Punimi Seminarik e Drejta Kushtetuese

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

UNIVERSITETI I PRIZRETNIT

UNIVERSITY OF PRIZREN

„UKSHIN HOTI“
FAKULTETI JURIDIK
FACULTY OF LAW

PUNIM SEMINARIK

Lënda: E drejta kushtetuese

Tema: Partitë politike

Profesor: Student/i/ja:
Dr.sc. Kadri Kryeziu Arbër Susuri
Asistent: Blendi Katana
Prof.ass. Petrit Nimani Ramadan Skenderaj
Edmond Hoti
Leonit Krasniqi

Nëntor 2014, Prizren

1
Përmbajtja :

1. Pjesa hyrëse................................................................................................................3
2. Ç’kuptojmë me parti politike ?...................................................................................4
3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike........................................................................5
4. Funksionet e partive politike.......................................................................................6
5. Llojet e partive politike...............................................................................................7
6. Përfundimet................................................................................................................9
7. Literatura...................................................................................................................10

2
1. Pjesa hyrëse

Ky punim seminarik me temën ” Partitë politike ” ka për qëllim që të ofroj sa më shumë të


dhëna për partitë politike, lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet.

Partitë politike në vazhdimësi kanë qenë objekt studimi nga autorë të ndryshëm, duke
filluar nga paraqitja – lindja e tyre e gjerë në ditët e sotme, kjo për arsye se ato përbëjnë një
nga çështjet më të ndjeshme të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi, ngase nga partitë
politike varen liritë dhe të drejtat themelore individuale dhe komunitare. Sa më të
organizuara dhe demokratike të jenë partitë politike aq më i fuqishëm dhe demokratik do të
jetë vendi – shteti.

Si kategori politike - sociale kane karakter evulativ – zhvillues ngase ato vazhdimisht
zhvillohen dhe transformohen. Evoluimi i tyre në të gjitha rastet ka qenë i kushtëzuar nga
zhvillimi i përgjithshëm shoqëror.

Paraqitja e partive politike është si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të forcave


progresive për aplikimin e parlamentarizmit si instrument më i fuqishëm në zhbërjen e
monarkisë absolute feudale.

Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhes dhe permbajtesor punimi seminarik është ndarë
në disa pjesë – kapituj. Punimi e ka pjesën hyrëse ( fq 3 ), pjesët kryesore ( fq. 4 – 8 ) ku
ofrohen të dhëna të bollshme rreth partive politike (lindjen, zhvillimin, funksionet dhe
llojet), përfundimet - rekomandimet ( fq 9 – 10 ) dhe në fund pjesën bibliografike.

Literatura bazë e konsultuar ka qenë e autorit Prof.Dr. Arsim Bajrami, Demokracia


Parlamentare, Prishtinë, 2005. Një ndihmesë të madhe në pregatitjen e këtij punimi
seminarik kanë qenë edhe udhëzimet e marrura nga Prof.ass. Petrit Nimani (Këshilla për
hartimin e seminareve). Gjithashtu kemi shfrytëzuar edhe literaturë të ndryshme dhe
materiale nga interneti ( programet politike të partive).

3
2. Ç’kuptojmë me parti politike ?

Teoricientë të ndryshëm të cilët janë marrë me problematikën e partive politike kanë


mendime të ndryshme lidhur me përkufizimin e nocionit “parti politike” . Sipas një
përkufizimi tashmë klasik të Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm
organizata të krijuara në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur
gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike”. Një tjetër
politikolog i njohur G.Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik
i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos
nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”.

Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike
paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e
problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në
parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë
në praktikë programin e tyre”. Politikologu Hasbahuva thekson se partitë politike
paraqesin bashkimin e njerzëve me bindje dhe qëllime të njejta politike me qëllim të
marrjes të pushtetit qëndror dhe realizimin e qëllimeve të tyre politike.
Nisur nga këto përkufizime mund të përfundojmë se një organizim për tu përkufizuar s’i
parti politike minimalisht, sipas shumicës së autorëve duhet t’i plotësoj këto kërkesa :
 Të ketë struktura të tilla që të lejojnë pjesmarrjen e antarësisë;
 Të jetë në gjëndje të formulojë një program të politikave publike;
 Të ushtrojë veprimtari në më shumë se një palë zgjedhje;
 Të ushtrojnë ndikimin e tyre politikë në kuadër të institucioneve të sistemit
parlamentar, duke ju nënshtruar konkurrencës pluraliste politike me partitë tjera
politike,
 Të ndikojë në formimin e vullnetit politik duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të
gjitha fushat e jetës publike,
 Veprimtarin e vetë publike – politike ta zhvillojnë në përputhje me kushtetutën dhe
ligjet e shtetit,
 Të kultivojnë tolerancë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe vlerat të tjera demokratike
etj.
4
3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike

“ Partitë politike si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten në shekullin


XIII si produkt i përpjekjeve të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si mjet
i kundërvënies ndaj absolutizmit të monarkive feudale . “ Si kohë e paraqitjes së formave të
para embrionale të partive politike merret viti 1215, kur në Anglia miratohet Karta e Madhe
e Lirive, si dokument i parë historik me të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut”1.
Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e gjerë në shekullin e XIX, është koha e
ndërtimit dhe fuqizimit të ngadalshëm të partive politike në skenën politike, ngaqë ato nuk
kanë qenë të organizuara dhe të strukturuara, nuk kanë patur aktivitet të planifikuar dhe të
organizuar. Në kuptimin e tyre bashkkohor për herë të parë partitë politike paraqiten në
Angli, e cila konsiderohet si vendlindja e demokracisë parlamentare. Pas Anglisë partitë
politike u themeluan edhe në vende të tjera si Francë, Gjermani, Itali, SHBA etj.

Partia “tory” ( sot konservative ) dhe partia e “vigve” ( sot liberale ) janë dy nga partitë më
të vjetra në Angli. Ndërsa në SHBA Partia Demokratike (1792) dhe Partia Republikane
(1854) konsiderohen dy nga partitë më të hershme, ndërsa në Francë është Partia
Republikane. Me të drejtë shtetet e lartshënuara mund të konsiderohen si shtete të
konsoliduara demokratike dhe me sistem parlamentar funksional ngase kanë traditë të
hershme politike dhe parlamentare. Në shumë shtete të Europës partitë politike kanë filluar
të paraqiten dhe organizohen në mënyrë strukturore në periudhën e mëvonshme. Në veçanti
në fillimet e shekullit XX siç është rasti me Rusinë, Ish-Jugosllavinë dhe vendet e tjera të
Ballkanit.

Në Shqipëri partitë politike janë më të vonshme, ato datojnë në kohën e pas Luftës së Parë
Botërore përkatësishtë në vitet e XX të shekullit të kaluar, ku vepronin dy forca kryesore
politike, Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Në vitin 1923 këto dy parti u shpërbënë
dhe u krijuan qartazi dy grupime të reja politike – ideologjike : Grupi qeveritar i Ahmet
Zogut ( konsiderohej i djathtë dhe kërkonte ndryshime graduale në vend) dhe Grupimi
opozitar i Fan Nolit ( e majta – kërkonte ndryshime radikale dhe rrënjësore dhe bashkimin e
trojeve të mbetura me Shqipërinë, gjë që do të çonte vendin në një luftë të re ). Pas Luftës

1
Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.161

5
së Dytë Botërore për më shumë se katër dekada në skenën politike në Shqipëri dominoi
Partia Komuniste Shqiptare. Pas instalimit të demokracisë ( 1990 ) në skenën politike në
Shqipëri dominojnë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja
Socialiste për Integrim etj, dhe mund të konkludojmë se pluralizmi politik në Shqipëri është
dinamik dhe i konsoliduar.

