Professional Documents
Culture Documents
Tezat AB
Tezat AB
2. Trunk-u T1 me gjatesi 3000km perdoret per te transmetuar frame 64B duke perdorur
protokollin 5. Nese koha e perhapjes eshte 6 μsek/km, prej sa bitesh perbehet numri
skuencial?
3. Konsideroni nje kanal satelitor 64kbps pa gabime i cili perdoret per te transmetuar frame
512 byte ne nje drejtim, me konfirmime teper te shkurtra ne drejtimin tjeter. Cila eshte
shpejtesia maksimale e transmetimit te te dhenave per dritaret me permasa 1, 7, 15 dhe
127 ? Koha e perhapjes toke – satelit eshte 270msec.
4. Supozoni se x bite te perdoruesit duhet te transmetohen ne nje linje me k-hope ne nje rrjet
me shkembim me pakete (packet-switching) si nje seri paketash, cdo pakete permban p
bite data dhe h bite header, ku x >> p+h. Shpejtesia e linjes eshte b bps dhe koha e
perhapjes eshte e neglizhueshme. Per cfare vlere te p minimizohet vonesa totale?
5. Per te siguruar nje probabilitet me te larte besueshmerie se ai me vetem nje bit pariteti,
nje skeme e re detektimi gabimesh perdor nje bit pariteti per te gjitha bitet ne pozicionet
teke, dhe nje bit pariteti te dyte per te gjitha bitet ne pozicionet cifte. Percaktoni distancen
e Hamming-ut per kete kod.
6. Vargu binar 10011101 transmetohet duke perdorur metoden polinomiale CRC. Polinomi
gjenerues eshte x3 + 1. Percaktoni vargun binary qe do te transmetohet. Supozoni se biti i
trete nga e djathta invertohet gjate transmetimit. Percaktoni se si detektohet ky gabim ne
marres.
7. Framat prej 1000 bitesh dergohen ne nje kanal 1 Mbps duke perdorur satelitin
gjeostacionar ku koha e perhapjes toke satelit eshte 270ms. Konfirmimet i bashkengjithen
(piggyback) gjithmone framave. Header-at jane shume te shkurter. Perdoren numrat
sekuenciale prej 3 bitesh. Percaktoni shfrytezimin maksimal te kanalit per protokollet:
a) Stop-and-wait
b) Protokollin 5
c) Protokollin 6
9. Duke ditur spektrin e kabllit koaksial, si dhe modulimet perkatese, percaktoni sa Mbps
transmeton modemi kabllor ne upstream dhe downstream?
10. Supozoni se cikli while prej tre instruksionesh ne fund te protokollit 6-te hiqet nga kodi.
Si ndikon ky ndryshim ne funksionimin e protokollit?