Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Kontabiliteti i menaxhmentit

Kollokviumi I
1. Kompania shet një produkt të vetëm me çmim prej 40 € për njësi. Kostot variabile janë 22
€ për njësi ndërsa kostot fikse 86.800 €. Pragu i rrezikut për kompaninë është:........ 2 pikë
a. 184.000 €,
b. 3.764 njësi,
c. 4.822 njësi
d. 2.070 njësi.

2. Në vitin e parë të operacioneve, kompania ka prodhuar 20.000 njësi të një produkti të


njëjtë ndërsa ka shitur 18.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të
shfrytëzuar prej 80.000 €, puna direkte 150.000 € dhe shpenzimet indirekte 100.000 €
(gjysma fikse, gjysma variabile). Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të
gjysmë produkteve. Krahasuar me përllogaritjen variabile, përllogaritja absorbuese do të
tregojë të ardhurën operative prej: ................................................................... 2 pikë
a. 10.000 € më e madhe
b. 5.000 € më e ultë
c. 5.000 € më e madhe
d. 10.000 € më e ultë.

3. Sipas analizës, kostot e kaluara të punëtorit mesatarisht janë 0.40 € për orë – makine
në shkallën e aktivitetit prej 20,000 orë makine dhe 0.50 € për orë makine në nivelin prej
16,000 orë makine. Nëse supozojmë se ky aktivitet është brenda nivelit të përshtatshëm,
çfarë është kosto totale e pritur e punëtorit nëse shkalla e aktivitetit është 18,500 orë
makine? ....................................................................................................... 1,5 pikë
a. 1,600 €,
b. 6,960 €,
c. 8,000 €,
d. 9,000 €.

2. Kosto totale fikse është 60.000 € me rastin e prodhimit të 20.000 njësive të produktit.
Nëse janë prodhuar 30.000 njësi, kostot fikse do të jenë: ....................................... 1,5
pikë
a. 90.000 € në total,
b. 3 € për njësi,
c. 45.000 € në total,
d. 2 € për njësi.

3. Kompania shet një produkt të vetëm me çmim prej 40 € për njësi. Kostot variabile janë 22
€ për njësi ndërsa kostot fikse 82.800 €. Pragu i rrezikut për kompaninë është:........ 2 pikë
a. 184.000 €
b. 3.764 njësi,
c. 150,54
d. 2.070 njësi.

4. Efektet e përllogaritjes së kostos në të ardhurën operative sipas përllogaritjes variabile,


me rastin kur njësitë e prodhuara janë më të mëdha se sa njësitë e shitura, janë: ........ 2
pikë
a. E ardhurë operative e njëjtë,
b. E ardhura nga përllogaritja variabile më e vogël se e ardhura nga përllogaritja
absorbuese.
c. E ardhura nga përllogaritja variabile më e lartë se e ardhura nga përllogaritja
absorbuese.
5. Në fund të muajit, kompania ka të dhënat e mëposhtme të pasqyrës së të ardhurave.
Kompania nuk ka inventar fillestar apo përfundimtar. Janë prodhuar dhe shitur gjithsej
40.000 njësi. Nëse shitja rritet për 200 njësi, sa do të rritet neto e ardhura? .........2,5 pikë

Shitja 2,000,000 €
Minus kosto variabile 1,400,000 €
Marzha e kontributit 600,000 €
Minus kosto fikse 360,000 €
Neto e ardhura 240,000 €

Neto e ardhura do të rritet për:


a. 800 €,
b. 3.000 €,
c. 5.000 €,
d. 9.600 €.

6. Shfrytëzo të dhënat e mëposhtme për të treguar kostot e pambuluara nga bruto profiti
sipas konceptit të përllogaritjes absorbuese: shpenz. fikse të shitjes 10 €, shpenz. variabile
të shitjes 30 €, shpenz. fikse indirekte 50 €, shpenz. variabile indirekte 15 €:............ 2,5
pikë
a. 40 €
b. 45 €
c. 60 €
d. 10 €

7. Ardi Company dëshiron të klasifikojë kostot në përputhje me sjelljen e tyre. Janë dhënë të
dhënat vijuese:
Korrik Gusht
Shitja për njësi 3,000 3,200
Kosto #1 € 70,000 € 72,000
Kosto #2 32,000 32,000
Kosto #3 135,000 144,000

Cili nga klasifikimet më së miri e përshkruan sjelljen e kostos #3? ...................1,5 pikë
a. Të përziera,
b. Variabile,
c. Fikse,
d. Asnjëra nga këto.

8. Në bazë të dhënave vijuese të kompanisë “Milenium”: ........................................ 2,5


pikë

Fikse Variabile
Kosto direkte e punës - 140.000 €
Shpenzime të shitjes dhe administratës 10.000 € 70.000 €
Materiali direkt i shfrytëzuar - 100.000 €
Shpenzime të përgjithshme 72.000 € 36.000 €

Kompania ka prodhuar 12.000 njësi ndërsa ka shitur 9.000 nga këto për 380.000 €. Në fund
të periudhës nuk ka pasur inventar të gjysmë produkteve. Llogaritni:
a. Inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme sipas metodës së përllogaritjes
variabile
b. Marzhën e kontributit
c. Të ardhurën nga operacionet sipas metodës së përllogaritjes variabile.

You might also like