Përgojimi - Gibeti

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE ISLAME

Tema: PËRGOJIMI – GIBETI

PROJEKT

Lektor: Msc, Hysni Skura


Hartoi Projektin: Habib Shkreta

(Tirana, May 2020)


PËRGOJIMI – GIBETI

Njëra prej veseve të këqija e të padëshirueshme që mund ta ketë njeriu është përgojimi (gibeti).

Përgojimi, apo gijbeti, është dukuria e të folurit për dikë kur ai nuk është i pranishëm. Si term,
gijbeti ka kuptimin e të përmendurit të turpit, të dobësive e të mangësive të dikujt pas krahëve të
tij. Profeti ynë (paqja qoftë mbi të!), pasi është pyetur për këtë, i ka përshkruar kështu gijbetin
dhe përmasat e tij: “Përgojimi është përmendja e dikujt me diçka që, nëse ai do ta dëgjonte, nuk
do t’i pëlqente. Nëse ajo e metë që ti i vesh atij gjendet vërtet tek ai, thënia përbën përgojim;
nëse e meta nuk gjendet tek ai, atëherë thënia është shpifje.”1

 ‫ض ُكم بَ ْعض ا ً أَيُ ِح ُّب‬ ُ ‫س وا َواَل يَ ْغتَب بَّ ْع‬ ُ ‫س‬ َّ ‫ض الظَّنِّ إِ ْث ٌم َواَل ت ََج‬ ْ ‫أَيُّ َها الَّ ِذينَ آ َمنُ وا‬ ‫يَا‬
َ ‫اجتَنِبُ وا َكثِ يراً ِّمنَ الظَّنِّ إِنَّ بَ ْع‬
ٌ ‫أَ َح ُد ُك ْم أَن يَأْ ُك َل لَ ْح َم أَ ِخي ِه َم ْيتا ً فَ َك ِر ْهتُ ُموهُ َواتَّقُوا هَّللا َ إِنَّ هَّللا َ تَ َّو‬
‫اب َّر ِحي ٌم‬

Në ajetin e mësipërm tek Surja “Huxhurat”, në ajetin 12, ndalet drejtpërdrejt përgojimi duke
thënë: “Mos përgojoni njëri-tjetrin. Mos vallë ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait
të vet të vdekur? Nga kjo të keni neveri! E pra, t’ia kini frikën Allahut!” Ky ajet përmend
shkatërrimin që sjell përgojimi në shpirtin e njeriut dhe në trupin e shoqërisë. Ai tregon se
përgojimi është lëndim i nderit dhe i personalitetit të njeriut, që është si mishi dhe gjaku i tij.

Bediuzzaman Said Nursi e komenton kështu ajetin e lartpërmendur: “Një ajet i vetëm, që në
gjashtë mënyra të mrekullueshme, na tregon se sa i urryer është përgojimi; që na sqaron
plotësisht se sa i dëmshëm është gijbeti në këndvështrimin e Kuranit, nuk i lë vend nevojës për
kurrfarë sqarimi tjetër. E në të vërtetë, pas sqarimit të Kuranit, nuk është i nevojshëm asnjë
sqarim tjetër.

Në ajetin “Mos ndonjëri nga ju dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?” (Huxhurat, 12)
shfaqen gjashtë shkallë të turpërimit, të të koriturit. Prej përgojimit, gjashtë shkallë përmenden
me forcë.

1
 Muslim, Birr, 70; Tirmidhi, Birr, 23;
Ky ajet, kur u drejtohet atyre që e ushtrojnë personalisht përgojimin, merr kuptim në një formë
të ardhme. Kështu, është e ditur: shenja e hemzes në krye të ajetit mbart kuptimin e formës
pyetëse (vallë). Ky kuptim i të pyeturit hyn si ujë në të gjitha fjalët e ajetit. Çdo fjalë ka një
hukëm të tërthortë.

Së pari, nëpërmjet shenjës së hemzes thotë: vallë, a nuk e keni mendjen, që është vendndodhja e
pyetjes dhe e përgjigjes, teksa nuk e kuptoni diçka kaq të shëmtuar? 

Së dyti, me fjalën “dëshiron”, thotë: vallë, mos ju është prishur zemra, që është vendndodhja e
dashurisë dhe e urrejtjes, e dëshirës dhe e neverisë, teksa e dëshironi dhe pëlqeni gjënë më të
fëlliqur?

Së treti, me fjalën “ndonjëri prej jush” thotë: ç’ka ndodhur me jetën tuaj shoqërore dhe me
qytetërimin tuaj, që marrin jetë prej shoqërisë, që arrini të pranoni një vepër të tillë helmuese?

