Detyra 2 Sistemi Bankar Be

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

I.

VERTETE/GABUAR

Per cdo pohim vendosni nese eshte V/G. Per pohimet e gabuar, korigjojini duke i kthyer

ne te verteta.

1. _V___Detyra kryesore e sistemit financiar është kanalizimi i fondeve nga njësitë që

kanë tepricë fondesh drejt njësive që kanë mungesë fondesh.

2. __V__ Sistemi financiar bën të mundur kalimin e fondeve nëpërmjet dy mënyrave; me

transferim të drejtpërdrejtë dhe me transferim indirekt të fondeve.

3. __G__ Me transferimin direkt kuptohet bashkimi i dy njësive (me tepricë dhe me

mungesë parash) nepermjet ndërmjetësuesve financiare.

4. _V___ Shumë prej investimeve në shtetet industriale janë financuar nepermjet fitimeve

të pashpërndara.

5. __G__ Tregjet financiare mund të reduktojnë kostot e informacionit, të cilat do të

lehtësonin mbledhjen e informacionit rreth mundësive të investimit dhe përmirësimin

në alokimin e burimeve por nuk mund te redutojne koston e transaksionit.

6. __G__ Asimetria e informacionit shfaqet vetem para (ex-ante) nënshkrimit të

kontratës.

7. __V__Me hazard moral kuptojme riskun e perfshirjes se huamarresit ne aktivitete qe

janë të padëshirueshme nga perspektiva e huadhënësit, n momentin pasi eshte

nenshkruar kontrata mes paleve.

8. __V__ Ndërmjetësit financiar mund të reduktojnë kostot e transaksioneve duke qenë se

kanë të mirë zhvilluar ekspertizën si dhe realizimin e avantazhit të ekonomisë së

shkallës.

9. __G__ Me ekonomi shkalle kuptohet dukuria kur nepermjet fondeve te kursimtareve te

vegjel e te shumte financohen projekte te medha.

10. __V__ Të kanalizosh kursimet do të thotë uljen e kostove të transaksionit lidhur me


mbledhjen e kursimeve nga individë të ndryshëm dhe kapërcimin e asimetrisë së

informacionit.

11. __G__ Lehtësimi i tregtisë, diversifikimit, instrumentalizimi dhe manaxhimi i riskut jane

ceshtje qe i mundeson sistemi financiar me qellim konvertimin e asete nga jolikuide

ne asete likuide.

12. __V__ Me likuiditetit kuptohet lehtësia dhe shpejtësia me të cilën agjentët mund të

konvertojnë asetet në para.

13. __G__Sistemi financiar krijon mundësi për kursimtarët në mbajtjen e aseteve jolikuide

si asetet e kapitalit, bonot ose depozitat, të cilat nuk shiten lehtë dhe shpejt duke i

kthyer këto instrumenta likuide financiare në investime kapitali afatgjata.

14. _V___ Një bankë transformon depozitat likuidite afatshkurtër në kredi afatgjata

jolikuide.

15. __V__ Instrumentalizimi (Securization) është një mënyrë e rëndësishme për sistemin

financiar në përmbushjen e funksioneve të tregtimit, diversifikimit dhe manaxhimit të

riskut.

16. _V___ Një sistem financiar që funksionon mirë kërkon ndërhyrjen e qeverisë

konkretisht ne 4 forma: së pari, nevojitet për të mbrojtur të drejtat e pronësisë; se dyti

është i nevojshëm për të inkurajuar transparencën në dhënien e informacionit; se treti

duhet të luajë rolin e saj si Rregullatore dhe Mbikqyrëse e institucioneve financiare;

se katerti eshte përgjegjëse në sigurimin e konkurrueshmërisë ne te gjithe sistemin

financiar.

17. __G__ Sistemet financiare janë të ndryshme në shtetet e ndryshme antare të BE-se,

megjithate shtetet e vjetra anetare nuk ndryshojne shume nga shtetet e vjetra anetare.

18. __V__ Sistemi i bazuar në tregje karakterizohet në disa raste nga krijimi i tregjeve

konkurenciale, ku tregu financiar ka shumë firma dhe ai është në një konkurrencë të


plotë.

19. __G__Shpesh herë sistemi i bazuar ne banka ka problemin e free rider-it.

20. __V__ Me free rider kuptohet dukuria ku investitorët që kanë siguruar informacione

rreth projekteve të ndryshme e shpërndajnë atë në të gjithë investitorët e tjerë duke

ulur interesin për të paguar apo hulumtuar për informacione.

21. __G__ Europa ka një përqendrim me të ulet të pronësisë sesa SHBA duke krijuar më

pak mundësi për votime bllokuese, duke qenë se edhe pronësia është e përqëndruar

kryesisht në nivelin nen 50%.

22. __V__ Me qeverisje e koorporatave kuptohet tërësia e mekanizmave që rregullojnë

lidhjen midis aksionerëve të një firme dhe menaxherëve të firmës.

23. __V__ Teoria e Agjencisë përcakton detyrat dhe funksionet e menaxherëve ndaj

aksionerëve duke qenë se jo gjithmonë menaxherët veprojnë gjithmonë në interesin

më të mirë të pronarëve.

24. __V___ Aksionerët mund të përdorin mjete të ndryshme për të siguruar që menaxhimi i

një firme të veprojë në interesin e tyre si per shembull: emërimet e bordit të

drejtorëve, kompensimet, kontrollin e koorporatës, monitorimi nga ndërmjetesit

financiarë etj.

25. __V___ Kompensimi eshte një metodë që siguron që menaxherët të ndjekin interesat e

aksionerëve.

26. _G___ Ne shembujt e kompensimeve nuk mund te përfshihen pronësi direkte të

aksioneve, por vetem bonuse.

27. _V___Sipas studiuesve është më mirë ti dallosh vendet nga eficenca e sistemit

kombëtar ligjor për transaksionet financiare se sa ti dallosh vendet nga fakti nëse kanë

sisteme të bazuara në tregje apo në banka.

28. __V__ Në Europë janë katër sisteme baze ligjore: Anglez, Francez, Gjerman,
Skandinav.

29. __G__Sistemet ligjore Angleze mbrojnë më pak të drejtat e aksionerëve dhe të

kreditorëve, sistemi Francez i mbron më shume, ndërkohë që sistemi Gjerman dhe

Skandinav qëndron midis sistemit ligjor Anglez dhe Francez.

30. __V__Sot, tregjet financiare konkurrojnë shumë mirë me bankat, duke ndihmuar

bankat në rritjen e konkurrencës si mënyra alternative për financime apo për

investime.

You might also like