Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

TEORI E LETERSISE Rina Rama XII-4

ZONJA BOVARI
SKEDA

 Titulli: Zonja Bovari


 Origjinali: Madame Bovary
 Gjinia: Roman
 Autori: Gustav Flober
 Shqipëroi: Viktor Kalemi
 Shtëpia botuese: Argeta LMG
 Viti: 2009
 Fq. 296

Zonja Bovari Projekt “Zonja Bovari” eshte nje nga librat me te famshme te Gustav Flober. Eshte nje liber
shume I famshem dhe shume I degjuar. Ajo eshte bere ne disa versione filmash dhe eshte perkthyer ne
shume gjuhe te botes. Por perse “Zonja Bovari” eshte nje nga librat me te sukseshem dhe me te
degjuar? Libri beri nje buje te madhe kur u publikua ne fillim. Vepra origjinale u publikua ne nje nga
revistat e kohes La Revue de Paris. Ky liber theu shume tabu te kohes dhe shteti dha urdher qe te
censurohej. Por Flober si nje artist nuk deshironte qe vepra e tij te humbaste mesazhin,keshtu nuk
pranoi. Flober do te thirret ne gjyq sepse vepra ishte shume “e rrezikshme” per qeverine. Gjyqi pati nje
ndikim te kundert per librin. Pas perfundimit te tij ai u be nje sukses I padiskutueshem. Pas daljes ne treg
ajo u perpoq qe te njihej edhe ne literature.Eshte si nje nga shembujt me te mira te librave te zhanrit
realist dhe ndikimi qe pati ajo ishte shume I madh edhe ne vitet ne vazhdim. Flober ne vepren e tij na
afroi shume prane me personazhet. Ne mund te konceptonim se c’fare mendonin dhe ndienin edhe pse
nuk mund te na pelqenin. Kjo gje nuk ka ndodhur kurre me perpara. Ne ndihemi shume prane me ata.
Edhe sot ne ditet e sotme “Zonja Bovari” qendron e forte. Ajo ndodhet ne dhjetshen e pare te librave
me te mire. Ajo ndohet pas Ana Karenina.

MBI LIBRIN

Vepra "Madam Bovari" është një roman kronik i kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse
përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëse
sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon
veprimet e personazheve. Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka
marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën
zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të
saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por
problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia,
por varet prej personazheve të tjerë. Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë
shoqërore, ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false
të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj.
TEORI E LETERSISE Rina Rama XII-4

Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë
së kohës për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema. Ajo
është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe
shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës
është që njerëz si Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë përfundojnë duke
rënë në një realitet edhe më të piste. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo
mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si ndonjë bimë të veçantë që del
në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku
në Skoci apo do të mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme lëkure.
Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në fund të romanit. Për njerëzit
e tjerë, të ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo burrë tjetër
mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj
të manastirit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore. Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra.
Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht,
kënaqet me poezitë që i lexon Ema, krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e
dashurisë mes Emës dhe Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës. Lidhja mes
tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta
artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në momentin e parë të njohjes kur vendos
këmbën te shkallëza e karriges së saj; në vështrimet:ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e
saj të mëdhenj dhe të zinj. Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe
ëndërrimtar. Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia në
roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi
veprimesh. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer
pafundësisht nga realiteti.

TEMA KRYESORE E LIBRIT

Eshte nje liber kunder Romantizimit.

-perkrahja dhe kritika e Ema Bovary.Nje femer materialiste por edhe nje endrimtare, nje hero Romantik
I deshtuar.

-Flober u merzit nga akuzat qe I beheshin per vepren. Ai tregoi se ne fund vepra bazohet tek moraliteti I
njeriut dhe pasojat qe sjellin mekatet.

-nje tregim I jetes se shtreses borgjeze e cila ndjente urrejtje dhe hipokrizi.

-Vepra eshte shkruajtur me nje profesionalizem te larte dhe me njohuri te pergjithshme te sakta.

