Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 19

MJEKËSI E PËRGJITHSHME

LËNDA:
PRAKTIK – PEDIATRI

TEMA:
“INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË
FRYMËMARRJES”

STUDENTI: MENTORI:
Ajet Asani VF 14/09 Dr. Spec. Sani Bajrami
Tetovë 2016
HYRJE
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES2

Agjentët etiologjik të infeksioneve respiratore përfshijnë viruse, baktere, funge dhe


parazitë. Këta agjentë mund të shkaktojnë: sindroma respiratore ose entitete nozologjiketë
veçanta. Trakti respirator ndahet në pjesën e sipërme (hunda, sinuset paranazalë, veshi i
mesëm, nazofaringu, orofaringu, laringu), dhe pjesa e poshtme (trakea, bronket, bronkiolet dhe
pulmonet).

Trakti i sipërm është i kolonizuar nga një florë normale e pasur. Kolonizimi i përkohshëm
nga agjentë potencialë patogjenë, gjithashtu mund të jetë i shpeshtë dhe mund të përbëjë një
serbator të rëndësishëm për infeksion si në rastin e Neisseria meningitis.
Mjedisi i traktit të sipërm është i ndryshëm, duke i bërë zonat e tij të ndjeshme ndaj
infeksioneve me agjent etiologjik të ndryshëm. Shumica e infeksioneve këtu janë sipërfaqësore.

Infeksionet e traktit të sipërm respirator janë sëmundjet më të shpeshta të moshësh


fëmijërore. Çdo fëmijë deri në moshën dyvjeçare ka mesatarisht 4-6 episode të infeksionit të
rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Më shumë paraqiten gjatë vjeshtës dhe dimrit, edhe pse nuk është vërtetuar se ajri i ftohtë
ndikonë në përhapjen e viruseve, apo në zvogëlimin e rezistencës në viruse. Në paraqitjen e
këtyre infeksioneve kanë rëndësi faktorët imunologjik të fëmijës dhe faktorët e mjedisit si
ekspozimi ndajtymit të duhanit, qëndrimi në vende kolektive etj.

Këto janë sëmundje të shkaktuara nga një infeksion akut (i menjëhershëm) që përfshin
rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe prek kryesisht hundën, sinuset, grykët, laringun, faringun,
veshin dhe trakenë. Këto organe përfshihen nga edema (enjtja) dhe inflamacioni (infeksioni) i
mukozave të tyre, duke shkaktuar përkatësisht: rinitin që është infeksion i mukozës së hundës,
rhinosinusitin ose sinusitin (infeksion i mukozës së hundës dhe i sinuseve), nasofaringitis
(inflamacioni i i hundës dhe i faringut), tonsillitis (inflamacioni i bajameve), laryngitis
(inflamacioni i laringut), tracheitis ose tracheobronchitis (infeksion i trakesë dhe i bronkeve,
megjithëse bronkitet zakonisht klasifikohen si infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes
), si dhe otitis (infeksion i veshit në pjesë të ndryshme të tij).

RINOFARINGITI AKUT
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES3

I quajtur ndryshe edhe si ftohja e zakonshme është sëmundje virusale në të cilën


dominojnë simptomat e rinoresë dhe mbylljes së hundës, ndërsa mialgjia dhe temperatura e
ngritur trupore jantë të lehta ose mungojnë.1

ETIOLOGJIA
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë
shumimit. Shkaktarë janë më se 200 viruse, ku Rhinoviruset përbëjnë 1/3 e këtyre viruseve,
pasojnë Koronaroviruset, virusi Respirator Sincicial, virusi i Parainfluencës, virusi I Influencës,
disa Adenoviruse dhe Enteroviruset.

Fëmijët janë rezervuari më i madh i viruseve të ftohjes dhe me paraqitjen e viruseve në


qendra kolektive , më se 2/3 e fëmijëve infektohen. Inkubacioni zgjatë 2-5 ditë por mund të
zgjasë edhe 8 ditë. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo
kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.

MANIFESTIMI KLINIK
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë,
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj
tharjen e sekretit në hundë,
- edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen,
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit,
-teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat
ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes.
Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:
- kokëdhimbje e lehët apo e rëndë 
- ethe dhe temperaturë 
- shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

NDËRLIKIMET
Shumica e ftohjeve të zakonshme kalojnë vetvetiu pas 7-10 ditësh. Ndonjëherë, përbierja e
membranës së mukozës në kanalet e frymëmarrjes mund të bllokojë sinuset të kullojnë, pra
vjen deri tek zhvillimi i infeksionit të sinuseve që quhet sinunitis acute (sinus akut).
Kanali Eustachian, që lidh veshin e mesëm me hundën dhe fytin, mund të bllokohet
gjithashtu nga mukoza. Kjo mund të shkaktojë infeksion të veshit të mesëm tek fëmiu që quhet
otit akut.

MJEKIMI
Mjekimi është simptomatik. Fëmija duhet të izolohet sepse do te përhapë infeksionin. Te
temperaturat e ngritura jepet Acetaminofen 10-15 mg/kg MT për dozë ose jepet Ibuprofen 10
mg/kg MT për dozë në 4 doza.Nuk duhet të administrohen antibiotikët.
1
PEDIATRIA, Mehmendali Azemi & Mujë Shala me bashkëpuntorë, f.556
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES4

Në hundë preferohet vendosja e tretjes fiziologjike, e cila e hollonë sekretin dhe lehtësonë
eliminimin e tij. Barnat vazokonstriktor me veprim lokal duhet të përdoren vetëm disa ditë, më
shpesh 3-5 ditë. Nuk duhet të përdoren kortikosteroidet me veprim lokal në hundë si dhe as vaji
i parafinës për shkak të rrezikut nga paraqitja e pneumonive lipoide.

GRIPI (Influenca)2
Gripi (influenca) është sëmundje akute ngjitëse që shkaktohet nga viruset e familjes
Orthomyxoviridae Termi “grip” shpesh përdoret për çfarëdo sëmundje febrile të traktit
respirator që përcillet me simptoma sistemike, të shkaktuara jo vetëm nga virusët e gripit por
edhe nga agjentet e ndryshëm bakteror dhe virusët e tjerë.