Sa i përket Republikës së Kosovës partitë politike janë funksionalizuar pas vitit 2000. Gjer
në këtë kohë pasi çë Kosova ka qenë e pushtuar nga Serbia në skenën politike kanë vepruar
partitë politike me orientime pro serbe ( 1920 – 1941 Partia Radikale Serbe dhe Partia
Demokratike Serbe, nga viti 1945 – 1990 Partia Komuniste ). Në vitin 2000 e në vazhdim
në Kosovë janë formuar shumë parti politike të cilat e aktivitetin e vet publik e politik
kontribuojnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit: Lidhja Demokratike e Kosovës ( e
themluar në vitin 1990 – e cila ka vepruar edhe në periudhën e pushtimit serb të Kosovës ),
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetvendosje,
Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik, dhe partitë e tjera.

4. Funksionet e partive politike

Çështja e funksioneve dhe e kapaciteteve të partive politike gjithashtu është objekt i


diskutimeve në mesin e shumë teoricientëve dhe autorëve të tjerë. Për të marr pjesë në
mënyrë të sukseshme në proceset politike dhe për të kontribuar në konsulidimin e
demokracisë dhe zhvillimin e vendit, partitë politike duhet t’i demonstrojnë disa funksione
– kapacitete:

 Funksioni i politikbërjes ( partitë shprehin pritjet e publikut dhe kërkesat e grupeve


sociale );
 Funksioni i përzgjedhjes ( përzgjedhin personat dhe i prezentojnë ata si kandidatë
për zgjedhje );
 Funksioni i socializimit dhe pjesmarrjes ( krijojnë lidhje midis qytetarëve dhe
sistemit politik, mundësojnë pjesmarrjen politike të individit dhe grupeve të
interesit);

6
 Funksioni politik ( marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të fitojnë pozita politike
dhe të pushtetit );
 Funksioni i legjitimimit ( kontribuojnë në edukimin e qytetarëve në respektimin,
kushtetues, ligjor dhe sistemit politik në përgjithësi ).

” Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive partitë politike luajnë rolin e
ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë
madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Në
përgjithësi, duke u fokusuar në partitë politike dhe sistemet partiake duhet të theksuar se ato
determinojnë konsolidimin demokratik dhe cilësinë e atij sistemi ”2.

” Kontributi i partive politike dhe të elitave politike në funksionimin e regjimit demokratik


është i madh, sepse këto kanë penguar shfaqjen e alternativave të tjera siç janë sundimi
ushtarak, politika burokratike, dominimin e lobit dhe kështu me radhë ”3.

5. Llojet e partive politike

” Në shkencën dhe teorinë politike ekzistojnë klasifikime të ndryshme të partive politike.


Duke mos mohuar bazueshmërinë e klasifikimeve të tjera sipas kritereve të ndryshme, me
këtë rast ne do të bëjmë tipizimin e tyre nga aspekti i trajtimit të tyre si subjekte
parlamentare. Nisur nga kjo të gjitha partitë politike mund të klasifikohen në bazë të katër
kritereve kryesore:

1. Në bazë të orientimit të tyre në program;


2. Në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror;
3. Në bazë të veprimit parlamentar dhe
4. Në bazë të kritereve të tjera.”4

2
http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndikimi_ipartive_politike_nekonsolidim
in_demokratik.pdf
3
Pirdham, Geoffrey: Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in Southern Europe,
Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore),New York, 2003,
Fq 57
4
Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.165

7
Në bazë të orientimit programor partitë politike ndahen në dy grupime të mëdha: Partitë
politike majtiste ( angazhohen për masa liberale - sociale në shoqëri, reforma evolutive,
krijimin e shoqërisë sociale të bazuar në mirqenie politike dhe ekonomike të qytetarëve –
partitë socialiste, partitë socialdemokrate ). dhe Partitë politike djathtiste ( angazhohen për
shtet kombëtar të bazuar në shtetin e fortë juridik, e me ekonomi liberale – partitë
konservatore, partitë radikale, partitë liberale, partitë republikane ... ). Gjithashtu sipas
orientimeve programore ekzistojnë edhe Partitë politike të qendrës ( konsiderohen të
balancuara, të moderuara ngase me veprimet e tyre politike angazhohen për metoda
demokratike të veprimit politik dhe zakonisht mbajnë qëndrime të balancuara – partitë
demokratike, partitë liberaldemokratike etj ).

