Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Gazet ideale dhe reale

Më lehtë studiohet gazi ideal për molekula të të cilit supozojmë se: nuk bashkëveprojnë mes
vete e as me molekula të enës ku gjendet, nuk kanë vëllim dhe mund të kryejnë vetëm goditje
elastike mes vete dhe muret e enës. Në bazë të këtyre supozimeve kuptojmë se gazi ideal
është gaz i rralluar njësoj dhe me molekula larg njëra-tjetrës. Gazi për studimin e të cilit
detyrohemi t’i marrim forcat e bashkëveprimit ndërmjet molekulave dhe vëllimin e tyre quhet
gaz real. Pra në gaze reale molekulat bashkëveprojnë mes veti dhe kanë vëllim të caktuar.

Dihet se gazet ngjeshen më lehtë se lëngjet, duke ushtruar shtypje në ta, prandaj vëllimi i tyre
varet nga shtypja dhe temperatura. Kësisoj, në vartësi nga shtypja, vëllimi dhe temperatura që
zotëron në enë, mund të dihet për gjendje të gazit. Këto madhësi (p, V, t), të cilat përcaktojnë
gjendjen, i quajmë parametra të gjendjes.

Pra për të përshkruar gjendjen e gazeve ideale duhet ditur ekuacionin që jep lidhjen ndërmjet
variablave: shtypjes p, vëllimit V dhe temperaturës T.

Ekuacioni I gjendjes së gazit ideal që shpesh quhet thjesht ekuacioni I Klaziuz – Klajperonit,
shprehet me relacionin:
pV= nRT
Ekuacioni që përshkruan gazet reale duhet të marrë parasysh dimensioned e molekulave dhe
bashkëveprimin e tyre në gaze.
Ekuacioni I gazeve reale është I njohur si ekuacioni I Van der Waalsit dhe shkruhet në
formën:
an2
(p+ V2
) ( V- nb) = nRT
Ekuacioni I Van der Waalsit, si dhe ekuacioni I gazet ideal përcakton raportin midis
variablave p, V dhe T.
Ndërrimi i njërit parametër shoqëron ndërrimin e dy parametrave të tjerë, ose së paku njërin
prej dy të tjerëve. Duke u ndërruar parametrat e gzait, themi se ai ka kaluar në gjendje tjetër.
Kalimi i gazit nga njëra gjendje në tjetrën quhet proces. Në vartësi se cilët parametra
ndërrojnë dhe cili mbahet constant fitojmë të ashtuquajturit izoprocese, të cilët emërtohen
sipas atij parametric që quhet constant. Meqënëse kemi tre parametra dhe secili prej tyre në
process të dhënë mund të mbahet constant, kemi këto tri izoprocese:

Proceset izotermike (t= const.), ligji i Bojl-Mariotit


Proceset izobarike (p= const.), ligji i Gej-Lisakut
Proceset izohorike(V=const.), ligji i Sharlit.

Detyrë shtëpie:

1. Përshkruaj dallimin në mes gazeve ideale dhe reale?


2. Cilët janë parametrat kryesorë që përcaktojnë gjendjen e gazeve?
3. Çka quajmë process dhe iziproces?

Detyrat e shtëpisë i dërgoni në email adresë selvetesylejmaniii@gmail.com deri të


martën ne ora 18:00 kurse për informacine shtesë dhe diçka të paqartë në mësimin
online në platformën Zoom.

You might also like