PËRHAPJA
Virusi përhapet nga një person në tjetrin përmes aerosoleve me diametër më të vogël se 10
μm, të cilat futen në traktin respirator. Ai gjithashtu mund të përhapet përmes fomiteve, pasiqë
ka aftësi të mbijetojë shkurtazi në mukoza dhe përhapet nëse bie në kontakt me mukozën
nazale para se të humb infektivitetin. Koha e inkubacionit është e shkurtër (rreth 18-72 orë). 
Koncentrimi i virusit në sekretet e hundës dhe trakesë mbetet i lartë 24-48 orë pasi të
shfaqen simptomat dhe mund të zgjasë më tepër tek fëmijët. Titri i virusit është zakonisht i
lartë, kështu që në grimcat e vogla ka mjaft virione infektive për të filluar një infeksion të ri.

KUADRI KLINIK
Sëmundja më tepër prek fëmijët e vegjël të moshës nën 5 vjeç dhe të moshuarit. Fëmijëve
të vegjël shpesh ju mungojnë antitrupat e virusit të gripit, sepse nuk kanë qenë të ekspozuar
asnjëherë ndaj tij. Pastaj, diametri i vogël i komponentave të sistemit respirator tek fëmijët e
vegjël e predispozon bllokimin e sistemit respirator, sistemit sinusal apo gypit të Eustahut si
rezultat i inflamacionit. Edhe pse fëmijët me faktorë rreziku për ndërlikime të gripit tregojnë një
nivel më të lartë  të vdekshmërisë, shumica e vdekjeve pediatrike ndodhin tek fëmijët që nuk
kanë faktorë të lartë rreziku.

Simptomat janë:
- Temperaturë (38 - 40 °C)
- Mialgji, dhembje koke
- Simptomat okulare - fotofobi, rrjedhje lotësh, dhimbje
- Kollë i thatë, rrjedhje hundësh

DIAGNOZA
Diagnoza efikase vehet përmes izolimit të virusit dhe testeve serologjike. Virusi mund të
izolohet nga hunda ose gryka. Kjo mostër më pas përdoret për të infektuar qelizat në kulturë
(ose vezë). Hemadsorbimi mund të përdoret për të vërejtur qelizat e infektuara. Testet PCR
2
“Mikrobiologjia dhe Imunologjia” - Dr. Margaret Hunt. University of South Carolina School of Medicine
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES5

detektojnë ARN-në virale. Kohëve të fundit, janë aprovuar teste të shumta që mund të
përdoren nëpër laboratore mjekësore. Diagnoza mund të caktohet klinikisht bazuar në të
dhënat për një shpërthim aktual të gripit, kombinuar me simptomat gjegjëse klinike
(temperaturë,kollë,rrjedhjehundësh,konfuzion).
KOMPLIKIMET
Komplikimet më të shpeshta që mund të shfaqen janë bronkiti dhe pneunomia. Megjithatë,
gripi sulmon krejt organizmin dhe pasojat e tij nuk ndalen vetëm në sistemin e frymëmarrjes.

MJEKIMI
Mjekimi është simptomatik, gjithashtu për profilaksë jepet vaksina kundër gripit, ku
ekzistojnë dy vaksina siç janë: Vaksina trevalente inaktive dhe Vaksina e gjallë e virusit të
dobësuar të gripit.

KOLLË APO FTOHJE3


Këto janë infeksione virale të shpeshta, që shërohen vetvetiu dhe që kërkojnë vetëm
kujdes përkrahës. Antibiotikët nuk duhet dhënë. Fishkëllima apo stridori mund të paraqiten në
disa fëmijë, sidomos në foshnje. Shumica e episodeve përfundojnë brenda 14 ditësh. Kolla që
zgjat 30 ditë e më shumë, mund të jetë pasojë e tuberkulozës, astmës, pertusisit apo infeksionit
simptomatik me HIV

DIAGNOZA
Karakteristikat kryesore:
 kollë
 sekretim nga hundët
 frymëmarrje me gojë
 temperaturë

Mungojnë shenjat në vijim:


— frymëmarrje e shpejtë
— retraksion i pjesës së poshtme të kafazit të krahërorit
— stridor, kur fëmija është i qetë
— shenjat e përgjithshme të rrezikshme.

Fishkëllima mund të paraqitet në fëmijët e vegjël

MJEKIMI
 Trajto fëmijën në mënyrë ambulantore.

 Zbute grykën dhe lehtësoje kollën me barna të padëmshme, siç janë pijet e ngrohta të
ëmbla.

3
“Kujdesi Spitalor për fëmijë”, Udhërrëfyes për menaxhimin e sëmundjeve të përgjithshme me burime te
kufizuara. Organizata Botërore e shëndetësisë. F.82
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES6

 Ule temperaturën e lartë (≥39°C) me paracetamol, nëse kjo është duke shkaktuar
shqetësim për fëmijën.

 Pastro sekretet prej hundës së fëmijës, para ushqyerjeve, me leckë të lagur në ujë, e cila
është ndrydhur për të formuar fitil me maje.

Mos jep asnjë nga të mëposhtmet:


— ndonjë antibiotik (ata nuk janë efektiv dhe nuk parandalojnë pneumoninë)
— barnat që përmbajnë atropinë, kodein apo derivate të kodeinës, apo alkool (këto mund
të jenë të dëmshme)
— pika me dicinale për hundë

KONTROLLI
Këshilloje nënën të:
— ushqejë fëmijën
— shikojë për frymëmarrje të shpejtë apo të vështirësuar
— Kthehet nëse fëmija sëmuret më shumë, apo nuk është në gjendje të pijë, apo të thithë
në gji.

SINUSITI
Sinusiti është inflamacion i sinuseve, te fëmijët dallohet nga ajo te të rriturit për shkak të
zhvillimit më të vonshëm të disa sinuseve. Tek i posalinduri janë të zhvilluara vetëm sinuset
etmoidale. Sinuset maksillare pneumatizohen në moshën 4 vjeçare. Sinuset sfenoidale
zhvillohen në moshën 5 vjeçare, kurse sinuset frontale te fëmijët e moshës shkollore 7-8 vjeç.