Sipas raportit të partive politike me pushtetin shtetëror, dallojmë dy lloj të partive:


partitë politike në pushtet – pozita ( janë ato parti të cilat udhëheqin me institucionet e
pushtetit ) dhe partitë politike në opozitë – opozitare ( marrin pjesë në zgjedhje, fitojnë një
numër të caktuar të deputetëve por nuk përfaqësohen në institucionet ekzekutive – qeveri ).

Në bazë të veprimit parlamentar, partitë politike ndahen në parti parlamentare ( janë të


gjitha ato parti përfaqësohen në parlamentin e një vendi ) dhe partitë jashtparlamentare
(janë të gjitha ato parti marrin pjesë në zgjedhje por nuk e kalojn pragun zgjedhor – nuk
arrijnë të fitojnë mandate në parlament).

Partitë politike mund të klasifikohen edhe sipas këtyre kritereve: në bazë të luftës së tyre
klasore ( partitë punëtore, partitë borgjeze ), në bazë të tubimit të antarësisë ( nacionale,
fetare, regjionale etj ), në bazë të numrit të antarëve ( kadrovike dhe masovike ), në bazë të
disiplinës partiake ( parti të centralizuara, parti elastike ) etj.

Partitë politike pavarsisht llojit të tyre në njërën apo formën tjetër përfaqësojnë vullnetin
politik të sovranit – qytetarëve ( popullit ) dhe në këtë mënyrë mundësohet demokracia
përfaqësuese si një nga format më të përshtatshme të qeverisjes. ” Sa më shumë të drejta që
të ketë një njeri, aq më shumë mundësi krijohen për të nxitur çështjen e tij. ” 5 ..

5
Malnes Raino, Midgaard Knut: Filozofia Politike, Prishtinë, 2007, fq.175

8
6. Përfundimet

1. Paraqitja e partive politike është rezultat i angazhimeve dhe veprimeve të forcave


progresive për instalimin e parlamentarizmit si instrument i kundërshtimit të monarkive
absolute feudale.

2. Veprimi politik i partive politike përbën themelet e demokracisë parlamentare dhe


funksionale.

3. Partitë politike përmes veprimit parlamentar kontribuojnë në ndërtimin dhe


funksionalizimin e strukturave shtetërore të një shteti ( parlamentit, qeverisë, organeve të
pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike ).

4. Për të qenë të sukseshme partitë politike duhet të kenë : struktura të organizuara,


lidership, antarësin e tyre e cila varësisht nga numri e shpreh forcën e tyre reale.

5. Partitë politike aktivitetin politik publik për marrjen, udhëheqjen e pushtetit e zhvillojnë
në kuadër të zgjedhjeve të lira, të drejtpërdrejta parlamentare dhe lokale.

6. Partitë politike duhet të jenë në gjendje të formulojnë – hartojnë një program politik
përmes të cilit i artikulojnë interesat e zgjedhsve të tyre – qytetarëve. Programi politik i cili
ju ofrohet votuesve pos që duhet t’i përmbush interesimet e qytetarëve, duhet të ndikoj në
opinionet e tyre në mënyrë që partitë të fitojnë besimin e votuesit.

7. Partitë politike gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre politike publike duhet të respektojnë
kushtetutshmërin dhe ligjet pozitive të vendit.

8. Partitë politike kontribuojnë në zhvillimin dinamik dhe shoqëror të vendit, kultivimin e


dashurisë, respektit, ndershmërisë, barazisë, solidaritetit, lirive individuale, diversitetit ...

9
7. Literatura

1. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005

2. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren,
2004

3. Flamengo Ante, Bazat e Sociologjisë së Përgjithshme, Prishtinë, 1971

4. Pirdham, Geoffrey, Securing Democracy Political Parties and Democratic


Consolidation in Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë
Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore), New York, 2003

5. Material nga internet:


http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndi
kimi_ipartive_politike_nekonsolidimin_demokratik.pdf

http://www.kas.de/wf/doc/kas_33531-1522-2-30.pdf?130214163003

http://www.dadalos.org/alb/parteien/grundkurs3/funktionen.htm

http://www.ads.gov.mk/WBStorage/Files/poglavje04_AL.pdf

10

You might also like