Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Të nderuar nxënës!

Këtë vit përpara jush keni tekstin Kimia 2 që është i paraparë për nxënësit e vitit të II të
gjimnazit të reformuar dhe të shkollave të tjera të mesme. Libri është hartuar në bazë të
planprogramit të ri të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës. Jemi të bindur se ky tekst do ta
plotësojë boshllëkun në nxënien e diturive kimike.

Kimia 2 është vazhdimësi e asaj që keni mësuar në vitin e parë dhe kjo ju mundëson që të
mësuarit e kimisë të jetë më i lehtë dhe më praktik. Përsëri, vlerësimin do t'ua lëmë juve
dhe profesorëve tuaj.

Kimia 2 përmban shtatë kapituj (tema), të cilët kanë një lidhshmëri dhe vazhdimësi që jua
lehtëon dhe jua bën më praktike të mësuarit e nocioneve të reja kimike. Teksti fillon me
kaptinën – Hyrje në proceset kimike. Këtu shtjellohen kuptimet themelore për reaksionet
kimike, llojet e tyre, sistemet kimike dhe ndërrimet energjetike gjatë reaksioneve kimike.
Kapitulli i dytë ju mëson për shpejtësinë e reaksioneve kimike dhe faktorët që ndikojnë
në të. Kapituulli i tretë – Ekuilibri kimik është njohuri e re për ju dha aty do të njiheni me
parimet e barazpeshës kimike si dhe me faktorët që ndikojnë në të. Pason kapitulli –
Proceset protolitike, te i cili do të mësoni për teoritë e reja për acidet dhe bazat,
reaksionet jonike, elektrolitët e dobët, konstantën e shpërbashkimit, treguesin
hidrogjenor, dëftuesit, puferët, hidrolizën e kripërave dhe produktin e tretshmërisë.

Kapitulli i radhës ka të bëjë me proceset e oksido–reduktimit ku do të njihen me njohuri


të reja për këta lloje reaksionesh që ngjajnë kudo rreth nesh dhe kanë një rëndësi të
madhe në jetën bashkëkohore. Kapituuli i gjashtë tituullohet proceset elektrokimike, te i
cili do t'i mësoni parimet themelore të elektrokimisë. Theks i veçantë këtu u është vënë
elementeve galvanike dhe elektrolizës. Kimia 2 përfundon me kapitullin – Reaksionet
kimike në industri. Aty përfshihen njohuri për disa metale dhe përbërje kimike më
kyesore dhe më të rëndësishme të industrisë kimike.

Gjatë përdorimit të këtij teksti do t'ju ndihmojnë mjaft disenji i bukur dhe i lehtë, figurat e
fotografitë e shumëta, eksperimentet dhe detyrat për përsëritje, ushtrime dhe
vetëkontrollë të diturive të nxëna. Detyrat e këtilla janë dhënë në fund të çdo njësie
mësimore.

Me këtë rast falënderojmë recensentët: prof. dr. Murtezan Ismailin, Shefket Dearin dhe
Minir Xhemailin për kujdesin që patën gjatë leximit të dorëshkrimit, për këshillat dhe
sugjerimet e frytshme. Poashtu falënderojmë edhe të gjithë të tjerët që ndihmuan në
përgatitjen teknike dhe estetike të librit.

Në fund juve nxënë të nderuar e të respektuar ju dëshirojmë suksese të reja. Suksesi Juaj
njëkohësisht është sukses dhe dëshirë e jona.

Tetovë, gusht 2004 Bujar H. DURMISHI

You might also like