Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

PËRMBAJTJA

HYRJE.....................................
I. BURIMET E TË DREJTËS SENDORE..........................
II. SENDET.........................
II.1. Nocioni i sendeve....
II.2. Ndarja e sendeve.....
II.2.1. Sendet e luajtshme dhe paluajtshmëria...........
II.2.2. Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit......
II.2.3. Pasuritë publike.....
II.2.4. Sendet në qarkullim të kufizuar...........................
II.2.5. Parimi Superficies Solo Cedit..........................
II.2.6. Sendet e konsumueshme dhe të pakonsumueshme...........
II.2.7. Sendet e individualizuara dhe sendet e shquara sipas gjinisë
(gjenerike).............................
II.2.8. Sendet e zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshme............
II.2.9. Sendet e pjestueshme dhe të papjestueshme.....................
II.2.10. Sendet e thjeshta dhe sendet e përbëra...................
II.2.11. Sendet kryesore dhe akcesore................................
II.2.12. Sendet Tubë (Universitates rerum)..........
II.2.13. Sendet trupore dhe jotrupore..............................
II.2.14. Frutat (Fructus).....
II.2.15. Sendi i përbër sipas destinimit ekonomik............
II.2.16. Paraja dhe letrat me vlerë si send.........................

Hyrje

Gjatë prezantimit të këtij punimi seminarik, do të trajtojmë Burimet e së drejtës sendore


ku në kuadër të saj do të flasim për ndarjen e burimeve të së drejtës sendore si dhe do të
shohim se cilat janë burimet e së drejtës sendore.

1
Po ashtu, gjatë prezantimit të këtij punimi do të flasimi edhe për sendet ku në kuadër të
saj do të flasim për nocionin e sendeve si dhe ndarjen e tyre, ku do të flasim për secilin
lloj të sendit veç e veç.

I. BURIMET E TË DREJTËS SENDORE

E drejta sendore është degë pozitive e së drejtës e cila përfshinë tërësinë e normave
(dispozitave dhe rregullave) juridike me të cilat rregullohen marrdhëniet shoqërore,
respektivisht marrdhëniet juridike me karakter juridiko-sendor, apo marrdhëniet midis
njerëzve (personave) lidhur me sendet e caktuar.
Burimet e së drejtës sendore ndahen në burime në kuptimin material dhe burime në
kuptimin formal. Burim në kuptimi material është ajo forcë që e krijon të drejtën në
përgjithësi, pra edhe të drejtën sendore në veçanti. E drejta krijohet nga vullneti i
përfaqësuesve të popullit, të cilët realizojnë demokracinë indirekte brenda një strukture
shtetërore me të drejtë të nxjerrjes së ligjeve vetanake. Ligji, aktet nënligjore, e drejta
zakonore janë burime formale të pranuara botërisht. Ndërsa, praktika gjyqësore dhe
doktrina juridike vazhdojnë të konsiderohen burime formale të së drejtës sendore.
Pronësia, si e drejtë subjektive dhe si e drejtë themelore e njeriut, rregullohet edhe me
aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e Republikës së Kosovës me LPDTS të Kosovës,
Ligjin për Regjistrimin e të Drejtave në Pronën e Paluejtshme, etj.
Personat me marrëveshje mund të kenë ndikim në mënyrën e ushtrimit të të drejtës
sendore, por jo edhe në numrin e tyre.
Në Kosovë burim i të drejtës sendore janë edhe Konventat e ndryshme ndërkombëtare, të
cilat përmbajnë dispozitat me të cilat rregullohen çështjet pronësore dhe çështjet e tjera
nga kjo fushë e së drejtës.

