Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kontabiliteti i menaxhmentit

K-2

1. Shpenzimet standarde definohen si:


a. shpenzime të planifikuara me qëllim të arritjes së më të mirë të qëllimeve të
parashtruara nga kompania,
b. shpenzime të parashikuara të cilat vendosen me qëllim të përllogaritjes së
shpenzimeve të biznesit,
c. shpenzime të lajmëruara që më parë e të cilat kompania duhet t’i menaxhojë
mirë,
d. shpenzime të lajmëruara brenda disa periudhave e të cilat kompania duhet t’i
shpërndajë në bartës dhe vende të shpenzimeve,

2. Cili nga konstatimet vijuese, NUK është përparësi e përllogaritjes standarde:


a. bilancimi më real i rezervave të produkteve, shpenzimeve të tërërishme si
dhe rezultatit afarist periodik,
b. për politikën afatgjatë të çmimeve është më i përdorshëm çmimi kushtues
stabil më parë i njohur, si bazë preventive për formimin e çmimit shitës,
c. shpenzimet standarde paraqesin bazë të shkëlqyeshme për planifikimin e të
hyrave, të dalave dhe rezultatit afarist,
d. me rastin kur prodhimtaria është konstante por shitja ndryshon, neto profiti
ndryshon më pak sipas përllogaritjes standarde se sa sipas sistemeve tjera të
përllogaritjes së shpenzimeve.

3. Menaxhmenti me përjashtime nënkupton:


a. përjashtimin e disa shmangieve nga përllogaritja e shpenzimeve standarde,
b. menaxhmenti nuk ka kohë të merret me shqyrtimin e të gjitha shmangieve të
shpenzimeve, kështu që merret vetëm me shmangiet që kërkojnë vëmendje më të
madhe,
c. menaxhmenti përjashton disa lloje të shpenzimeve nga analiza e shmangieve
edhe pse ato paraqiten gjatë procesit të prodhimit sepse i konsideron të
parëndësishme,
d. menaxhmenti nuk mund t’i identifikojë një numër të konsiderueshëm të
shpenzimeve prandaj edhe nuk i merr në konsiderim shmangiet e tyre.

4. Cili nga konstatimet e mëposhtme nuk bën pjesë në parimet në të cilat duhet të
mbështetet procesi i marrjes së vendimeve ?
a. Selektimi i kursit të aksionit,
b. Definimi i qëllimit,
c. Marrja e alternativave në konsiderim,
d. Pajtueshmëria në përcaktimin e qëllimit.

5. Cilat nga hapat e mëposhtëm NUK janë ndër hapat që individi apo institucioni i
ndjekë në procesin e marrjes së vendimit janë:
a. Parashtimi i qëllimit,
b. Rrugët e realizimit të qëllimit,
c. Marrja e vendimit,
d. Vlerësimi i performansave.
e. Pajtueshmëria në përcaktimin e qëllimit.
f. Realizimi i qëllimit.

6. Cila nga konstatimet vijuese është përparësi e metodës “kosto plus”:


a. Lehtë për t’u llogaritur,
b. Nuk merr parasysh kërkesën
c. Nuk I intereson se a e paguan konsumatori çmimin,
d. Kosto fikse për njësi ndyshon me ndryshimin e vëllimit.

7. Profiti i dëshiruar shtohet vetëm me rastin e formimit të çmimit kushtues përdoret


vetëm:
a. kalkulimit të çmimit shitës sipas kostos së plotë,
b. kalkulimit të çmimit shitës sipas kostos së produktit,
c. kalkulimit të çmimit shitës sipas kostos variabile,
d. te të gjitha nga këto metoda.

8. Ardi Copmany prodhon kanaqe për pije freskuese. Njësi prodhimi është arka me 12
kanaqe. Standardet vijuese janë vendosur nga stafi inxhinjerik i prodhimtarisë dhe nga
nga kontrollorët:
Puna direkte Materiali direkt
Sasia: 25 orë Sasia: 4 kg
Çmimi: 12 € për orë Çmimi: 0,60 € për kg

Furnizimi aktual me material është në sainë prej 240.000 kg me çmim prej 0,62 € për
kg. Kosto aktuale e 50.000 njësive për prodhim është:
Puna direkte: 158.600 € për 13.000 orë
Materiali direkt: 130.200 € për 210.000 kg

Kërkohet: Të shfrytëzohen formulat për shmangien e çmimit të materialit direkt dhe


shmangiet e sasisë. Vërteto se a janë të gjitha shmangiet e favorshme apo jo të
favorshme.

9. “Ardi Company” aplikon sistemin e përllogaritjes standarde në të cilin inventari i


materialit direkt mbahet si kosto standarde. Ardi ka përpiluar standardet vijuese për
kostot primare për një njësi të produktit:
Standardi Standardi Standardi
Sasia Çmimi Kosto
Materiali direkt 6.0 m 7.00 €/ m 42.00 €
Puna direkte 1.3 orë 22.00 €/ ora 28.60 €
70.60 €

Gjatë qershorit, Ardi ka blerë 165.000 m. të materialit direkt me kosto totale prej
1.171.500 €. Pagat totale të prodhimtarisë janë 800.000 €, 90 % të të cilave janë punë
direkte. Ardi prodhon 25.000 njësi të produktit gjatë qershorit duke shfrytëzuar 151.000
m. të materialit direkt dhe 32,000 orë të punës direkte. Sa është çmimi i shmangies për
materialin direkt të siguruar nga kompania gjatë qershorit?

10. Color Company shet ngjyra, tapiceri dhe qilima në një shitore të vetme në një lagje
të Prishtinës. Edhe pse kompania ka qenë shumë profitabile gjatë tërë vitit, ajo ka
vërejtur një rënie të ndjeshme të shitjes së tapicerive dhe fitimit nga kjo shitje. Kjo, si
pasojë e shitjes së kompanive tjera përmes internetit si dhe shitjes me zbritje nëpër
depo apo edhe të shitjes përmes telefonit dhe bartjes deri te konsumatori. Shënimet e
fundit janë si vijon:
Ngjyrat Qilimat Tapiceritë
Shitja 190.000 € 230.000 € 70.000 €
Kosto variabile 114.000 161.000 56.000
Kosto fikse 28.000 37.500 22.500
Kosto totale 142.000 198.500 78.500
E ardhura (humbja) operative 48.000 31.500 (8.500)

Menaxhmenti studion mundësinë e hedhjes së tapicerive nga asortimenti shitës të


shoqëruar me humbje. Nëse kjo linjë hudhet, vendi i zbrazët do të rimodelohet me një
kosto prej 6.200 € dhe do të zëvendësohet me një linjë të re të qilimave. Shitja e këtyre
qilimave do të rritet për 60.000 €. Cili është mendimi juaj: të hudhen apo jo tapiceritë
nga asortimenti prodhues?

7 pyetjet e para kanë nga 1,5 pikë


Pyetjet 8 dhe 9 kanë nga 3 pikë
Pyetja e 10 ka 3,5 pikë

You might also like