Sinusiti zakonisht i përcjellë infeksionet virusale në hundë dhe faring dhe ka rëndësi klinike
atëherë kur paraqitet infeksioni dytësor bakterial.

Te dy sinuset etmoidale drenojne ne meatus nazi media dhe meatus nasi superior.
Infeksionet virale, bakterjale dhe alergjike te mukozes nazale dhe nazofaringsit perhapen
menjehere ne sinusin ethmoidal. Mukoza edematizohet dhe peson hyperplazi e cila pengon
drenimin e sinuseve duke shkaktuar grumbullimin e sekrecioneve ne sinusin frontal dhe
maksilar.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES7

KUADRI KLINIK
Kemi çrregullime të frymëmarrjes me hundë, hyposmi ose anosmi, ndjenjën e presionit
ndërmjet syve dhe hundës, temperaturë subfebrile, imflamacioni akut varet nga ashpërsia e
infeksionit e cila shprehet në raport me ndjenjën e presionit dhe shkallen e dhimbjes në sinusin
frontal dhe maksilar.

DIAGNOZA
Fillohet me egzaminime rutinore ORL. Në inspeksion vërejmë edemë të kapakut të sipërm
të syrit, në palpim vërejme dhimbje në këndin e brendëshem të syrit, ka diplopi. Në rhinoscopi
dhe endoskopinë nasale vërejmë edemë të mukozës dhe marrim material për antibiogramë.

Egzaminimet imazherike duke bere Ro- grafi konvecionale dhe koronal, CT në rastet e
rekurencave akute apo sinusitit kronik si dhe gjithmonë para trajtimit kirurgjikal.

KOMPLIKACIONET
Mund të jenë:
a) Lokale, në radhë të parë zhvillimi i inflamacionit kronik në mukozën e sinuseve i cili
shkaktonë mbylljen e pjesërishme ose të tërësishme të ostiumit të shoqëruar me
infeksione recidivante, zakonisht me baktere anaerobe, pastaj mukocelat dhe rrallë
osteomieliti.
b) Orbitale, celulit periorbital, dakriocistiti etj.
c) Në tru, meningjit, abces i trurit etj.

MJEKIMI
Ne format akute përdorim dekongjestantë me pika në hundë duke e shoqeruar me seanca aspirimi.
Përdorimi i antibiotikëve amino-penicillini me ose pa inhibitore të B-laktamaze, cefalosporina të
gjeneratës së dytë dhe të tretë, kinolone, makrolite. Mundesisht mund të përdoren dhe
kortikosteroidet. Kordinimi i antibiotikëve me lavazh të sinusit maksilar ka rezultuar shumë efektiv.
Kirurgjia ështe rezervuar për rastet e sinuzitit rekurent me përfshirje të sinusit maksilar dhe
frontal, në rastet e komplikacioneve orbitale dhe centrale. Në rastet e sinuzitit etmoidal kronik
rekomandohet përdorimi i kortikosteroideve topik ose lokale dhe antibiotikoterapi. Trajtimi
kirurgjikal ështe indikacion kur trajtimi konservativ ka dështuar.

TONSILOFARINGITI AKUT (ANGINA)


Është infeksion akut i mukozës së faringut dhe unazës linfatike të Ëaldeyerit (tonsilave dhe
vegjetacioneve adenoide).
Faringjiti si entitet i vetëm rrallë mund të haset te fëmijët, zakonisht përfshihen edhe
fëmijët.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES8

ETIOLOGJIA
Shkaktarë më të shpeshtë janë viruset si Adenoviruset, Virusi Respirator Sincicial, virusi
Ebstein – Bar, Coxakie virusi i grupës A dhe B, virusi I Parainfuencës, virusi i influencës, më rrallë
shkaktohet nga bakteret prej të cilave më të shpeshta janë Streptokokus ß- hemolitik i grupit A
(në 20% të rasteve) dhe më rrallë Haemophylus influenza, Streptococus pneumonia,
Staphylococus Corynebacterium diphteriae.

KLINIKA
Mvaret nga shkaktari I anginës dhe në baz të kësaj angina ndahen në:

a. Angina virusale. Në aspektin anatomopatologjik janë katarale. Kanë fillim të ngadalshëm


ku fillojnë me dhembje të grykës, temperaturë të ngritur, pastaj fillojnë manifestimet e
përgjithshme të rinitit, konjuktivitit pastaj dhembja e muskujve, kola dhe gjëndrat
regjionale nuk janë të dhembshme në palpim.
Angina vezikuloze (Herpangina). Infeksion virusal I shkaktuar nga Coxakie virusi I tipit A
dhe karakterizohet me manifestime tipike klinike. Paraqiten simptomat e përgjithshme
jo specifike të infeksionit, sikurse janë: kokëdhembja, plogështia, dhembja e grykës,
kurse në ekzaminim objektiv në tonzila, uvulë dhe qiellzën e butë vërehen vezikula tipike
me diametër 0,0-5 mm.

b. Angina bakterore. Njëra ndër angina më të rëndësishme është angina streptokoksike.

Paraqitet tek fëmijët mbi moshën trevjeçare dhe karakterizohet me:


- Temperaturë të lartë (mbi 39˚C)
- Kokëdhembje
- Dhembje të grykës gjatë gëlltitjes
- Nauze, vjellje
- Dhembje barku dhe
- Anoreksi

Në ekzaminim lokal gryka është intenzivisht e skuqur, me edemë të uvulës e qiellzës së


butë dhe praninë e petehieve në qiellzën e butë. Tonzilet janë të rritura dhe të mbuluara
me eksudat purulent.

Gjëndrat limfatike regjionale janë të rritura dhe të dhembshme në palpacion, që janë


argument shumë i sigurtë i anginës streptocoksike. Dhembja e grykës mund të jetë e lehtë dhe
ndonjëherë shumë e shprehur që vështitesonë gëlltitjen.

Temperature zakonisht zgjat 1-4 ditë. Angina streptokoskike paraqitet më shpeshë tek
moshat prej 5-15 vjeç.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES9

DIAGNOZA
Bazohet në manifestimet klinike dhe izolimin e shkaktarit si dhe nga të dhënat e vlerësimit
të egzaminimit oroskopik, të dhënat laboratorike në lidhje me formulën leukocitare,
eritrosentimentin, CRP, dhe analizën e urinës, testimet imunologjike në lidhje me identifikimin e
bakterit te streptokokut brenda 10 minutave.

