Menaxhment Bankar2

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Kushtet per lejimin e kredive?

a) norma e kamates,
b) kompenzimi i saldos,
c) provizioni per mbrojtjen nga humbjet dhe
d) Amortizimi, plani i kthimit te kredise.
Norma e kamates-per kredi ne qfaredo kohe tregon gjendjen e nje ekonomie dmth; politiken
monetare dhe fiskale si dhe kerkesen per kredi. Banka duhet te vendos norme te arsyeshme te
kamates sepse norma e ulet e kamtes nuk do ti krijonte fitim te mjaftueshem asaj ndersa norma
teper e larte do te largonte klientet .
Kompenzimi i saldos-banka e obligon huamarresin qe ti mbaje depzitat me te pare dhe te
afatizuara ne banke nga te cilat merr kredi.Sepse saldoja e huamarresit nuk duhet te bjere nen
shumen e kredise se kerkuar.
Mbrojtja nga humbjet-forma me e shpesht per mbrojtjen e bankes nga
humbjet nga kredit eshte lënia peng e pasurise, garantimi i nje pale te trete,
futja e neneve te posaqme ne kontarten mbi kredinë.
Amortizimi(kthimi) i kredise-behet me marrveshje para dhenies se kredise qe duhet te jete
rezultat i aftesise se klientit pe te kthyer kredine.
Teoria e qeverisjes se burimeve te mjeteve-sipas kesaj teorie nuk eshte e nevojshme qe banka
afariste tu permbahet standardeve tradicionale per
likuiditetin qe kan te bejen me kredite vetlikuiduese, pasi ajo mund te dal ne
treg dhe te furnizohet me mjetet e nevojshme sa her qe balafaqohet me
mungesen e likuiditetit.
Ekzistojne burime te shumta ne te cilat bankat mund te mbeshteten gjate
sigurimit te likuiditetit te tyre:
a) sigurimi i depozitave te paafatizuara, b) shitja e qertifikatave te afatizuara te depozites, c)
huazimi i mjeteve nga banka qendrore dhe
d) shitja e letrave me vlere afatshkurter.
Faktoret qe ndikojne ne fitimin e bankes-ne baze te disa studiuesve
,shkalla e profitabilitetit te bankes varet prej ketyre faktoreve: madhesia,pronsia,koncentrimi i
tregut,struktura e bankes,shpenzimet e
propagandes, si dhe karakteristikat e menaxhmentit.Nga te gjitha rastet
hulumtuesit kan ardhe ne perfundim se faktori primar i cili i dallon bankat e
sukseshme nga bankat tjera eshte menaxhmenti efektiv.
Likuiditeti optimal i bankes afariste-ka te beje me ate se a eshte likuiditeti i mjaftueshem per
te mundesuar tejkalimin e ndryshimeve te papritura ne nevojat likuide dhe burimet.Ne anen
tjeter likuiditeti nuk duhet te jete teper i larte ngase likuiditeti i tepruar i shkakton shpenzime te
kota bankes.

Norma e kamatës dhe Hazardi moral- Prezenca e hazardit moral ne tregun e kredive bankare
përcakton situatën kur dhënësi i kredisë i nënshtrohet hazardit qe shfrytëzuesi i kredisë te
angazhohet ne aktivitete te cilat janë te padëshirueshme(Jomorale), pasi ato aktivitete e
zvogëlojnë probabilitetin e kthimit te kredisë.