2
Në vendin e dytë si burim i së drejtës civile pra edhe i asaj sendore është edhe e drejta
zakonore, natyrisht në qoftë se nuk është në kundërshtim me rendin juridik dhe kur
mungojnë dispozitat e shkruara.
Në vendet anglo-saksone, burim kryesor i së drejtës është precedenti gjyqësor,
domethënë vendimet e gjykatave. Në sistemin juridik anglo-sakson,precedenti gjyqësor,
ose e drejta e zbatuar në një rast konkret, është burim juridik dhe ka karakter të
detyrueshëm nëse janë vendime të gjykatës më të lartë të atij sistemi gjyqësor. Mirëpo, e
drejta e shkruar sot në gjithë botën paraqet burimin më të rëndësishëm të të drejtës.

II. SENDET
II.1. Nocioni i sendeve

Sende konsiderohen sendet e luajtshme, paluajtshmëritë dhe të drejtat trupore. Mirëpo,


LPDTS i Kosovës, bënë përkufizimin e sendeve të luajtshme, ku thuhet "Sendet e
luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të përhershme të
lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin" dhe "Sendet
fizike që nuk janë trupore, siç janë drita dhe energjia janë pasuri jotrupore (të
paprekshme). Ndërsa, paluejtshmëria përkufizohet "Paluejtshmëria është një pjesë e
caktuar e sipërfaqes së tokës, e cila është e kufizuar ose mund të kufizohet.
Paluejtshmëria përfshinë pasuritë natyrore nëntokësore, bimët dhe rrënjet nëntokësore
dhe objektet tjera të lidhura me bazament tokësor".
Në literaturën juridike sendi përkufizohet në këtë mënyrë: "Në kuptimin civilo-juridik,
send (res), është pjesa materiale e natyrës, që gjendet nën pushtetin e njeriut dhe mbi të
cilat ekziton e drejta e pronësië, ose ndonjë e drejtë tjetër sendore".
Send, është pjesë materiale e natyrës që e plotëson kushtin fizik dhe kushtin shoqëror,
dhe kjo nënkupton se: "Kushti i parë është ai fizik, çka do të thotë se kjo pjesë duhet t'i
nënshtrohet pushtetit të njerëzve, dhe së dyti, është kushti shoqëror, që do të thotë se kjo
pjesë e natyrës njëkohësisht duhet të jetë edhe mall, që të mund të shkëmbehet dhe të dalë
në qarkullim ekonomik".

3
16:50

Besart removed a message

II.2. Ndarja e sendeve

Ndarja tradicionale e sendeve bëhet në: sende të luajtshme dhe sende të paluajtshme,
sende kryesore dhe akcesore, sende të thjeshta dhe të përbëra, sende të pjestueshme dhe
të papjestueshme, sende të konsumueshme dhe pakonsumueshme, sende të
zëvendsueshme dhe sende të pazevendësueshme, sende trupore dhe jotrupore, si dhe
sende në qarkullim dhe jashtë qarkullimit.

II.2.1. Sendet e luajtshme dhe paluejtshmëria

Sendet e luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të


përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin
dhe sendet fizike që nuk janë trupore, siç janë drita ose energjia janë pasuri jotrupore (të
paprekshme). Ndërsa, paluejtshmëria është një pjesë e caktuar e sipërfaqes tokësore, e
cila është e kufizuar ose mund të kufizohet. Paluejtshmëria përfshinë pasuritë natyrore
nëntokësore, bimët me rrënjet nëntokësore dhe objektet tjera të lidhura me bazamentin
tokësor.
Njëherit ekziston dallimi i objektit të të drejtës së pengut. E drejta e pengut kur ka për
objekt sendin e paluajtshëm në kodet civile quhet hipotekë. Ndërsa, kur është në pyetje
sendi i luajtshëm quhet e drejtë e pengut (ose pengu i dorës apo peng mobiliar).

