Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v.

17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga osmanishtja: ‫اسکندر‬


‫بگ‬ İskender Bey), ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Skënderbeu gjithmonë e
nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae)[1], dhe nuk pretendoi tituj të tjerë
përveç tij në dokumentet zyrtare.[2]
Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u
arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke
kulminuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi
osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444,
ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri.
Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante
zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të
gjitha fitoret e tij kundër osmanëve.[3] Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse,[4] dhe për 25 vjet, nga viti
1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat
ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara.[5] Gjë për të cilën u admirua.[6]
Në vitin 1451, nënshkroi një traktat me Alfonsin e Napolit për të siguruar një aleancë mbrojtëse,
edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur.[7] Në vitet 1460–61, ai mori pjesë në luftërat civile
të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i
forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku
me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri
në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u
konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës
së krishterë ndaj myslimanë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre,
trashëgim e të cilit është e dukshme në të gjithë trevat shqiptare.

Përmbajtja

 1Emri
 2Biografia
 3Epoka e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptarë
 4Skënderbeu - Hero Kombëtar
 5Vepra për Skënderbeun pikturë, letërsi, muzikë
 6Skënderbeu në film
 7Mirënjohje
 8Figura e Skënderbeut në art
 9Shiko dhe
 10Bibliografia
 11Referimet
 12Lidhje të jashtme
o 12.1Video lidhje

Emri
Forma origjinale latine e mbiemrit, Castrioti (gjithashti si Castriothi in 1408),[8] në historiografinë e
sotme shqiptare paraqitet si Kastrioti, ndërsa emri i tij si Gjergj.[2] Charles du Fresne (1610–1688),
duke shkruar në latinisht, përdori Georgius Castriotus Scanderbegus në veprën e tij.[9] C. C. Moorenë
veprën biografike për Skënderbeun (1850) përdori Castriot.[10] Mbiemeri rrjedh
nga latinishtja castrum nëpërmjet fjalës greke κάστρο (shqip: kështjellë).[11][12] Sipas Fan Nolit,
mbiemri është një toponim, që rrjedh nga fshati Kastriot në Shqipërinë e sotme verilindore.[13][14]
Osmanët i dhanë atij emrin ‫اسکندر بگ‬, İskender bey ose İskender beğ, që do të thotë "zoti Skënder"
ose "zoti Aleksandër", që në gjuhën shqipe paraqitet si Skënderbej ose Skënderbeu.[15] Në letrën e
vitit 1450 dërguar Republikës së Raguzës nga Skënderbeu, ai u nënshkrua si Скедерь
бегь ("Skeder beg"), dhe në vitin 1459 si Скендьрь бегь ("Skender beg").[16] I latinizuar
nga Barleti si Scanderbegi, ky emër është supozuar të ketë qenë një krahasim i aftësive ushtarake
të Skënderbeut me ata të Aleksandrit të Madh.[17] Në vitin 1463, emri i tij u shkrua në latinisht si Zorzi
Castrioti.[18][19]

