën ashtu që atyre
në mënyrë të qartë t’u jepet ky informacion. Sa më me vështirësi e zbulojnë problemin, mbrojtjen e
problemit, përgjigjen e dhënë lidhur me problemin, kontributin dhe konkluzionet tuaja, aq pa humor do të
jenë ata, dhe aq më shumë ka gjasë që teza juaj të pësoj shumë ndryshime.
Është e pamundur të jesh skajshmerishtë i qartë! Shqiptoni fjalët drejt, theksoni pjesët e rëndësishme me
tituj të qëlluar etj. Teza përmban shumë informacione: përpiquni që lexuesin ta orientoni drejt përgjigjeve
më të rëndësishme.
Teza nuk është tregim! Zakonisht nuk ndjeket kronologjia e punëve që i keni kryer. Ajo është një
dokument formal që është disejnuar për t’iu dhënë përgjigje vetëm disa pyetjeve më kryesore.
Mos i përdorni frazat si “Shihet qartë, se ky është rast …” ose “ Duket se kjo rrjedh … “ ; kjo nënkupton
që lexuesi i cili nuk kupton, është i marrë. Keni parasysh se ata nuk do të kuptojnë, vetem nëse shpjegimet
tuaja nuk janë të qarta.
Mos i përdorni konstatimet irrituese si “softueri është pjesa më interesante e sistemit kompjuterik” sepse
ky është mendimi juaj personal por jo i mbështetur në literaturë ose në zgjidhjen që ju e keni prezantuar.
Komisioni i vëren këto formulime dhe mund t’ju bëj ndonjë pyetje si kjo: “A mund ti demonstroni se
softueri është pjesa më e rëndësishme e sistemit kompjuterik ?”
Teza për master kundrejt tezës për doktoratë - Ekzistojnë dallime midis tezës për master dhe tezës së
doktoratës. Ky dallim nuk ka të bëj me formatin por më rëndësinë dhe nivelin e zbulimit që dëshmohet
me zgjidhjen e problemit dhe me përmbledhjen e kontributit të dhënë. Teza e doktoratës kërkon
medoemos zgjidhjen e një problemi më të vështirë dhe kontribut më esencial.
Kontributi shkencor i tezës për master qëndron në rritjen e përmirësimeve në një lëmi të shkencës, ose
aplikimin e teknikave të njohura në një fushë të re. Teza e doktoratës duhet të ketë kontribut esencial dhe
të sjell risi në shkencë.

You might also like