-Fuqia qe ka arti dhe fitorja kunder realitetit, nje kerkim per te bukuren edhe pse eshte nje iluzion.
Teknika e te shkruajturit:

-Revolucioni Francez.

-Monarki kushtetuese me Philipin.


TEORI E LETERSISE Rina Rama XII-4

-Jeta e borgjezeve e shkruajtur ne syrin e Gustav Flober dhe duke e treguar ate realisht.

PERSONAZHET

Ema Bovari eshte personazhi kryesor. Me te Flober kerkoi qe te ironizonte romantizmin dhe se c’fare
perfaqesonte ai. Nje grua e bukur, dhe shume meshkuj bien ne dashuri me te. Ajo nuk I pranon
asnjehere gjendjen e ku ajo ndodhej dhe realitetin e gjendjes se saj. Ajo ka jetuar ne manastir, dhe qe
aty filloi dashuria per librat dhe per jeten luksoze dhe te bukur qe jetonin njerezit. Ajo eshte nje grua
naïve dhe enderron per dashurine me te paster dhe me te bukur qe ndoshtaekzistojne vetem ne faqet e
librave dhe historive me perralla. Ema asnjehere nuk mendon se deshirat dhe endrrat e saja jane te
paarsyeshme. Ajo tregon gjendjen e gruas ne shekujt nentembedhjete dhe se si trajtohej ajo.

Rodolf: Eshte nje biznesmen I ri rreth te tridhjetave. Ai eshte manipulues, nje njeri egoist dhe pa moral.
Ai ka patur nje numer te madh te dashurash dhe Ema nuk eshte gje vetem njera prej tyre. Ai planifikon
gjithcka, qe nga moment kur dhe si do ti tregonte “ndjenjat e tij” e deri ne momentin kur ai do te ndahet
nga ajo. Ai I thote shume genjeshtra dhe marrezi. Me pas ai do te merzitet nga ndjenjat e saja dhe do te
largohet duke I shkruar nje leter duke I thene lamtumire.

Zoti Lere: Nje mashtrues dhe shume genjeshtar dhe mendja I ri vetem tek paraja. Ka nje dyqan te tij dhe
Ema shkon vazhdimisht tek ai per te blere rroba.

Leon: nje mik I Emes e cili jetone ne Jonvil bashke me te. Ishte nje jurist dhe kishte lidhje me kishen.si Ai
dhe Ema kishin te perbashketat e tyre: te dy lexonin libra romantike dhe shume te bukur. Te dy
terhiqeshin prej tyre dhe imagjinonin per jeten dhe idealet e jetes. Leon dashurohet pas Emes por kur e
pa qe kjo ishte e pamundur ai shkoi ne Paris per te vazhduar jeten e tij dhe endrrat e tij.

Berta: Eshte femija e Sharlit dhe Emes. Eshte nje vajze e pafajshme dhe shume e mire. Ajo shpesh here
duhet te perballet me ftohtesine qe ka mamaja e saj.

Binet: Taksambledhesi, ai eshte I qete. Nje dite do te kete nje diskutim me Emen per daljet e saj te
shpeshta dhe shume te dyshimte qe ajo bente per te takuar Rodolfin. Teodor: eshte babai I Emes, nje
burre I dashur dhe I thjeshte.

Justin: eshte sherbetori I familjes Ome. Ai bie ne dashuri me Emen dhe e lejon qe ajo te marre arsenikun
qe te beje vetevrasje.

