Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Kontabiliteti i menaxhmentit

Kollokviumi I
1. Të dhënat vijuese të kompanisë “X” janë në dispozicion: Shitjet 250.000 €, shitjet në
pragun e rrezikut 200.000 €. Marzha e sigurisë për muajin maj është: ............ 1,5 pikë
a. 20 %
b. 35 %
c. 22 %
d. 50.000 €

2. Në vitin e parë të operacioneve, kompania ka prodhuar 20.000 njësi të një produkti të


njëjtë ndërsa ka shitur 18.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të
shfrytëzuar prej 80.000 €, puna direkte 150.000 € dhe shpenzimet indirekte 100.000 €
(gjysma fikse, gjysma variabile). Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të
gjysmë produkteve. Llogaritni inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme nëse
shfrytëzohet metoda e përllogaritjes absorbuese: .......................................... 2
pikë
a. 33.000 €
b. 66.000 €
c. 23.000 €
d. 28.000 €

3. “Rroni” shet një produkt të vetëm me çmim prej 50 € për njësi. Shpenzimet variabile
përbëjnë 70 % të çmimit. Nëse shpenzimet fikse janë 75,000 € për tërë vitin, atëherë ajo
do të ketë pragun e rrezikut prej: .................................................................... 2 pikë
a. 5.000 €,
b. 7.500 €,
c. 375.000 €.
d. 250.000 €

4. Carrington Company prodhon produktin që e shet për 60 €. Kostot variabile të


prodhimtarisë për njësi janë 30 €. Kostot fikse të prodhimtarisë për njësi 10 € bazuar në
shkallën rrjedhëse të aktivitetit, ndërsa shpenzimet fikse të shitjes dhe administratës janë
8 € për njësi. Përqindja e shitjes komisionere prej 10 % është paguar në secilën njësi të
shitur. Marzha e kontributit për njësi është ....................................................... 2 pikë
a. 36 €,
b. 30 €,
c. 24 €,
d. 54 €.

5. Në vitin e parë të operacioneve. Kompania ka prodhuar 20.000 njësi të një produkti të


njëjtë ndërsa ka shitur 18.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të
shfrytëzuar prej 80.000 €, puna direkte 150.000 € dhe shpenzimet indirekte 100.000 €
(gjysma fikse, gjysma variabile). Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të
gjysmë produkteve. Llogaritni inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme nëse
shfrytëzohet metoda e përllogaritjes variabile: .................................................. 2 pikë
a. 33.000 €
b. 66.000 €
c. 23.000 €
d. 28.000 €
6. Bazuar në të dhënat vijuese të llogaritet marzha e kontributit dhe pragu i rrezikut:..1,5 p.

Totali Për njësi Përqindja


Shitja (1.500 njësi) 37.500 € 25 € 100 %
Minus kosto variabile 15.500 10 40
Marzha e kontributit ?
Minus kosto fikse 15.000
Neto e ardhura ?

7. Shfrytëzo të dhënat e mëposhtme për të treguar kostot e pambuluara nga marzha e e


kontributit sipas konceptit të përllogaritjes variabile: Shpenzimet fikse të shitjes 10 €,
Shpenzimet variabile të shitjes 30 €, Shpenzimet fikse indirekte 50 €, Shpenzimet
variabile indirekte 15 €:.................................................................................. 2 pikë
a. 40 €
b. 45 €
c. 60 €
d. 10 €

8. Në vitin e parë të operacioneve. Kompania ka prodhuar 20.000 njësi të një produkti të


njëjtë ndërsa ka shitur 18.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të
shfrytëzuar prej 80.000 €, puna direkte 150.000 € dhe shpenzimet indirekte 100.000 €
(gjysma fikse, gjysma variabile). Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të
gjysmë produkteve. Krahasuar me përllogaritjen absorbuese, përllogaritja variabile do të
tregojë të ardhurën operative prej: .................................................................. 2 pikë
a. 10.000 € më e madhe
b. 5.000 € më e ultë
c.5.000 € më e madhe
d. 10.000 € më e ultë.

9. Në bazë të dhënave vijuese të kompanisë “Milenium”: ..................................... 2,5


pikë

Fikse Variabile
Kosto direkte e punës - 140.000 €
Shpenzime të shitjes dhe administratës 10.000 € 70.000 €
Materiali direkt i shfrytëzuar - 100.000 €
Shpenzime të përgjithshme 72.000 € 36.000 €

Kompania ka prodhuar 12.000 njësi ndërsa ka shitur 9.000 nga këto për 380.000 €. Në
fund të periudhës nuk ka pasur inventar të gjysmë produkteve. Llogaritni:
a. Inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme sipas metodës së përllogaritjes
variabile
b. Marzhën e kontributit
c. Të ardhurën nga operacionet sipas metodës së përllogaritjes variabile.

10.AB Company prodhon komponenta të cilat i shfrytëzon për pajisje fermash.


Shpenzimet fikse të kompanisë janë 2.000.000 € për tërë vitin. Shpenzimet variabile për
secilën komponentë janë 1.000 €, ndërsa komponenta shitet për 1.500 € secila. Kompania
ka shitur 7.000 komponenta gjatë vitit paraprak. Kërkohet: ................................2,5
pikë
a. Të llogaritet pragu i rrezikut për njësi,
b. Çfarë do të jetë pragu i ri i rrezikut, nëse shpenzimet fikse rriten për 5
%,
c. Menaxheri i shitjes mendon se me uljen e çmimit në 1.400 € do të
rezultojë me shitjen e 1.000 komponentave më tepër secilin vit. Çfarë do të jetë pragu
i rrezikut nëse ndryshon çmimi i shitjes?

You might also like