II.2.2. Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit

4
Akti i bartjes nga një titullar në tjetrin, e kushtëzon ndarjen e sendeve në ato në qarkullim
dhe në ato jashtë qarkullimit.
Aftësia e sendeve që të paraqiten si objekte të të drejtave subjektive dhe si objekte të
punëve juridike quhet aftësi qarkulluese e sendeve.
Sendet të cilat nuk mund të jenë në qarkullim juridik, konsiderohen si të mira të
përgjithshme dhe këto nuk mund të jenë objekt i ndonjë objekt i ndonjë të drejte sendore,
sepse janë në funksion të plotësimit të nevojave të përbashkëta të të gjithë njerëzve. Në
këtë grup të sendeve bëjnë pjesë: ajri i lirë në atmosferë, deti i hapur, lumejtë, etj.

II.2.3. Pasuritë publike

Të mirat materiale të natyrës, që janë në funksiom të plotësimit të nevojave të të gjithë


personave, ndryshe quhen edhe pasuri publike.
Pasuri publike, konsiderohen pra të gjitha ato sende që u shërbejnë nevojave të
përgjithshme të të gjithë personave siç janë: deti i hapur, lumenjt e lundrueshëm, rrugët,
etj.
Në nenin 12 të LPDTS të Kosovës thuhet: "Pasuritë e përbashkëta si ajri dhe uji nuk
mund të jenë objekt i pronësisë apo i të drejtave sendore të kufizuara të ndonjë personi
ose objekt i punëve juridike".
Pasurinë publike mund ta shfrytëzojë çdo anëtar (pjestar) i shoqërisë në kushte të cilat i
përcakton dhe i sanksionon vetë ligji.

II.2.3. Sendet në qarkullim të kufizuar

Qarkullimi i kufizuar i sendeve mund të jetë sipaa ligjit, kur ai ndalon vënien në
qarkullim të lirë të sendit të caktuar.

5
Kufizimi mund të ketë për qëllim aspektin shëndetësor, sigurinë e shtetit dhe të
qytetarëve. Në këto raste, sendi mund të vihet në qarkullim vetëm pasi të sigurohet leja
nga organi kompetent. Në qarkullim të kufizuar sot janë për shembull armët, mjetet
narkotike, shumica e barërave, etj.

II.2.5. Parimi Superficies Solo Cedit

Parimi Superficies Solo Cedit, të cilin e njihte e drejta romake nënkupton faktin se, çdo
gjë që është e ngulitur në tokë i takon pronarit të tokës. Ligji i ynë mbi pronësinë e
pranon parimin superficies solo cedit dhe në pajtim me këtë parim paraqitet (themelohet)
parimi i unitetit të paluejtshmërisë që do të thotë se sendi i paluejtshëm konsiderohet
vetëm toka dhe gjithë ajo që është e lidhur për tokën në mënyrë të përhershme.

II.2.6. Sendet e konsumueshme dhe të pakonsumueshme

Sendet e konsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat me një të përdorur konsumohen
ose dukshëm zvogëlohet vlera e tyre.
Ndërsa, sende të pakonsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat nuk harxhohen me një
përdorim. Ato kanë përdorimin për një kohë më të gjatë.
Mirëpo, në aspektin fizik, të gjitha sendet në një mënyrë janë të harxhueshme, pra në
aspektin ekonomik çdo send e humb vlerën-amortizohet me kalimin e kohës.
Sendet e konsumueshme janë: sendet ushqimore, etj. Sende të pakonsumueshme
konsiderohen toka, ndërtesat që janë edhe sende të paluejtshme, por edhe sendet e tjera të
luajtshme, të cilat nuk harxhohen me një të përdorur, për shembull veshëmbathja.
E drejta subjektive sendore shpeshherë përcaktohet edhe nga vetë lloji i sendit nga kjo
ndarje.

6
Objekt i huasë mund të jetë vetëm sendi i konsumueshëm, ndërsa i huapërdorjes sendi i
pakonsumueshëm.
Rëndësia e sendeve në sende të konsumueshme dhe të pakonsumueshme lidhet edhe me
rastin e kthimit të sendit. Në rastet kur sendi është i konsumueshëm, nuk mund të
kërkohet kthimi i tij, e po që se është send i pakonsumueshëm mund të kërkohet kthimi i
tij.

