Kap 2

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Kap 2

Parimi ideal i sistemit ligjor duhet të ofrojë mënyrën për të arritur gjykimin objektiv dhe jo
tendencioz të çështjes.Por njerzit e përfshirë në mekanizmin e sistemit ligjor ndikohen nga
qëndrimet, njihjet dhe emocionet e veta, dhe të të tjerëve.
-Sistemi i drejtësisë ligjore nçnkupton së pari drejtësinë institucionale, dhe së dyti llojet e saj mbi
bazën e shkeljeve.
Etapat e marrjes së vendimeve në procesin e drejtësisë kriminale
1. Vendimi i personit për të kryer një krim. Ai ndikohet nga raporti kosto/përfitim, pavarësisht
nga shkalla e vëmendjes që i kushtohet
2. Vendimi i viktimës ose dëshmimtarit për të raportuar një krim. Vetm 1/3 e viktimave e
raportojnë krimin. Kjo sepse ata mund të jenë të pavetëdijshëm që janë viktima, nuk duan të
harxhojnë kohë dhe para, nuk është diçka e rëndësishme, i trajtojnë çështjet jozyrtarisht, ndjenja
e turpit, frika nga dënimi, dekurajimi nga të tjerët etj
3. Vendimi i policisë për të hetuar një krim, i cili mbart ngarkesa sociale e politike. Policia
gjithashtu priret ta ekzagjërojë një faj, kur bashkpunojnë drejtuesit e policisë janë më të sigurt
por edhe më konfrontues, të ashpër dhe tendenciozë.
4. Paraqitja e të dhënave në gjyq. Pohimet dhe dëshmitë e të akuzuarit zënë vendin qëndror. Por
disa faktorë mund ta shtrembërojnë të vërtetën në pohimet e tij si: vetvlersim i ulët, mungesa e
përkrahjes shoqërore, rreziku i kërcënimit fizik ose psikologjik, presioni i izolimit, mosnjohja e
ligjeve, mistifikimi i pushtetit ligjor, pushteti i panjohur i policit apo prokurorit etj.
5. Drejtësia proceduriale. Procedura e gjyqit ndikohet nga emocionet e përgjithshme për
pjesmarrsit. E vërteta që prezantohet aty mund të jetë ndryshe nga realiteti. Pala që e tregon
ngjarjen në mënyrë me koherente, më të besueshme, më argumentuese, pavarësisht nga e vërteta,
ësht pala që do ta fitojë çështjen. Historia e krimit mbetet e dorës së dytë në krahasim me
historinë ose dramën e gjyqit.
6. Dëshmia okulare. Mund të mbart njëanshmëri, subjektivizëm, zmadhime, nënvlersime,
interesa etj
7. Marrja e vendimit nga gjyqtarët dhe juria. Në përbërjen e jurisë ndikojnë procese të ndryshme
grupore, statusi i antarëve të saj, polarizimi i mendimit ose dhe inteligjenca e tyre. Këto mund të
ndikojnë në vendimet e jurisë. Kur çështjet shqyrtohen të ndara, dhe kur gjykohen nga rastet më
të lehta, efektet mund të zbuten. Gjithashtu, përvoja e mëparshme e anëtarëve të jurisë si trupa
gjykues, ka ndikime negative sepse priren të japin vendime fajsimi për të pandehurin.
8. Pretenca dhe dënimi. Fundi i procesit. Debati këtu qëndron nëse duhet marrë parasysh
shpërblimi për veprën e kryer, parandalimi për veprat e tjera, rehabilitimi social si dhe dënimi me
vdekje
Aktorët e gjyqit
Procesi gjyqësor nis me gjyqtarët që bëjnë deklarimin e hapjes së gjyqit, dëshmimtarët u
përgjigjen pyetjeve, avokatët japin argumentet e tyre, gjyqtarët udhëzojnë jurinë, e pastaj
shqiptojnë vendimin përfundimtar. Aktorët në procesin e gjyqit janë:
1. I pandehuri. Shpesh të pandehurit e pranojnë fajin për shkak të lodhjes, stërmundimit të
procesit hetimor, fantazia e çliruar nga vetkontrolli, trysnia fizike e psikologjike nga policët dhe
hetuesit, mungesa e siggurisë, shpresës, besimit, konfidencës etj. Deponimet në polici dhe
prokutori ku i akuzuari merret në pyetje. Aty ushtrohen një sërë metodash nga dhuna, e deri tek
manipulimi për pranimin e fajit. Disa taktika jan zmadhimi i fajit të të dyshuarit për të pranuar
atë për tç cilën akuzohet në fillim, dhe afërsia emocionale me të pandehurin për ta bërë të flas.
Gjyqtari duhet të kuptojë se kur dëshmia është e vullnetshme dhe kur ësht e detyruar. Dy truket
që përdoren më shpesh janë kërcënimi me dënim të rëndë dhe premtimi për zbutje të dënimit ose
