Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

BAZAT E TË DHËNAVE

Në këtë kapitull nxënësit do të njihen dhe fitojnë njohuri themelore në fushat e mëposhtme:
- definimi i fushës, regjistrimit (record), tabelës, baza e të dhënave;
- dallimi në mes të bazës së të dhënave me më tepër tabela në datoteka të ndryshme dhe
bazës së të dhënave me më tepër tabela në një datotekë;
- baza e të dhënave në server;
- arkitektura e bazës së të dhënave në DELPHI;
- komponentet e kartelës DATA ACCESS;
- komponentet e kartelës DATA CONTROLS;
- lidhja mes komponenteve të dy kartelave DATA ACCESS dhe DATA CONTROLS;
- aplikimi i metodave për të shfaqur gjendjen e DataSet;
- aplikimi i metodave për të lëvizur nëpër DataSet;
- përdorimi i komponentës TABLE;
- kërkimi i tabelës;
- përpunimi i bazës së shkurtës të të dhënave në ACCESS;
- Përpunimi i ndërfaqes-interface për një bazë të caktuar të të dhënave.

Nocioni për bazën e të dhënave

Në botën moderne kompjuteri është bërë një instrument i nevojshëm për përpunimin e të
dhënave dhe pajisje më efikase për marrjen e informacioneve.
Baza e të dhënave ka ekzistuar edhe para daljes së kompjuterëve, kurse me paraqitjen e
kompjuterëve ata kanë marrë formë elektronike. Kurdo që të bëni një listë të të dhënave, për
shembull, listë me emra, adresa ose numra telefonash, ju në të vërtetë krijoni një bazë të të
dhënave.
Baza e të dhënave është një numër regjistrimesh të ruajtura në kompjuter në mënyrë
sistematike, kështu që ato mund të arrihen, menaxhohen dhe rindërtohen lehtë.
Modele më të njohura të bazave janë:
 hierarkike,
 të rrjetave dhe
 relacionale.
Modeli më shpesh i përdorur është modeli i bazës së të dhënave relacionale. Kur është e
nevojshme të procesohen të dhënave nga më tepër datoteka, atëherë datotekat bashkohen në një
sistem logjik, të quajtur bazë e të dhënave. Datotekat grafikisht përfaqësohen nga tabelat, kurse
për baza do të përdorim termin lidhje e tabelave. Tabelat përbëhen prej rreshtave dhe kolonave.
Rreshta përfaqësojnë regjistrime–(records), kurse kolonat fusha (fields) në regjistrime.

Tabela 7.1.
Çdo regjistrim (record) ka të dhënat e veta në fusha, me çka i njëjti karakterizohet si një
objekt i veçantë, i quajtur entitet

.Tabela 7.2.

Për shembull, në tabelën 7.1. të dhënat kanë të bëjnë me individët, pra entitet është një
person. Në tabelën 7.2., entitet është filmi. Fusha përfaqëson një karakteristikë të entitetit dhe
quhet atribut.
Para se të bëhet baza, duhet të bëhet një analizë e shërbimeve që do të ofrohen nga
sistemi që do të menaxhojë bazën e të dhënave. Duhet të arrihet deri te të dhënat që do të futen
në bazën e të dhënave dhe sistemi për menaxhim me të dhëna të na mundësojë zgjerimin dhe
ndryshimin e tyre.
Baza përbëhet nga disa tabela, mes të cilave janë vendosur relacione të caktuara. Baza e
tillë është quajtur një bazë e të dhënave relacionare.
Në bazë do të figurojnë 2 entitete edhe atë: filma dhe klientë. Prandaj, së pari duhet të
definohen atributet e tyre.
Tek klientët, atribute janë: emri, mbiemri, telefon, e-maili, karta e identitetit etj.
Tek filmat, atribute janë: titulli, zhanri, roli kryesor, formati, viti, gjuha dhe çmimi.
Menjëherë mund të përcaktohet lloji i fushës dhe tekstuale janë: emri, mbiemri, adresa,
telefoni, e-mail, titulli, zhanri, roli kryesor, formati, gjuha, karta e identitetit, ndërkohë që
numerike janë viti dhe çmimi.
Mund të ndodhë që disa të dhëna në fusha të jenë të njëjta. Që të mos vijë deri te gabimet
e padëshiruara në tabelë shtohet edhe një kolonë me numër identifikimi. Numrat e identifikimit
gjenerohen automatikisht dhe nuk mund të vijë në caktimin e të njëjtit numër për regjistrime të
ndryshme.
Tjetër çka duhet të bëjmë është të lidhim këto dy tabela që të punojë videotekata
/dvdtekata. Puna e saj përfshin huazimin e një filmi një personi - klienti. Gjatë çdo huazimi duhet
të shkruhet klienti, filmi dhe data e huazimit. Gjithashtu, gjatë kthimit të filmit, ju duhet të
shkruani datën e kthimit dhe çmimin që paguhet. Prandaj është e domosdoshme të krijojmë një
tabelë me fusha të cilat do të përmbajnë këto të dhëna.
Tabela 7.3. Huazimi

You might also like