II.2.7. Sendet e individualizuara dhe sendet e shquara sipas gjinisë (gjenerike)

Sende të individualizuara konsiderohen ato sende të cilat janë unike në gjininë e tyre, për
shembull vetura unikate. Sende gjenerike konsiderohen ato sende që i përcaktohen sipas
llojit dhe sasisë, p.sh. librat e njëjta në shitore.
Sendet e shquara për nga gjinia kurrë nuk mund të asgjësohen, ndërsa ato të përcaktuara
individualisht, mund të asgjësohen.
Sendet gjenerike nuk mund të reivindikohen, sepse e dtejta e pronësisë fitohet edhe kur
puna juridike është e pavlefshme. Ka një ngjashmëri me kontratën reale abstrakte të të
drejtës gjermane.

II.2.8. Sendet e zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshme

Sendi i zëvendësueshëm, është ai send, që në vend të të cilit mund të vij një send tjetër i
ngjashëm, me veti të njëjta, me destinim dhe vlerë të njëjtë (sendet e konsumuar dhe ato
gjenerike).
Sende të zëvendësueshme, konsiderohen ato sende, në rast se në vend të tij vjen një send
tjetër, me cilësi të njëjta. Si sende të zëvendësueshme, parimisht, konsiderohen sendet e

7
përcaktuara sipas gjinisë dhe të konsumueshme. Ndërsa, sende të pazëvendësueshme janë
sendet të cilat nuk mund të zëvendësohen me një send tjetër, p.sh., piktura.

II.2.9. Sendet e pjestueshme dhe të papjestueshme

Sendet të cilat mund të pjestohen (ndahen) në pjesë të llojit të njëjtë pa e humbur vlerën e
tyre, janë sendet e pjestueshme.
Kurse, sende të papjestueshme janë ato sende që nuk mund të ndahen në sende të
njëllojta, sepse do ta humbnin cilësinë dhe vlerën e tyre. Kjo ndarje ka rëndësi te
bashkëpronësia dhe obligimi me shumë debitorë.

II.2.10. Sendet e thjeshta dhe sendet e përbëra

Në të drejtën sendore send i thjeshtë, është ai send që paraqet një terësi natyrale të një
gjinie, p.sh., një copë stofi, guri, shtylla, etj., respektivisht send i thjeshtë është objekti që
nga vet sendi është i thjeshtë, ku pjesët e saj nuk njihen (duken).
I përbër është sendi i cili përbëhet prej shumë pjesësh të ndryshme, p.sh., një këmishë.

II.2.11. Sendet kryesore dhe akcesore

Send kryesore konsiderohet ajo pjesë e sendit që përmbanë në vetvete karakteristikat e


tëra të sendit, i cili mund të jetë objekt i ndonjë të drejte sendore, ndërsa akcesor
konsiderohen pjesët përbërse pa të cilat sendi kryesor do të pushonte të ishte me të vërtetë
ai që ka qenë.

8
Sendet akcesore ndahen në akcesoret në kuptimin e ngushtë (send i bashkuar fizikisht)
dhe në akcesor që quhet pertinencë ose përkatësi.
Akcesor në kuptimin e ngushtë apo bashkimi (ndajshtesa) është ai send akcesor që ka
lidhje fizike me sendin kryesor. Në këto raste sendi akcesor është fizikisht i lidhur
(bashkuar) apo ndajshtuar me sendin kryesor. Si shembull përmendet druri i mbështetur
për muri, trari në mur, druri i mbjellur. Të gjitha këto sende akcesore mund të bëhen edhe
sende të pavarura.
Rëndësia e kësaj ndarje qëndron në fitimin e të drejtës së pronësisë mbi sendet, pastaj kur
bartet e drejta, sendi akcesor e ndan fatin e sendit kryesor; konsituimi i ndonjë të drejte
tjetër sendore kur krijohet për sendin kryesor ka të bëj edhe pë sendin kryesor.
Pertinenca ose përkatësia - është send akcesor që përgjithmonë i shërben sendit kryesor,
por nuk është e lidhur fizikisht.
Pertinenca i cili është send i pavarur, fizikisht ai është në funksion të sendit kryesor dhe e
ndan fatin e sendit kryesor.

