BESISSSSSSSSSSSS

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

3.

Shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese


Është rregull e përgjithshme që kur vdes pala kontraktuese, kontrata nuk shuhet por kalon
mbi trashëgimtarët e tij univerzalë. Në të drejtën kontraktore bëhet përjashtim në dy raste:
a) kontrata do të shuhet kur vdes pala kontraktuese në qoftë se është lidhur duke pasur
parasysh cilësitë e veçanta personale të palës kontraktuese, pra kur është lidhur kontrata
intuitu personae (neni 452 i LMD) dhe
b) në qoftë se palët kontraktuese janë marrë vesh që vdekja e njëres palë do të shkaktojë
shuarjen e saj.
Kontratat tipike që shuhen kur vdes pala kontraktuese janë: kontrata mbi veprën,
autorizimin dhe kontrata mbi ortakërinë.
Kur kontrata shuhet për arsye të vdekjes së palës kontraktuese, kontrata ka efekt në të
ardhmen ex nunc. Atë që palët kontraktuese ia kanë ekzekutuar njëra-tjetrës deri në çastin
e vdekjes, do të jetë e vlefshme dhe nuk mund të kërkohet kthimi. Mirëpo, në rast se gjatë
jetës së njëres palë kontraktuese (p.sh., kryesit të punës) është kryer një punë, kurse pala
nuk ka marrë për këtë shpërblim, trashëgimtarët e tij do të kenë të drejtë të kërkojnë
pagimin e saj në shumën që do t'u takonte paraardhësve të tyre.

4. Anulimi i kontratës
Njëra nga mënyrat e shuarjes së kontratës së detyrimeve është edhe anulimi. Anulimi i
kontratës shkakton pamundësinë që kontrata të krijojë efekte juridike. Arsyet e anulimit
të kontratës janë kur cenohet interesi i përgjithshëm shoqëror, ose kur cenohet ndonjë
interes vital. Varësisht nga arsyet se çka cenohet, ekzistojnë dy lloje të pavlefshmërisë:
pavlefshmëria absolute e kontratave dhe pavlefshmëria relative.
4.1. Kontratat absolutisht të pavlefshme
Kontrata absolutisht të pavlefshme janë ato të cilat janë në kundërshtim me dispozitat
ligjore, imperative, me normat e moralit dhe me normat e dokeve të mira. Kontrata është
absolutisht e pavlefshme nëse e ka lëndën të ndaluar, bazën e ndaluar, kur është caktuar
afati më i gjatë ose më i shkurtër i parashkrimit, kur lidhet kontrata me fajde dhe kur
ndërmarrja ekonomike krijon dhe shfrytëzon pozitën monopoliste në treg.
Anulimin e këtyre kontratave mund ta bëjnë subjektet e interesuara ose organi përkatës
sipas detyrës zyrtare. Anulimin e kontratës, në radhë të parë, mund ta kërkojë pala
kontraktuese e ndërgjegjshme, si dhe trashëgimtarët univerzalë dhe singularë të saj. Këto
kontrata anulohen edhe sipas detyrës zyrtare (ex officio). Gjykata kujdeset sipas detyrë
zyrtare, dhe për këto kontrata ka rol aktiv.

4.1.1. Konversioni i këtyre kontratave


Në qoftë se një kontratë e pavlefshme i plotëson kushtet për një kontratë tjetër të
vlefshme, kjo quhet konversion.
Për konversionin e kontratave të pavlefshme palët duhet të mos kenë ditur për pavlerësinë
e saj: -kjo kontratë e lidhur duhet t'i plotësojë kushtet për lidhjen e kontratës tjetër të
plotëfuqishme: - me kontratën tjetër palët duhet të realizojnë të njëjtin qëllim që do ta
realizonin me kontratën e parë. Këto kushte i vlerëson gjykata sipas detyrës zyrtare.
Për letrata me vlerë, kambiali në të cilin është klauzola "pa protestë" është mjet i
pavlefshëm i sigurimit të pagesës, mirëpo vlen si dokument për borxhin, cedimin.
4.1.2. Pasojat juridike të këtyrë kontratave
Pasojat juridike të lidhjes së kontratave absolutisht të pavlefshme janë se kontrata
konsideroh sikur të mos ishte lidhur fare. Për këtë arsye pavlefshmëria absolute ka efekt
retroaktiv, sepse palët kanë për të rikthyer ndër vete gjendjen e mëparshme dhe do ta
kthejnë atë e ka marrë njëra prej tjetrit. Pasoja e dytë shprehet me marrjen e prestimit të
palës së pandërgjegjshmërisë. Vendimi gjyqësor për këto kontrata është me karakter
deklarativ.