 Së katërti, me fjalët “të hajë mishin e vëllait të vet…” thotë: ç’u bë me aspektin tuaj njerëzor,
që i ngulni kaq përbindshëm dhëmbët shokut tuaj? 

Së pesti, me fjalën “vëllait”, thotë: a nuk ju ka mbetur asnjë pikë mëshire për njerëzit tuaj, për
farefisninë tuaj, që e lëndoni kaq dhunshëm e me tepri përmasën shpirtërore të një të dhunuari që
në kaq shumë drejtime është vëllai juaj? Dhe a nuk ju kanë mbetur mend në kokë që një
gjymtyrë të trupit tuaj e kafshoni si të luajtur mendsh?

 Së gjashti, me fjalën “të vdekur” thotë: Ku e keni zemrën? A mos ju është prishur krejt
natyrshmëria që, ndaj një vëllait tuaj në gjendjen më të respektueshme e të pacenueshme, bëni
një punë kaq të urryer dhe i hani mishin?

Kjo do të thotë se, me shprehjet e këtij ajeti dhe me argumentimet e nxjerra veç e veç prej fjalëve
të tij, të folurit keq dhe të përgojuarit e të tjerëve është diçka shumë e ligë në plan të mendjes e të
zemrës, të njerëzores e të shpirtërores, të natyrshmërisë e të përkatësisë. E pra, shih se si ky ajet,
duke përmendur gjashtë shkallë të paarritshme, ia del të turpërojë më të turpshmen dhe me
gjashtë nivele të paarritshme të pengojë rënien në atë hon të tmerrshëm.
Nëse dikush ka përgojuar dikë apo ka dëgjuar se si përgojohet dikush, duhet të lutet duke thënë:
“O Allahu im, më fal mua dhe njeriun që unë kam përgojuar!” Pastaj, kur t’i jepet rasti, duhet t’i
thotë atij që ka përgojuar: “Ma bëj hallall!” 2

Ϣ
ϴ ˴ ϟ˴ΫΪ˴ό˸Α
ϧ˶ί˴ Ϛ˶ ˳ϴ˶Λ˴΃Ϊ˳˴Θό˸ϣ
˷˳˵Θ˵ϋ Ϣ
˴Ϟ ˵ ή˸
˶ϴΨ ˸˷ϟ˶ ωΎ
˴Ϡ ˳ ͉Ϩϣ
˴Ϣ ˶˴ϨΑ
˳ϴϤ ˶ ˯Ύ
θ
͉ϣ͉ ί˳Ύ
Ϥ˴ Ϧϴ
͉ϫ ˳Ϭ
˶ϣ͉ ϑ˳ ϼ͉Σ
˴Ϟ ˶ Ηϻ˴ϭ˴
͉ ˵ϛ ϊ˸ τ˵

Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër, që është përgojues e ban fjalë ndër
njerëz, shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë, që është shumë i
vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba). (Kalem, 10-13).

Kurani urdhëron që sjellje të tilla të mos ndiqen dhe ata që i kryejnë të mos dëgjohen.

Aisheja r.a. transmeton se një herë i ka thënë Pejgamberit a.s.: “Çka të duhet Safija e tillë si
është?” (Me këtë ka dashur të thotë: ‘Safija trupshkurtër’). Pejgamberi a.s. atëherë i thotë Aishes:
“Ke thënë një fjalë të madhe e cila do ta hidhëronte edhe detin, sikur ta përzieje me të” (Pra,
sikur këtë fjalë t’ia kishe thënë Safijes dhe detit, jo vetëm Safija po edhe deti do të ishte
hidhëruar).

Sa ka gjunah njeriu i cili i merr të tjerët nëpër gojë, po aq ka gjunah edhe ai që e dëgjon dhe nuk
ndërhyn ta pengojë përgojuesin. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Përgojuesi dhe ai që e
dëgjon përgojuesin janë shokë të barabartë në gjunah!”

Vëlla i dashur dije se, nëse ky shoku yt tani po e merr nëpër gojë një njeri tjetër, kur do të jetë me
një tjetër në bisedë, do të të marrë nëpër gojë edhe ty.

Atë që tani ia bën dikujt tjetër, herën tjetër do të ta bëjë ty.

All-llahu na ruajttë prej këtyre të ligave dhe na begatoftë me virtytet e vlerat më të larta! AMIN!

2
B. S. Nursî, Mektubât, 273-74.

You might also like