Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Migjeni - siç e thërritnin Milloshin të vogël [1] - u lind më 30 shtator 1911 sipas kalendarit

julian, që i bie 13 tetor 1911 me kalendarin gregorian. [3] Arsimin fillor e mori në qytetin e
lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku
ndoqi gjimnazin e ultë po në serbisht. Daja, Jovan Kokosheviqi, i nxorri bursë për në
gjimnazin e Manastirit, ku kreu dy vitet e fundit të semimaturës më 1925/26 dhe 1926/27.
Më pas fitoi të drejtën e studimit shkollim fetar dhe u regjistrua në seminarin ortodoks "Shën
Gjon Teologu".[5] Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932,
cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e përcaktonte për detyra
klerikale.[2]
Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në
Tivar, tek e motra, Lenka. Një vit qëndroi pa punë, më pas në vitet 1933-1935 punoi si
mësues filloreje në Vrakë kur u sëmur ose iu përkeqësua tuberkulozi. Vitin arsimor 1935-36
kthehet dhe shërben në Shkodër;[6] vitin pasardhës kërkoi që ta transferonin në Pukë[2] - ku
përfitoi edhe për shëndet, ndërsa dimrit kthente në Shkodër. Në Pukë i përkeqësohet
shëndeti, e zë hemoftiza dhe më 22 dhjetor 1937 shkoi në Torino, [6] ku shpresonte të
studionte për letërsi pasi të kurohej. Pas një operacioni të pasuksesshëm në spitalin
Valdensian të Torre Peliçes, ndërroi jetë më 26 gusht 1938. [2]
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat
e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur
në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht
novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e
thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky
humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e
shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit
çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla
romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në
errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit
u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar",
me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është
karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për
shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e
vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira
("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e
misrit", "A don qymyr zotni?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë
kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur
në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar,
Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të
shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte
në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të
dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që
hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai
tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të
çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien
borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me
forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi
krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër
tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli",
shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime
në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës
së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz,
imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i
dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë
kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të
kohës.
Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të
mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare;
me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e
qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.
Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit
janë botuar tre herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të
ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në
1956.[nevojitet citimi] Iu dha titulli "Mësues i Popullit" post-mortem në vitin 1957

You might also like