Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Sëmundjet

infektive
COVID-19
Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të
frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund
të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje
fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si
pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje.
Rrallëherë mund të jetë fatale.
Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda
janë të moshuarit dhe ata me sëmundje
ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe
Koronavirus i ri?
Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga kollë, ethe, ftohje.
Sidoqoftë, ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të
dyshimit për Koronavirus, është e nevojshme të kryhen teste laboratorike
për të konfirmuar diagnozën.

HIV/AIDS
Virusi HIV/AIDS nuk mund të depërtojë nëpërmjet
lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes
që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë
gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të
transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si
puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së
banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe
thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk
transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve. Ka
tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga
një person në një tjetër.

TUBERKULOZI
Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është bacili i
tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të
frymëmarrjes arrin në organizëm.
Prek lobet e poshtme sepse bacilet e
tuberkulozit depozitohën atje gjatë
frymëmarrjes.
Zakonisht është josimptomatik.
Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar
në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet
limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi
Ghon).
duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor ,dhe në ate të TBC-së
dytësor,patogjenesa dhe simptomat klinike varen nga përgjigja e sistemit
imunitar,e cila mund të jetë normale, e reduktuar apo e tepërt.

You might also like