ANALIZA

Ne fillim tregon se cilat jane karakteristikat e te dy karaktereve: Ema dhe Sharli. Paaftesia qe ka Sharli
per te kuptuar fjalet e saja dhe per te kaluar provimin tregon vetekanqesine dhe dobesite e tij sin je
person. Ai e shikon Emen sin je object dhe jo si njen person me nje shpirt. Me pas EMa eshte nje vajze
romantike,e bukur dhe shume endrrimtare. Zonja Bovari nuk fillon me personazhin e saj kryesor duke
vonuar ate. Flober kerkon qe ne fillim ne te presim zonjen Bovari dhe me pas pak nga pak te kuptojme
se c’fare ka ne syte e saje. Ne fillim duket sikur Sharli eshte personazhi kryesor por me pas ndodh krejt e
kunderta. Ne fillim eshte perdorur peremri “ne” duke pare Sharlin nga kendveshtrimi I shokeve te tij por
TEORI E LETERSISE Rina Rama XII-4

pastaj shikohet kendveshtrimi I Sharlit. Perpara Emes autori prezanton dy gra te tjera qe jane “Zonja
Bovari” Ketu tregohet se c’fare lidhje ka Sharli me titullin e lbrit. Sharli nga keto dy gra kontrollohet dhe
ato jane njesoj si Sharli, pa imagjinate dhe pa bukuri.Ema eshte ndryshe nga keto te dyja dhe ajo ben nje
revolucion te madh ne jeten e Sharlit por edhe te njerezve te tjere.

SIMBOLET

-Pamjaftueshmeria e gjuhes :

Ne kete liber Flober tregon se shpesh here fjala eshte epamjaftueshme per te treguar emocionet tona.
Ne kete rast kemi Emen, ajo deshiron ti tregoje Sharlit per ndjenjat e saj por dicka e pengon ate dhe e
largon ate nga ai pak e nga pak cdo dite. Diskutimi midis personazheve shpesh here nuk eshte sepse
fjalet nuk perbeajne ate gjene e rendesishme qe ata deshirojne q eta komunikojne.Nje tjeter eshte edhe
kur Sharl lexon nje leter qe Rudolf I ka shkruajtur Emes dhe ai e kupton s nje dashuri platonike midis
tyre. Genjeshtrat te cilat jane ne liber. Jeta e emes shpesh here eshte nje genjeshter dhe ajo tregn aq
shume te tilla sepse nuk deshiron qe Sharli ti mos zbuloje lidhjen e saj.e njejta gje ndodh edhe me
Rodolfin. Ai tregon aq shume genjeshtra per dashurine qe ai ka per Emen. Genjashtra zevendeson te
verten dhe ajo eshte menyra se si njerezit I largohen realitetit.

- “Gruaja e dobet”:

Ema Bovari shpreson se femija e saj te jete nje djale sepse djemte jane te lire dhe mund te shijojne
boten. Fuqia qe ka mashulli tek femra eshte shume e madhe. Edhe Sharli ndikon tek ema. Dembelizimi I
tij e pengon qe ai te behet nje mjek I mire dhe I respektuar dhe paaftesia e tij ben qe ai te mos shkoje ne
nje rang shoqeror me te lart dhe keshtu te kenaqe edhe Emen dhe ajo te ndihet mire. Rudolf eshte I
pasur dhe kur ai largohet nga Ema ajo nuk e ka me fuqine qe te ringrihet perseri dhe mendon se ajo
eshte e mundur. Leo dhe Ema jane te njejte sepse ted y kane te njejten pikpamje per jeten. Leon
largohet nga fshati dhe shkon ne qytet dhe tregon fuqine qe mashkulli per te vendosur, ose vullnetin e
lire kurse Ema nuk mund ta bente kete gje sepse kishte familjen e saj.Ema kerkon para dhe e vetmja
menyre edhe ndermjet favoreve seksuale. Ajo perpiqet qe te rifitoje Rudolfin nese ai I paguan para.edhe
ne vetvrasjen qe ajo be ajo perdor sharmin per te marre arsenikun.

-“Borgjezia”

Ema ka me shume klas dhe shije se njerezit qe ndodhen ne te njejten shtrese me te.Ata ishin njerez
materialiste.Me Ema Bovari Gustav Flober kerkoi te tregonte medikritetin ku ata jetonin dhe se si ata
jetonin.Ne liber tregohen se si jane sjelljet e tyre, urrejtjet dhe veprimet qe shpesh here jane edhe
gracka. Borgjezet mbaheshin si nje shtrese e zgjuar dhe qe dinte shume per teknologjine apo gjerat e
reja perparimtare por ne te vertete asnjera nga keto nuk ishte. Ome analizon semundjen e Emes dhe ai
shkoi deri atje duke deklaruar se ka gjetur edhe kunderhelmin.