Biografia

Skënderbeu

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4
djemve dhe 5 vajzave.[20] Pasi u mor peng u dërgua në Edrene ku u edukua në shkollën e iç-
ogllanëve.[21][22] Gjergji kishte dhunti të veçanta, ishte shtatlartë, shpatullgjerë, mendjemprehtë dhe
shumë i fuqishëm. Ishte i aftë në përdorimin e armëve.[23] Iu vu emri mysliman Skënder dhe mori
pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azi të Vogël gjatë të cilave fitoi përvojë
ushtarake. Gjatë kohës së qëndrimit larg atdheut, mbajti lidhje të ngushta me famuljen e tij.[24] Në
vitin 1438 përmendet si subash i Krujës. Pas vitit 1439, sulltani e largoi nga ky post duke e emëruar
me sa duket larg tokave shqiptare.[25]
Në vitin 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit
dhe në nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj Kastrioti
Skënderbeu për tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e
Kastriotëve, flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenore.[26][27] Para krutanëve mbajti një fjalim të
zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe
një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve
shqiptarë.[28] Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të
mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej bashkuar. Prandaj mblodhi në
Lezhë një kuvend të fisnikëve shqiptarë, një praktikë tradicionale e shqiptarëve për të realizuar
bashkimin dhe bashkëpunimin e tyre.[29] U formua Besëlidhja shqiptare e Lezhës,[30][31][32][33] një aleancë
politike dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u zgjodh edhe komandant i
përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.[34]
Në vitin 1444 forcat shqiptare të komanduara nga Skënderbeu thyen ushtrinë osmane në Betejën e
Torviollit.[35] Me 10 tetor 1445 një ushtri osmane prej 9,000–15,000 vetësh[36] nën komandën e Firuz
Pashës u nis drejt Shqipërisë nga ana e Prizrenit. Këto lëvizje nuk i shpëtuan Skënderbeut.
Osmanët në luginën e Mokrës ndërsa Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500 luftëtarë.
[37]
 Vitin passues ai theu osmanët edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri,[38] dhe prapë
në Betejën e Otonetës me 27 Shtator 1446.[39][40]
Në vitin 1450 sulltan Murati II erdhi në Shqipëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën. Ushtria
osmane sipas një bashkëkohësi kudo ku kalonte " dogji duke i vënë zjarrin çdo gjëjë që takonte".
Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë osmane
papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi asgjësimin
e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve shumë
humbje. Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se shqiptarët
sulmonin karvanet e furnizimeve.Pas disa muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat
se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake.
Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut.[41]
Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit.[42] Skënderbeu u përpoq të siguronte
ndihma për të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi V i Napolit
nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë.[43][44] Në vitin 1452 sulltani i ri
Mehmeti II dërgoi dy ushtri në Shqipëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga Skënderbeu.[45]
Në vitin 1455 ushtria shqiptare rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u
njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte
përfunduar.[46] Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme poltike në Shqipëri u keqësua, duke
shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë. Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në
vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu
keqas.[47] Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra
argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në Napoli.
[48]
 Më 1456 Gjergjit i lindi djalë.[49] Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do të
trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve.[49] Më 27 qershor
1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbegu dërgoi eimsarë te i biri Ferdinandi.[50]
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive
osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se
kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane.
Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar
Krujën. [51] Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve
prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të
dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë
osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e
lira shqiptare. [52]
Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të
fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit,
Jonima, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan
dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.[53]
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin
ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e
Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës. Vdekja e tij shkaktoi pikëllim të
thellë në gjithë popullin shqiptar.[54]
Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin
emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Epoka e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptarë


Monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti (në Krujë).

Tek "Sheshi Skënderbeu" pranë Xhamisë së Ethem Beut në Tiranë

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe lufta e shqiptarëve nën udhëheqjen e tij kundër
pushtuesve osmanë ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve. Të frymëzuar prej tyre,
intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të
cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.[55] Marin Barleti shkroi “Historia e jetës dhe e bëmave të
Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër njohu shumë
ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.[56] Vepër tjetër me rëndësi është edhe vepra e
shkruar nga Dhimiter Frângu "Komentar për punët e turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, princ i
Epirit".[57] Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është
“Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari
i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare
shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.[58]

Skënderbeu - Hero Kombëtar


Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405–17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që
mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV).
Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe
shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte
përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më
vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim
të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar,
themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Skënderbeu i kushtoi kujdes ruajtjes së burimeve të brendshme
ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug,
ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi
në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve.[59]
Skënderbeu dëshmoi edhe tolerancë fetare. Skënderbeu dëshmoi aftësitë e tij si burrë shteti edhe
në marrëdhëniet me vendet e tjera. I vetëdijshëm se për t'i bërë ballë fuqisë osmane kërkohej
bashkim, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të
përbashkët.[60] Skënderbeu ishte udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai u mbështet mbi një ushtri të
armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe dhe aftësi goditëse të lartë. Ai dallonte shumë nga
princërit dhe mbretërit e kohës, veprimtaria ushtarake e të cilëve bazohej mbi trupat mercenare të
armatosura rëndë.[61]
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për
shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e
tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.[62]

You might also like