DIAGNOZA DIFERENCIALE
Bëhet me disa sëmundje infektive si skarlatina, difteria, mononukleoza, agranulocitosis,
leukemite, sifilizi, abscesin peritonsilar, tuberkulozin dhe kancerin e tonsils.

MJEKIMI
Është etiologjik dhe simptomatik.
Angina virusale mjekohet me terapi simptomatike. Tek angina streptokoksike mjekimi standart i
është penicillin V per 10-14 ditë. Cefalosporinat orale apo makrolitet mund të përdoren në
pacientët me alergji karshi penicilines. Pacienti duhet të qëndroje në shtrat dhe të marrë
analgjezike, dietë të lëngeshme dhe higjenë e kavitetit oral.

NDËRLIKIMET
Pasojë e zgjerimit të infeksionit nga nazofaringu dhe ndërlikohet me otitis media, sinusit
dhe mastoidit. Pastaj infeksioni mund të zgjerohet përreth dhe të shkaktojë abcesin
retrofaringeal dhe peritonsilar. Përhapja hematogjene e infeksionit mund të shkaktojë
meningjit, osteomielit dhe artrit septik. Glomerulonefriti akut poststreptokoksik dhe ethja
reumatizmale janë ndërlikime të vonshme të infeksionit streptokoksik, prandaj ka rëndësi
mjekimi adekuat i anginës streptokoksike.

TONSILITI KRONIK
Inflamacion kronik I tonsilave që lidhet me infeksionet e shpeshta të tonsilave, por mund të
haset edhe tek fëmijët që nuk kanë infeksione të shpeshta.

KLINIKA
Është e ndryshme, mund të paraqiten në formë të dhembjes së grykës dhe pengesave në
gëlltitje e ndonjëherë edhe në frymëmarrje. Këta fëmijë shpesh marrin frymë me gojë gjë që
shkaktonë tharje dhe irritim të grykës.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES10

Fëmijët kanë ndjenjën e trupit të huaj të mbetur në fyt dhe shije të keqe në goje, këputje,
tendence rrufe, temperature e pa spjeguar dhe humbje e oreksit. Limfonodulat jugo-digastrike
jane te zmadhuara.

Shfaqja lokale: Tonsilet janë pak a shumë të fiksuara në bazën e tyre. Siperfaqia e tyre
paraqet fisura apo reliev te deformuar. Në shtrydhje dalin nga kriptet tapa me njyre grin në të
verdhë me erë të keqe. Harqet paraqiten me ngjyre të kuqe në kufi me indin tonsilar.
Në raport me gjendjen e pergjithshme, anamneza tregon për rekurenca tonsillitis,
temperaturë e lartë e pa shpjeguar, ulje të rezistences etj. Ne analizat laboratorike vrehet rritje
e eritrosendimentit dhe antistreptolizinave.

SINDROMA E KRUPIT
Fjala krup vjen nga skotishtja e vjetër që do të thotë kollë e ashpër ose lehëse. Krupi
shkakton obstruksion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, i cili kur është i rëndë mund të jetë
i rrezikshëm për jetë. Episodet më të rënda paraqiten në foshnje.

Diagnoza
Krupi i lehtë karakterizohet nga:
— temperatura
— zëri i ngjirur
— kolla me kuisje apo e thatë
— stridori që dëgjohet vetëm kur fëmija është i shqetësuar.

Krupi i rëndë karakterizohet nga:


— stridori kur fëmija është i qetë
— frymëmarrja e shpejtë dhe retraksioni i pjesës së poshtme të kafazit të krahërorit.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES11

Kjo sindromë paraqitet tek këto sëmundje:


- Laringiti akut kataral.
- Laringiti akut spastic
- Laringotraheiti malinj obstruktiv dhe
- Dfteria e laringut

MJEKIMI
Krupi i lehtë mund të menaxhohet në shtëpi me kujdes përkrahës, përfshirë inkurajimin e
lëngjeve orale, thithjes në gji apo ushqyerjes, siç është e përshtatshme.
Fëmija me krup të rëndë duhet shtruar në spital për trajtim si vijon:
1. Trajtim me steroide.
Jepi një doze të deksametazonit oral (0.6 mg/kg) apo një dozë ekuivalente të një steroidi tjetër
2. Epinefrin (adrenalin).
Si eksperiment jepi fëmijës epinefrinë me nebulizator (tretësirë 1:1000). Nëse kjo ka sukses,
përsërite jo më shpesh se çdo orë, me përcjellje të kujdesshme. Duke qenë se ky trajtim mund
të çojë në përmirësim brenda 30 minutave në disa fëmijë, ky më shpesh është i përkohshëm
dhe mund të zgjasë vetëm rreth 2 orë.
3. Antibiotikët. Këta nuk janë efektiv dhe nuk duhet dhënë.

Tek fëmija me krup të rëndë, i cili është përkeqësuar, merë në konsideratë


1. Oksigjenin
 Shmangu përdorimit të oksigjenit deri sa të mos ketë obstruksion fillestar të rrugëve të
frymëmarrjes.
Shenjat siç janë retraksioni i rëndë i pjesës së poshtme të kafazit të krahërorit dhe shqetësimi,
indikojnë nevojën për trakeotomi (apo intubim) më tepër sesa nevojën për oksigjen. Për më
tepër, përdorimi I kanulave nazale apo kateterit nazal apo nazofaringeal mund të shqetësojë
fëmijën dhe të precipitojë obstruksionin e rrugëve të frymëmarrjes.

 Sidoqoftë, oksigjeni duhet dhënë nëse ka obstruksion fillestar të rrugëve të


frymëmarrjes dhe trakeotomia është menduar si e domosdoshme dhe ka për tu kryer.
2. Intubimi dhe trakeotomia
 Nëse nuk ka shenja të obstruksionit fillestar të rrugëve të frymëmarrjes, siç janë
retraksioni rëndë i pjesës së poshtme të kafazit të krahërorit dhe shqetësimi, intuboje
fëmijën menjëherë.

