Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Barazia sipas Harold Laskit

E lexon atë pjesën n sllajd që e ki:

 Barazia nuk nënkupton çështjen e trajtimit të barabartë ose të shpërblimit të barabartë

 Nëse një mjeshtër i tullave paguhet njëjtë sa një matematicien ose shkencëtar, atëherë qëllimi i
shoqërisë do të bie

 Barazia sipas Laskit, nënkupton mungesa e privilegjeve të veçanta. Laski tutje thotë se privilegjet
që burojnë nga një autoritet, duhet të jenë adekuate. Qetu e shton: pra personave me aftësi të
kufizuar të ju ofrohet ndihma e nevojshme sepse nuk mund t’ia dalin vetë. Pra ju nevojitet më
shumë se të tjerëve për t’iu dhënë, andaj kjo adekuate nënkupton masën e duhur të
privilegjeve.

Te sllajdi Barazia sipas Hobsit

I thu pjest në sllajd,

 Sipas Hobsit, në kushte natyrale njerëzore, njerëzit janë të barabartë, megjithë dallimeve të
vogla në fuqi fizike dhe mentale.

 Hobsi për barazinë më shumë i referohet kuptimit të aftësisë për të vrarë ose pushtuar njëri-
tjetrin. Kjo gjë natyrshëm çon në konflikte individuale për tri arsye: gara, pabesia dhe lavdia.

 Një njeri është ujk për njeriun tjetër. Mbi këtë bazë, nevojitet një marrëveshje midis njerëzve që
të bëjnë një shtet me veti të një përbindëshi, nga i cili ata do të frikësoheshin dhe nuk do ta
kundështonin. Është e qartë që edhe marrëveshja për ngritjen e një sovrani ishte e barabartë

 Me fuqinë dhe kompetencat që njerëzit ia dhanë shtetit të quajtur leviatan mundësuan


mbrojtjen e të drejtave të individëve, mbrojtjen e jetës së tyre, të lirisë së tyre, barazisë dhe
mundësive të hapura për ndërtimin e vetes se tyre.

Edhe komenton, pra Hobsi e mendonte shtetin në funksion të të drejtës, pra nuk mjaftonte që të ketë
vetëm barazi natyrore por edhe duhej një marrëveshje midis njerëzve që duke ia kufizuar vetës të
drejtat, dhe duke ja dhënë shtetit, në këtë mënyrë garantonin mirëfunksionimin e tyre.

Sllajdi tjetër Liberalizmi, Egalitarizmi, Feminizmi, Komunizmi, Nazizmi

 Egalitarizmi – Shkollë e mendimit që favorizon barazinë midis subjekteve të jetesës. Doktrina


egalitariane pohon se të gjithë njerëzit janë të barabartë në bazë të vlerave themelore apo
statusit social. Egalitarizmi është një sërë bindjesh që në përgjitësi promovojnë barazinë për të
gjithë njerëzimin pavarësisht gjinisë, raca, feja etj.

 Liberalizmi – ideologji apo botëkuptim i themeluar mbi idetë e lirisë dhe barazisë. Bën thirrje për
tregti të lirë, ndërhyrje qeveritare të kufizuar, respektim të të drejtave individuale të njeriut etkj.
 Feminizmi – Lëvizja feministe synon përcaktimin, krijimin dhe mbrojtjen e të drejtave të
barabarta politike, ekonomike dhe sociale për gratë. Nga kjo lëvizje ka lidur edhe teoria e
feminizmit, që parasheh barazi në çdo aspekt të burrave dhe grave.

 Komunizmi është ideologji që e bazon pronën e përbashkët në dorë të shtresave të ulëta,


proletariatit, dhe marrjen e mjeteve të prodhimit nga borxhezia. Kjo teori ka synuar që të mos
ketë ndasi klasore në shoqëri.

 Nazizmi – e kundërta e egalitarizmit. Kjo ideologji bënte thirrje në pabarazi, i dallonte njerëzit
për nga feja, gjaku, raca, kombësia etj. E pranonte teorinë e hierakrisë në raca dhe ishte kundër
demokracisë liberale.

Nuk shton kurgjo ktu

Në sllajdin Liri barazi vëllazëri, nuk i thu qysh janë t shkrume po qysh ti shkruj une ktu.

 Kjo motoja e mësipërme është edhe bazamenti i republikës së sotme të Francës. Ka dalë nga
revolucioni francez i 1789, nga revoltat popullore ndaj pabarasisë klasore në mes të
Aristokracisë e Feudalëve e Klerit fetar dhe Fshatarëve e Qytetarëve të thjeshtë.

 Në atë botë, Fisnikëria dhe Kleri ishin shoqëri me privilegje të veçanta të cilët jetoni jetë lluksi e
me prona të shumta

 Revoltat popullore fillimisht u bënë në Paris, e më pastaj nga fshatarët e bujqët në të gjithë
Francën. Synimi i tyre ishte nga monarkia të dilej në Repubklikë.

 Deputetët e asamblesë u thirrën nga Mbreti Luigji 16 pas 2 shekujve duke parë revoltën e
madhe, në këtë mënyrë për t’i heshtur ata. Përfaqësuesit e popullit formuan Asamblemë
Kushtetuese ku morën disa masa

 Reformat u bën në dëm të fisnikërisë. Në asamble kishte edhe qytetarë të thjeshtë që nuk
kuptonin fare gjuhën juridike të fisnikëve të shkolluar. Këta të fundit u detyruan t’ia heqin vetës
dhe Klerit fetar privilegjet. U detyruan të paguanin taksa edhe fisnikët, u hoq dorë nga e drejta
fisnike për gjueti, u hoqën nga pronësia e Kishës pasuria tokësore etj.

 1791 Kushtetuta e parë lindi me përmirësime rrënjësore. Mbreti u la me kompetenca


ceremoniale dhe kështu Franca u bë fillimisht Monarki Kushtetuese. Në asamble u miratua edhe
Deklarata për të drejtat e njeriut e frymëzuar nga Karta e të drejtave e hartuar në Angli.

 Mbreti Luigji 16, duke parë situatën tentoi të arratisej në Austri, ku perandor ishte vëllau i gruas
së tij. Ai u arrestua dhe u dënua me vdekje për tradhti, duke u ekzekutuar në giotinë me prerje
koke.

Pra lufta për barazi ka ditur të jetë e përgjakshme, njerëzimi ka kaluar në shumë luftëra e beteja
vetëm që të jemi në nivelin e kohës së sotme, dhe që përpjekjet për barazi nuk do të ndalen
asnjëherë.s

You might also like