Professional Documents
Culture Documents
Detyre Portofoli MATEMATIKE
Detyre Portofoli MATEMATIKE
Detyre Portofoli MATEMATIKE
DETYRA 2:
a).Kërkoni në internet dhe në burime të ndryshme, informacione
rreth Leonardo Fibonaçit I njohur ndryshe si Leonardi i Pizës, I cili
zbuloi vargun e Fibonaçit 1,1,2,3,5,8…. Detyrë hulumtuese
b).Bëni një prezantim në të cilin shpjegohet se si e zbuloi ai
vargun e famshëm që mori emrin e tij. Detyrë krijuese.
DETYRA 3:
1.Ushtrimi 7 faqe 211
2.Në një kuti ka sfera identike që dallohen nga njëra-
tjetra nga numrat e shënuar mbi to.Në kuti ka katër sfera
me numër 1, tri sfera me numër 2, dy sfera me numër 3,
një sferë me numër 4 dhe dy sfera me numër 5.Nga kutia
nxirret një sferë dhe vrojtohet numri i shënuar mbi
të.Gjeni probabilitetin që sfera e nxjerrë të jetë numër
tek.
PROJEKT
TEMA :
Përurimi i një restoranti
1).Pikat ku do mbështeteni :
a)Lloji i restorantit
b) Vendi i ndërtimit të restorantit
c) Strategjitë e menaxhimit
d) Investimi në kuzhinë
2). Detyra 4 faqe 183
Esi
Paja
DETYRE HULUMTUESE
Leonardo Pisano, i quajtur Fibonacci, lindi rreth vitit 1170 dhe vdiq
po rreth vitit 1240, ne qytetin Piza te Italise, ku sot ekziston edhe
nje statuje ne perkujtim te tij. Babai i tij punonte ne doganen e
Bugias, nje qytet i vogel ne Afriken Veriore dhe kjo i mundesoi
Fibonaccit te ri te udhetoje perreth Mesdheut, te takoje tregetar e
artizane prej te cileve ai mesoi shume, por edhe i ndihmoi shume
ne punet e tyre te tregetise dhe zejeve, me matematiken e
tij.Fare i ri, tek ai u shfaq prirja per matematiken. Ai e kuptoi
shpejt perparesine e madhe qe kishte sisitemi i numerimit "Hindu-
Arab" ne Evrope dhe fale tij tashme ne perdorim te dhjete numrat
baze 1,2,3,4,5,6,7,8,9 te cileve me vone ju shtua dhe 0.Libri i tij
"Si ta beni Aritmetiken ne sitemin decimal", i quajtur "Liber
abaci", i botuar ne 1202, bindi shume nga matematicienet
evropiane te asaj kohe qe te perdornin sistemin e ri te propozuar
prej tij. Libri sqaron me detaje (ne latinisht), rregullat qe ne te
gjithe tani mesojme ne shkollen fillore, per te mbledhur, zbritur,
shumezuar e pjestuar numrat, si dhe gjithashtu shume probleme
nga fusha e aritmetikes. (Algjebren ai e quante "matematika e
dembeleve")
Vargu me numrat e plote:1,1,2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55, 89,
144, 233, 377, 610, 987, 1597, 2584, 4181...; e me
radhe, njihet si vargu numerik i Fibonaccit.
Nuk eshte e veshtire te zbulohet vetia e ketij vargu:
veme re se cdo numer i tij eshte sa shuma e dy numrave
paraardhes: p.sh. 2=1+1; 3=2+1;
5=2+3; ....21=8+13; ....144=55+89 ... etj. Fn=F(n-1) +
F(n-2)
Nese bejme raportin e dy numrave te njembasnjeshem
te vargut te Fibonaccit:1/1=1; 2/1=2; 3/2=1,5; 5/3=1,666
... ; 8/5=1,6; 13/8=1,625; 21/13=1,61538... e per habin
tone do te konstatojme qe ai varg tenton drejt nje vlere
1,618034 ... qe nuk eshte tjeter vecse ai numri magjik i
quajtur: "Preja e Arte"!
Nese do ti paraqitim grafikisht numrat e vargut
Fibonacci, sipas madhesise se tyre kundrejt nje qendre te
caktuar, do te perfitojme nje spirale qe njihet si "Spiralja
e Fibonaccit".
DETYRE KRIJUESE
0,1,1,2,3,5,8,13,21,34,55,89,144,233...
Fn = Fn-1 + Fn-2
F1= 0 ; F2= 1