Qarku Elektrik

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Qarku elektrik, apo rrjet elektrik është një ndërlidhje e komponentëve elektrike (p.sh.

 bateritë,
rezistorët, përçuesit, kondensatorët ose një model i ndërlidhjeve, i përbërë nga elemente elektrike
(p.sh. burimet e tensionit, burimet e rrymës, rezistencat, kapacitet, induktiviteti).
Një qark elektrik është një rrjet i përbërë nga një hark i mbyllur, në mënyrë që të krijohet një rrugë
për rrymën. Rrjetet elektrike lineare, një tip i veçantë i përbërë vetëm nga burimet (tensioni ose
rryma), elementet e përziera lineare (rezistorët, kondensatorët, induktorët), dhe elementet e
shpërndara lineare (vijat transmetuese), kanë aftësinë e pasjes së sinjaleve që posedojnë principet
e mbivendosjes. Kështu ato mund të analizohen më lehtë, duke përdorur metodat e domenit të
frekuencës si transformimet e Laplasit, për të përcaktuar përgjigjjen e rrymës direkte, alternative dhe
përgjigjjen e rrymës së çastit.
Një qark rezistiv është një qark që përmban vetëm rezistor dhe burime ideale të rrymës dhe
tensionit. Analiza e qarqeve rezistive është më pak e komplikuar sesa analiza e qarqeve që
përmbajnë kondensatorë dhe induktorë. Nëse burimet janë burime konstante (rrymë direkte apo
DC), rezultati është qark DC.
Një rrjet që përmban komponente elektronike aktive është i njohur si qark elektronik. Rrjetat e tilla
janë në përgjithësi jolinear dhe kërkojnë dizajnë më komplekse dhe mjete analizuese.
Permban bateri, tel elektrik, celes, zile, etj.

Klasifikimi
Në varësi nga burimet që veprojnë në të ai mund të jetë qark i rrymës së vazhduar, i rrymës
periodike të thjeshtë dhe i rrymës periodike sinusoidale, impulsive, etj.
Në varësi nga lloji i regjimit dallohen qarqe në regjime të qëndrueshme (stacionare), dhe qarqe në
regjime kalimtare. Në varësi nga elementët që e përbëjnë ai mund të jetë qark me parametra të
përqendruar (koncentruar) ose qark me parametra të shpërndarë (linjat elektrike).
Qark me parametra të përqendruar quhet ai qark i cili përmban elemente të përqendruar që janë ato
elemente dimensionet fizike të të cilëve janë të papërfillshëm në krahasim me gjatësinë valore të
frekuencës në shqyrtim. Qark me parametra të shpërndarë quhet ai qark i cili përmban elemente me
parametra të shpërndarë psh. (linjat elektrike).
Një numër ligjesh elektrike zbatohet te të gjitha rrjetat elektrike. Këtu përfshihen:

 Ligji i Kirhovit për rrymë: Shuma e të gjitha rrymave që hyjnë në një nyjë është e barabartë
me shumën e të gjitha rrymave që e lënë nyjen.
 Ligji i Kirhovit për tension: Shuma e ndyrshimit të potencialit elektrik rreth një harku është i
barabartë me zero.
 Ligji i Omit: Tensioni nëpër një rezistor është i barabartë me prodhimin e rezistencës dhe
rrymës që rrjedh nëpër të.
 Teorema e Nortonit: Çfarëdo rrjeti me burime të tensionit ose të rrymës dhe rezistorëve
është elektrikisht i barabartë me një burim ideal të rrymës në lidhje paralele me një rezistor të
vetëm.
 Teorema e Tevenenit: Çfarëdo rrjeti me burime të tensionit ose të rrymës dhe rezistorëve
është elektrikisht i barabartë me një burim ideal të tensionit në lidhje serike me një rezistor të
vetëm.
 Teorema e mbivendosjes: Në një rrjet linear me disa burime të pavarura, përgjigjja në një
degë të veçantë kur të gjitha burimet veprojnë njëherësh është i barabartë me shumën lineare të
përgjigjjeve individuale të llogaritura duke marrë një nga një burimet e pavarura.
Metodat e projektimit
Për të projektuar një qark elektrike, qoftë analog ose digjital, inxhinierët e elektros duhet të jenë në
gjendje të parashikojnë tensionet dhe rrymat në të gjitha vendet brenda qarkut. Qarqet lineare, që
është, qarqet me të njëjtën frekuencë hyrëse dhe dalëse, mund të analizohen duke përdorur teorinë
e numrave kompleksë. Qarqet tjera mund të analizohet me programe të specializuara softuerike ose
teknika të tjera.
Qarku simulator softuerik, si HSPICE, dhe gjuhët si VHDL-AMS dhe verilog-AMS u mundësojnë
inxhinierëve projektimin e qarqeve pa përfshirë kohën, shpenzimet dhe rrezikun e dështimit për
ndërtimin e prototipeve të qarqeve.
Ligje të tjera më komplekse do të duheshin nëse qarku përmban komponente jolineare ose reaktive.
Sistemet jolineare vetë-regjeneruese mund të përafrohen. Duke i aplikuar këto ligje vimë te
ekuacione të cilat mund të zgjidhen algjebrisht ose numerikisht.

You might also like