 Nëse kjo nuk është e mundur, transferoje fëmijën urgjentisht në spital ku intubimi apo
trakeotomia mund të kryhen.

 Nëse kjo nuk është e mundur, përcille fëmijën nga afër dhe sigurohu që pajisjet për një
trakeotomi emergjente janë në dispozicion menjëherë, duke qenë se obstruksioni i
rrugëve të frymëmarrjes mund të paraqitet papritur.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES12

Trakeotomia duhet kryer vetëm nga personeli me përvojë. 4


LARINGITI AKUT KATARAL
5
Laringiti është inflamacion i mukozës së laringut i shfaqur në formën akute, subakute dhe
kronike. Është një nga çrregullimet më të shpeshta të shfaqura në laring. Laringiti quhet akut
kur simptomat zgjasin më pak se 3 javë.

Është sëmundja inflamatore më e shpeshtë e laringut në fëmijëri, përgjegjës për rreth 15%
të sëmundjeve respiratore , të parë tek këto mosha. Kjo formë përbën 90% të obstruksioneve
të rrugëve respiratore, ku 3-5% e fëmijëve kanë të paktën një episod krupi.

HISTOPATOLOGJIA
Me laringit akut kuptojmë inflamacion të mukozës së laringut e cila zgjatë më pak se tre
javë. Kjo karakterizohet me vazodilatacion dhe infiltrim të mukozës me polimorfonukleare. Pra
është një reaksion inflamator ndaj futjes së një agjenti të huaj, ku paraqitet me edemë dhe
skuqje të mukozës. Laringiti është pasojë e inflamacionit nga invadimi i mikroorganizmave ose
shkaktarëve irritues, traumatik, metabolik , alergjik, autoimunë ose idiopatik. Në pamje kemi
skuqje dhe edemë të laringut kryesisht regjionit subglotik. Ngjirja e zërit gjatë laringitit akut
shpjegohet me edemën e kordave vokale. Pra duhet një presion ajri më i madh për të vibruar
kordat vokale,duke qenë se ato janë të trashura nga edema dhe hyperemia e mukozës

ETIOLOGJIA
Kryesisht shkaktohet nga virusi i parainfluenzes tipi(1,2,3), përgjegjës në rreth 75% të
rasteve. Shkaktarë të tjerë janë Rhinoviruset, V.influenzes tipi A dhe B, V.R.S, Adenoviruset,
Varicelazoster, HSV, V i fruthit i cili jep një formë shumë të rëndë të laringotrakeitit.

EPIDEMIOLOGJIA
Prek kryesisht moshën 6 muajsh deri në 3 vjeç me pik të incidences 18-24 muajsh. Meshkujt
janë më të predispozuar se femrat për të bërë laringotrakeit. Sëmundja shfaqet zakonisht në
fund të vjeshtës dhe në dimër. Krupi mund të quhet atipik nësë kap mosha më të vogla se 6
muajsh, zgjat më shumë se 7 ditë ose nuk i përgjigjet trajtimit. Transmetimi i infeksionit bëhet
direkt nëpërmjet spërklave të pështymës ose ekspozimi ndaj sekrecioneve nazofaringeale.
Periudha e inkubacionit është 2-6 ditë por pacienti mund të eleminoje viruse për 2 javë. Pas
futjes së virusit mukoza e kordave vokale dhe hapësires subglotike bëhet eritematoze dhe
edematoze. Lamina propia dhe submukoza jane te infiltruara me limfocite,histiocite dhe
polimorfonukleare.

Sëmundja zgjat 3-5 ditë. Faktor kyç për simptomatiken e sëmundjes është sasia e edemës
në hapsirën subglotike. Edema e shprehur në këtë nivel është e rrezikshme sepse unaza e kërcit
krikoid është e plote dhe nuk lejon zgjerimin e lumenit, kësaj edeme mund ti shtohet dhe rënia
e krustave të mukozës e cila mund te çoje në obstruksion të plotë të lumenit të laringut që e

4
“Kujdesi Spitalor për fëmijë” – Organizata Botërore e Shëndetësisë
5
www.google.com
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES13

bën këtë sëmundje jetëkërcënuese.

KLINIKA
Fillon me shenjat e një infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore,vazhdon me
temperaturë subfebrile, stridor inspirator (zakonisht) ose bifazik,ngjirje zëri, kollë të thatë,
leukocitoze por në shumicën e rasteve është normal. Prania e stridorit bifazik, retraksionit të
murit torakal, frekuencës së lartë respiratore, desaturimit flet për obstruksion të rëndë të
rrugëve respiratore. Rëndesa e simptomave varet nga shkalla e obstruksionit të rrugëve
respiratore.
Zakonisht gjendja e përgjithshme e fëmijës është e mirë. Prindi këshillohet të përcjell
fëmijën, bëhet inhalimi i ajrit të lagështuar dhe të nxehtë (mjekimi aerosol) në vendin ku
qëndronë fëmija. Dhënja e antipiretikëve sipas nevojës.

LARINGITI AKUT SPASTIK (PSEUDOKRUPI)6

Paraqet infeksion akut të mukozës së laringut me edemë subglotike dhe spazëm të laringut.
Zakonisht paraqiten tek fëmijët prej 1-3 vjeç.

ETIOLOGJIA
Është virusale, por mund të jetë me natyrë alergjike dhe psikogjene. Mendohet se edhe
refluksi gastroezofageal ka rol të rëndësishëm në provokimin e laringitit spastik.

KLINIKA
Karakterizohet nga atake të stridorit me shfaqje të shpejtë, zakonisht gjatë natës, në fëmijët
e shëndoshë, ndërmjet moshës 1 dhe 4 vjeç, pa infeksione bashkëshoqëruese të traktit të
sipërm respirator. Kolla lehëse dhe dispnea shoqërojnë stridorin. Ataku nokturn mund të
shfaqet i izoluar ose rishfaqet 2-3 netë por zakonisht fëmija gjatë ditës është i qetë. Çdo episod
mund të qetësohet spontanisht brenda disa orëve ose me oksigjen të lagësht.

DIAGNOZA
Mbështetet në manifestimet klinike, kurse ekzaminimi I laringut në laringoskopinë e
drejtëpërdrejtë është pa ndryshime.