II.2.12. Sendet Tubë (Universitates rerum)

Tubë sendesh kemi atëher kur përbëhen nga sende të llojit të njëjtë respektivisht sende të
llojeve të ndryshme, por në një vend të caktuar.
Kur bëhet fjalë për tubë sendesh të llojit të njëjtë, si shembull, merren librat në biblotekë,
etj. Ndërsa, kur bëhet fjalë për tubë sendesh të llojeve të ndryshme, por të vendosura në të
njëjtin vend,si shembull mund të merren depot e mallit.

II..2.13. Sendet trupore dhe jotrupore

Ndarja në sendet trupore (res cosporales) dhe sendet jotrupore (res incorporales) ekziston
që nga e drejta romake. E drejta pozitive civile e pranon këtë ndarje, për shkak se objekt i

9
të drejtës sendore janë edhe disa të drejta. Në legjislacionet ku nuk konsiderohen sende
vetëm pjesë trupore të natyrës, ekziston mundësia e njohjes edhe e sendeve jotrupore.

II.2.14. Frutat (Fructus)

Në të dtejtën sendore, frutat janë gjithashtu send akcesor, dhe deri në ndarjen nga send
kryesor janë pronësi e pronarit të sendit kryesor.
Frutet janë sende që sendi kryesor i jep periodikisht, por që janë të destinuara për ndarje,
ose frutat në formën e tyre natyrore janë produkte të cilat ndonjë send i jep periodikisht
pa e harxhuar substancën e vet, por janë të destinuara për ndarje.
Frutat ndahen në frutat natyrore dhe fruta civile.
Frutat natyrore janë sende të cilat i jep sendi, pa e humbur substancën e vet, këtu bëjnë
pjesë: frutat e pemëve, bimët, produktet e bagëtive, etj.
Sipsa LPDTS të Kosovës, frutat të të një pasurie ose të drejte jopersonale janë përfitimet
natyrore dhe ligjore, të cilat drejtpërsëdrejti burojnë nga pasuria apo e drejta jopersonale
nga përdorimi faktik apo juridik i tyre pa zvogëlimin e vlerës së pasurisë ose të drejtës
jopersonale".
Frutat civile janë rezultat i ndonjë pune juridike dhe zakonisht janë në para, por lejohet
mundësia që këto të jepen edhe në natyrë.

II.2.15. Sendi i përbër sipas destinimit ekonomik

Sendi i përbër sipas destinimit ekonomik ekziston atëher kur kemi pjesë të veçantë fizike
të cilat kanë rëndësi ekonomike, vetëm atëherë kur janë të bashkuara. Këto sende edhe
pse mund të jenë objekt i pushtetit fizik, prapëseprapë kur janë të ndara nuk kanë rëndësi
ekonomike, për shembull, një palë këpucë, një palë dorëza, një palë çorape, etj.

10
II.2.16. Paraja dhe letrat me vlerë si send

Paraja konsiderohet send i luajtshëm i zëvendësueshëm, i konsumueshëm, i pjestueshëm


dhe sipas gjinisë send i shquar.
Paraja është mjet, jo vetëm i qarkullimit ekonomik, por edhe i atij juridik, sepse ajo është
masë vlere e sendeve, pa marrë parasysh llojin e tyre.
Në të drejtën sendore, edhe letra me vlerë është objekt i të drejtës së pronësisë. Letra me
vlerë ka cilësinë e sendit. Letra me vlerë mund të përcaktohet si dokument, si punë
juridike, por edhe si send.
Letra me vlerë tek pronësitë janë ato letra që mund t'i realizojë çdo posedues.

11

You might also like