Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Metodat

Metodat e hulumtimit për kah mënyra e veprimit mund të jenë


kuantitative dhe kualitative. Përmes metodës kualititative ose
cilësore ne sigurojmë kuptimin dhe sqarimin e rasteve dhe
dukurive të ndryshme,nga ana e studimit të natyrës së tyre cilësore e
përmbajtjesore. Ndërsa te metodat
kuantitative ose sasiore, hulumtimi mbështetet tek të dhënat
numerike, shifrat, sasitë që janë zakonisht të prezantuara në
trajtën e përpunimeve statistikore.

vazhdim do të paraqiten disa nga metodat më të zakonshme:
METODA KRAHASUESE E POLITIKAVE- Kjo metodë nënkupton
analizimin sistematik ndërmjet shteteve ose fushëveprimeve. Metoda komparative
përbëhet prej konstatimit të
ngjashmërisë dhe ndryshimeve në mes të dukurive të
ndryshme, për shembull, të kuptohen dhe të interpretohen më
168
mirë shtetet, sistemet dhe politikat e caktuara të tyre, shkalla e
zhvillimit ekonomik, niveli arsimor, administrimi, menaxhimi i
burimeve etj. Ne sferen hapesinore mund te jene Brenda-shteterore, nder-
shteterore, nder-regjionale, globale,
RASTET STUDIMORE- një
metodë mjaft e popullarizuar dhe e zbatuar është modeli i
rasteve të veçanta studimore (case study), që mundëson
përqendrimin, kufizimin dhe thellimin në një temë ose fushë të
caktuar të politikave, respektivisht në një objekt hulumtimi me
qëllim të përfitimit të rezultateve më të caktuara e konkrete. Rastet studimore
mund të jenë;
• Rast kritik
• Rast zbulues
• Rast ekstrem apo unik
• Rast përfaqësues apo tipik
• Rast afatgjatë
ANKETAT-Anketat apo sondazhet bëhen për të identifikuar
kërkesat e publikut, për të zbuluar mbështetjen dhe
kundërshtimin për politikat e caktuara ose edhe për të
vlerësuar kënaqësinë dhe pakënaqësinë me projektet dhe
programet e qeverisë. Ato ofrojnë informata të vlefshme rreth qëndrimeve,
perceptimeve, bindjeve dhe pritjeve të qytetareve mbi çështjet
dhe veprimet e caktuara. Veçanërisht, kur kanë të bëjnë me
brengat dhe çështjet publike si: siguria, ekonomia, mjedisi etj.

You might also like