MJEKIMI
Ndonjëherë mjaftonë nxjerrja e fëmijës në ajër të pastër që ai të qetësohet. Nëse ka nevojë
duhet ti jepet oksigjen.
Dhënja e antimikrobikëve nuk ka efekt, ndërsa sedativët (fenobarbitoni) mund të jepennë
mënytë intramuskulare me dozë të zakonshme.
Dhënja e epinefrinës recemike si aerosol do të eliminojë përkohësishtë shenjat dhe
simptomat e sëmundjes.

6
Chin R: Effectiveness of croup clinical pathëay in the management of children ëith croup presenting to an
emergency department. J Pediatr Child Health 2002; 38:382.and others
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES14

Dhënja e kortikosteroideve është terapi kruciale te fëmijët e hospitalizuar sepse ndikonë në


zvogëlimin e edemës dhe destruksionin e epitelit. Jepet metilprednizolon në dozë 2-4 mk/kg të
masës trupore në mënyrë intramuskulare ose intravenoze ose po jepet deksametazon në dozë
0.3-0.6 mk/kg të masës trupore në mënyrë intramuskulare ose intravenoze në një dozë.
Fëmija duhet rehidruar mirë me dhënjen e sasisë së shtuar të lëngjeve për shkak të efektit
të mirë sekretolitik, të qëndrojë në hapsirë me ajër të lagësht dhe sipas nevojës të inhalohet
serish. Prognoza është shumë e mirë.

LARINGOTRAHEOBRONKITI MALINJ OBSTRUKTIV

Trakeiti bakterial njihet gjithashtu si: laringotrakeiti bakterial,laringotrakeobronkiti


membranoz, krupi pseudomembranoz.
Është sëmundje e rrallë por potencialisht jetëkërcënuese. Sëmundja është përshkruar nga
Jackson në 1945,por deri në 1979 ajo nuk u përshkrua në detaje. Që atëherë është një
konsensus që trakeiti bakterial është sekondar ose është komplikacion bakterial i krupit
viral(ose laringotrakeitit).

ETIOLOGJIA
Mikrobi patogjen shkaktar më i shpeshtë është Stafilokoku aureus, por në raportet e fundit
gjendet Moraxela katarralis mikrobi më i shpeshtë i ndjekur nga stafilokoku aureus. Të tjerë
mikrobe pathogen janë Streptokoku piogen,Hemofilus influenze, dhe shume rralle gram(-)si
enterobakteret.

EPIDEMIOLOGJIA
Trakeiti bakterial shfaqet gjatë sezonit të virozave respiratore si në vjeshtë, dimër e
ngjashme me krupin viral. Mund të shihet në një grupmoshë më të gjerë se krupi viral, pra në
fëmijët nga 6 muajsh deri në 8 vjeç, me mbizotërim në moshat mbi 5 vjeç.

HISTOPATOLOGJIA
Procesi inflamator infeksioz përfshin regjionin subglotik dhe trakenë. Shihet edemë në
subglotis, formacione pseudomembranoze, dhe rënia e këtyre psedomembranave në lumenin e
trakesë lë ulçeracione mukozale difuze.
Po kështu rënia e këtyre pseudomembranave kontribon në obstruksionin 13 e rrugëve
ajrore. Eksudati purulent zakonisht është i pranishëm në lumenin e trakesë dhe të bronkeve
kryesore. Kultura e sekrecioneve trakeale zakonisht izolon mikrobin pathogen, ndërsa
hemokultura është përgjithsisht negative.

KUADRI KLINIK
Fillimi i sëmundjes është i ndryshëm. Disa fëmijë kanë fillim akut të sëmundjes me detres
të rëndë respirator brenda disa orëve nga fillimi i sëmundjes. Në fëmijët e tjerë fillon me ankesa
të lehta për disa ditë pastaj vazhdon me stridor, kollë lehëse, ngjirje zëri tipike për krupin viral e
cila progredon shpejt me temperaturë të lartë,shtim të detresit respirator dhe pamje toksike.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES15

Pacientët shpesh nuk i pergjigjen epinefrinës racemike sepse sëmundja ka ecuri shumë të
shpejtë. Këto shenja shfaqen brenda disa orëve. Fillimi i shpejtë i sëmundjes është i ngjashëm
me supraglotitin por laringotrakeiti malinj zakonisht nuk ka disfagi dhe në trakeitin bakterial
kemi shpesh leukocitozë. Sëmundja zgjat 10 ditë.

DIAGNOZA
Sëmundja dyshohet në bazë të shenjave dhe simptomave,por konfirmohet nga ekzaminimi
endoskopik i rrugëve ajrore. Ro-grafia tregon “steeple”sing. Indet e buta jo të rregullta tregojnë
shkolitjen e pseudomembranave. Asnjëra në veqanti por kombinimi i të gjithë shenjave,
simptomave dhe ekzaminimeve në diagnozën e trakeitit bakterial.
Procedura e vetme diagnostike që vë diagnozën dhe bën diagnozën diferenciale me
sëmundjet e tjera të traktit respirator është endoskopia.

MJEKIMI
Endoskopia nuk është vetëm metodë diagnostike por edhe terapeutike njëkohësisht. Është
e rëndësishme të rivendoset ventilimi adekuat, prandaj fëmija duhet të jetë në sallë operacioni
ose dhomat e reanimacionit ku nën anestezi vendoset ventilimi, njësoj si tek supraglotiti. Pas
rivendosjes së ventilimit bëhet një ekzaminim i kujdesshëm me fibroskop rigjid i laringut,
trakesë dhe bronkeve kryesore. Është e rëndësishme që kjo të shoqërohet me pastrimin e
sekrecioneve dhe pseudomembranave dhe të dërgohen për kulturë për izolimin e mikrobit
shkaktar.
Gjatë kryerjes së bronkoskopisë rigide mund të ndodhë dëmtim i mukozës dhe për pasojë
të kemi edemë mukozale në vendin e dëmtimit e cila kërkon një periudhë më të gjatë intubimi.
Trakeotomia rrallë është e nevojshme. Mbi 80% e pacientëve me trakeit bakterial kanë të
nevojshme intubimin dhe ventilimin. Ndërkohë që është i intubuar pacienti duhet të marrë
likide i/v në mënyrë që të hollohen sekrecionet dhe të jetë më e lehtë eleminimi 14 i tyre.
Njëkohësisht duhet të fillohen antibiotiket parenteral si Vankomicina për Stafilokokun
aureus. Cefotaxime ose Ceftriakson për organizmat gram ( -) ose floren mikrobiale të përzier.
Nafcilina, Ampicilin/sulbaktam dhe Cefuroxima mund të përdoren nëse ato janë të ndjeshëm në
kulturë si zgjedhje e dytë.
Antibiotiket parenteral duhet të vazhdohen edhe pas ekstubimit. Ekstubimi mund të bëhet
kur temperatura e fëmijës është normal, kur ka hapësirë rreth tubit të intubimit dhe
sekrecionet janë pakësuar në mënyrë të theksuar. Pastaj duhet të vazhdohen antibiotikë nga
goja për të plotësuar terapinë 10-14 ditë. Intubimi mund të jetë i nevojshëm për 6-7 ditë, e cila
zakonisht është më e gjatë se në ato me krup viral.

