Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

PËRCAKTORI

Fjalët që e shoqërojnë emrin në grupet emërore quhen përcaktorë.

Përcaktorët shprehen me emra, mbiemra, numërorë, përemra dhe me një pjesë të nënrenditur
përcaktore.

EMRI SI NJË PËRCAKTOR I NJË EMRI BËRTHAMË

Emri në rolin e një përcaktori mund të jetë në rasën:

a) gjinore, rrjedhore e kallëzore pa parafjalë e në këtë rast ai tregon:

- përkatësi: Shtëpitë e fshatrave janë të vogla.

- cilësi: Ajo ishte e gojës e s’linte njeri t’i dilte përpara.

- vend a origjinë: Këto janë mollët e përmendura të Prespës. Kam blerë ullinj Berati.

- lëndë: Kishte blerë vathë argjendi

- përmbajtje: Bleu një thes miell.

b) emërore, kallëzore e rrjedhore me parafjalë e në këtë rast ai tregon:

- karakteristikë a cilësi: Ajo në Amerikë do të punojë në një fabrikë tekstili. Kjo është fjalë me vend.

- lëndë: Do të jap një sheqerkë me mjaltë. Shtëpia prej guri është e fortë..

- përmbajtje: Gjyshja i vinte gjithmonë përpara një pjatë me fiq.

- synim: Në zemër i vlonte dëshira për punë.

- vend: U bë fjalë për një shkollë në malësi.

You might also like