Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

DEMTIME NE ELEMENTE STRUKTURORE TE NDERTESAVE

RASTI 1

Fig.1 – Demtime strukturore dhe humbje e qendrueshmerise se objektit

Karakteristikat e struktures 1: Ndertese 5 kateshe tip me konstruksion murature


mbajtese + breza antisizmike ne nivel kati, kodi i projektimit “ktp-2-89”, Durres
Mekanizmi i kolapsit: Kolaps total ne planin global te struktures mbajtese. Kolapsi ka
ardhur si pasoje e fenomenit “kat i bute/soft story”
Fenomeni soft-story: Fenomeni ndodh kryesisht kur katet perdhe jane me te larta dhe
jane totalisht te hapura (pra, katet perdhe kane vetem skeletin e betonit pa prezencen e
mureve ndares apo perimetral), ndersa katet e tjera siper tyre jane te shtangesuar
pjeserisht apo plotesisht me muraturen e jashteme. Kjo sjell tjetersimin e sjelljes se
struktures dhe demton keto “kate te bute”.
Shkaqet qe kane sjelle kolapsin total te struktures:
1- Nderhyrje ne muret mbajtese te objektit kryesisht ne katet perdhe (heqje,
spostime dhe hollim te mureve. Gjithashtu modifikime gjeometrike ne katet e
tjera dhe mbyllje te konsolave te ballkoneve)
2- Shkaterrim i kafazit te shkalleve si pasoje e vendosjes se depozitave me uje mbi
soleten e kafazit. Kjo ngarkese suplementare e pa llogaritur nga projektuesi nen
veprimin sizmik ka humbur qendrueshmerine dhe ka ndihmuar ne kolapsin global
te gjithe struktures
3- Degradim te materialeve perberes te muratures, ulje e parametrave fiziko-
mekanike te tullave dhe lidhesit, gjithashtu dhe ulje e aftesise mbajtese te
mureve

RASTI 2

fig.2
Karakteristikat e struktures 2: Ndertese 6 kateshe me konstruksion beton arme, rama
plane ne 2 drejtime, kodi i projektimit “ktp-2-89”, Durres
Mekanizmi i kolapsit: Kolaps ne planin lokal te struktures mbajtese ne katin e pare.
Kolapsi ka ardhur si pasoje e fenomenit “kat i bute/soft story” dhe rrezikon
qendrueshmerine e struktures. (Objekt i shembur me eksploziv nga IKMT)
Shkaqet qe kane sjelle kolapsin total te struktures:
1- Nderhyrje ne muret ndarese dhe perimetrale te objektit kryesisht ne katin e pare
Zevendesim i mureve perimetrale me vetrata xhami. Ndersa katet e tjera siper
tyre jane te shtangesuar plotesisht me muraturen e jashteme.
2- Krijimi i nje mase rigjide ka sjelle tjetersimin e sjelljes se struktures ne planin
global dhe ka demtuar kolonat e katit te pare.
3- Konfigurim dhe orjentim jo i pershtatshem i planit te kolonave duke gjykuar
gjeometrine e struktures ne lartesi, gjithashtu detaji konstruktiv tregon
pamjaftueshmeri te stafave per te perballuar forcen sizmike
RASTI 3

Fig.3 – Demtime strukturore dhe prag i humbjes se qendrueshmerise se objektit

Karakteristikat e struktures: Ndertese private 4 kateshe me strukture beton arme,


kodi i projektimit “pa identifikuar”. Spitalle, Durres

Mekanizmi i kolapsit: Kolaps i kolonave si pasoje e fenomenit “kolone e shkurter/short


column” dhe rrezikohet qendrueshmeria e struktures.
Fenomeni short column: Kryesisht ndodhin nga krijimi i hapesirave te ngushta per
ndricim te ambjenteve te brendeshme te katit, nga lidhja e kolonave ose faqeve te
nderteses me mure perimetrale me shtangesi te madhe, nga vendosja e brezave
betonarme ne menyre asimetrike ne faqe paralele te struktures dhe te cilat jane
mberthyer mire me kolonat.
Shkaqet qe kane sjelle kolapsin total te struktures:
1- Nderhyrje ne muret e katit perdhe per te realizuar hapsira per ndricimin e
ambjetit te brendshem.
2- Zgjerim i nderteses mbi katin perdhe duke krijuar vellime shtese konsol ne faqe
te vecuara te nderteses.
3- Parregullsi strukturore ne plan dhe ne lartesi
4- Spostimi i qendres se mases se struktures
5- Vendosje e brezave b/a ndermjet paneleve te muratures ne menyre josimetrike
referuar pozicioneve te kolonave.
6- Tjetersim i punes se kolones duke mos lejuar perkulshmerine e kolones ne
gjatesine e saj te projektimit.