KOMPLIKACIONET
Pneumonia shfaqet në 50 % të fëmijëve.
Hipoksi e rëndë me pasojë vdekjen mund të shfaqet pas arrestit respirator në rastet me
obstruksion të rëndë të rrugëve respiratore.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES16

DIFTERIA E LARINGUT

Difteria është sëmundje infektive e rrallë në ditët e sotme e shkaktuar nga Corinobakterium
difterie i cili është bacil gram pozitiv, gjendet në dy forma virulente dhe jo virulente. Mund të
prekë një pjesë ose gjithë traktin respirator. Zakonisht prek fëmijët mbi 5 vjeç por nuk
përjashtohen edhe të rriturit.
Mënyra e përhapjes së infeksionit është me anë të sperklave të pështymës ose nëpërmjet
kontaktit me personat e infektuar ose portatorë të mikrobit.
Difteria shkaktohet vetëm nga shtamet virulente të Corinobakterium difterie pra shtamet
prodhuese të toksinës e cila është një ekzotoksinë që jep nekroza qelizore. Mikrobi pasi
vendoset në mukozën e rrugëve respiratore shumëzohet dhe prodhon ekzotoksinën e cila jep
nekroza epiteliale ku se bashku me fibrinën, eritrocitet dhe leukocitet çojnë në formimin e
membranave nekrotike me ngjyrë gri mbi sipërfaqen e tonsilleve, faring dhe laring, por këto
membrana mund të gjenden dhe në kavitetin e hundës, palatum, trake dhe bronke. Këto
membrana janë të aderuara dhe është karakteristike shkolitja me vështirësi dhe hemoragjia pas
shkolitjes Ekzotoksina difteritike mund të japë edhe dëmtime të muskulit të zemrës, nervave
periferike, mëlqisë etj.

KLINIKA
Fillon me temperaturë, dhimbje fyti. Përhapja e infeksionit në laring manifestohet me
ngjirje zëri, kollë dhe stridor që tregon për obstruksion të rrugëve ajrore. Në qafë mund të
preken limfonoduj të zmadhuar.

DIAGNOZA
Bazohet në ankesat e pacientit, gjetjen e shenjave tipike orofaringeale në orofaringoskopi.
Në laringoskopi ashtu si në orofaringoskopi shihen membranat nekrotike me ngjyrë gri të
aderuara mbi tonsilla, faring dhe laring. Kultura e mikrobit është e nevojshme për konfirmimin e
diagnozës.

MJEKIMI
Fillimisht bëhët administrimi i antitoksines difteritike me dozë 20000 deri 100000 UI i/m.
Antibiotikoterapi si Peniciline ose Eritromicine për frenimin e shumëzimit të Corinobaktereve.
Nësë është e nevojshme duhet bërë sigurimi i kalueshmërisë së rrugëve ajrore, trakeostomi.
Nuk rekomandohet intubimi sepse shkolit membranat dhe shton obstruksionin e rrugëve
ajrore. Mortaliteti vjen nga çrregullimet kardiake, të cilat janë sekondare nga toksinat difterike.
Sëmundja mund të shfaqet edhe në personat e vaksinuar, por ka tendence të jetë e lehtë.
Profilaksia qëndron në imunizimin nëpërmjet vaksinës së difterisë.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES17

EPIGLOTITI AKUT
7
Që në përshkrimin origjinal që Michel-i i bëri si angina epiglotidea anterior në 1878,
epiglotiti akut ose supraglotiti mënyra më korrekte e të quajturit njihej si emergjencë
jetëkërcënuese, me ecuri të shpejtë.
Supraglotiti predominon tek fëmijët. Përpara përdorimit të vaksinës ndaj Hemofilus
influenze kjo sëmundje ishte më e shpeshte me një incidencë në fëmijët 6:100000 në Kanada
deri në 34:100000 në Zvicër. Sot kjo sëmundje është e rrallë, në këtë ndikon edhe vdekshmëria
e lartë dhe mungesa e diagnostikimit para vdekjes.

Supraglotiti shkaktohet nga Hemofilus influenze dhe është celulit bakterial i gjithë
stukturave supraglotike, dhe mund të bllokojë komplet lumenin e traktit respirator. Faqja
linguale e epiglotit është edematoze dhe me infiltrate inflamatore difuze, po ashtu dhe plikat
ariepiglotike janë të afektuara.

Histologjikisht ka infiltrate difuze me limfocite, polimorfonukleare të papjekur dhe edemë


inflamatore.
Sëmundja zakonisht prek fëmijët e moshës 2-6 vjeç, ndonjëherë mund të shfaqet në çdo
moshë biles edhe tek të porsalindurit. Ka nje pik incidence në dimër dhe pranverë,megjithse
mund të shfaqet në çdo stinë të vitit.
Supraglotiti para erës së vaksinimit ndaj H influenze shfaqej më shpesh në fëmijërinë e vonë
dhe adultët. Organizmi shkaktar në 90% të rasteve është Hemofilus influenze tip b, por të
dhënat epidemiologjike tregojnë se edhe tipi jo b është i shpeshtë. Ky bakter mund të jetë pjesë
e florës normale të nazofaringut ose e fituar me transmetim ajror në kontaktet intime. Tjetër
shkaktar është Streptokoku beta-hemolitik i grupit A, Stafilokoku, Pneumokoku, Klebsiela, H
parainfluenze, Pseudomonas aeruginoza, viruset dhe kandida albikans apo epiglotiti termal i
shkaktuar nga ushqimet ose pijet e nxehta.

