Detyrë Përmbledhëse Histori

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Detyrë Përmbledhëse

Tremujori 2
Lënda Histori
Tema: “Presidenti Uillson ne Konferencen
e Paqes se Parisit.”
Punoi:Ergi Dedja Xa
Karikature 14 pikat e Ëilson

“Nëse ne nuk i japim fund luftës, lufta do të na japi fund”Këtë ndoshta mendonte Woodrow Wilson kur
përpiqej gjatë për të bindur popullin amerikan të hynte në luftë edhe pse populli amerikan fillimisht nuk
ishte shumë pro këtij vendimi.

Gjatë 2 viteve të para të luftës Amerika mbajti një pozicion neutral edhe pse jepte kontribute të mëdha
financiare apo materiale drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Me kalimin e viteve opinion i
popullsisë amerikane ndryshoi karshi gjermanëve dhe pikat që mbushën kupën ishin sabotimet gjermane
ndaj depove të municioneve të armëve amerikane në 30 korrik të 1916 në NeW Jersey si dhe goditjeve që
trupat gjermane i bënin anijeve tregtare amerikane në Oqeanin Atlantik.

Wilson më pas sugjeroi në këshillin Amerikan për “një luftë që do t’i jepte fund çdo lufte” .Një luftë që
do ta bëntë botën një vend më të sigurt për frymën demokratike .Kështu këshilli vendos të sulmojë
Gjermaninë në 6 prill të 1917 dhe disa muaj më vonë në 7 Dhjetor të 1917 SHBA i shpall luftë Austro-
Hungarisë.
SHBA dërgoi një numër të madh të trupave ushtrarak në Frontin Perëndimor në ndihmë të Francës dhe
Britanisë ç’ka sollën në disfatën e Gjermanisë e më pas me humbjen e saj në luftë. Lufta mbaroi në 11
Nëntor 1918, por roli i SHBA dhe Ëilsonit ishin larg të mbaruarit.

Wilsoni kishte një rol të vecantë pas luftës për hartimin e planit me 14 pika për zgjidhjen e pasojave të
luftës. Këto pika u paraqitën në Konferencën e Paqes në Paris që filloi më 18 Janar të 1919. Megjithëse
nuk pati shumë mbështetje nga fuqitë e mëdha për shkak të mospërputhjeve kryesisht të ndarjeve
territoriael këto pika dështuan. Në disa dokumente të shkruara të Ëilson gjenden fjalët:“Asnje nuk mund
të jetojë racionalisht , ta dojë dhe ta respektojë fqinjin me një stomak bosh” . Pikërisht mosmarrveshja me
ndarjet territoriale do të shkaktonte më pas probleme dhe më të mëdha.

Ëilsoni ka një rëndësi të veçantë dhe përsa i përket Shqiperisë. Ai i kushtoi rëndësi te veçantë te drejtës se
popujve per vetëvendosje dhe ripërcaktimit te kufijve. Per Shqiperinë nje shtet me një pavarësi të brishtë
dhe një situatë të rënduar ekonomike-sociale dhe politike 14 pikat e Ëilsonit, disa prej te cilave u
mishëruan ne Traktatin e Versajës ishin nje drite shprese.

Nje ndikim të madh Ëilsoni kishte dhe në themelimin e Lidhjes së Kombeve e cila përfaqësonte një
organizatë ndërkombëtare që kishte në thelb te saj mbrojtjen, garantimin e paqes botërore dhe
respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te individit ç’ka më pas i dha atij çmimin e merituar Nobel
të Paqes. Sipas Ëilson vetëm një paqe midis të barabartëve mund të zgjasë , një paqe në të cilën baza
është barazia .

Wilsoni ishte i mendimit që nuk duhet të kishte një balancim forcash , por një komunitet force, të cilat
pengonin një organizim rivalësh dhe lejonin një organizim të paqes së përbashët.Teksa punova mbi këtë
ese për Widrow Wilson mendoj se idetë e tij janë një rreze drite dhe për ditët e sotme ku bota personale e
shumë individëve është mbi organizim rivalitetesh. Ku bota e mirfilltë ndiqet nga një “hije lufte” për
shkak të rivalitetit ekonomik dhe dëshirës për pushtet global.Teksa bota ëndërron paqen unë e mbyll
këtë ese me mendimin e tij se ne rritemi shumë prej endrrave dhe na duhet një këmbëngulje si e Wilson
për t’i realizuar ato.

You might also like