falje. Të dyja janë të papranueshme nga ligji. Tendenca e detyrimit pozitiv , kur gjyqtari e pranon
që dëshmia është e pavullnetshme, po e sheh si formë e dobët presioni.
2. Viktima. Sa më pak serioz krimi aq më pak denoncohet nga viktima. Qëndrimi i gjyqtarëve
ndaj tyre ka sens simpatie dhe kuptueshmërie. Por ka raste kur ato fajsohen për fatjeqsinë e tyre.
Një nga shpjegimet e prirjes sç njerzve për të fajsuar viktimën lidhet me dëshirat, synimet apo
shtysat aluduese të individit për mundësitë që ka pasur në të kaluarën. Gjithashtu pasi ndodh
ngjarja njerzit sillen sikur e prisnin të ndodhte, pra një sens parashikueshmërie. Gjithashtu prirja
për të fajsuar viktimat lidhet me faktin se njerzit kanë nevojë të besojnë në një botë të drejtë, ku
çdokush merr atë që meriton, pra që viktima e ka merituar krimin. Viktimat e vetfajsuara kanë
më tepër mundësi të depresohen.
3. Dëshmimtari okular. Është e rëndësishme sepse konfirmon praninë e tij në çastin e ndodhjes
së krimit. Por ka raste që gabimet në dëshminç e tij janë tepër serioze. Dëshmia okulare nuk
është e përsosur, disa faktorë ndikojnë sistematikisht në rezultatin e saj, dhe gjyqtarët/juritë nuk
janë të informuara për këta faktorë. Disa gabime bëhet në skemën njohje-ruajtje-riprodhim
• Njohja. Në ktë proces lindin vështirsi për shkak të kohës së shpejtë të ekspozimit, ndriçimit,
distancës, hutimit dhe fshehjes fizike. Një faktor tjetër ësht drejtimi i armës, i cili shqetëson
dëshmimtarin për shkak të rrezikut, por gjithashtu sytë përqëndrohen automatikisht tek arma. Në
shtrembërimin e perceptimit mund të ndikojë edge tentativa për identifikimin e së njëjtës racë.
• Ruajtja zbehet me kalimin e kohës. Përveç ksaj ne shpesh marrim informacion të ri dhe
formojmë një pamje të re mbi ngjarjen duke u integruar në kujtesë, kjo quhet kujtesë
rikonstruktive. Pothuajse gjithmonë kujtimet e dëshmimtarëve ndikohen nga informacionet pas
ngjarjeve.
• Riprodhimi, pasi është pyetur nga policës dhe hetuesit, pasi ka ndihmuar ekspertët në procesin
e ndërtimit të fytyrës së kriminelit, dëshmimtari ësht gati për riprodhimin e informacionit. Por të
gjitha këto ndikojnë në shtrembërimin e dëshmisë. Gjatë procesit të identifikimit të keqbërësit,
dëshmimtari detyrohet ta gjej atë mes 4 ose më shumë personave për shkak të udhëzimeve
tendncioze. Gjithashtu ai ndikohet nga familjarizimi me personin që kërkohet, pasi foton e tij
mund ta ketë parë në polici ose prokurori gjatë hetimeve. Gjithashtu gabimi më i madh bëhet kur
trupi gjykues e mbivlerson saktësinë e dëshmisë.
4. Eksperti psikologjik, fokusohet tek faktorët që shtrembërojnë dëshmitë, që ndërlikojnë dhe
çorganizojnë provat, që shtojnë pasaktësinë e identifikimit të keqbërësit dhe procesit të
vlerësimit nga gjykatësit.
5. Media. Forca ndikuese e saj krijon opinione të caktuara rreth përhapjes së krimeve dhe
pasojave të tyre, duke ndryshuar madje dhe realitetin e ngjarjeve. Ajo përzgjedh rastet më
flagrante të dhunimit të ligjit. Duke u bazuar tek përshkrimet e tyre, ne priremi ti shohim krimet
e tjera si më të rënda dhe shkelësit e ligjit si më negativ nga ç'janë.
6. Avokati. Në disa raste mbulon të vërtetën, me pyetje tendencioze, duke ndikuar jo vetëm në
dëshitë që jepen, por edhe në perceptimet e gjykatësve.
7. Gjyqtarët. Problemi kryesor është paanshmëria ose njëanshmëria e tyre, duke vendosur se
çfarë të dhënash mund të përdoren. Disa theksojnë shkaqet socio-ekonomike të krimit duke
synuar rehabilitimin e kriminelëve, ndërsa disa theksojnë ndëshkimin, duke besuar se krimineli
është shumë fajtor.
8. Juria. Në vendimet e saj ndikon inteligjenca e antarëve, niveli arsimor e kulturor, mosha,
profesioni, kryetari i saj, nëngrupet që krijohen etj.

You might also like