Parimi I Hajgensit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Parimi i Hajgensit dhe zbatimi

Lëvija valore nëpër një mjedis të vazhduar asnjëherë nuk përcillet vetëm në një drejtim, porn
ë të gjitha anët, sepse lëkundjet përhapen nga njëra pikë në tjetrën në të gjitha drejtimet.
Bashkësia e pikave deri ku në njëfarë momenti ka arritur lëkundja quhet fron i valës. Fizikani
holandez Kristajn Hajgens në vitin 1690, propozoi një mënyrë të thjeshtë se sit ë përcaktohet
fronti i valëve në momentin (t+∆ t) nëse është e njohur pozita e frontit të valës në momentin t.

Parimi i Hajgensit përkufizohet:


Të gjitha pikat e një mjedisi, të cilat i godet një valë, bëhen burime të valëve të reja, këto
përhapen në të gjitha anët por me interferimin e tyre fitohet vala rezultuese e njejtë me valën
kryesore e cila përhapet nga burimi fillestar.
Parimi i Hajgensit në mënyrë shumë të qartë mund të tregohet edhe me këtë eksperiment.
Marrim një grabujë, e cila ka një numër të konsiderueshëm dhëmbësh prej druri. Në enën e
mbushur me ujë vendosim dhëmbët e drurit të prekin në të njejtën kohë. Çdo njëri nga këta
dhëmbë druri shëndërrohet në një burim të ri valësh elementare sferike por meqë këto valë
janë koherente, ndërmjet tyre do të fillojë procesi i interferencës. Si rezultat i interferencës,
në largësi të caktuar nga vala, fitohet vala e rrafshët.

Parimi i Hajgensit gjen zbatim në shpjegimin e interferencës dhe difraksionit të valëve.


Interferenca dhe difraksioni i valëve

Interferenca e valëve mekanike është një dukuri që vie në shprehje, kur dy valë me gjatësi
valore të njejtë, sipërvendosen ndërmjet vete. Interferenca nuk është vetëm veti e valëve
mekanike. Interferencë kemi te të gjitha llojet e valëve: akustike, të dritë elektromagnetike,
rentgenike, etj.

Shihet qartë se interference është bashkim fizik i valëve. Nëse valët kanë gjatë valore të njejtë
dhe gjenden në fazë, vala rezultuese do të jetë dy herë me e madhe. Për raste të tilla themi se
është realizuar interference konstruktive. Tek interference konstruktive bashkohen kreshtat
me kreshta dhe gropat me gropa.
Kur bashkon greshta me gropa, vala zhduket ndërmjet veti, për këtë interferencë themi se
është destruktive. Në këtë rast amplituda rezultuese është e barabartë me 0.

Me difraksion kuptojmë çfardo shmangie të valëve nga përhapja drejtëvizore e tyre. Nëse në
rrugën e përhapjes së valëve vendosim një pengesë, dimensionet e së cilës mund t`i
ndryshojmë sipas dëshirës. Kur hapja e pengesës është me dimensione më të vogla se gjatësia
valore e valëve rënëse, prapa pengesës do të krijohet një valë rrethore.

Shihet se gjatë difraksionit rrezja nuk përhapet në mënyrë drejtëvizore por ajo lakohet.

Difraksioni i valëve ngjashëm me interferencën është dukuri që vlenë për të gjitha llojet e
valëve. Difraksioni i valëve prapa pengesës paraqitet edhe të zëri. Nga jeta e përditshme dihet
se muzika mund të dëgjohet nga radio edhe prej dhomë fqinje, edhe nëse ajo dhomë gjendet
paskthesës dhe ne radion nuk e shohim fare.
Detyrë shtëpie

1. Çka thotë parimi I Hajgensit?


2. Ku gjen zbatim parimi I Hajgensit
3. Kur kemi interferencë konstruktive?
4. Kur kemi interferencë destructive/
5. Çka paraqet difraksioni I valëve?

Detyrat e shtëpisë i dërgoni në email adresë selvetesylejmaniii@gmail.com deri nesër


ne ora 18:00 kurse për informacine shtesë dhe diçka të paqartë në mësimin online në
platformën Zoom.

You might also like