4.2. Kontrata relativisht të pavlefshme


Kontrata relativisht të pavlefshme janë ato me anën e të cilave cenohen interesat
individuale të palës kontraktuese. Kontrata është relativisht e pavlefshme kur lidhet nga
personi i mitur me aftësi të kufizuara punuese; pa lejen e prindit ose të kujdestarit, kur
kontrata lidhet me kërcenim, me lajthim, me mashtrim, kur lidhet kontratë fiktive.
Vendimi gjyqësor për këto kontrata ka karakter konstituiv. Anulimin e këtyre kontratave
mund ta kërkojnë pala e dëmtuar, trashëgimtarët e saj, si dhe personi i tretë që ka interes
që kjo kontratë të shpallet e pavlefshme.
4.2.1. Pasojat juridike të anulimit dhe shuarja e të drejtave
Anulimi i kontratave relativisht të pavlefshme shkakton pasoja juridike të caktuara që
shprehen: kthimi në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum) dhe shpërblimi i
dëmit. Anulimi i kontratave relativisht të pavlefshme shkakton efekt retroaktiv (ex tunc).
Afati për anulimin e kontratës relativisht të pavlefshme është një vit (neni 102 parag. 1, 2
i LMD). Ky afat rrjedh prej ditës kur pala e dëmtuar me këtë kontratë e ka kuptuar
shkakun e pavlefshmërisë relative të kontratës, përkatësisht pas shuarjes së anulimit. Ky
afat është afat objektiv brenda të cilit mund të anulohet kjo kontratë. Kjo e drejtë shuhet
në çdo rast nëse kalon afati orej 3 vjetësh. Afati rrjedh prej çastit të lidhjes së kontratës
dhe quhet afat objektiv. Në rast se kontrata është relativisht e pavlefshme për shkak të
aftësisë së kufizuar punuese të palës kontraktuese, ajo mund të anulohet 3 muaj pas
fitimit të aftësisë së plotë punuese.

5. Zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit


5.1. Nocioni i zgjidhjes së kontratës për shkak të mosekzekutimit
Zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit është mënyrë e shuarjes së kontratës së
plotëfuqishme për shkak të mosekzekutimit me faj të njëres palë kontraktuese.

5.2. Kushtet për zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit


Kushtet për zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit janë: që të ekzistojë
kontrata me shpërblim, që kontrata të mos jetë ekzekutuar pjesërisht, as terësisht, që
debitori të jetë fajtor për mosekzekutimin e kontratës, dhe që kreditori të caktojë afatin
plotësues.
Që kontrata e dyanshme dhe me shpërblim të jetë detyruese, është kusht themelor për
këtë mënyrë të shuarjes së kontratave. Në kontratat e dyanshme, kur njëra palë nuk e
përmbush detyrimin e vet, pala tjetër ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës.
Duhet të ekzistojë mosekzekutim nga njëra palë kontraktuese. Mosekzekutimi ekziston
kur detyrimi nuk përmbushet terësisht nga ana e debitorit. Mosekzekutimi mund të jetë i
plotë dhe i pjesërishëm.
Mosekzekutimi është i plotë kur debitori nuk ndërmerr asgjë që ta përmbushë detyrimin e
vet kontratktor.
Mosekzekutimi i pjesshëm është kur pala kontraktuese pjesërisht e ka përmbushur
detyrimin e vet.
Kushti i tretë i zgjidhjes së kontratës për mosekzekutimin është faji i palës kontraktuese.
Faji ekziston kur pala kontraktuese në heshtje ose shprehimisht e refuzon përmbushjen e
kontratës, ose kur pala tjetër pa ndonjë shkak e pengon palën tjetër që ta përmbush
detyrimin e vet.
Kushti i katërt në këtë rast të zgjidhjes është caktimi i afatit plotësues.
Me afatin plotësues palës kontraktuese i ofrohet mundësia e fundit që kontrata të ngel në
fuqi duke bërë përmbushjen e saj. Afati plotësues është afat i kuptueshëm që jepet për
kontratat që nuk kanë afat të prerë të përmbushjes.
Ekzistojnë disa raste kur afati plotësues nuk caktohet. Këto janë:
- Kur është kontrata fikse - palët janë marrë vesh që kontratën do ta zgjidhin në rast se
debitori nuk do ta përmbushë kontratëm në afatin saktësisht të caktuar.
- Kur debitori deklaron se nuk do ta përmbush kontratën as në afatin plotësues. Afati i
kuptueshëm nuk do të caktohet kur është e qartë se debitori nuk do të mund të përmbushë
kontratën (neni 109 i LMD).
Kontrata për mosekzekutimin zgjidhet nga gjykata, prandaj vendimi i saj është me
karakter konstitutiv.
Me zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit, kontrata shuhet dhe konsiderohet
se fare nuk ka qenë e lidhur. Zgjidhja e kontratës ka efekt retroaktiv (ex tunc) (neni 114
parag. 2 i LMD), gjë që do të thotë se çdo palë kontraktuese ka për t' ia kthyer tjetrës atë
që ka marrë prej saj.
Në disa kontrata, zgjidhja e kontratës për mosekzekutim ka efekt në të ardhmen (ex
nunc). Këtu është fjala për kontratat me prestime të pëhershme, sepse në këto kontrata
nuk ekziston mundësia që të kthehet në gjendjen e mëparshme për shkak të vet karakterit
të marrdhënieve. Efekti në të ardhmen (ex nunc) me rastin e zgjidhjes së kontratës për
mosekzekutim është: me kontratën e qirasë, me kontratën mbi mbajtjen e përjetshme, me
kontratën mbi rentën jetësore, me kontratën mbi sigurimin.
Zgjidhja e kontratës pêr mosekzekutim nuk ka efekt ndaj personit të tretë (neni 81 parag.
1 i LMD). Revokimi i autorizimit dhe kufizimi i tij nuk ka efekt ndaj personit të tretë, i
cili ka lidhur kontratë të autorizimit dhe nuk ka ditur as që ka pasur mundësi të dijë se
autorizimi është revokuar ose është kufizuar.

You might also like