KLINIKA
Sëmundja ka fillim të shpejtë për 2-6 orë.
Tre shenjat kryesore janë:
- temperaturë,
- dhimbje fyti,
-stridor inspirator.
Fëmija ka pamje të intoksikuar dhe të 9 irrituar dhe paraqitet me shenjat klinike të
obstruksionit të rrugëve të mëdha ajrore. Pra fëmija është me stridor inspirator, retraksion të
murit torakal, respiracion sipërfaqësor, dhimbje të forta fyti dhe disfagi. Të folurit është i
limituar nga dhimbja. Kolla dhe ngjirja e zërit zakonisht mungojnë ,megjithatë zëri është i
trashur.

7
Cressman W, Myer C: Diagnosis and management of croup and epiglottitis. Pediatr Clin North Am 1994; 41:265.
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES18

Stridori shfaqet vonë kur obstruksioni i rrugëve ajrore është pothuajse komplet. Aktiviteti
është minimal prandaj preferojnë të rrinë ulur. Fëmija merr pozicion “tripod”. Laringospazmë të
shprehur mund të ketë edhe nga aspirimi i sekrecioneve e cila tashmë jep obstruksion komplet
të lumenit laringeal dhe kjo çon në arrest respirator.

DIAGNOZA
Është themelore njohja e kësaj emergjence për të parandaluar obstruksionin e plotë të
rrugëve respiratore. Për të vendosur diagnozën e epiglotitit akut është e rëndësishme
inspeksioni direkt i strukturave supraglotike, kjo duhet bërë në kushte të kontrolluara për
monitorimin e pacientit dhe ndërhyrjet e nevojshme sipas rastit. Nevoja për ekzaminim
radiologjik është kontraversial. Megjithëse nuk ka të dhëna se ro-grafia laterale vë
diagnozën,një procedurë e tillë është e nevojshme.
Në ro-grafine laterale shohim “thumb”sing që tregon epiglotin edematoz,plikat ariepiglotike
të trashura dhe të bombuara dhe hipofaringsin e dilatuar.
Nëse kemi të dhëna që dyshojmë për supraglotit dhe fëmija nuk ka detres respirator,
ekzaminimi radiologjik mund të vendosë diagnozën dhe përjashton shkaqe të tjera të
obstruksionit të rrugëve respiratore.
Laringoskopia direkte tregon epiglotin shumë edematoz dhe të skuqur(si qershi), po kështu
plikat ariepiglotike. Ndërsa kordat vokale të rreme, kordat vokale të vertëta si dhe subglotisi
zakonisht janë normal ose minimalisht të përfshira. Ndryshimet mukozale përfshijnë që nga
eritema deri tek ulçeracionet. Rrallë ne faqen linguale të epiglotit mund të gjendet abces.

MJEKIMI
Është e rëndësishme të jetë një ekip i përbërë nga otorhinolaringologu, pediatri dhe
anestezisti. Fëmija zakonisht merr një pozicion që lejon ventilimin maksimal dhe çdo përpjekje
për të kthyer këtë pozicion mund të japë obstruksion akut të rrugëve respiratore dhe për pasojë
do kemi detres dhe insuficiensë respiratore. Po kështu edhe disa procedura si marrja e gjakut,
ekzaminimi i fytit, vendosja e rrugës venoze, zhveshja e fëmijës, etj mund të precipitojnë këtë
situatë, prandaj çdo njëra nga keto procedura duhet evituar deri në stabilizimin e rrugëve
ajrore.
Për disa vite pasi vendosej diagnoza bëhej traketomia. Ndërsa që në 1970 intubimi
endotrakeal (nga hunda ose goja) është bërë metodë standarte në trajtimin e supraglotitit akut,
për rivendosjen e ventilimit adekuat.
Trakeostomia është më e preferuar se intubimi endotrakeal. Procesi infeksioz përgjigjet
shpejt ndaj antibiotikoterapisë adekuate i/v. Cephalosporinat e gjeneratës së 2 ose 3 si
ceftriaksoni, cefotaksima, cefuroksime janë zgjedhje të linjës së parë në trajtimin e supraglotitit,
ndërsa ampicillin/sulbaktam, trimetoprim/sulfomethoksazol janë alternative në trajtimin e
supraglotitit. Edhe kloramfenikoli është mjaft efektive por nuk duhet të përdoret për arsye të
toksicitetit. Vankomicina përdoret në fëmijët që janë alergjik ndaj cephalosporinave. Zgjatja e
terapisë varet nga përgjigja klinike e fëmijës.
Antibiotikët oral përdoren pas përgjigjes së kulturës dhe pas ekstubimit, për 7-10 ditë.
Edema e regionit supraglotik vjen duke u ulur brenda 48-72 orëve duke lejuar kështu
ekstubimin. Laringoskopia me fibra optike transnasale është e nevojshme për të parë rënien e
INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË TRAKTIT TË FRYMËMARRJES19

edemës dhe eritemës së epiglotit si dhe lejimin e kalimit të ajrit. Këto përdoren edhe si kritere
për ekstubimin.

REFERENCAT
- PEDIATRIA, Mehmendali Azemi & Mujë Shala me bashkëpuntorë, f.556
- “Mikrobiologjia dhe Imunologjia” - Dr. Margaret Hunt. University of South Carolina School of Medicine
- “Kujdesi Spitalor për fëmijë”, Udhërrëfyes për menaxhimin e sëmundjeve të përgjithshme me burime te
kufizuara. Organizata Botërore e shëndetësisë. F.82
- Chin R: Effectiveness of croup clinical pathway in the management of children with croup presenting to
an emergency department. J Pediatr Child Health 2002; 38:382.and others
- www.google.com
- Cressman W, Myer C: Diagnosis and management of croup and epiglottitis. Pediatr Clin North Am 1994;
41:265.

You might also like