Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

E bija e henes dhe e diellit!

Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene
e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal.
Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo
gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne
mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te
gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u
mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre,
por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim
ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat.
Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume
kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate
ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje
here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra
shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati
ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen
time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri.
Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte
plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur.
Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte,
vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e
Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe
mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes
dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur.
Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine
Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te
shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri
ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e
tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur
pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit
fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar
nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori
me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur

You might also like