-Bukuria e Emes:

Sa me shume mekatonte ajo, aq me e bukur behej. Trupi I saj i pergjigje mekateve qe ajo ka bere.
Bukuria e Emes eshte ne lartesine me te madhe te saj kur ajo eshte ne shtratin e vdekjes. C’fare do te
TEORI E LETERSISE Rina Rama XII-4

thote paraqitja e Emes: ema vazhdon te kerkoje endrrat e saje sepse deshiron te jete e lumtur.Trupi I saj
behet me present me realitetin me Emen por edhe me lexuesin.

-Njeriu I verber:

Ai prezantohet disa here ne novele. Prania e tij tregon prishjen e personalitetit te Emes dhe imoralitetin
qe ajo ka. Shemtia e tij pershkruhet me te njejten menyre sic perkshruhet ajo Emes. Ne fund Ema
shqetesohet nga zeri I tij dhe ne fund ai kendon nje kenge. Ne fund te rreshtit tregon historine e nje
gruaja jo naïve por qe humbi feminitetin e saj. Tregon fundin tregjik qe Ema ka.

MOTIVET

-Dritaret: Ema qendron gjithmone prane dritareve te saj dhe kjo tregohet si nje shprese per te shpetuar
dhe per tu larguar nga ajo c’fare urrente me shume. Ajo nuk arrin asnjehere qe te largohet dhe ajo
vetem rri prane tyre.dritaret sherbejne qe Ema te shkoje perseri ne te shkuaren ne periudhen ku ajo
donte me shume. Por ajo e injoron mundesine per tu larguar dhe qendron vetem me idealizmat e saj.

-Lulet e thara: Kur Ema martohet ajo mendon se si do te jene lulet e saj kur ajo do te vdese por kur ajo
shkon jonvil ajo e merr dhe e djeg ate si nje shenje e nje martese te padeshiruar. Aty qendrojne te gjithe
shpresat e saja qe jane larguar dhe endrrat e saja. Deshirat e saja do te konsumojne ate, rinine por edhe
jeten e saj.

PERFUNDIM

Emen nuk mund ta quajme plotesisht fajtore apo plotesisht viktime.Eshte viktime per arsyet nga me te
ndryshmet,eshte viktime e jetes, e mjedisit provincial me njerezit meskine qe mbarte ,por nga ana tjeter
eshte edhe fajtore. Faji i saj me i madh ishte pa dyshim TRADHETIA. Edhe pse tek Sharli ajo gjeti vetem
monotoni dhe zhgjenjim, tradhetia bashkeshortore nuk mund te justifikohet asnjehere.Pastaj pse Ema
nuk e mori parasysh qe ne fillim faktin qe Sharli ishte nje njeri i tille, i rendomte? Nje tjeter faj i saj ishte
fakti qe ajo i idealizonte shume meshkujt. Ne fillim Sharlin, duke pare duart e tij "te bardha".Me pas dy
te dashurit e saj te tjere, te cilet i konsideronte si meshkuj perfekt. Vete Flober kerkon ta justifikoje
Emen. Fundja Ema ishte personazhi me i dashur i tij sepse ajo perfaqesonte vete Floberin. Tradhetine e
saj mund ta shohim si nje britme te nje gruaje te deshperuar qe kerkonte te dilte nga ndrydhja dhe
barrierat e nje shoqerie te prapambetur, drejt lirise, dashurise se vertete.Ema Bovari eshte si nje
medalje me dy ane, ne njeren ane te se ciles na shfaqet figura e nje viktime te shoqerise dhe ne anen
tjeter nje femer mekatare, qe dashuria per "te jetuar" jeten e zhyti thelle ne balten e tradhetise,
egoizmit dhe çmendurise!!!

You might also like