RASTI 4

Fig.4 – Demtime strukturore dhe prag i humbjes se qendrueshmerise se viles


Karakteristikat e struktures: Ndertese private 3 kateshe me strukture beton arme,
rama plane ne 1 drejtim, kodi i projektimit “pa identifikuar”. Shkozet, Durres

Mekanizmi i kolapsit: Demtim maksimal i kolonave si pasoje e keqprojektimit (jashte


standartit) dhe cilesise se dobet te betonit dhe celikut.
Krijimi i zonave plastike (zona me deformime mbetese te cilat nuk mund te perforcohen
apo riparohen) ne skajet e kolonave, dalje e armatures se celikut ne kontakt me ajrin.
Shkaqet qe kane sjelle kolapsin total te struktures:
1- Ndertim jashte normave dhe kodeve te projektimit i elementit strukturor tip
kolone, theksojme se kemi evidentuar seksion terthor te kolones ne permasa
20x20cm.
2- Beton jo kompakt me klase realizimi shume te ulet, i demtuar ne shkalle te
madhe
3- Celik me klase te dobet i korroduar plotesisht i cili rrit vellimin e tij
4- Pamjaftueshmeri armimi gjatesor dhe terthor (stafa), gjithashtu mos kthimi i
stafave me 45grade ne qoshe
5- Mos respektimi i zonave kritike ne qoshe te kolonave, per vendojen e stafave me
nje dendesi me te madhe ne keto zona ku dhe perqendrimi i sforcimeve eshte
maksimal.

RASTI 5
Fig.5 – Demtim i konsiderueshem i nderteses me perkulshmeri te larte

Karakteristikat e struktures: Ndertese 12 kateshe me strukture beton arme, rama


hapsinore, mungese muresh strukturore betoni, kodi i projektimit “pa identifikuar”.
Durres

Analiza e demtimeve: Demtime lokale te konsiderueshme te mureve perimetrale dhe


mureve ndares te objektit (carrje te medha dhe shkaterrim mureve ne shume zona).
Deme te konsiderueshme te trareve kryesisht ne katin perdhe dhe te pare. Demtim i
kafazit dhe rampave te shkalleve, gjithashtu demtime ne kafazin e ashensorit
Shkaqet qe kane sjelle kolapsin total te struktures:
1- Ndertese me rama b/a me perkulshmeri shume te larte, te cilat ne teori jane
sisteme te pershtatshme strukturore, por keto tipe vlejne kur mbeshteten
(inkastrohen) ne bazamente te forta. Pra jane verrejtur shume demtime ne
elemente jo-strukturore si pasoje e amplitudes se lekundjeve.
2- Mos perdorimi i trareve te thelle ne asnje pozicion te struktures, madje as ne
perimeter te objektit, pra mungojne ata trare qe thithin me teper force horizontale
(sizmike). Jane perdorur vetem trare petashuq ne lartesine e soletes (Jo te
pershtatshem per vende me sizmicitet te larte)!
3- Mos perdorimi i mureve strukturore b/a ne kafazet e shkalleve apo ne kafazet e
ashensoreve. Mungojne keto elemente bazike te cilet thithin forcen sizmike dhe i
japin frymemarrje struktures tip rame (system tra-kolone).
4- Konfigurim i c’rregullt i struktures ne plan, gje e cila sjell spostimin e qendres se
mases se struktures. Ne konsiderate edhe te faktoreve me siper struktura eshte
vulnerable edhe ndaj perdredhjes.
5- Gjykuar ne bazamentin e dobet dhe lartesine e struktures, nje shkak per shkallen
e demtueshmerise se nderteses eshte dhe mos perdorimi i pilotave ne
konceptimin dhe zbatimin e themeleve dhe zhytja e plote e struktures ne toke.

You might also like