Trendet me te reja te afarizmit bankar jane: ekspansioni i sherbimeve,rritja e


konkurrences,derregullimi,rritja e shpenzimeve te depozitave,revolucioni
teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te automatizimit,konsolidimi dhe
ekspansioni gjeografik,globalizimi i afarizmit bankar, rreziku i shtuar nga
deshtimi.
Ekspansioni i sherbimeve-ka te beje me zgjerimin e sherbimeve bankare per
shkak te presionit te konkurrences.Nder sherbimet me te reja jane:sherbimet e
brokereve,planifikimi udhetimeve,keshillat tatimore,ofrimi i kredive locale per
zhvillim etj.
Rritja e konkurrences-me rritjen e konkurrences bankat lokale dhe bakat tjera
te cilat ofrojne sherbime te njejta do te fillojn zgjerimin e sherbimeve ne
menyre qe tu sjellin atyre fitim dhe treg me te madh.Ne kete situate bankat
marrin rrezik plotesues per te ruajtur fitimin qe kanë.
Derregullimi-paraqet rrethin afarist ne te cilin konkurrentet e tregut jan te
kontrolluar me teper nga forcat e tregut sesa nga rreguallat e qeverise,me
qellim qe te krijohet tregu sa me efikas.
Rritja e shpenzimeve te depozitave-derregullimi ne kombinim me
konkurrencen e rritur ne menyre dramatike,i rriti edhe shpenzimet per
depozita qe paraqet burimin kryesor te mjeteve te bankes,keshtu bankat u
detyruan te paguajn kamatat me qmimin qe mbizotronte ne treg,kjo gje u
shkaktonte bakave shpenzime te teperta.Per tu tejkaluar kjo gjendje bankat
filluan zvoglimin e shpenzimeve duke reduktuar numrin e punetoreve,aplikimin
e kompjutereve dhe sherbimeve me sisteme moderne elektronike.
Revolucioni teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te automatizimit-per shkak te
shpenzimeve te larta te punes bankat u orjentuan kah automatizimi ku
sistemet e bazuara ne punen e njeriut i zevendesuan me makina elektronike
duke perfituar nga arritjet teknologjike.
Konsolidimi dhe ekspansioni gjeografik-shfrytezimi i inovacioneve te reja
teknologjike i shtyne bankat ta zgjerojne tregun e tyre brenda dhe jasht kufijve
shtetror ne menyr qe te zgjerojn vellimin e llogarive te tyre.Psh. degezimi i
bankave afariste dhe formimi i kompanive holding te cilat i blejen bankat me te
vogla dhe i fusin ne institucionet bankare me te medha.
Globalizimi i afarizmit bankar-ekspansioni i shpejt gjeografik i njesive bankare
beri qe ato te perhapen dhe te perfshijn tere globin tokesore ne nje
konkurrenc globale.
Rreziku i shtuar nga deshtimi-megjithese konsolidimi dhe ekspansioni
gjeografik ndihmoj qe bankat te mos jete te varura vetem nga tregu
vendor,rritja e konkurrences ne mes bankave dhe institucioneve tjera
jobankare beri qe numri i deshtimve te rritet dita dites.
Teoria e kredive komerciale-kjo teori ndryshe njihet edhe si “doktrine
kambialesh te verteta“ e formuluar nga Adam Smithi. Sipas kesaj teorie,
mjetet fitimprurese te bankave duhet te jene ne form te kredive afatshkurter
vetlikuiduese, qe u lejohen ndermarrjeve per financimin e nevojave te
tyre.Jane quajtur kredi vetelikuiduese ngase ato i kan krijuar mjetet per
kthimin e tyre , qe do te thot mallrat e prodhuara me kredi , kur jan shitur , kan
siguruar mjete financiare per pagimin e kredise.Kjo teori ka tri dobsi kryesore:
se pari- ajo injoron nevojat e tjera kreditore siq jan kredit per financimin e
blerjes se paisjeve dhe makinave ose blerjes se pasurise se patundshe, se
dyti-kjo teori supozon se te gjitha depozitat me te pare do te terhiqen ne te
njejten kohe , ndersa praktika tregon se depozitat me te pare kan shkall me te
larte stabiliteti sesa qe supozon teoria, se treti- ne periudhat e reqesionit
kredite nuk do te jen vetelikuiduese ngase shum debitore do te kene veshtiresi
qe ti kthejn ato.

Sigurimi i kredise-sigurimi ka te beje me transferimin e mjeteve financiare ne


letra me vlere te cilat mund te kembehen ne treg.Sigurimi pershine 6
funksione: krijimi i kredisë- krijimin fillestar te kredisë, sevisimi i kredisë-arketimi i pagesave,
krijimi i potencialit kreditor-Duke mbledhur kreditë individuale,
garantimi i rrjedhes se parave nga keto letra me vlere- pala e trete paraqitet si garantuese,
shitja e letrave me vlere-iu shiten investuesve
,mirembajtja e trgut sekondar te ketyre letrave me vlere-dileri siguron likuiditetin e këtyre
l.v.
Sado aktive qe te jete banka ne treg kredia e siguruar eshte superiore ne
krahasim me kredite tradicionale per keto shkaqe:
ajo ka me pak shpenzime,siguron likuiditetin me te lart te mjeteve, krijon shumllojshmerin e
roleve per pjesemarresit e tregut, eshte shperndaresi me i mire i rrezikut kreditor dhe ajo
transferon rrezikun e normes se kamates tek investuesit

You might also like